Atėherė ku ėshtė Lumturia?!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Atėherė ku ėshtė Lumturia?!

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 1:11 pm


"Jeto nė kėtė botė si njė jabanxhi apo si njė kalimtar.", "Tuba (luginė
nė xhenet) pėr tė vetmuarit, tė cilėt pėrmirėsojnė kur ē'rregullojnė tė
tjerėt."
Nuk ėshtė lumturia nė pallatet e Abdulmelik ibėn
Mervanit, as nė ushtrinė e Harun Er-Rashidit, dhe as shtėpitė e Ibėn
Xhesasit, as nė thesaret e Karunit. Nuk ėshtė hareja nė librat e Ibėn
Sinas dhe as nė poezit e Mutenebis, dhe as nė kopshtet e Kordobes, apo
parqet e Zahras.

Lumturia ishte tek sahabet pėrkundėr varfėrisė qė posedonin dhe vrazhdėsisė sė jetės.

Lumturia ishte tek Ibėn Musejib gjatė adhurimit, tek Buhariu gjatė
pėrmbledhjes sė sahihut tij, tek Hasan el Basri me besnikėrinė e tij,
me Shafiun nė nxjerrjen e dispozitave tė sheriatit, tek Maliku nė
frikėn ndaj Allahut, tek Ahmedi nė devotshmėrinė e tij.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė "Nuk
ishte me vend ngase ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur
janė nė rrugėn e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjė vend qė i hidhėron
mosbesimtarėt, dhe nuk arrijnė kundėr armikut ēkado qoftė (mbytje,
robėrim tė tyre ose ngadhėnjim mbi ta), vetėm se tė gjitha ato do t’u
evidentohen atyre si vepėr e mirė (shpėrblyese). All-llahu nuk ua humb
shpėrblimin veprimmirėve."

Nuk
ėshtė lumturija nė shpenzimet e teperta, as nė veturat e mira, e as
nė aromėn e trėndafilit, as nė pasuri, dhe as nė posedimin e dyqanėve.

Lumturia ėshtė nė bartjen e tė vėrtetės, dhe tė vepruarit me parimet
pėr tė cilat jeton dhe nė komoditetin e shpirtit pas njė vepre tė mire
qė e fsheh nga sytė e njerėzve.
Mendonim
se nėse kemi shtėpi tė mėdha, enterier tė famshėm, dhe inventar
bashkėkohorė, se do tė jemi tė lumtur, tė gėzuar, do tė jetojmė nė
hare. Pas gjithė kėsaj kuptuam se kėto ishin thelbi i brengave,
pikėllimeve, ngase tė gjitha kėto inventarė dhe interier bartnin nė
vete telendisje dhe telashe.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė "Dhe
mos ia ngul sytė bukurisė sė kėsaj jete me tė cilėn i bėmė tė kėnaqen
disa prej tyre (mosbesimtarė), e pėr t’i sprovuar me tė, sepse
shpėrbimi i Zotit tėnd ėshtė mė i mirė dhe ėshtė i pėrjetshėm."
[Ta ha, 131]

Reformatori dhe revolucionari mė i madh qė njeh historia, udhėrrėfyesi
i tė drejtės Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], jetoi njė jetė
modeste, vuante nga uria, nuk posedonte hurma me tė cilat do ta
largonte urinė. Mėgjithatė, jetonte njė jetė shumė tė lumtur, nė
komoditet dhe rahati, nė gėzim dhe hare, nė qetėsi dhe pa strese.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "2. Dhe Ne hoqėm prej teje barrėn tėnde.3. E cila shtypte shpinėn tėnde." [El-Inshirah , 2-3]
Dhe:
"Dhuntia e All-llahut ndaj teje ėshtė shumė e madhe." [En-Nisa, 113]

Lumturia dhe jeta e kėndshme nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė vetėm se
nėn ombrellėn e besimit dhe devotshmėrisė. Pėr kėtė duhet ta dimė se
ai, i cili dėshiron tė jetojė njė jetė tė lumtur dhe tė mbushur me
gėzime duhet ta ketė gjithnjė All-llahun para syve tė tij.

Mos tė flas dhe as tė veproj vetėm se nė pajtim me ligjin All-llahut
dhe Suntin e tė Dėrguarit tė tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

Nėse njeriu dėshiron tė ketė njė jetė tė lumtur dhe me plot hare
patjetėr duhet tė ndjek rrugė qė na ka lajmėruar All-llahu [subhanehu
ve teala], ngase Ai ėshtė Krijuesi.
E
assesi mos tė ndjekim rrugė tė tjera, tė vėshtira, pėrplot probleme.
Por, le tė pasojmė rrugėn e tė Dėrguarit tė All-llahut, Muhamedit
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

"Dhe se kjo ėshtė rruga (feja) Ime e drejtė (qė e caktova pėr ju), pra
pėrmbajuni kėsaj, e mos ndiqni rrugė tė tjera e t’ju ndajnė nga rruga e
Tij. Kėto janė porositė e Tij pėr ju, ashtu qė tė ruheni."
[El-En'Amė, 153] Pėrkthyer nga libri:
"La Tahzen, Veb-Tesim Lil-hajati"
Autor: Mahmud El Misrij – Ebu Ammar
Pėrktheu dhe pėrshtati:
Bexhet Dernjani
5 Maj 2007

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi