Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Esedudin Shirikoh, mėsuesi i xhihadit dhe ēliruesi i Egjipti

Shko poshtė

Esedudin Shirikoh, mėsuesi i xhihadit dhe ēliruesi i Egjipti Empty Esedudin Shirikoh, mėsuesi i xhihadit dhe ēliruesi i Egjipti

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 12:18 pm

pjesa e parė



Esedudin Shirikoh, mėsuesi i xhihadit dhe ēliruesi i Egjipti Kaloresi1
Ekzistojnė disa personalitete historike gjatė jetės sė kėtij ummeti qė
kanė patur rol dhe merita tė veēanta nė librat e hitorisė, emri i tyre
arriti deri te gjithė ata qė ishin bashkohės tė tyre, ashtu qė nuk
dėgjuam pėr ta pos lėvdatave. Nga ana tjetėr, ka pasur personalitete
tjera qė kanė jetuar nė tė njėjtėn kohė, ndoshta rendėsia dhe ndikimi i
tyre i ka tejkaluar disa personalitete tė njohura dhe tė pėrmendura,
mirėpo janė harruar veprat dhe qėndrimet e tyre nga lavdatat e mėdha qė
u janė bėrė personaliteteve tjera tė shquara.


Njė prej kėtyre personaliteteve, vepra e tė
cilit ka lėnė gjurmė nė historinė islame, ėshtė edhe xhaxhai i
Salahudin Ejubit, i njohur si Esedudin Sherikoh, njėkohėsisht
profesori, mėsuesi, udhėzuesi dhe edukatori i vėrtetė i Salahudinit.
Tė gjithė njerėzit e njohin Salahudinin, mirėpo pak nga ata e njohin Esedudinin, xhaxhain e tij!

Luani i Kodrės

Ėshtė trimi i vetėm i pashoq, kalorėsi luan, Esedudin Shirikoh, i biri
i Shadit, biri i Mervanit, e ai i biri Jakubit Kurd, i lindur nė
qytezėn “Devin” nė kufijt e Azerbejxhanit me Xhorxhinė, nė vitin 500
Hixhri.
Fjala Shirikoh don tė thotė “Luani i Kodrės”, ai dhe
vėllai i tij, Nexhmudin Ejubi, janė rritur nė Tekrit nė kohėn kur
prindi i tyre Shadi ishte nėnpunės nė kėshtjellėn e Tekritit.

Nexhmudini ishte mė i vjetėr se Esedudini, atė e karakterizonte
butėsia, urtėsia dhe menēuria, kurse Esedudini ishte si shigjetė
djegėse, nuk pranote t’i bėhej ndonjė e keqe apo t’i nėpėrkėmbej nderi,
dhe kjo e bėri qė tė shpėrngulen nga njė vend nė tjetrin.

Nga Tekriti nė Mosull

Esedudini dhe Nexhmudini i shėrbenin emirit Behruz, komandant i
policisė sė Bagdatit, qė ishte kryeqyteti i shtetit tė hilafetit
Abasit. Ai ua la nėn mbrojtje kėshtjellėn e Tekritit, ku edhe morrėn
lėvdata tė mėdha tek njerėzit. Mirėpo nė vitin 526 hixhri ndodhi njė
ndodhi, ata ndihmuan komandantin e shquar Imadudin Zenkin, i cili
kishte pėsuar njė disfatė nga disa armiq tė tij, duke ia lėnė nė
shėrbim anijet pėr tė kaluar lumin Dixhle pėr nė Mosull, ai me ushtarėt
e tij. Kjo vepėr e tyre nuk i pėlqeu Behruzit pasi ishte nė
mosmarrėveshje me Imadudin Zenkin, ashtu qė priti ndonjė rast tė
pėrshtatshėm me tė cilin do t’i dėnonte kėta dy vėllezėr.

Ndodhėn shumė padrejtėsi ndaj Nexhmudinit dhe Esedudinit dhe familjeve
tė tyre nė kėshtjellėn e Tekritit nga ana e ushtarėve tė Behruzit
derisa erdhi rasti qė e kėrkonte Behruzi. Njėri nga ushtarėt e Behruzit
kishte ngacmuar nė rrugė njė vajzė nga familja e Esedudinit, e ajo u
ankua te xhaxhai i saj, Esedudini. Ai doli dhe iu drejtua me fjalė tė
ashpra ushtarit tė pamoralshėm, ndėrsa ai ia ktheu me nxjerrje tė
shpatės, ashtu qė ndodhi njė pėrleshje, e cila pėrfundoi me vdekjen e
ushtarit tė pamoralshėm. Pėr kėtė ndodhi Emiri Behruz u hidhėrua dhe
urdhėroi qė tė dėbohen, Nexhmudini dhe Esedudini, me familjet e tyre
nga kėshtjella e Tekritit. Kjo ndodhi nė vitin 532 hixhri, po nė tė
njėjtėn natė qė lindi Salahudin Jusuf ibėn Ejubi.
Kėta dy
vėllezėr vendosėn qė tė nisen drejt Emirit tė Mosullit, Imadudin Zenki,
dhe tė hyjnė nė shėrbim tė tij. Ai i mikpriti dhe iu falėnderua atyre
pėr ndihmėn qė ia kishin ofruar mė herėt, pastaj i bashkoi me
komandantėt e tij dhe u dha pozita tė mira. Nexhmudinin e bėri vali tė
Ba’lebekut, kurse Esedudinin e bėri nga udhėheqėsit e ushtrisė sė tij.

Emiri i Mosullit, Imadudin Zenki, ishte ekspert pėr vlerėsimin e
njerėzve, kishte mundėsi tė punėsimit tė njerėzve nė atė qė e
zotėronin. Ai, Nexhmudinin e shihte si njeri tė meēur e tė urtė i cili
ka mundėsi tė udhėheqte si njė politikan i mirė, kurse vėllain e tij,
Esedudinin, e shihte si komandant ushtarak qė ka potencial tė komandojė
me trimėrinė e tij nė luftra.

Nga Imadudini deri te Nurudini

Vazhdoi Esedudin Shirikoh nė shėrbimin e Imadudinit, duke e shoqėruar
atė nė tė gjitha luftrat kundėr tė krishterėve. Mori pjesė edhe nė
ēlirimin e Rehas. Imadudini e donte shumė pėr trimėrinė qė kishte,
ngase edhe ai ishte trim qė nuk i frikėsohej vdekjes. Kėshtu vazhdoi
deri nė natėn e vrasjes sė Imadudinit nė vitin 541 Hixhri.

Nė kėtė ndodhi Esedudini luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm, pasi i
mbrojti ushtarėt qė mos tė ndodhė nė mes tyre ndonjė pėrplasje dhe
vrasje qė zakonisht ndodhte kur vritet komandanti.
Mandej
mori vulėn e Emirit Imadudinit dhe ia dha tė birit tė tij, Nurudin
Mahmudit, si simbol i zėvendėsimit tė tė atit, dėshmor.

Pastaj mori pėrsipėr sigurimin e Nurudin Mahmudit derisa arriti i
sigurtė shėndoshė nė qytetin Haleb. Nurudini nuk ia harroj kėtė tė mirė
Esedudinit, ashtu qė u bė njeriu mė i afėrt i tij.
Prej asaj
dite Esedudini u bė gjenerali i ushtrisė sė Emirit tė ri, Nurudin
Mahmudit, i cili ishte emir i Shamit, dhe u bė komandanti mė i fuqishėm
dhe mė i sinqerti nė ushtrinė e Shamit. U bė njeriu qė mbėshtetej tek
ai (Nurudini) nė ēėshtjet tejet tė vėshtira, kėshtu qė kishte qėndrime
dhe fitore tė njohura.

Luani mėsues

Esedudin Shirikoh ishte profesori, mėsuesi i vėrtetė, zbuluesi i
mprehtė i mundėsive dhe dhuntive qė kishte djali i vėllait tė tij,
Salahudin Jusuf ibėn Ejubi. Kėtė e kuptoi nga fėmijėria e Salahudinit,
se ky djalė mbledh mes urtėsisė dhe menēurisė sė babait Nexhmudinit,
trimėrisė sė xhaxhait, Esedudinit, dhe devotshmėrisė sė emirit,
Nexhmudin Mahmudit, kėto tri cilėsi ishin tė mjaftushme pėr ta
pėrgatitur qė tė udhėheq ummetin mė vonė.
Pasi kuptoi kėtė
Esedudini, ai e mori Salahudinin nėn kujdesin e tij, ia mėsoi atij
luftimin, komandimin e ushtrisė, mėnyrėn e udhėheqjes sė luftės nė sulm
dhe mbrojtje. Gjithashtu ia mėsoi politikėn dhe negociatat derisa
djaloshi arriti pjekurinė, dhe u bė djalė i fuqishėm qė e shoqėronte
Esedudinin nė ēdo vend. Ishte krahu i tij i djathtė. Ai qė nuk i njihte
mendonte se Salahudini ėshtė i biri i vetėm i afėrt me Esedudinin.
Ndoshta prej veprave mė tė mira qė ka lėnė Esedudini ishte pėrkujdesi i
tij pėr Salahudinin dhe edukimin qė ia bėri.
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi