Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Esmaul Husmna

Shko poshtė

Esmaul Husmna Empty Esmaul Husmna

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 12:46 am

e Emrin Tėnd Jetojmė - HYRJE
Kėto tema i kemi quajtur me emrin “Me emrin Tėnd Jetojmė”, pasi do tė
flasim mbi emrat e Zotit tė Madhėruar. Janė tema qė kanė dy
karakteristika tė veēanta: E para, karakateristika e kohės dhe e dyta e
vendit. Karakteristika e kohės ėshtė se kėto tema po trajtohen gjatė
muajit tė Ramazanit. Kurse karakteristika e vendit ėshtė se po
trajtohen nė Meke, mu para Qabesė.


Pėrsa i pėrket karakteristikės sė vendit, ėshtė shumė e veēantė tė
flasėsh mbi emrat dhe cilėsitė e Zotit, mu para shtėpisė sė Zotit. Ajo
qė na ndan nga Qabeja janė vetėm disa metra, gjė e cila ia shton vlerat
temave qė do tė trajtohen. Ne po i trajtojmė kėto tema, mu pranė
shtėpisė sė Zotit, Qabesė, sipėr tė cilės ndodhet Bejtul Mamur. Thotė
profeti a.s, rreth Bejtul Mamur:” Ēdo ditė vizitohet nga 70.000 melekė,
tė cilėt falen dhe bėjnė tavaf rreth saj. Kur dalin prej saj, ata nuk
ktheheshin mė aty, deri nė ditėn e kijametit.”


Karakteristika e vendit ku po i trajtojmė kėto tema, padyshim qė do tė shfaqet nė cilėsitė dhe emrat e bukur tė Zotit.


Teksa qėndron nė Qabe dhe vendet pėrreth saj, padyshim qė tė shkon
mendja tek Ibrahimi a.s, kur erdhi me familjen e tij nė kėtė luginė,
asokohe tė shkretė. Tė shkon mendja teksa ai dhe djali i tij Ismaili
a.s, ndėrtonin kėtė Shtėpi madhėshtore. “Ibrahimi dhe Ismaili, duke i
ngritur themelet e shtėpisė (Qabes - luteshin): “Zoti ynė, pranoje prej
nesh, se me tė vėrtetė Ti je qė dėgjon dhe di!” (Bekare 127) Tė shkon
mendja teksa Zoti e urdhėroi Ibrahimin a.s:” Dhe thirr ndėr njerėz pėr
haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė dhe kalorės me deve tė rraskapitura qė
vijnė prej rrugėve tė largėta.” (Haxh 27) Tė shkon mendja tek pėrgjigja
e Ibrahimit a.s:” O Zot, po sa do tė arrijė zėri im?” Zoti i
pėrgjigjet:”O Ibrahim! Ti ke si detyrė t’i thėrrasėsh, kurse Ne do ua
komunikojmė tė gjithėve.” Nga kjo pėrgjigje, Ibrahimi a.s ngjitet mbi
kodrėn mė tė lartė dhe thėrret:”O ju njerėz! Zoti e ka bėrė obligim pėr
ju haxhin, prandaj kryejeni atė!” Qė nga ajo kohė, njerėzit vazhdojnė
tė vijnė me dėshirėn e tyre, pėr tė kryer haxhin. Tė gjithė pėrsėrisin
fjalėt:”Tė pėrgjigjemi o Zot tė pėrgjigjemi…” Ne e dėgjuam zėrin e
Ibrahimit o Zot dhe po i pėrgjigjemi thirrjes Tėnde.


Patjetėr tė shkon mendja, qė nė kėtė vend tė shenjtė kryente tavafin
dhe vetė profeti Muhamed a.s. Prej aty ai udhėtoi pėr nė Palestinė.
Ėshtė ky vend, ku profeti a.s e vendosi vetė me duart e tij, gurin e
zi, nė qoshen e Qabesė. Ėshtė ky vend, mbi tė cilin ndodhet Bejtul
Mamur dhe sipėr sė cilės ndodhet vetė Arshi i Zotit tė Madhėruar.


Karakteristika tjetėr ėshtė se kėto tema po trajtohen gjatė muajit tė
Ramazanit. Ky muaj ėshtė muaji ku cilėsitė e Zotit, si falja, mėshira,
mirėsia, shpėrblimi… shfaqen mė shumė se nė ēdo kohė tjetėr.


Nė ēdo temė ne do tė trajtojmė njė nga emrat e Zotit. Numri i emrave qė
do tė trajtojmė, janė tridhjetė. Tė gjithė emrat qė do tė trajtojmė,
janė emra qė janė pėrmendur nė Kuran. Nė secilėn temė do tė flasim
rreth njė emri, ndikimin e tij nė jetėn tonė, ndikimin e tij nė shoqėri
dhe si manifestohet nė jetėn tonė. Do tė pėrmendim si t’i pėrjetojmė
emra tė tillė si: Furnizuesi, Pranues i pendimit, I drejti, Krenari… Do
tė pėrmendim si t’i lidhim kėto emra me jetėn dhe aktualitetin tonė. Do
tė pėrpiqemi qė emrat dhe cilėsitė e Zotit, t’i bėjmė pjesė tė jetės
sonė. Kur tė flasim mbi emrin “I drejti” duhet qė drejtėsinė ta kemi
boshtin kryesor tė jetės tonė.


Tema e parė, do tė pėrqendrohet nė katėr pika kryesore:


v Ēfarė synojnė kėto tema dhe cili ėshtė qėllimi?


v Si na i tregon Zoti, emrat e Tij me qėllim qė ta njohim mė mirė?


v Pėrse janė quajtur kėto tema me titullin “Me emrin Tėnd jetojmė”?


v Vėrejtje tė pėrgjithshme, para se tė hyjmė nė thelbin e temave.


Cili ėshtė qėllimi me kėtė temė? Pse pikėrisht ėshtė zgjedhur qė tė
flitet mbi emrat e bukur tė Zotit? Qėllimin tonė me kėto tema, do e
pėrmbledhim nė dy fjalė:”Njohja e Zotit” Qėllimi ynė ėshtė qė tė njohim
mė mirė Zotin tonė. Nėse do e njohėsh Zotin, do e duash Atė. Ėshtė e
pamundur qė ta njohėsh Zotin dhe tė mos e duash. Nėse do e njohėsh, do
i bindesh. Nėse do e njohėsh, do tė kėrkosh kėnaqėsiė e Tij. Nėse do e
njohėsh, do tė ndjesh mall pėr xhenetin e Tij. Nėse do e njohėsh, do tė
tė rrjedhin lotė nga malli pėr ta takuar. Shumė njerėz kanė frikė nga
vdekja, kurse ti e dėshiron, pasi tė takon me Zotin. Nėse do e njihje,
do tė shkriheshe nga malli pėr tė. Nėse do e njihje, ėmbėsia qė tė fal
adhurimi dhe bindja e Tij, do tė tė dukej mė e ėmbėl se mjalti. Nėse do
e njihje, nuk do tė pranoje tė veproje asgjė qė e zemėron Atė.
Tridhjetė temat, i pėrmbledhim nė njė fjalė:”Njohja e Zotit” Nuk ka gjė
mė tė madhe dhe mė madhėshtore se kaq qė ta themi. Nuk do tė kėrkosh tė
fitosh xhenetin, veēse pasi ta njohėsh Zotin. Nuk do tė frikėsohesh nga
ndėshkimi i Tij, veēse pasi ta njohėsh. Nuk do tė kėrkosh tė arrish
kėnaqėsinė e Tij, veēse pasi ta njohėsh. Nuk do tė mund tė falesh,
agjėrosh, kryesh haxhin, lexosh Kuranin, japėsh lėmoshė… veēse pasi ta
kesh njohur. Nuk do tė largohesh dot nga harami qė ėshtė bėrė kaq i
lehtė, veēse pasi ta kesh njohur. Tė githa kėto i pėrmbledhim nė njė
fjali: “Nėse e njeh urdhėruesin, i pranon kollaj urdhėrat”. Ne i
thyejmė urdhėrat e Zotit, pasi nuk e kemi njohur Atė. Nėse do ishe i
ndėrgjegjshėm, urdhėrat e kujt ke thyer, do e kuptoje sa gabim tė rėndė
ke bėrė. Mos shiko vogėlsinė e gjynahut, por shiko urdhėrin e kujt ke
thyer. A e kupton urdhėrat e kujt thyen ēdo ditė o vėlla? A e kupton se
kė zemėron sa herė kryen vepra tė ulėta? “Nėse e njeh urdhėruesin, i
pranon kollaj urdhėrat” Sa mė shumė qė ta njohėsh Zotin, aq mė shumė i
dorėzohesh vullnetit tė Tij. Sa mė shumė ta njohėsh, aq mė kollaj do ta
pranosh caktimin e Tij. Sa mė shumė ta njohėsh, aq mė tė lehta tė bėhen
fatkeqėsitė me tė cilat pėrballesh. Nėse do e njohėsh, do tė tė pajisė
me dije dhe njohuri tė rralla. Nėse do e njohėsh, do e shohėsh qartė
dashurinė, mėshirėn, keqardhjen, butėsinė… e Tij. Pikėrisht pėr kėtė,
nė ēdo temė do tė trajtojmė njė nga emrat dhe cilėsitė e Tij. Kėshtu do
e njohim Zotin si Furnizues tė gjithēkaje, si Tė drejtin, Tė
gjithėpushetshmin, Tė gjithėditurin… E gjithė feja, pėrmblidhet nė tre
fjalė: Njohuri qė ēon nė bindje, e cila ēon nė lumturi. Nėse kėrkon ta
njohėsh Zotin, e njeh nėpėrmjet emrave tė Tij.


Thotė Zoti nė Kuran:”Ne nuk e shpallėm Kuranin qė tė vuash” (Taha 2)
Feja nuk ėshtė pėr t’i bėrė njerėzit tė vuajnė, por pėr t’u dhėnė
lumturinė e humbur. Ajetet qė vijnė pas ajetit tė sipėrpėrmendur,
flasin mbi cilėsitė e Zotit;


“Ta shpallėm vetėm si kėshillė pėr atė qė frikėsohet. (kjo ėshtė)
Shpallje nga Ai qė krijoi tokėn dhe qiejt e lartė. (Ai ėshtė)
Mėshiruesi qė qėndron mbi Arshin. E Tij ėshtė ēdo gjė qė ekziston nė
qiej dhe nė tokė, ēdo gjė qė gjendet mes tyre dhe gjithēka nėn dhe.
Nėse lutesh hapurazi, Ai e di tė fshehtėn, madje mė shumė se kaq. Ai
ėshtė Zoti, nuk ka zot pėrveēTij, Atij i takojnė emrat e bukur” (Taha
3-Cool


Pjesa tjetėr e sures, flet mbi Musanė i cili e njohu Zotin dhe pėr kėtė
jetoi i lumtur dhe mbi faraonin, i cili nuk e njohu Zotin dhe jetoi nė
vuajtje. Lumturia gjendet vetėm nė njohjen e Zotit.


E veēanta tek emrat e Zotit, ėshtė se sa herė qė pėrmenden, ato
shoqėrohen me epitetin “e bukura”. Tė tillė janė emrat e Zotit, tė
bukur, tė hijshėm dhe madhėshtorė. Kėshtu, qėllimi i kėtyre temave
ėshtė qė tė njohim Zotin tonė. Dhe nuk mund ta njohim siēduhet, veēse
duke njohur emrat dhe cilėsitė e Tij. Sa mė shumė ta njohėsh Zotin, do
ta duash mė shumė, do tė sakrifikosh mė shumė pėr Tė dhe do i
dorėzohesh vullnetit tė Tij mė shumė. Pėr ta sqaruar mė mirė, le tė
marrim shembullin e Abdullah ibn Hudhafes, njėrit nga shokėt e profetit
a.s. Para se tė pranojė islamin, ai nuk tregonte kujdes dhe pėrkushtim
pėr asgjė. Nuk pranonte tė sakrifikojė asgjė nga tė mirat qė kishte. Nė
njė nga betejat me romakėt, Abdullahu merret rob. Kur i treguan mbretit
romak, se mes robėrve ėshtė dhe njė nga shokėt e profetit Muhamed, ai e
thirri dhe i tha:”A do tė pranoje tė braktisėsh fenė, nė kėmbim tė njė
shume tė madhe pasurish?” Abdullahu iu pėrgjigj:”Pėr Zotin, po tė mė
japėsh gjithė pasuritė e tua, nuk pranoj ta lė fenė time as pėr njė
ēast tė vetėm.” Mbreti e pyeti pėrsėri:”A do e lije fenė, nėse tė
premtoj se tė jap gjysmėn e mbretėrisė time?” Abdullahu ia ktheu:”Pėr
Zotin asgjė nga tė mirat e kėsaj bote, nuk mi mbush sytė, nė llogari tė
fesė.” “Atėherė do tė urdhėroj tė tė vrasin” – i tha mbreti. “Bėj ē’tė
duash” – ia ktheu Abdullahu. Mbreti urdhėroi ushtarėt qė ta gjuajnė me
shigjeta, por pa e vrarė, me qėllim qė ta frikėsojnė. Shigjetat e
qėllonin nė duar dhe kėmbė, duke i shkaktuar dhembje. Kur e pyetėn
pėrsėri nėse ishte dakort ta braktiste fenė, u tha:”Jo pėr Zotin”
Mbreti urdhėroi qė tė mbushnin njė kazan me vaj dhe ta linin deri sa tė
valojė nė zjarr. Kur valoi, morėn dy nga shokėt e Abdullahit dhe i
hodhėn nė vaj. Pėr pak ēaste trupave tė tyre nuk u mbeti gjė
veēkockave. Pas tyre mbreti urdhėroi qė tė hidhnin Abdullahin, i cili
sa e afruan afėr kazanit, filloi tė qajė. Mbreti ua bėri me shenjė qė
ta linin dhe e pyeti: “Hė, do e pranosh fenė time?” “Kurrė!”- ia ktheu
Abdullahi. “Po pėrse qave atėherė?”- e pyeti mbreti. Abdullahu ia
kthen: “Pėr Zotin, nuk qava nga frika, por ngaqė nuk kam veēse njė
shpirt qė do tė dalė vetėm njė herė pėr hatėr tė Zotit. Zoti shehidit i
ka dhėnė shumė tė mira nė botėn tjetėr dhe tė vritesh si shehid ėshtė
shumė gjė e bukur. Do tė doja tė kisha shpirtra aq sa kam qime nė trup
dhe tė gjithė kėto shpirtra tė dilnin njė e nga njė pėr hatėr tė
Zotit”. Pasi kishte njohur Zotin, ai ishte gati tė sakrifikojė
gjithēka. Dėshironte qė tė kishte shpirtra aq sa kishte qime nė kokė
dhe tė gjithė t’i jepte pėr hatėr tė Zotit.


Hansa, ishte njė grua, qė para se tė pranojė fenė, i vdiq vėllai. Nga
kjo ndodhi, ajo u pikėllua shumė saqė mbushi gjithė Gadishullin Arabik
me vjersha pėr tė vėllanė. Pasi pranoi islamin dhe njohu Zotin, i
vdiqėn katėr fėmijė. Ishte po e njėjta grua, por kur i vdiqėn katėr
fėmijėt, tha:”E falenderoj Zotin qė mė nderoi duke mė vdekur fėmijėt
dėshmorė.” Pasi e njohu Zotin, ajo iu dorėzua vullnetit dhe caktimit tė
Tij.


Teksa flasim mbi emrat dhe cilėsitė e Zotit, nuk kemi si qėllim qė tė
flasim rreth tyre sipėrfaqėsisht. Ashtu siēpretendojnė shumė njerėz se
e njohin Zotin. Ne synojmė njė njohje tė thellė, qė depėrton nė ēdo
qelizė tė trupit tėnd. Ne synojmė qė njohja dhe madhėshtia e Zotit tė
gjendet nė ēdo pikė gjaku tėndin. Kurdo qė t’i bėjmė analizat gjakut,
tė gjejmė madhėshtinė pėr Furnizuesin e gjithėsisė. Ne synojmė qė
njohuritė pėr Zotin, t’i kemi si ajrin qė thithim. Nėse tė ndėrpritet
oksigjeni ti vdes, po kėshtu nėse nuk e njeh Zotin dhe emrat e Tij tė
bukur. Ne synojmė qė ēdo gjė qė tė del para, tė tė kujtojė njė nga
emrat dhe cilėsitė e Zotit.


Ne mund tė marrim njė gotė me ujė dhe ta pijmė. Uji qė pijmė, ėshtė
krijuar pėr dy qėllime, njėri qėllim i vogėl dhe tjetri i madh. Qėllimi
i vogėl ėshtė qė ti tė pish ujė dhe tė jetosh. Nėse e pin ujin dhe nuk
mendon mė tej pėr qėllimin mė tė madh, qėllimin e vogėl e ke arritur.
Ti e pive ujin pėr tė tė mbajtur gjallė dhe kėtė e arrite. Por nėse e
pin ujin dhe mendja tė shkon menjėherė tek Ai qė tė furnizoi me kėtė
ujė dhe thua: “I pa tė meta, ėshtė Ai qė ma dėrgoi kėtė ujė! I pa tė
meta ėshtė Ai qė rizkun tim e nxjerr nga retė mbi qiell! Ēdo pikė uji
qė mbajnė retė, ėshtė e shkruar ku do tė pėrfundojė. Njė pikė nga uji i
shiut qė ėshtė caktuar se do e pish ti, zbret nga lartėsitė e qiellit,
udhėton nėpėr lumenj, e tėrheqin pompat e ujit, mbushet nė shishe,
mbush gotė dhe nė fund e pin ti o vėlla dhe o motėr. Qė para se tė
zbresė nga retė, ajo pikė uji ishte caktuar qė do e pish ti, qė je nė
filan shtet dhe qytet. E kishte caktuar Zoti qė ti do tė udhėtosh nga
vendet e largėta, pėr tė pirė dhe ngrėnė rizkun tėnd nė filan vend.


Me kėto tema ne synojmė qė ta njohim sa mė shumė Zotin tonė. Me kėto
tridhjetė tema ne synojmė qė nė fund tė tyre, tė arrijmė atė gradė tė
pėlqyer:”Ta adhurosh Zotin njėsoj sikur e shikon, pasi edhe pse ti nuk
e shikon, Ai tė shikon.”


Unė e di qė ka shumė njerėz qė thonė se e njohin Zotin, madje tė
pėrmendin dhe kushtet e besimit njė pėr njė. Por ajo qė kemi si qėllim
me kėto tema, ėshtė qė njohja e Zotit tė depėrtojė thellė nė qėnien
tonė. Ėshtė qė ēdo lėvizje e dorės tė dėshmojė fuqishėm madhėshtinė e
Atij qė e krijoi. Ta ndjesh me gjithė qėnien tėnde qė Zoti kontrollon
ēdo gjė, tė mendosh nė ēdo ēast mbi madhėshtinė e Tij, t’i pėrjetosh
emrat e Zotit kudo qė tė ndodhesh.


Ne tė gjithė e dimė hadithin, kur profetit a.s i erdhi Xhibrili a.s nė
formėn e njė burri. Me t’u ulur pranė profetit a.s, Xhibrili a.s e
pyeti:”O Muhamed, mė trego ē’ėshtė besimi” Profeti a.s ia ktheu:”Besimi
ėshtė qė tė besosh Zotin, melekėt e Tij, librat e Tij, tė dėrguarit e
Tij, Ditėn e Kijametit dhe caktimin, i mirė qoftė apo i keq.” Xhibrili
a.s i tha:”Tė vėrtetėn ke thėnė!” Pastaj e pyeti:”Mė trego se ē’ėshtė
islami” Profeti a.s iu pėrgjigj:”Tė dėshmosh se nuk ka zot tjetėr
pėrveēnjė Zoti dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i dėrguari i Tij, tė
falėsh namazin, tė japėsh zekatin, tė agjėrosh Ramazanin dhe tė kryesh
Haxhin nėse ke mundėsi” Xhibrili a.s i tha:”Tė vėrtetėn ke thėnė! Tani
mė trego se ē’ėshtė mirėsia (ihsani)!” Profeti a.s ia ktheu:”Ta
adhurosh Zotin njėsoj sikur e shikon, pasi edhe pse ti nuk e shikon, Ai
tė shikon.”


Xhibrili a.s i pėrmendi mirėsinė sė bashku me besimin dhe islamin, pasi
besimi dhe feja janė tė mangėta pa ndjenjėn dhe emocionet qė tė jep
njohja e vėrtetė e Zotit. Janė tė mangėta nėse nuk e adhuron Zotin
njėlloj sikur e shikon.


Shembulli i dytė ėshtė njė i ri 18 vjeēar, qė quhet Harithe. E pyet njė
ditė profeti (a.s) Harithen: “Si u gdhive o Harithe? Nėse dikush na
pyet tė njėjtėn pyetje, ne menjėherė i pėrgjigjemi “mirė” ose i
tregojmė mbi pagjumėsinė qė na shoqėroi mbrėmjen e djeshme… Kurse
pėrgjigja e Harithes ishte e habitshme: “Jam gdhirė besimtar i vėrtetė
o i dėrguar i Allahut”.


Profeti (a.s) e pyet pėrsėri: “O Harithe, mendoje atė qė thua, pasi ēdo
fjalė e ka njė tė vėrtetė, po besimin tėnd me ēfarė e vėrteton?” “O i
dėrguar i Allahut – i pėrgjigjet- mė duket sikur e shoh Arshin e
Allahut me sy dhe sikur shoh banorėt e xhenetit duke u kėnaqur nė
xhenet dhe banorėt e zjarrit duke vuajtur brenda tij. Prej kėsaj hoqa
dorė nga tė mirat e kėsaj bote dhe po e kaloj natėn me namaz dhe ditėn
me agjėrim.”


“Meqė e ditke, atėherė mos iu ndaj o Harithe”– ia ktheu profeti (a.s).


Profeti a.s thotė nė njė hadith:”Zoti ka 99 emra, kush i numėron
(Ahsaha) ka hyrė nė xhenet.” Vetė fjala “Ahsaha” nėnkupton diēka mė tė
madhe se thjesht t’i mėsosh dhe t’i pėrsėrisėsh. Ajo nėnkupton qė rreth
kėtyre emrave tė kesh njohuritė e duhura. “Ahsaha” nėnkupton diēka qė
ka tė bėjė me statistika, pra tė nxjerrėsh tė dhėna tė reja rreth
emrave tė Zotit. Nėnkupton qė kėto emra duhet tė mbushin zemrėn tėnde,
t’i pėrjetosh dhe t’i ndjesh. Kėshtu kuptimi i hadithit ėshtė:”Kush i
njeh kėto emra, i ndjen me gjithė zemėr, i bindet Zotit dhe i dorėzohet
plotėsisht, hyn nė xhenet.”


Nėse do e njohėsh Zotin nė njė formė tė tillė, zemra jote do tė dėshmojė madhėshtinė dhe pushtetin e
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Esmaul Husmna Empty Re: Esmaul Husmna

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 12:46 am

Zotit kudo qoftė. Ajo do tė dėshmojė qė gjithėsia lėviz vetėm nė saj tė
vullnetit dhe pėrkujdesjes sė Zotit. Ai kontrollon gjithēka, dėgjon
gjithēka dhe gjithēka ėshtė pronė e Tij. Nėse ndėrgjegjėsohesh qė Zoti
ėshtė vėzhguesi i gjithēkaje, ndėrgjegja jote do tė ishte mė e mirė se
njėmijė kamera dhe policė qė kontrollojnė ēdo lėvizje tėnden. Nėse e
njeh qė Zotit i takon krenaria absolute dhe se Ai ia jep krenarinė dhe
ia heq kujt tė dojė, kurrė nuk do e pranosh nėnshtrimin dhe pėrbuzjen
nga njerėzit. Nėse e njeh qė Ai ėshtė e drejta dhe e vėrteta absolute,
do tė jetosh pėr kėtė tė drejtė dhe tė vdesėsh pėr tė. Nėse e njeh si
pranues tė lutjeve, ēdo lutje dhe problem do e qaje me Tė fillimisht
dhe do tė ishe i sigurtė nė pranimin e saj.


Tregon Abdullah ibnu Umer:"E pashė tė dėrguarin e Zotit njė ditė mbi
podium (minber) duke thėnė me zė tė lartė:"Ata nuk e vlerėsuan Zotin
ashtu siēe meriton. E gjithė toka do tė jetė nė dorėn e Tij ditėn e
kijametit. Qiejt do tė mbėshtillen me tė djathtėn e Tij. I pa tė meta
dhe i lartėsuar ėshtė Ai, pėr gjithēka qė i shoqėrojnė." (Zumer 67)


Ai e ngriti zėrin dhe duke bėrė me shenjė me gisht, tha:"Zoti i
Madhėruar e lavdėron veten e Tij dhe thotė:"Unė jam poseduesi, Unė jam
i plotfuqishmi…Unė jam rregullatori, Unė jam i pari, Unė jam i fundit…
Vazhdoi profeti a.s t'i pėrsėrisė cilėsitė dhe emrat e Zotit, saqė
pashė qė minberi filloi tė dridhet sė bashku me tė dėrguarin e Zotit."
(Buhariu 7414) Megjithėse prej dėrrase, edhe minberi e ndjente
madhėshtinė e Zotit.






v Si na i tregon Zoti, emrat e Tij? Cilat janė mjetet dhe mėnyrat qė ta njohim mė mire? Zoti na e


prezanton Veten, nė dy mėnyra dhe me dy mjete; Njė libėr qė lexohet dhe
njė tjetėr qė shikohet. Nėse kėrkon tė njohėsh Zotin, e njeh nėpėrmjet
Librit tė Tij qė e shpalli, Kuranin. Nėse nuk e lexon Kuranin, ngaqė
nuk kupton arabisht, ke Librin tjetėr tė cilin mundesh ta lexosh,
gjithėsinė. Ashtu siēka Kurani faqet ku tregohet madhėshtia e
Krijuesit, edhe gjithėsia ka faqet e saj tė panumurta, tė cilat
dėshmojnė mbi krijimin,


Le tė flasim fillimisht mbi Librin qė e lexojmė, Kuranin. Teksa lexojmė
Kuranin, shohim qė ai pėrqendrohet nė prezantimin dhe njohjen sa mė tė
thellė tė Zotit dhe emrave tė Tij tė bukur. Ajeti i parė qė iu shpall
profetit a.s nga Kurani ishte:”Lexo nė emrin e Zotit tėnd qė krijoi!”
(Alek 1)Kurse ēdo sure, fillon me fjalėt:”Me emrin e Zotit,
Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit”. Sureja mė me vlerė nė Kuran, ėshtė
sureja Fatiha. Ajo pėrmban nė ēdo ajet tė saj, emra tė Zotit dhe duhet
lexuar nė ēdo namaz qė falim. Ajeti mė me vlerė nė Kuran, ėshtė Ajeti
Kursij. Nė njė ajet tė vetėm, pėrmenden gjashtė cilėsi tė Zotit. Ne tė
gjithė e lexojmė ajetin Kursi, me tė mbyllim namazin tonė, shumė tė
tjerė e kanė mėsuar, edhe pse nuk falen. Vallė, teksa pėrfundon leximin
e kėtij ajeti, a tė ka vajtur mendja ndonjėherė tek dy fjalėt
pėrfunduese? (Ai ėshtė I larti madhėshtor)


Nėse ēdo sure tė Kuranit e lexojmė me emrin e Zotit (Bismilahi Rrahmani Rrahim) pėrse tė mos e themi nė ēdo punė qė fillojmė?


Sureja qė konsiderohet sa njė e treta e Kuranit, ėshtė sureja Ihlas.
Ajo pėrbėhet nga katėr ajete tė shkurtėra. “Thuaj Zoti ėshtė i vetėm.
Atij ēdokush i drejtohet pėr ndihmė. Nuk ka lindur kėnd dhe nuk ėshtė
lindur prej kujt. Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me tė.” (Ihlas 1-4)


Kujt tjetėr do i drejtohesh pėr ndihmė nė raste fatkeqėsie pėrveēZotit
qė ėshtė i vetėm? Ajo qė e bėn kėtė sure tė konsiderohet sa njė e treta
e Kuranit ėshtė se duke lexuar dhe mėsuar kėtė sure, ti mėson se nuk ka
zot tjetėr veēAllahut, mėson se Ai ėshtė i vetmi Zot, mėson se Atij i
drejtohet gjithkush pėr ndihmė, nga kjo mėson se vetėm Atij i duhet
drejtuar pėr ndihmė, vetėm prej Atij duhet pasur frikė, Ai ėshtė
Furnizuesi, Kontrolluesi…


Po tė vėrejmė teksa lexojmė Kuran, do tė shohim qė shumica e ajeteve
pėrfundojnė me emrat e bukur tė Zotit. Ne e lexojmė Kuranin dhe kėto
emra i kalojmė njėri pas tjetrit pa u thelluar nė kuptimin dhe
domethėnien e tyre. Nga veēoria dhe mrekullia e Kuranit ėshtė se flet
me hollėsi mbi disa gjėra, komenton disa ajete dhe nė fund i pėrmbledh
ato me emrat e bukur tė Zotit. Le tė marrim njė shembull rreth kėsaj:


“Pėrkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, mė trego se si i ngjall tė
vdekurit! Ai (Zoti) tha: “A nuk e beson? Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por
desha qė tė mė qetėsohet zemra! Ai (Zoti) tha: “Merri katėr shpendė
pranė vetes (theri e copėtoi), pastaj vendos nė ēdo kodėr, pjesė tė
tyre! Mė pas thirri dhe ata do tė vijnė shpejt. Dije se Zoti ėshtė i
Gjithėfuqishmi, i urti” (Bekare 260)


I gjithė ajeti, pėrmblidhet nė dy fjalėt e fundit “I gjithėfuqishmi, i
urti” Nėse kėrkon tė mėsosh emrat dhe cilėsitė e Zotit, lexo sa mė
shumė Kuran.


“Dielli rend drejt kufirit tė tij. Ai ėshtė caktim i gjithėfuqishmit, tė diturit.” (Jasin 38)


Kur Zoti flet mbi madhėshtinė e gjithėsisė, kėto ajete i pėrfundon me
fjalėt:”Kjo me qėllim qė ta dini se Zoti ėshtė i aftė pėr gjithēka”
Zoti flet mbi rregullin dhe ekuilibrin mes yjeve, galaktikave…dhe kėto
fakte i pėrfundon me fjalėt:”Zoti ėshtė i gjithėpushtetshmi i urtė” Me
kėtė, sikur Zoti na thotė: Mos u pėrqendroni tek kėto fenomene, por tek
Ai qė i krijoi dhe i solli nga asgjėja.


Nėse kėrkon tė lexosh Kuranin, bėje me nijetin qė tė kėrkosh dhe tė
kuptosh emrat dhe cilėsitė e bukura tė Zotit. Vetė Zoti nė Kuran, na
kėrkon qė ta lusim me emrat e Tij tė bukur:”Zoti ka emrat e bukur,
prandaj


luteni me to (emrat)” (Araf 180) Nėse kėrkon qė tė tė pranohen lutjet,
teksa lutesh pėrmend emrat e bukur tė Zotit. Me kėtė tė kėshillon vetė
Zoti nė Kuran. Profeti a.s e kishte bėrė traditė qė kur tė lutej,
pėrmendte emrat dhe cilėsitė e Zotit, tė cilat kishin tė bėnin me
lutjen. Nėse ke probleme ekonomike o vėlla dhe o motėr, nėse borxhet po
tė mbysin, lute Zotin duke i thėnė:”O Furnizues i gjithēkaje!” Nėse e
shikon qė umeti pėrjeton gjendje dobėsie, gjaku i muslimanėve ėshtė
bėrė shumė i lirė… lute Zotin me cilėsitė “I Plotfuqishėm..”


Nėse kėrkon qė Zoti tė tė mbrojė nga gjynahet dhe nga ēdo gjė e keqe, lute:”O mbrojtės..”


Lexoje Kuranin kėtė vit me qėllimin qė tu kushtosh vėmendje emrave dhe
cilėsive tė Zotit. Nėse nuk din tė lexosh Kuranin nė arabisht, edhe kjo
e ka njė zgjidhje, tė lexosh Librin e gjithėsisė qė ka krijuar Zoti.
Shiko gjithēka pėrreth dhe medito. Nėse do tė shikosh gjithėsinė, ajo
tė udhėzon drejt njohjes sė Zotit. ēdo gjė e gjallė, dėshmon Krijuesin
e saj. E gjithė gjithėsia, brohoret me emrin e Atij qė e krijoi. E
gjithė gjithėsia, nė kor madhėron Krijuesin e saj. Gjithėsia nuk ėshtė
shurdhmemece, je ti ai qė nuk dėshiron tė dėgjosh dhe tė shikosh. Je ti
ai tė cilin shejtani ia bllokon veshėt tė dėgjojė gjithėsinė se si
thėrret “Zoti im”. E gjithė gjithėsia brohoret me tė madhe “Nuk ka zot
tjetėr veēAllahut” Gjithēka qė na rrethon, dielli, hėna, yjet, qielli,
malet… brohorasin fuqishėm “O Madhėshtor, o i Plotfuqishėm, o i Urtė, o
i Gjithėditur… Nė anėn tjetėr dėgjon thirrjet e trėndafilit, bletės dhe
zogut:”O Mėshirues, o Miqėsor, o i Dashur…” Ngjyrat thėrrasin dhe
brohorasin:”O Shpikės i gjithēkaje” Duart e gjynahqarėve drejtohen
drejt Falėsit dhe Mėshiruesit suprem. I vdekuri thėrret ēdo ditė
Jetėdhėnėsin qė nuk vdes kurrė. I mbyturi nė det, thėrret me sa fuqi qė
ka Shpėtimtarin ta ndihmojė…


A ėshtė e mundur pėr ty o vėlla qė po i lexon kėto rrjeshta, qė ta
shohėsh gjithėsinė me njė sy tjetėr? A ėshtė e mundur qė ta shohėsh
gjithėsinė sikur po e shikon pėr herė tė parė? Shikoje diellin teksa
lėviz dhe pėrpiqu ta ndjesh madhėshtinė e Atij qė e krijoi. Shikoji
lulet me ngjyrat e shumta dhe pėrpiqu ta ndjesh dijen dhe gjeninė e
Zotit.

Imagjino dikė qė nuk e ka parė mė parė, mrekullinė e natės dhe tė
ditės. Imagjinoni njė njeri qė e kanė mbajtur nėntokė qė ditėn qė
lindi. Pas disa dhjetėra vitesh e nxjerrin dhe shikon natėn qė i zė
vendin ditės dhe anasjelltas. Tė jesh i sigurtė qė do binte nė sexhde,
kur t’i shihte kėto dy mrekulli. Kur tė shihte lindjen e diellit pėr
herė tė parė, do e dėgjoje tė thėrrasė gjithė habi “Kush po e bėn diēka
tė tillė?” dhe pavetėdije do tė thėrriste “Nuk ka zot tjetėr veēnjė
Zoti”


Provoje ta shohėsh gjithėsinė si pėr herė tė parė o vėlla dhe o motėr
dhe do tė shohėsh qė ēdo gjė qė na rrethon, dėshmon mbi Krijuesin e
saj. ēdo gjė qė na rrethon, na kėrkon qė ta njohim Zotin. Dielli qė
lind ēdo ditė, sikur na thotė ta njohim Zotin. Shiu qė bie nga qielli,
na thotė: Njiheni furnizuesin!” Njerėzit e vdekur, na thonė: Njiheni tė
gjallin qė nuk vdes kurrė. Gjithėsia ėshtė e mbushur dhe e karikuar me
mijėra mesazhe tė ndryshme, tė cilat na ftojnė tė njohim Zotin tonė.


Ne kemi xhamitė e vogla, nė tė cilat kryejmė faljet dhe largohemi. Por
ka dhe njė xhami tė madhe, e cila na rrethon nga ēdo anė. Kjo xhami e
ka emrin “gjithėsi”. Nė kėtė xhami, shohim diellin qė adhuron, madhėron
dhe i bindet vullnetit tė Zotit. Shohim bimėt, qė i janė dorėzuar
plotėsisht vullnetit dhe caktimit tė Zotit. Shohim ēdo gjė duke
Madhėruar Zotin. “Nuk ka gjė veēse e madhėron dhe falenderon Atė, por
ju nuk e kuptoni madhėrimin e tyre” (Isra 44)


Vetė Kurani e pėrmend faktin qė gjithėsia ėshtė njė xhami e madhe:”A
nuk e ke parė sesi Zotit i kanė rėnė nė sexhde gjithēka nė qiej dhe
tokė, dielli, hėna, yjet, malet, pemėt, kafshėt dhe shumė prej
njerėzve?!” (Haxh 18) Pėrse nuk shikon o vėlla? Pėrse nuk dėgjon?
Gjithēka po tė thėrret tė njohėsh Zotin!


“Zotin e madhėroi gjithēka qė ėshtė nė qiej dhe nė tokė” (Hadid 1)


Qė sot e tutje le ta lexojmė Kuranin nė mėnyrė tjetėr. Qė sot e tutje, le ta shohim gjithėsinė me sy tjetėr.


Gjithēka nė gjithėsi lėviz me emrat dhe cilėsitė madhėshtore tė Zotit
tonė. Nėse kėrkon tė ndjesh madhėshtinė e Zotit, thuaj dhe ndjeje me
zemėr:”Me emrin tėnd o Zot i plotfuqishėm jetoj” Nėse kėrkon tė jesh
krenar, thuaj:”Me krenarinė Tėnde o Zot jetoj” Nėse kėrkon tė ndjesh
dhembshurinė dhe butėsinė, thuaj:”Me emrin Tėnd o I dhembshur jetoj”
Nėse kėrkon tė drejtėn dhe tė vėrtetėn dhe tė jetosh pėr ta, thuaj:”Me
emrin Tėnd o I vėrtetė jetoj” Nėse i frikėsohesh rizkut, thuaj:”Me
emrin Tėnd o Furnizues jetoj”


Nėse je i shqetėsuar mbi personin me tė cilin do tė martohesh, thuaj:”Me emrin Tėnd o Garantues jetoj”


Sureja ku pėrmenden shumė emra dhe cilėsi tė Zotit ėshtė sureja Hashr.
Kjo pasi kjo sure flet mbi njė betejė tė zhvilluar mes muslimanėve dhe
ēifutėve, betejė qė u fitua nga muslimanėt.


“Ai ėshtė Allahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveēTij, sundues i
pėrgjithshėm, i pastėr (prej tė metave), shpėtimtari, siguruesi,
mbikėqyrėsi, i plotfuqishėm, mbizotėrues, i madhėrishėm. I lartėsuar
ėshtė All-llahu nga ajo qė i shoqėrojnė! Ai ėshtė Allahu, Krijuesi,
Shpikėsi, Formėsuesi. Tė tij janė emrat mė tė bukur. Atė e madhėron
gjithēka ka nė qiej e nė tokė dhe Ai ėshtė ngadhėnjyesi, i urti!”
(Hashr 23-24)


Kjo, pasi emrat e bukur tė Zotit janė emra praktikė pėr pėrmirėsimin e
jetės dhe triumfin e umetit musliman. Emrat e bukur tė Zotit nuk janė
larg realitetit tonė.






Vėrejtje tė pėrgjithshme rreth temave.


v Kurrė mos mendoni se duke folur mbi njė nga emrat e Zotit, do tė mund tė themi gjithēka qė ka tė


bėjė me tė. Diēka e tillė ėshtė e pamundur:”ata nuk mund tė dinė veēse
ato gjėra qė u ka mėsuar Ai” (Bekare 255) Nėse do tė mblidheshin tė
gjithė dijetarėt muslimanė, tė gjithė predikuesit, tė gjithė
mendimtarėt dhe shkrimtarėt, me qėllim qė tė shkruanin rreth njėrit nga
emrat e bukur tė Zotit, do tė shkruanin aq sa mund tė marrė ujė
gjilpėra kur futet nė det. Zotin nuk mund tė njohė plotėsisht vetėm
Zoti.


Nė kėto tema ne do tė pėrpiqemi tė themi ato gjėra qė dimė dhe qė
ndjejmė. Me aq sa dimė dhe ndjejmė, ne ndihemi mirė dhe tė gėzuar teksa
flasim rreth Zotit dhe emrave tė tij. Njė nga kėnaqėsitė nė xhenet,
mund tė jetė qė Zoti tė na e bėjė tė mundur qė tė flasim dhe tė
kuptojmė shumė veēori tė emrave tė Tij, tė cilat nė kėtė botė nuk i
dinim. Vetėm nė atė kohė, do tė mund t’i kuptosh siēduhet shumė ngjarje
qė kanė ndodhur nė kėtė botė. Kur tė ndodhnin fatkeqėsi njėra pas
tjetrės, ti zemėroheshe dhe nuk e kuptoje pėrse po tė ndodhnin, por nė
atė kohė kutpon sekretin e gjithēkaje.


v Thjesht duke lexuar kėto tema, nuk do tė mund tė arrish nė njohjen e Zotit dhe gradėn e mirėsisė.


Vetėm kaq nuk mund tė mjaftojė. Kėto qė thamė dhe do tė themi, janė njė
ēelės qė tė ndihmon tė hapėsh portėn e njohjes sė Zotit. Ato qė do tė
themi janė thjesht pėr tė tė nxitur tė mendosh rreth ēdo emri dhe
cilėsie tė Zotit. Ti mund tė pėrfitosh dhe ta ndjesh madhshtinė e
kėtyre emrave, vetėm kur t’i bėsh pjesė tė jetės tėnde dhe tė jetosh me
to. Pas ēdo teme qė tė lexosh, ulu, merr njė letėr dhe shkruaj
pėrshtypjet dhe mendimet e tua rreth atij emri. Shkruaj se sa afėr ose
sa larg ke jetuar ti me atė emėr. Mė e dobishmja do tė ishte qė ēdo
emėr, ta lexosh me familjen. Nė fund tė temės, uluni dhe diskutoni
rreth tij. Pėrmendni me njėri-tjetrin reflektimet e secilit emėr nė
jetėn tuaj.


v Vėrejtja e tretė ėshtė se i falenderoj tė gjithė ata qė mė ndihmuan nė pergatitjen e kėtyre temave.


Padyshim qė edhe ata kanė pjesė nga ajeti:”dhe kush ka fjalė mė tė
drejtė se ai qė fton nė rrugėn e Zotit dhe vepron punė tė mira”
(Fussilet 33)


Me kėtė rast, kėrkoj nga tė gjithė ata qė i lexojnė kėto tema, nėse
kanė njė vėrejtje apo kritikė, tė mos e mbajė pėr vete por tė na e
thotė. Thotė profeti a.s:”Feja ėshtė kėshillė…” Qėllimi ynė ėshtė qė tė
njohim sa mė mirė Zotin tonė dhe nuk pretendojmė tė jemi tė
pagabueshėm. Teksa pergatis kėto tema, mua personalisht me vjen zor dhe
turp qė tė flas rreth Zotit. Ne njerėzit e krijuar nga balta, flasim
dhe prezantojmė Krijuesin madhėshtor. Vetė profeti a.s thoshte nė
lutje:”Unė nuk mund tė tė lavdėroj siēduhet. Ti je ashtu siēe
pėrshkruan veten!”
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi