Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veprat qė tė nxerrin nga feja islame

Shko poshtė

Veprat qė tė nxerrin nga feja islame Empty Veprat qė tė nxerrin nga feja islame

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 1:54 pm

الحمد لله، والصلاة والسلام على من لا نبي بعده، وعلى آله وأصحابه ومن اهتدى بهداه أما بعد

Dije o musliman se Allahu xh.sh. i ka obliguar tė gjithė robėrit e Tij
qė tė hyjnė nė islam dhe tė kapėn pėr tė. Tė ruhen prej asaj qė e
kundershton Atė. E dėrgoi Pejgamberin salallahu alejhi ve selem qė te
thirrė nė Islam, dhe Ai vet tha se kush e percjellė atė (Pejgamberin
a.s.) ėshtė i udhėzuar, dhe kush ja kthen shpinėn ka shkuar nė humbje.


Kemi shumė ajete qė tregojnė dhe tėrhqin
veretjėn nga shkaqet qė tė nxerrin nga feja, nga tė gjitha llojet e
shirkut dhe kufrit, poashtu kanė cekur edhe dijetarėt (Allahu i
mėshiroftė, nė kapitullin hukmi pėr ata qė e ndėrrojnė fenė, kur dihet
se muslimani mund tė dalė nga feja apo edhe ta prishė atė dhe tė jetė
shkak ajo qė t'na bėhet hallall pasurija e tij dhe gjaku i tij, dhe tė
dalė nga feja islame.
- Prej mė tė rrezikshmėve dhe qė mė
shumė qė biejn njerėzit nė to janė dhjetė gjėra qė e prishin Islamin.
Kėto i pėrmblodhi Abdylvehabi dhe shumė tė tjerė prej dijetarėve
(Allahu i mėshiroftė). Kėto duam t'i themi ty shkurtimisht ashtu qė tė
ruhesh ti o vėlla dhe t'i ruash tė tjerėt prej saj. Allahu na ruaj dhe
na shpetoftė prej saj.
Veprat qė tė nxjerrin nga feja-besimi janė:
1. Ti bėsh shirk (rival) Allahut nė ibadet, tė shoqėrosh nė adhurim dikend tjetėr pėrveē Allahut subuhanehu ve teala.
Ka thene Allahu xh.sh:

إن الله لا يغفر أن يٌشرك به ويغفر ما دون ذلك لمن يشاء
"Eshtė e vėrtetė se Allahu nuk falė [mekatin] t'i bėhėt Atij shok, e pos kėtij [mekati] tė tjerat i'a fal atij qė deshiron." [En-nisa, 116]
Pastaj:
إنه من يشرك بالله فقد حرم الله عليه الجنة ومأواه النار وما للظالمين من أنصار
"Sepse
ai qė i pėrshkruan Allahut shok , Allahu ia ka ndaluar (ia ka bėrė
haram) atij xhenetin dhe vendi i tij ėshtė zjarri, pėr mizorėt nuk ka
ndihmės"
[El-Maide 72]
Pėr
shėmbull do ta marrim , ata qė i drejtohen me dua tė vdekurve, kėrkojnė
ndihmė prej tyre, presin kurban pėr ta apo pėr ndonjė exhin apo pėr
ndonjė vorr.
2. Kush bėn ndėrmjetsim nė mes vetevetės dhe
Allahut subuhanehu ve teala, i'u bėn dua-lutje atyre, kėrkon qė tė bėjė
shefat dhe i'u mbeshtetet atyre, del nga besimi Islam, tezė kjo qė janė
tė njėzėshėm tė gjithė dijetarėt.
3. Kush nuk i konsideron
mushrikėt pabesimtarė, apo dyshon nė mosbesimin e tyre, apo thotė se
janė edhe ata nė tė vėrtetė, del nga besimi i pastėr islam.

4. Kush beson se rruga e dikujt tjetėr pos tė Derguarit salallahu
alejhi ve selem ėshtė mė e pėrsosur, ose ligji i dikujt tjetėr ėshtė mė
i mirė se sa i tij, apo i jep pėrparėsi ligjeve tė tagutėve-mitėve para
ligjit te Pejgamberit salallahu alejhi ve selem, ai ėshtė
kafir-jomusliman.
5. Tė rrefuzosh diēka qė i ėshtė zbritur
tė Dėrguarit salallahu alejhi ve selem, po edhe nese e punon ai kėtė,
ėshtė bėrė jomusliman. Pėr kėtė na tregon fjala e Allahut subuhanehu ve
teala, ku thotė:
ذلك بأنهم كرهوا ما أنزل الله فأحبط أعمالهم
"Kėtė pėr shkak se ata urrejten atė qė e zbriti Allahu, prandaj atyre ua zhduk veprat" [Muhamed, 9]

6.
Kush tallet me dicka prej fesė sė Derguarit salallahu alejhi veselem,
apo me shprblimin e tij apo me denimin e tij, ėshtė bėrė jomusliman,
dhe argumente pėr kėtė ėshtė fjala Allahut subhanehu ve teala ku thotė:

قل أبالله وآياته ورسوله كنتم تستهزئون * لا تعتذروا قد كفرتم بعد إيمانكم
"A
me Allahun, me librin dhe me tė Dėrgurin e Tij po talleni?! Mos kėrkoni
fare ndjese, ju pasi qė shpallet se besuat, u bėtė jomuslimanė"
[Et-tewbe, 65\66]


7. Sihri (magjia) dhe tė gjitha ato qė kanė tė bėjnė me sihrin
(magjinė), ėshtė nga veprat qė praktikimi i saj tė nxjerrė nga feja
islame. Argument pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut subuhanehu ve teal ku
thotė:
وما يعلمان من أحد حتى يقولا إنما نحن فتنة فلا تكفر
" E ata tė dy nuk i mėsonin askujt (magjinė) para se t'i thonin: Ne jemi vetėm sprovė, pra mos u beni tė pa fe" [El-bekare, 102]


8. Gjithashtu miqėsia me pabesimtart dhe ofrimi i ndimės kundra
muslimanėve, pėr kėtė ėshtė argument fjala e Allahut aza ve xhele ku
thotė:
ومن يتولهم منكم فإنه منهم إن الله لا يهدي القوم الظالمين
"E
kush prej jush i miqėson ata (qafirat), ai ėshtė prej tyre, vėrtet,
Allahu xheleshanuhu nuk vėnė nė rrugė tė drejtė popullin zullumqarė"
[El-maide, 51]


9. Kush bindet se ka mundesi dikush ta korrigjojė sheriatin e
Pejgamberit tė Zotit, dhe se ka tė drejtė tė shtojė apo tė mangesojė
atė (Sheriatin) nė atė mėnyrė qė feja islame nuk bie dakord. Si i
tillė, ky njėri (me kėto bindje) ėshtė debuar nga feja islame, ashtu
siē thotė Allahu i Madhėruar:
و من يبتغ غير الإسلام ديناً فلن يقبل منه وهو في الآخرة من الخاسرين
"Dhe kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kursesi nuk i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė deshpėruarit"
[Ali imran, 85]


10. Tė distancohesh plotėsisht nga feja islame, as nuk e mėson atė e as
nuk i vepron dispozitat e saja. Pėr njerėz tė tillė Allahu i
Madhėrishėm thotė:
ومن أظلم ممن ذٌكر بآيات ربه ثم أعرض عنها إنا من المجرمين منتقمون
"E
kush ėshtė mė zullumqar se ai qė kėshillohet me ajetet e Zotit tė vet e
pastaj ua kthen shpinėn atyre, Ne, me siguri do tė hakmirremi kundėr
kriminelėve"
[Es-exhde, 22]


Pa dallim, nėse njėra nga kėto pika bėhėt; seriozisht apo pėr shaka
madje i shtyrė edhe nga frika, e asgjėsojnė pėrkatėsin islame.
Pėrashtohet rati i dhunės tė thuhet diē e tillė. Secila nga to qė i
cekem janė pika tė rrezikshme pėr muslimanin dhe shumica e tyra biejn
nė mosbesim duke u ndikuar nga pikat e lartėpėrmendura. Prandaj, ēdo
musliman duhet tė ketė kujdes nga kėto dhe ta ruaj vetėn nga humbja e
imanit. Ne e lusim Allahun qė tė mbrojė nga veprat qė me to humbim
imanin dhe tė na mbrojė nga denimi i Xhehennemit dhe t'na largojė nga
ēdo punė qė na shpie pėr nė tė.
Nė pikėn e katėr do tė shtoja se nė tė hyn edhe kjo:

Kush vetėbindet se rregullat dhe ligjet qė i shipin njerėzit janė mė tė
mire se sa sheriati islam, apo t'i barazpeshojė, apo tė thuash se bėn
tė gjykohet me ligjė joislam, po edhe nėse beson se tė gjykuarit me
sheriatin islam ėshtė mė mire, apo tė thuash se dispozitat islame nuk
pėrshtatėn me botėn bashkohore (me shekullin XX), nocione kėto qė
secila prej tyre tė nxjerr nga feja.
Gjithashtu kėsaj pike i
pėrket nėse thuhet se duhet tė heqėt ligji i Allahut pėr prerjen e
dorės sė vjedhėsit, apo gurėzimin e amoralistit (zinaqarit), nėse ėshtė
i martuar, dhe kėto ligje i konsideron se janė tė pa vlera pėr kohėn.

Tė bėhet e lejuar diē qė Allahu e ndaloi dhe tė ndalohet diē qė Allahu
e lejoi, bėn pjesė nė pikėn e katėrt, psh.: tė lejohet amoraliteti,
alkooli, kamata,etj.
Dhe lusim Allahun xheleshanuhu qė tė na
ndihmojė dhe tė na mėshirojė, dhe t'i udhė zojė tė gjithė besimtarėt nė
rrugėn e drejtė, sepse Ai ėshtė Dėgjues dhe
mė i Afėrmi!!!
VEL HAMDU LILAHI RABIL ALEMIN!
Pėrgatiti:
Osman Memeti
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi