Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Barazimi i Kur'anit me Sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s

Shko poshtė

Barazimi i Kur'anit me Sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s Empty Barazimi i Kur'anit me Sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 2:49 pm

Barazimi i Kur'anit me Sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė tė argumentuar

Barazimi i Kur'anit me Sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s Sunneti04


Sunneti ėshtė njė pjesė e dytė e shpalljes hyjnore, qė u zbrit tek
Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Pjesa tjetėr ėshtė Kur'ani
Fisnik, ai ėshtė fjalė e All-llahut, Zotit tė gjithė botėve, i zbritur
e nuk ėshtė i krijuar.
Argument pėr kėtė kemi shumė ajete, hadithe dhe koncenzusin e gjeneratave tė hershme.


Argumentet Kur'anore:
وَمَا يَنطِقُ عَنِ الْهَوَى {3} إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى
"3. As nuk flet ai nga dėshira (e vetė atij). 4. Ėshtė vetėm Shpallje qė i frymėzohet." [En-Nexhm]

وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ
"Ty ta zbritėm Kur'anin qė t'u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė (Kur'anin)." [En-Nahl, 44]

وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَانَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
"Ēka
t'ju jep Pejgamberi, atė merrnie e ēka t'ju ndalojė, pėrmbanju dhe kini
frikė All-llahun, se All-llahu ėshtė ndėshkues i ashpėr."
[El-Hashr, 7]

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
"(O
Muhammed): “Nėse vėrtet e doni Allahun, atėherė mė ndiqni mua (pranoni
Islamin, ndiqni Kur’anin dhe Sunetin), Allahu do t’ju dojė ju dhe do
t’ju falė juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu ėshtė gjithnjė Falės i Madh,
Mėshirėplotė.”
[Ali Imran, 31]

فَلاَ
وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُون حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ
ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ
وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا


"Por jo, pėr Zotin tėnd! Ata nuk janė besimtarė derisa tė mos zgjedhin
ty pėr tė gjykuar nė tė gjitha mosmarrėveshjet mes tyre, derisa tė mos
mbetet nė veten e tyre asnjė pikė kundėrshtimi ndaj vendimeve tė tua
dhe derisa t’i pranojnė ato (vendimet e tua) plotėsisht tė nėnshtruar."
[En-Nisa, 65]

فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَن تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

"Dhe le tė kenė mendjen ata tė cilėt nuk pajtohen me urdhėrin e tė
Dėrguarit (a.s. - Sunetin e tij, me rrugėn e tij, zbatimin nė jetė tė
Urdhėrave tė Allahut, tė Islamit), qė tė mos bjerė mbi ta ndonjė Fitneh
(mosbesim, sprovė, vėshtirėsi, ose fatkeqėsi, tėrmet, vrasje, nėnshtrim
nga tiranė etj), ose t’u jepet njė ndėshkim i dhimbshėm."
[En-Nur. 63]

Kėto dhe ajete tė tjera tė shumta qė nxisin pėr pasimin e sunnetit tė
Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe argumentojnė
obligueshmerinė e tė praktikuarit tė tij dhe ndalimin e kundėrshtimit
tė tij.

Argumentėt nga Sunneti

Transmetohet nga Ebu Rafi, shėrbetori i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi
ve sel-lem] se ka thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i All-llahut [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem]: "Mos mbeshtetėt dikush nė ulėse e t'i paraqitet
atij ndonjė ēėshtje, tė cilėn e kam urdhėruar apo e kam ndaluar e tė
thojė: Nuk e di kėtė. Ēdo gjė qė gjindet nė Kur'anėn e pasojmė." [Ebu
Davud, 12/5, hadithi nr: 4605]

Transmetohet nga Mikdam bin Muid se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem] ka thėnė: "Mė ėshtė dhėnė Kur'ani edhe njė i ngjajshėm si ai.
Pritet qė tė ketė njeri ngopaē, i mbeshtetur nė ulėsen e tij e tė
thotė: U porosis me kėtė Kur'an, ē'ka tė gjeni nė te hallall merrenie e
ē'ka tė gjeni nė te haram largohuni. Pa dyshim se atė qė e ka bėrė
haram Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė sikur ajo qė e
ka bėrė haram All-llahu." [Ebu Davudi, 10/5, hadithi nr: 4604]

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah se ka thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i
All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Ka mundėsi qė dikush nga
ju, t'i vijė atij ndonjė hadith nga hadithet e mia e ai i mbėshtetur nė
ulėse e tė thojė: Leri kėto! Mjaftojnė ato qė gjinden nė Kur'an t'i
pasojmė." [Ibėn Abdul-Berr, Xhamiu Bejanul Ilm,, f.189, vol. 2]

Transmetohet nga Arbad bin Sarijeh se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem] ka thėnė: "U porosis juve qė ta keni frikė All-llahun, ta
dėgjoni dhe respektoni emirin qoftė ai edhe ndonjė rob habeshij. Ai qė
do tė jetojė gjatė nga ju do tė sheh pėrēarje tė madhe. Andaj, ndiqnie
sunnetin tim dhe sunnetin e hulefau rrashidinėve (katėr halifet pas
Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]; Ebu Bekrin, Omerin,
Othmanin dhe Aliun, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė). Kapuni fortė
pėr te dhe asnjėherė mos e leshoni! Largohuni gjėrave tė shpikura,
sepse ēdo gjė e shpikur ėshtė bidat e ēdo bidat ėshtė devijim." [Ebu
Davud, 13/5, hadithi nr: 4607]
Ekzistojnė edhe hadithe tė tjera qė nxisin pėr pasimin e sunnetit dhe pėrhapjes sė tij.

Nga fjalėt e dijetarėve

Transmetohet nga Hasan El-Basriu se Umran bin Husajn ishte i ulur me
shokėt e tij dhe njėri ndėr tė pranishmit tha: Mos na flitni tjetėr pos
me Kur'an! I tha Atij (Umrani): Afrohu pak! U afrua. Pastaj i tha:
Sikur do tė mjaftojshe ti dhe shokėt e tu me Kur'an a do tė gjejshe nė
te farzin e drekės katėr reqate, apo farzin e ikindisė katėr reqate apo
farzin e akshamit tre reqate dhe tė lexosh sure pas fatihasė vetėm nė
dy tė parėt? Apo vallė, nese do te mjaftojshe vetėm me Kur'an ti dhe
shokėt e tu a do tė gjejshe nė te se tavafi reth Qabes dhe nė Safa dhe
Merva tė bėhėt shtatė herė?! Pastaj tha: O ju njerėz, merrni nga ne se
vallahi nėse nuk e bėni kėtė do tė devijoni." [Transmeton Bejhakiu]
Transmeton
Muhamed bin Kethir nga Evzaiu, e ky nga Hasan bin Atijeh se ka thėnė: I
vinte Xhibrili Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pėr t'ia
zbritur sunnetin ashtu siē vinte pėr t'ia zbritur Kur'anin."
[Ed-Darimi, 117/1, Hadithi nr: 594]
Transmetohet
nga Ejub Es-Sehtijani se njė njeri i ka thėnė Mitraf bin Abdullah bin
Shehir: Mos na flitni tjetėr pos asaj qė gjindet nė Kur'an! I tha
Mitrafi atij: Vallahi, ne nuk dojmė qė tė gjejmė ndonjė zėvendesues pėr
Kur'anin, por duam dikė qė ėshtė mė i ditur sėsa ne me Kur'anin."
[Transmeton Bejhakiu]
Transmetohet nga
Evzaiu se ka thėnė: Ka thėnė Ejub Es-Sahtijani: Nėse i flet njė personi
me sunnet e ai tė thotė se lere kėtė por na fol me Kur'an! Dije se ky
ėshtė i devijuar." [Transmeton Bejhakiu]

Ka thėnė Evzaiu, Mekhuli, Jahja ibėn Ebu Kethir dhe disa tė tjerė:
"Kur'ani ėshtė mė i nėvojshėm pėr sunnetin (nė argumentin dhe sqarim)
sėsa sunneti pėr Kur'anin. Sepse sunneti e sqaron Kur'anin e Kur'ani
nuk e sqaron sunnetin." [Ed-Darimi, 117/1, hadithi nr: 593]

Marrė nga libri: Tedvinu Es-Sunneti En-Nebevijeti
Muhamed Ez-Zehrani
Pėrktheu:
Ankebut.com
1 Maj 2007
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi