Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njohje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-

Shko poshtė

Njohje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel- Empty Njohje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 2:47 pm

Njohje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]

Njohje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel- Sunneti


Sunneti ėshtė baza e dytė e fesė, qė rradhitėt mėnjeherė pas Kur'anit.
Ėshtė shpallja me tė cilėn erdhi i Dėrguari i All-llahut [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem] dhe na la mes nesh atė dhe Kur'anin, qė tė kapemi
fort pėr to e t'i pasojmė ashtu qė ta trasojmė rrugėn e drejtė, e cila
na ēon nė xhenetėt e larta - me ndihmė tė All-llahut [subhanehu ve
teala].


Andaj, ėshtė obligim pėr secilin musliman qė
ta njohė sunnetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ta
mėsojė atė, tė ndajė njė interesim tė veēantė pėr te sepse vetėm me
praktimin e sunnetit tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
arrihet kėnaqėsia e Zotit tonė, All-llahut tė madhėruar, ashtu siē
thotė Ai:
قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ
فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ،
وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ، قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَالرَّسُولَ، فَإِنْ
تَوَلَّوْا فَإِنَّ اللَّهَ لا يُحِبُّ الْكَافِرِينَ

31 "Thuaj (O Muhammed): “Nėse vėrtet e doni Allahun, atėherė mė ndiqni
mua (pranoni Islamin, ndiqni Kur’anin dhe Sunetin), Allahu do t’ju
dojė ju dhe do t’ju falė juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu ėshtė gjithnjė
Falės i Madh, Mėshirėplotė.”
32 Thuaj: “Bindjuni Allahut
dhe tė Dėrguarit (Muhammedit a.s.).” Por nė qoftė se ata shmangen,
atėherė Allahu nuk i do mohuesit.”
[Ali Imran, 31-32]
Sunnet nė kuptimin gjuhėsor do tė thotė rrugė, traditė, qoftė e lavdėruar apo e shėmtuar.
Krahas sunnetit pėrdorėt edhe fjala "Hadith", qė do tė thotė fjalė apo lajm.
Gjithashtu pėrdorėt edhe fjala "Ether", qė do tė thotė gjurmė.
Sunnet nė kuptimin terminologjik:
Dijetarėt
Islam e kanė njohur sunnetin nė mėnyra tė ndryshme, varėsisht nga
kėndveshtrimi i shkencave islame, qė tė gjitha me kuptim tė afėrt.
Mirėpo, ne do tė cekim vetėm rregullin e muhadithėve (dijetarėve tė hadithit) ngase ėshtė mė pėrmbledhės:
"Sunet
ėshtė ēdo gjė qė ėshtė transmetuar nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi
ve sel-lem] (pėrmes transmetuesve tė pranuar) nga fjalėt qė i ka thėnė,
apo veprave qė i ka punuar, apo pelqimeve qė i ka shprehur pėr ndonjė
ēėshtje, apo virtytet e tija, apo levizjet e tija qoftė zgjuar apo nė
gjumė."

Nga rregulli qė u cek na bėhėt e ditur se sunneti ėshtė shumė mėnyrash.

Pra, sunneti mund tė jetė fjalė e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem] apo siē i thojnė dijetarėt "Sunetu Kavlijeh"-Sunnet i thėnur
me fjalė.
Sunnetėt e thėnura me fjalė
mund tė jenė urdhėra obliguese (vaxhib), mund tė jenė udhėzime pėr
veprat qė kanė mirėsi tė shumta por nuk janė obligim (sunnet) mund tė
jenė udhėzime nė vepra tė mira, por qė nuk janė tė obliguara
(mustehab), mund tė jenė ndalesa nga veprat e urrejtura (mekruh) apo
nga veprat qė janė tė ndaluara (haram).

Sunnetėt janė edhe nga veprat qė i ka vepruar Pejgamberi [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem] dhe qė jemi tė obliguar t'i pasojmė ato. Siē janė:
Forma e Namazit tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], kryerja
e haxhit, etj.
Gjithashtu, nga sunnetet e
Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė qė ai ta ketė pelqyer
njė vepėr. Pra, njė vepėr e cila ėshtė e vepruar nga ndonjė Sahabij
(shok i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]) dhe kėtė vepėr e
ka pelqyer Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] konsiderohet nga
sunnetėt e tija. Nuk ėshtė kusht qė vepra tė jetė kryer nė prezencė tė
Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Mjafton qė ai tė ketė qėnė
nė dituri pėr vepren.
Pelqimi i
Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pėr vepren e kryer mund tė
ketė qėnė pelqim i pėrkrahur me fjalė apo mė heshtje.

Ka mundėsi tė pyes dikush e tė thotė: Si ka mundėsi qė nje vepėr tė
jetė sunnet i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe mos tė
jetė e urdhėruar apo e vepruar nga ai?!
I
pėrgjigjemi: Mjafton pelqimi dhe pėrkrahja e Pejgamberit [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem] pėr njė vepėr tė bėhėt sunnet i tij edhe nėse nuk
ėshtė urdhėruar apo vepruar nga ai, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Sepse dihet se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nuk e pėrkrah
e as e pelqen njė vepėr qė nuk ėshtė nė ujdi me sheriatin e All-llahut
tė Madhėruar. E po ta pėlqej Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
njė vepėr atėherė kuptohet se vepra e punuar nga dikush tjetėr ėshtė ne
ujdi mė parimet e Islamit.
Nganjėherė sunnet i thuhet edhe veprės, qė e ka punuar ndonjė sahabij i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

Thotė Imam Esh-Shatibij: "Sunnet i thuhet edhe vepres qė e ka vepruar
ndonjė shok i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], qoftė kjo
vepėr nė Kur'an apo jo. Mirėpo, ai kėtė vepėr sigurisht qė e ka vepruar
duke e pasuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] qė ata e kanė
ditur e nėve nuk na ka arritur, apo mund tė jetė ixhdihad (vendim i
njėzėshėm) nga ata apo nga Hulefau Rashidin (udhėheqėsat e drejtė: Ebu
Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė!).
Sepse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Pasoni
sunnetin tim dhe sunnetin e Hulefau Rrashidinėve tė udhėzuar!"
[El-Muvafekat
Gjithashtu sunnet pėrdorėt si term kundėr bidatit.

Lusim All-llahun e Fuqishėm qė tė na bėjė tė mundur ta njohim sunnetin
e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe ta pasojmė atė dhe tė
na bashkojė me te nė Ditėn e Gjykimit!

Pėrmblodhi dhe pėrshtati:
Kujtim Demiri
8 Prill 2007
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi