Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasimi i sunetit tė Pejgamberit

Shko poshtė

Pasimi i sunetit tė Pejgamberit Empty Pasimi i sunetit tė Pejgamberit

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 2:44 pm

[sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
Pasimi i sunetit tė Pejgamberit Suneti Thotė Allahu [subhanehu ve teala]: "Dhe ndiqne rrugėn e tij (Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem) qė tė gjeni tė vėrtetėn" [El-A'raf, 158]
"O
ithtarė tė librit, juve ju erdhi i dėrguari Jonė qė ju sqaron shumė nga
ajo qė fshihnit prej librit, e pėr shumė nuk jep sqarime. Juve ju erdhi
erdhi nga All-llahu dritė, dhe libėr i qartė. All-llahu e vė me atė (me
Kur'anin) nė rrugėt e shpėtimit atė qė ndjek kėnaqėsinė e tij dhe me
ndihmėn e Tij i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė dhe i udhėzon nė
njė rrugė qė ėshtė e drejtė."
[El-Maide, 15-16]



Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotė: "Kush vepron njė vepėr qė nuk ėshtė prej nesh nuk i pranohet."

Ibėn Mesudi [radijallahu anhu] thotė: "Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve
sel-lem e vizatoi njė vijė e pastaj tha: Kjo ėshtė rruga e drejtė e
Allahut, pastaj i vizatoi disa tė tjera nė tė djathtėn dhe nė tė majtėn
e tij e pastaj tha: Nuk ka asnjė prej tyre rrugeve pėrveē se nė tė
ėshtė nga njė shejtan, i cili thėrret nė te, pastaj lexoi fjalėn e
Allahut: "Dhe se kjo ėshtė rruga (feja) Ime e drejtė (qė e
caktova pėr ju), pra pėrmbajuni kėsaj, e mos ndiqni rrugė tė tjera e
t'ju ndajnė nga rruga e Tij. Kėto janė porositė e Tij pėr ju, ashtu qė
tė ruheni."
(El-Enam, 153)
Fudajl ibėn Ijadi pėr
fjalėn e Allahut [subhanehu ve teala]: "…pėr t'ju sprovuar se cili prej
jush ėshtė mė vepėr mirė". Thotė pėr kėtė ajet: Cili prej jush ėshtė mė
i sinqertė nė vepra dhe vepron mė saktėsisht nė to. I thanė: E cila
ėshtė vepra mė e sinqerė dhe mė e saktė? Tha: Nėse puna ėshtė e
sinqertė mirėpo nuk ėshtė e saktė nuk i pranohet dhe poashtu
anasjelltas. Vepra pranohet atėherė kur tė jetė e sinqertė dhe e saktė.
Pra, e sinqertė ėshtė atėherė kur tė jetė pėr hirė tė Allahut xh.sh.,
kurse e saktė ėshtė atėherė kur bėhet sipas sunetit tė Pejgamberit
sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Transmetohet nga Enes bin
Maliku [radijallahu anhu] se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem
ka thėnė: "Kush refuzon diēka nga suneti im nuk ėshtė prej meje."

Ka thėnė ibėn Kajjimi (Allahu e mėshiroftė): Xhunejdh bin Muhamedi
thotė: "Tė gjitha rrugėt pėr tė arritur tek Allahu xh.sh. janė tė
mbyllura pėrveē rruga e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem sepse
Allahu xh.sh thotė: Pasha Madhėrinė dhe Krenarinė Time, nese mė vini
prej tė gjitha rrugėve dhe kėrkoni nga ēdo derė qė tua ēeli nuk ua ēeli
atyre pėrderisa tė hynė pas teje."
Transmetohet nga
Abdullah ibėn Mesudi [radijallahu anhu] se Pejgamberi sal-lallahu
alejhi ve sel-lem ka thėnė: "Unė do t'ju tuboj rreth meje pranė Havdit
(lumit Kevther) e disa prej jush do tė refuzohen, shtyhen nga melaiket
e unė do tė them: O Zot ata janė shokėt (populli) e mi! Atėherė Allahu
thotė: Ti nuk e dinė se ēfarė kanė bėrė pas teje, e pastaj Pejgamberi
sal-lallahu alejhi ve sel-lem do t'u thotė: Largė nga ata… largė nga
ata qė ndėrruan pas meje."
Omer bin Abduazizi, kur njerėzit
e besatuan atė u ngrit nė Minber (hutbe) dhe tha: O ju njerėz, nuk ka
Pejgamber tjetėr pas Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem e as libėr
tjetėr pas Kur'anit, e as sunet tjetėr pas sunetit tė Pejgamberit
sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e as pas kėtij ummeti nuk ka ummet
tjetėr, e lejuar ėshtė ajo qė e ka lejuar Allahu pėr mes tė Dėrguarit
tė Tij deri nė Ditėn e Gjykimit dhe e ndaluar ėshtė ajo qė e ka ndaluar
Allahu xh.sh pėr mes tė Dėrguarit tė Tij deri nė Ditėn e Gjykimit. E
unė nuk jam prej atyre qė shpikin nė fe por jam prej pasuesėve tė
sunetiti tė Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Sufjan Eth-thevriu i thotė Jusuf bin Esabitit duke e kėshilluar: O
Jusuf, nėse nė lindje e takon njė njeri e qė ėshtė pasues i sunetit
dėrgoi atij selam, e nėse e mbėrrin njė tjetėr nė perėndim e qė ėshtė
pasues i sunet gjithashtu dėrgoi atij selam, se veē janė pakuar
dijetarėt e sunetit dhe xhematit.
Thotė Ubej bin Ka'bi
(kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė): Ju porosisė qė t'i pėrmbaheni
librit tė Allahut dhe sunetit tė Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve
sel-lem se ai i cili i pėrmbahet kėtyre dyjave kur e pėrmend Allahun i
rrjedhin sytė lotė nga frika prej Tij dhe nuk e prek atė zjarri
asnjėherė. Me tė vėrtetė mangėsia nė rrugėn e Allahut dhe sunetit ėshtė
mė e mirė se sa mospajtimi nė ēėshtjet e Ku'anit dhe Sunetit.

Omer El-Faruku [radijallahu anhu] ėshtė ai sahabij, i cili shkon tek
guri i zi (nė Qabe) e puthė atė dhe i thotė: "Unė e di se ti je gurė
nuk ka dėm e as dobi prej teje. E sikur unė tė mos e kisha parė
Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem duke tė puthur nuk tė kisha
puthur. Pastaj tha: Kujdesė nga pasuesit e mendjes sepse ata janė
armiqėt e sunetit tė Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Iu janė
dhėnė atyre hadithe qė t'i mėsojnė e i thanė ato me mendje atėherė,
humbėn ata dhe i humbėn tė tjerėt.
Aliu [radijallahu anhu]
thotė: "Sikur tė kishte qenė feja me hamendje atėherė ishte dashur qė
mes'hu tė jetė ndėr meste e jo mbi to.
Shokėt e Pejgamberit
sal-lallahu alejhi ve sel-lem e kanė ruajtur sunetin e tij mė sė miri
dhe poashtu janė ruajtur nga bidatet (risitė nė fe) me njė ruajtje
mjaftė tė madhe.
Ebu Bekr Es-sidiku [radijallahu anhu] u
frikėsonte pėr vetvetėn e tij dhe pėr imanin e tij, iman i cili nėse
matej me imanin e popullit do tė vinte mė rėndė, nėse e ka lėnė ndonjė
vepėr, tė cilėn e ka vepruar Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Gjithashtu thotė: "Nuk jam lėnės i asnjė vepre, tė cilėn e ka vepruar
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe unė frikėsohem se mos po
lė diēka nga suneti i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem apo po
shtojė diēka nė tė."
Abdullah bin Mesudi [radijallahu anhu]
thotė: "Kush ėshtė prej jush pasues atėherė le t'i pason ata, tė cilėt
kanė vdekur, sepse tė gjallit nuk i besohet sprovimi (d.m.th. mundet tė
humbė nga rruga e Allahut), e ata tė vdekurit janė shokėt e Pejgamberit
sal-lallahu alejhi ve sel-lem, qė zemrat e tyre kanė qenė mė tė
pastėrtat, kanė qenė mė tė diturit dhe mė tė paktit qė e kanė tepruar
nė gjėra d.m.th. kanė qenė mesatarė. Allahu i ka zgjedhur ata pėr
shoqėrimin e tė Dėrguarit tė Tij sal-lallahu alejhi ve sel-lem,
qėndrues tė vėrtetė nė fenė e Tij, e kanė njohur tė vėrtetėn dhe janė
kapur pėr fenė e tyre, pra ata janė nė udhėzimin e drejtė.

Mahmud El-Misrij
(Ebu Ammar)
Pėrktheu:
Lulzim Murseli
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi