Dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Fri Aug 31, 2007 4:40 pm

Allahu i Madhėruar na ka zgjedhur dhjetė netė nga mė tė begatat qė
eksiztojnė. Begatia nė to ėshtė e pėrmasave madhėshtore. Kėto netė kanė
vlera tė mėdha, ndėr tė cilat do tė pėrmendim se Profeti (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė kėto netė e shtonte sė tepėrmi
adhurimin dhe punėt e mira.



Transmetohet nga Aishja se: “Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi tė!) i shtonte punėt e mira nė kėto netė jo si nė ēdo natė
tjetėr.” Transmeton Muslimi.



Ajo thotė:“Kur hynte dhjetėditėshi i fundit i Ramazanit Profeti (Paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shtrėngonte izarin, falte namaz
gjithė natėn dhe pėr kėtė zgjonte edhe pjestarėt e familjes”.
Transmeton Buhari. Ajo thotė gjithashtu: “Profeti e pėrziente,
njėzetėditėshin e fundit me namaz nate dhe me gjumė, por kur hynte
dhjetėditėshi, nuk flinte por shtrėngonte izarin”. Transmeton Ahmedi.



Nėpėrmjet kėtyre haditheve del nė pah vlera e kėtyre netėve, sepse edhe
Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ka kushtuar
rėndėsi atyre duke shtuar nė kėto netė punėt e mira. Ai rrinte tėrė
natėn zgjuar duke falur namaz, duke lexuar Kuran e duke bėrė dhikėr.
Kėtė e bėnte pėr madhėshtinė dhe rėndėsinė e kėtyre ditėve dhe pėr tė
kėrkuar Natėn e Kadrit, nė tė cilėn kush falet me besim dhe duke
llogaritur sevapin, i falen tė gjitha gjynahet e mėparshme. Mėnyra se
si Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i shfrytėzonte
kėto ditė, me namaz, dhikėr e adhurim, tregon se ato janė njė rast i
volitshėm, ato janė njė mundėsi pėr tė gjithė dhe fushatė e bagatė pėr
atė tė cilit Allahu ia ka lehtėsuar.



Ndaj edhe besimtari i menēur nuk e lė kėtė rast t’i shpėtojė, si atij
ashtu edhe familjes sė tij. Ato janė disa netė tė pakta, mund tė ndodhė
qė gjatė adhurimit nė kėto netė tė ndiesh shijen e pendimit dhe
sinqeritetit, e kėshtu fiton dynjanė dhe ahiretin. Ėshtė pėr tė ardhur
keq kur shikon sesi shumė prej muslimanėve, kėto netė tė begata i
kalojnė me gjėra qė nuk u bėjnė dobi. Rrinė deri natėn vonė duke bėrė
muhabet, dhe kur vjen koha pėr tė falur namaz nate, flenė duke u
shpėtuar nė kėtė formė njė shpėrblim mjaft i madh, tė cilin nuk mund ta
gjejnė mė gjatė atij viti. Nuk ka dyshim se ata i vė nė lojė shejtani,
i cili ėshtė betuar tė largojė njerėzit nga bindja e Allahut tė
Madhėruar.



Allahu i madhėruar i thotė shejtanit tė mallkuar “Sepse ti ndaj robėrve
tė Mi (tė sinqertė) nuk ke kurrfarė force (as fizike e as mendore),
pėrveē atyre tė humburve qė tė vijnė nga pas.” Hixhr, 42.



Ai qė ėshtė i menēur nuk e ndjek rrugėn e shejtanit i cili i ka dalė si
kundėrshtar i Allahut, kjo ėshtė nė kundėrshtim me logjikėn e
shėndoshė.



Allahu thotė:“Vallė nė vendin Tim do ta merrni pėr mik atė (shejtanin)
dhe pasardhėsit e tij, ndėrkohė qė ata janė armiqtė tuaj? Sa kėmbim i
shėmtuar ėshtė ai qė bėjnė jobesimtarėt!” Kehf, 50.



“Shejtani ėshtė armiku juaj, ndaj edhe ju konsiderojeni atė si armik,
ai e thėrret grupin e tij vetėm se pėr t’i bėrė banues tė zjarrit.”
Fatir, 6.







Zoti na dhėntė fuqi pėr t’i kaluar kėto ditė dhe netė tė begata me namaz nate, dua, dhikėr, lexim Kurani dhe adhurime tė tjera!

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi