Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frytet e besimit ndaj sifatėve tė All-llahut

Shko poshtė

Frytet e besimit ndaj sifatėve tė All-llahut Empty Frytet e besimit ndaj sifatėve tė All-llahut

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 1:57 pm

[subhanehu ve teala]
Frytet e besimit ndaj sifatėve tė All-llahut AllahuEkber
Dije, All-llahu tė dhashtė sukses ty dhe mua, se njohja e sifatėve tė
All-llahut azze ve xhel-le ashtu siē i takojnė Atij dhe besimi ndaj
tyre jep fryte dhe dobi tė mėdha. Njohja dhe besimi i tyre e bėn
njeriun qė ta shijojė embėsinė e imanit. Nga kjo mirėsi u privuan shumė
njerėz, prej tyre Muatilėt (ata qė shtrėmbėrojnė emrat dhe sifatėt e
All-llahut [subhanehu ve teala] ), Muevilėt (ata qė i japin kuptim tė
padrejtė) Mushebihėt (ata qė i gjasojnė).



Prej frytėve dhe dobive tė njohjes dhe besimit ndaj sifatėve tė All-llahut [subhanehu ve teala] janė edhe kėto:

1. Njeriu orvatėt qė tė cilėsohet dhe tė dekorohet me kėto cilėsi aq
sa i takon njė njeriut. Sepse ėshtė e njohur tek intelektualėt se ai qė
do dike dėshiron t’i ketė cilėsitė e atij qė do, e poashtu ai qė duhet
nga tjetri i dėshiron t’i ketė cilėsitė qė ai posedon. E kjo tėrheq
njeiun tė cilėsohet me sifatet e tė Dashurit tė tij, tė Adhuruarit tė
tij aq sa i takon. All-llahu ėshtė bujar (Kerim) i do bujarėt. Ėshtė i
mėshirshėm (Rrahim) dhe i do tė mėshurėshmit. Ėshtė i butė (Refikė) i
do tė butit. E kur njeriu t’i njeh kėto, preokupohet qė tė dekorohet
me cilėsinė e bujarisė, mėshirės, butėsisė. E kėshtu me radhė me
cilėsitė tjera, tė cilat All-llahu [subhanehu ve teala] dėshiron qė
robi i Tij t’i ketė nė mėnyrėn qė ai ka mundėsi t’i posedoi ato.

2. Njeriu kur tė besojė se prej sifatėve tė All-llahut [subhanehu ve
teala] ėshtė Dashuria (El-Hub, El-Mehabbeh) dhe se Ai ėshtė i
mėshirėshėm, dashamirės (Err-rrahim, El-Vedud) dėshiron qė tė jetė afėr
me kėtė Zot dhe mundohet qė t’i ofrohet Atij me ato punė, tė cilat
shtojnė dashurin dhe dashamirėsinė e Tij. Siē thotė All-llahu nė njė
hadith kudsij: “Vazhdimisht robi mė afrohet Mua me nafile deri sa ta
dua...” Dhe ai kėshtu vazhdon deri tė jetė prej atyre qė All-llahu
thotė pėr ta: “O Xhibril, Unė e dua filanin duaje dhe ti atė! E do dhe
Xhibrili atė e pastaj thėrret nė qiell: All-llahu e do filanin duane
edhe ju atė! E dojnė edhe banorėt e qiellit e pastaj i jepėt atij
pranimi nė tokė.” Gjithashtu nga efektet e imanit ndaj kėsaj cilsie
madhėshtore ėshtė se ai qė do tė jetė i dashuri tek All-llahut
[subhanehu ve teala] pason Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
“Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė
All-llahu t’ju dojė, t’ju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal
shumė, mėshiron shumė.”
[Ali Imran, 31] Dashuria e All-llahut
ndaj robit tė vet ėshtė e lidhur me dashurinė e robit ndaj All-llahut.
Kur tė mbillet dashuria nė zemėr, tė ujitet me ujin e sinqeritetit dhe
me pasimin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] jep fryte tė
shumta dhe nė ēdo kohė me urdhėr tė All-llahut [subhanehu ve teala].

3. Kur njeriu beson cilėsinė e diturisė (El-Ilm) e gjithpėrfshirjes
(El-Ihata) dhe shoqėrimit (El-Meijeh), kjo i mbjellė atij frikėn nga
All-llahu azze ve xhel-le, i Cili e mbikqyrė atė, e ruan dhe ėshtė
dėshmitarė. E kur tė besojė cilėsinė e dėgjimit (Es-sem’u) e din se
All-llahu e dėgjon atė dhe ai mė nuk flet tjetėr pėrveē tė mirės. E kur
tė besojė cilėsinė e shiqimit (El-Besar), e dukjes (Err-rru’je), tė
shiquarit (En-Nadhar) dhe se ai ka sy (El-Ajn) e din se All-llahu e
sheh atė dhe nuk vepron tjetėr pėrveē tė mirės. Vallė, njė njeri, i
cili e din se All-llahu e dėgjon atė dhe e sheh atė dhe Ai ėshtė i
Dijshėm se robi ē’thotė e ē’punon. A nuk ėshtė e duhur qė kėtė njeri
mos ta gjejė All-llahu aty ku Ai ka ndaluar dhe mos t’i humbė ato qė Ai
e ka obliguar. Kur ta dije njeriu dhe ta besojė se All-llahu don dhe
kėnaqėt, punon atė don dhe ėshtė i Kėnaqur i Adhuruari dhe i Dashuri i
tij. E kur tė besojė se prej sifatėve tė All-llahut ėshtė edhe
hidhėrimi (El-Gadabu, Es-Sehatu, El-Maktu, El-Esefu), urrejtja
(El-Kurhu) dhe mallkimi, punon veprat qė nuk e hidhėron Zotriun e tij
dhe iu largohet veprave qė Ai urren pėr tė mos fituar hidhėrimin e
All-llahut [subhanehu ve teala], urrjetjen dhe mallkimin e Tij e ta
largojė atė nga mėshira e Tij.
E kur tė besojė sifatėt e All-llahut
se ai gėzohet (El-Ferah) dhe qeshėt (Jed-hak) afrohet tek ky Zot, i
cili gėzohet me robėt e Vet dhe iu qeshet atyre. Vėrtetė, s’ka mė
mirėse se sa tė tė qeshėt Zoti.
4. Kur tė njohet dhe tė
besojė sifatėt e All-llahut si mėshirėn (Err-rrahmeh, Err-rre’feh),
pranimit tė tevbės (Et-Tevbe), butėsinė (El-Lutf), faljėn (El-Afv,
El-Magfireh), mbulimit tė turpėve (Es-Sitr) dhe pėrgjigjės se lutjeve
(Ixhabetu Ed-Dua) ai kurdo qė bie nė mėkat e lut All-llaun qė ta
mėshirojė atė, t’ia fal atij dhe t’ia pranojė pendimin. Dhe kėshtu nga
All-llahu lakmon qė kėto t’ia mbulojė me butėsinė e Tij. Pra, kjo
gjithėherė e bėn atė tė kthehet tek All-llahu. Pesimizmi nuk gjen vend
nė zemrėn e tij. Si tė humbė shpresėn nga mėshira e All-llahu ai qė e
di se prej sifatėve tė All-llahut ėshtė dhe bujaria (El-Kerumu,
El-Xhevdu) dhe dhėnia (El-Ata)?!
5. Ai rob qė e di se
All-llahu ėshtė cilėsuar me sifatin e nėnshtrimit (El-Kahru) mundjes
(El-galebeh), sundimit (Es-Sultanu), fuqisė (El-Kudreh), dominimit
(El-Hejmeneh) dhe plotėfuqisė (El-Xheberutė), e di se nuk send qė ai
s’mundė ta bėjė. Ai ėshtė i fuqishėm ta shafojė tokėn, ta denojė atė nė
dunja dhe ne ahiret. Ai ėshtė Nėnshtruesi mbi robėt e vet, Mbretėrues
me plotėfuqi dhe sundim tė gjithėherėshėm. Andaj, i lartl ėshtė Zoti im
i Madhėruar (Subhane Rabijel-Adhim).
6. Gjithashtu nga
frytet e imanit ndaj sifatėve te All-llahut [subhanehu ve teala] se
njeriu ėshtė gjithėherė nė lutje tė Zotit tė vet. Kur ai bėn mėkat, ai
e lut All-llahun me cilėsitė: e mėshirės, e faljes sė gabimėve qė ta
falė atė dhe ta mėshirojė dhe t’ia pranojė pendimin. E nėse frikohet
nga ndonjė armik tiran kėrkon nga Ai me cilėsitė: e nėnshtrimit
(El-Kahru) mundjes (El-galebeh), sundimit (Es-Sultanu), fuqisė
(El-Kudreh), dominimit (El-Hejmeneh) dhe plotėfuqisė (El-Xheberutė),
duke i ngritur duart kah qielli dhe duke thėnė: O Zot, o Ti qė posedon
fuqi, sundim dhe nėnshtrim, me ndihmo!
E kur tė besojė se
All-llahu ėshtė sigurues (Kefil), rujatės (Hafidh), i mjaftueshėm
(Hasibė) marrjes nė kujdes (Vekilė), thotė: Na mjafton neve All-llahu
se ai ėshtė kujdestar i mirė. I mbeshtėt All-llahu Njė (El-Vahid,
El-Ehad), Zot qė ēdo krijesė Atij i mbeshtet pėr ēdo nevojė (Es-Samed)
dhe e di se All-llahu posedon krenari (El-Izeh) dhe Fuqi (Esh-Shideh,
Ai e mbronė prej armiqėve dhe nuk do ta prekin me tė keqe,
bi-idhnil-lah.
E kur atė e kaplon varfėria i bėn dua
All-llahut duke kėrkuar nga ai me cilėsitė e Tij tė pasurisė (El-Gina),
bujarisė (El-Kerum, El-Xhevdeh) dhe dhėnies (El-Ata).
E kur ai sėmurėt i bėn dua Atij sepse ai ėshtė shėruesi (Et-Tabib, Esh-shafi) dhe mjaftues (El-kafi).

E nėse atij i mungojnė pasardhėsit-fėmijėt kėrkon nga All-llahu qė t’i
japė atij pasardhės tė mirė sepse vetėm ai ėshtė qė jep riskun
(Err-Rrezzak) dhėnės i madh (El-Vehhabė). E kėshtu me radhė ēdo herė qė
ka nėvoj i bėn dua All-llahut me cilėsit e mira tė Tij, qė ai i njeh
dhe i beson.
7. Kur robi i All-llahut mediton nė sifatėt e
All-llahut: Madhėshtisė (El-Adhame) Lartėmadhėrisė (El-Xhelal) fuqisė
(El-Kuveh), dominimit (El-Hejmeneh) dhe plotėfuqisė (El-Xheberutė) i
zvogėlohet vetja dhe atėherė e sheh se sa vlerė tė vogėl posedon. E kur
ta dijė se All-llahut i takon e gjith madhėria (El-Kibrija) nuk shpreh
kryelartėsi ndaj askujt dhe nuk e cilėson vetėn me cilėsietė qė
All-llahu e veēoi Vetėn e Tij.
E kur e din se All-llahu
ėshtė i cilėsuar me pasuri (El-Gina), mbretėri (El-Mulk) dhe dhėnijes
(El-Ata) ndien nevojėn e madhe pėr Zotėriun e tij, Mbretin e mbretėrve,
i Cili i jep kujt tė do dhe ia ndalon atij qė do.
8. E kur
njeriu ka njohuri se All-llahu posedon fuqi (El-Kuveh), krenari
(El-Izzeh) dhe mundje (El-Galebe) dhe nė kėto cilėsi tė All-llahut ka
besim, ai e di se fuqinė qe e posedon e ka nga All-llahu dhe krenaria e
tij vjen nga All-llahu dhe nuk i nėnshtrohet pabesimtarit e as qė nuk
ndihet i nėnēmuar para tij dhe e di se nėse ai ėshtė me All-llahun,
All-llahu do tė jetė me te dhe nuk ka kush qė mund ta mundė.

9. Gjithashtu nga frytet e imanit ndaj cilėsive te All-llahut ėshtė
njeriu nuk e cilėson vetėn e tij me cilėsin e gjykimit (El-Hukm),
adhurimit (El-Uluhije), ligjvėnies (Et-Teshri), lejimit (Et-Tahlil) dhe
ndalimit (Et-Tahrim) dhe nuk gjykon me tjetėr pos me atė qė ka zbritur
Ai, e as nuk i ndan punėn mes njerėzve pėrveē me atė qė ka zbritur Ai,
nuk e bėn haram atė qė All-llahu e ka lejuar e as e lejon atė qė
All-llahu e ka bėrė haram.
10. Edhe sifatėt e bėrjes sė
kurthėve (El-Kejd, El-Mekr), e talljes (El-Istihza) e mashtrimit ndaj
mashtruesve (El-Hada’) kur kėto i bėson njeriu nė mėnyrėn qė i takon
All-llahut [subhanehu ve teala] dhe madhėrisė sė Tij, e din se askush
nuk mund t’ia hedh All-llahut ndonjė kurth sepse se All-llahu mė mirė
se askush bėn kurtha, [subhanehu ve teala]. Dhe se askush nga robėt e
Tij nuk ka mundėsi tė tallet me All-llahun e as ta mashtrojė atė sepse
All-llahu do tė tallėt me te dhe do ta mashtrojė atė. Nga dukuritė e
talljes se All-llahut me robin e vet ėshtė qė tė hidhėrohet me te dhe
ta dėnojė atė.
Ulvi bin Abdul-Kadir Es-Sekkaf
16 gusht 2005
Pėrktheu:
Ankebut.com
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi