Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė definuarit e Imanit sipas Ehli Sunnetit

Shko poshtė

Tė definuarit e Imanit sipas Ehli Sunnetit Empty Tė definuarit e Imanit sipas Ehli Sunnetit

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 1:54 pm

Tė definuarit e Imanit sipas Ehli Sunnetit Iman
Fjala "Iman" nė Kur'an dhe sunnet pėrmendet nė njėjės dhe pėrmendet e
lidhur dhe e bashkuar me Islamin. E kur pėrmendet e lidhur me Islamin,
si nė hadithin e Xhibrilit, alejhi selam, nėnkupton Islamin nė anėn e
jashtme dhe tė dukshme, e ajo ėshtė bindja dhe nėnshtrimi i robit ndaj
All-llahut [subhanehu ve teala].


Shtyllat e Islamit janė: "Dėshmia se nuk
meriton tė adhurohet askush tjetėr perveē All-llahut [subhanehu ve
teala] dhe se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė rob dhe i
Dėrguar i Tij, falja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i ramazanit
dhe shkuarja nė haxh pėr atė qė ka mundėsi".
Ndėrsa me Iman
nėnkuptojmė atė qė ėshtė e brendshme dhe e padukshme, e shtyllat e
imanit janė: "Besimi nė All-llahun [subhanehu ve teala], nė melaiket e
Tij, nė librat e Tij, nė tė Dėrguarit e Tij, nė Ditėn e Gjykimit dhe nė
vendimin dhe caktimin e Tij, qofte ai i mirė apo i keq."
E nėse pėrmendet nė njėjes, si nė ajetin: "E
besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė cilėve kur permendet All-llahu
u rrenqethen zemrat e tyre, tė cilėve kur u lexohen ajetet e Tij u
shtohet Imani (besimi) dhe qė janė tė mbeshtetur vetėm tė Zoti i tyre,
dhe tė cilėt falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo me ēka Ne i
furnizuam, ata japin."
[Enfalė, 2-3]
Si dhe nė
hadithin e Ebu Hurejres [radijallahu anhu], i cili thotė: Ka thėnė
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Imani ėshtė gjashtėdhjetė
e sa pjesė. Mė e larta ėshtė fjala La Ilahe il-la All-llah, ndėrsa me e
ulėta ėshtė largimi i njė pengese nga rruga. Dhe turpi ėshtė pjese e
Imanit." Pra, nenkupton tė gjithė fene.
Nga kjo nxjerrim qe
Imani ėshtė: fjalė dhe veper. Fjalė e zemrės dhe fjalė e gjuhes, dhe
vepėr e zemrės, e gjuhes dhe e gjymtyrėve.
Fjalė e zemrės- siē ėshtė besimi nė All-llahun.
Fjalė e gjuhės -siē ėshtė deshmia ose fjala La Ilahe il-lall-llah etj.
Vepėr e zemrės- siē ėshtė dashuria ndaj All-llahut, frika ndaj Tij, sinqeriteti, etj.
Vepėr e gjuhės- leximi i Kur'anit, tė pėrmendurit e All-llahut (dhikri), etj. Dhe,
Vepėr e gjymtyrėve- siē ėshtė namazi, haxhi, xhihadi, etj.

Argumentet nga Kur'ani dhe sunneti

Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit ėshtė fjala e zemrės:

- Ka thėnė All-llahu [subhanehu ve teala]: "E ai qe e solli tė vėrtetėn dhe besoi ne te, tė tillėt janė ata tė ruajturit." [Zumer, 33].
- Si dhe nė ajetin tjetėr ku thotė: "O ti i dėrguar! Te mos brengos vrapimi nė mosbesim tė atyre qė me gojėt e tyre thanė: "Ne kemi besuar", e zemrat e tyre nuk kanė besuar." [Maideh, 41]

Ebu Hurejrah [radijallahu anhu] thotė: I thash o i Dėrguari i
All-llahut, cilėt njerėz do tė jenė me tė lumtur me
ndermjetesimin-shefatin tėnd nė Ditėn e Gjykimit? Tha [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem]: Kam menduar o Ebu Hurejrah se nuk do tė mė pyes
askush para teje. Pasiqė e kam parė lakminė tėnde ndaj hadithit,
njerėzit mė tė lumtur dhe mė tė gėzuar me ndermjetėsimin tim nė Ditėn e
Gjykimit janė ata tė cilėt kanė thėnė: La ilahe il-la All-llah-Nuk meriton tė adhurohet askush tjetėr pos All-llahut, sinqerisht nga zemra e tyre". [Buhariu]

Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit ėshtė fjala e gjuhes:

Ka thėnė All-llahu [subhanehu ve teala]: "Dhe kur u lexohet atyre, thonė: Ne i kemi besuar atij, ajo ėshtė e vėrteta prej Zotit tonė, ne edhe para tij kemi qene muslimanė." [Kasas, 53].
Si dhe nė ajetin tjetėr ku thotė: "E s'ka dyshim se ata qė thanė: "All-llahu ėshtė Zoti ynė",
dhe ishin tė paluhatshem, atyre u vijne engjejt (nė prag tė vdekjes dhe
u thonė): tė mos frikėsoheni dhe tė mos pikėlloheni, keni myzhde
xhennetin qe u premtohej."
[Fussilet, 30]
Ibni
Omeri [radijallahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem] ka thėnė: “Jam urdhėruar qė t'i luftoj njerėzit (pabesimtarė),
derisa tė dėshmojnė se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē
All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij, dhe derisa tė falin
namazin dhe tė japin zekatin. E kur ta bėjnė kėtė, atėherė e kanė tė
mbrojtur prej meje gjakun dhe pasurinė e tyre, pos nėse i kanė hyrė nė
hak Islamit, llogaria e tyre ėshtė te All-llahu.” [Muttefekun alejhi]

Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit ėshtė vepra e zemrės:

Ka thėnė All-llahu [subhanehu ve teala]: "E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me nje adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, tė falin namazin, tė japin zekatin, e ajo ėshtė feja e drejtė." [Bejjineh, 5].
Si dhe nė ajetin: "Po dashuria e atyre qė besuan All-llahun ėshtė shumė me e forte." [Bekareh, 165]
Si dhe ajeti: "Por All-llahu juve ua beri tė dashur besimin dhe ua zbukuroi nė zemrat tuaja, ndėrsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundėrshtimin, ua bėri qė t'i urreni. Tė tillė janė ata qė gjetėn rrugėn e drejtė." [Huxhuratė, 7]
Pejgamberi
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Askush nga ju nuk beson
(plotėsisht) pėrderisa nuk dėshiron pėr vėllaun e vet atė qė e dėshiron
pėr vetvetėn." [Buhariu dhe Muslimi].

Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit ėshtė vepra e gjuhes:

All-llahu [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Lexo
ēka tė ėshtė shpallur ty nga libri i Zotit tend! Nuk ka kush qe mund
t'i ndryshojė fjalėt e Tij dhe pos Tij nuk mund tė gjeshė strehim."
[Kehf, 27]
Si dhe ne ajetin: "O ju qe besuat, perkujtonie All-llahun sa me shpesh, dhe madhėronie Atė mengjes e mbrėmje." [Ahzab, 41-42]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Me i miri prej jush ėshtė ai qe e mėson Kur'anin dhe ua mėson tė tjerėve." [Buhariu]

Nga argumentet e Kur'anit dhe sunnetit se prej Imanit ėshtė vepra e gjymtyrėve:

Ka thėnė All-llahu [subhanehu ve teala]: "Falnie namazin dhe jepni zekatin dhe falnu me ata qe falėn (bini ne ruku me ata qė bijne) ." [Bekareh, 43].
Si dhe ne ajetin: "Dhe luftoni nė rrugėn e All-llahut kundėr atyre qė ju sulmojne e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata qė e teprojnė." [Bekareh, 190]

Ibni Mes'udi [radijallahu anhu] thotė se i Dėrguari i All-llahut
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Asnjė pejgamber tė cilin e
ka dėrguar All-llahu te njė popull para meje - nuk ka qenė, e tė mos
ketė pasur havarijunė prej ummetit tė vet dhe shokė qė iu kanė
pėrmbajtur sunnetit tė tij dhe kanė ndjekur porositė e tij. Pastaj kanė
pasuar pas tyre gjenerata (pasardhės) tė cilėt kanė folur atė qė nuk e
kanė vepruar dhe kanė vepruar atė qė nuk u qe urdhėruar. Andaj secili
lufton kundėr tyre me dorėn e vet ėshtė besimtar, kush lufton kundėr tyre me gjuhėn e vet ėshtė besimtar, edhe ai qė lufton
kundėr tyre me zemrėn e vet ėshtė besimtar. Kush prej kėtyre tė triave
nuk bėn asgjė, tek ai nuk ka iman as sa kokrra e hardallit.” (Muslimi)

Fjalet e dijetarėve tė Ehli Sunnetit se imani ėshtė fjalė dhe vepėr


Ka thėnė Imam El-lalikai se Imam Shafiu [Allahu e mėshiroftė] nė librin
e tij-el umm-ka thėnė: "Ka qėnė ixhma'i i sahabėve dhe tabi'ineve tė
cilėt i kemi arritė se Imani ėshtė fjalė dhe vepėr dhe qėllim."

Ka thėnė Imam Euza'ij [Allahu e mėshiroftė]: "Nuk qendron dhe mbahet
imani pėrveē se me fjalė, dhe nuk qendron imani dhe fjala pėrveē se me
vepėr, dhe nuk qendron imani, fjala dhe vepra pėrveē se me qellim tė
pastėr dhe pajtuar me sunnetin. Dhe kanė qenė selefet para nesh, tė
cilėt nuk kanė bėrė dallim ndermjet imanit dhe veprės, sepse vepra
ėshtė prej imanit,d he imani pėrbehet prej vepres."
Imam
Abdur-Razzak [Allahu e mėshiroftė] thotė: "Mu'mer dhe Ibn Xherih dhe
Theurij dhe Malik dhe Ibėn Ujejneh, thonin: Imani shtohet dhe
pakėsohet. Dhe unė (Abdur-Razzaku) e them tė njejtėn: Imani ėshtė fjalė
dhe vepėr, shtohet dhe pakėsohet, e nėse i kundėrshtoj unė ata, atėherė
kam humbur dhe nuk jam nga tė udhėzuarit."
Ka thėnė Imam
El-Begavij [Allahu e mėshiroftė]: "Janė pajtuar sahabet dhe tabi'inet
dhe ata qe vijnė pas tyre nga dijetarėt e sunnetit,ėse veprat janė prej
imanit."
Dhe thotė Hafidh ibėn Abdul-Berr [Allahu e
mėshiroftė]: "Kanė rėnė nė ujdi dijetarėt e fikhut dhe hadithit se
imani ėshtė: fjalė dhe vepėr."
Imam El-Buharij [Allahu e mėshiroftė]
thotė: "Kam shkruar nga njė mijė e mė shumė dijetarė, dhe nuk kam
shkruar pėrveē se nga ata qė thonė: Imani ėshtė fjalė dhe vepėr, dhe
nuk kam shkruar nga ata qė thonė: Imani ėshtė fjalė."
Fudajl bin Ijadi [Allahu e mėshiroftė] thotė: "Thotė Ehli Sunneti se Imani ėshtė njohje, fjalė dhe vepėr."

Imam Es-Sabunij [Allahu e mėshiroftė] thotė: "Dhe prej medh-hebit tė
dijetarėve tė hadithit ėshtė se Imani ėshtė fjalė, vepėr dhe njohje."

Shejhul-Islam ibėn Tjemijeh [Allahu e mėshiroftė] thotė: "Dhe nga
kapitulli i fjalėve tė selefit dhe dijetarėve tė sunnetit nė lidhje me
imanin ėshtė se herė thonė: Imani ėshtė fjalė dhe vepėr, e herė thonė:
fjalė, vepėr dhe qellim, e herė thonė: fjalė, vepėr, qellim dhe pasim i
sunnetit, e herė thonė: Imani ėshtė tė shqiptuarit me gjuhė, tė
besuarit me zemėr, dhe tė vepruarit me gjymtyrė, dhe tė gjitha kėto
janė tė sakta."
Kur ėshtė pyetur Imam Sehl bin Abdullah
et-Testerij [Allahu e mėshiroftė] pėr imanin se ēka ėshtė ai? Ka thėnė:
"Imani ėshtė fjalė, vepėr, qellim dhe pasim i sunnetit. Kėshtuqė, nėse
Imani ėshtė fjalė pa vepėr atėherė ėshtė kufėr, e nėse ėshtė fjalė dhe
vepėr, por pa qellim tė pastėr atėherė ėshtė nifak (hipokrizi). E nėse
ėshtė fjalė, vepėr dhe qellim i paster, por pa pasim tė sunnetit,
atėherė ėshtė bidat (risi ne fe)."
Dhe pėr fund arrijmė qė tė konkludojmė dhe tė definojmė se: "Imani ėshtė fjalė dhe vepėr "
والحمد لله رب العالمين ، وصلى الله وسلم على نبينا محمد وصحبه وأتباعه إلى يوم الدين


Shkroi:
Adil bin Muhammed bin Alij Esh-Shejhanij
Pėrktheu: Omer Bajrami
21 Janar 2007
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi