Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A do tė flasin arabisht banorėt e xhennetit?

Shko poshtė

A do tė flasin arabisht banorėt e xhennetit? Empty A do tė flasin arabisht banorėt e xhennetit?

Mesazh nga shehidi Sat Oct 20, 2007 7:25 pm

A do tė flasin arabisht banorėt e xhennetit?



Duhet pohuar qė as nė Kur’an e as nė hadithet autentike nuk pėrmendet gjuha me tė cilėn do tė komunikojnė banorėt e Xhennetit. Ajo qė pėrmendet janė disa transmetime (athar) ndėr tė cilat ėshtė edhe ky qė e transmeton Et-Taberani (nė El-Evsat), El-Hakimi, El-Bejheki (nė Shu’abu-l-iman) dhe tė tjerė qė Ibn Abbasi, r.a., ka thėnė: “I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: Doni arabėt pėr tri arsye: pėr arsye se unė jam arab, pėr arsye se Kur’ani ėshtė shpallur nė gjuhėn arabe dhe pėr atė qė gjuha arabe ėshtė gjuhė e banorėve tė xhennetit.”

Ibn Xhevziu pėr kėtė hadith thotė qė ėshtė apokrif. Edh-Dhehebiu thotė: “Jam i mendimit qė ky hadith ėshtė i shpikur (mawdu).” Gjithashtu, El-Albani nė veprėn e tij (Es-Silsileh ed-da‘ifeh) thekson qė hadithi ėshtė i shpikur. Nga kėto shembuj tregohet qartė qė nuk ekziston argument autentik (sahih) pėr atė se me ēfarė gjuhe do tė flitet nė Xhennet. Pėr atė shkak rekomandohet pėrmbajtja nga polemika, e qė nė vend tė kėtyre ēėshtjeve tė orientohemi nė gjėrat tė cilat do tė na sjellin mirėsi nė kėtė botė. Shejh-l-islami Ibn Tejmijje, rahimehullah, ėshtė pyetur: “Nė cilėn gjuhė Allahu xh. sh., do t’ju flas njerėzve nė Ditėn e Gjykimit? A do t’ju flas me gjuhėn e arabėve? A ėshtė e vėrtetė qė gjuha e banorėve tė Xhehennemit do tė jetė persishtja, ndėrsa gjuha e banorėve tė Xhennetit gjuha arabe?” Ibn Tejmijje ėshtė pėrgjigjur: “I lavdėruar qoftė Allahu, xh.sh., Zoti i gjithė botėve. Nuk ėshtė e njohur se me cilėn gjuhė do tė komunikojnė njerėzit nė Ditėn e Gjykimit, ose mė cilėn gjuhė do t’i dėgjojnė (kuptojnė) fjalėt e Allahut, i Lartėsuar qoftė Ai. Pėr tė nuk ka lajmėruar Allahu, xh.sh., as i Dėrguari i Tij, s.a.v.s. Nuk ėshtė e vėrtetė qė gjuha e banorėve tė Xhehenemit do tė jetė persishtja, as qė arabishtja do tė jetė gjuhė e xhennetlinjve. Nga fjalimet e as’habėve nuk na ėshtė e njohur (Allahu qoftė i kėnaqur me to) diē qė do tė orientonte nė tė, sepse me dėshirė u janė pėrmbajtur fjalimeve mbi ato ēėshtje duke menduar se ēėshtjet e tilla dhe tė ngjashme dhe diskutimet janė tė panevojshme. Nė lidhje me kėtė ēėshtje ndėrmjet dijetarėve tė vonshėm kanė ekzistuar mospajtime. Disa prej tyre kanė pėrfaqėsuar mendimin ashtu qė gjuha e xhennetlinjve do tė jetė arabishtja, gjersa gjuha e xhehennemlinjve do tė jetė persishtja. Ndėrkaq, tė tjerėt, theksojnė qė gjuha me tė cilėn njerėzit do tė komunikojnė nė botėn tjetėr do tė jetė gjuha para-arabe (praarapski jezik), d.m.th., paragjuha e gjithė gjuhėve tjera me tė cilėn ka folur Ademi, a.s. Pėr mendimet e theksuara nuk ka bazė as argument, qoftė kjo nė bazė tė menēurisė apo tė ndonjė teksti dhe lajmėrimi. Allahu e din mė sė miri dhe Ai ėshtė mė i Dituri. (Mexhmu’-l-fetava, 4/299)
shehidi
shehidi
::.. Fillestar/e i R.I ..::
::.. Fillestar/e i R.I ..::

Male Numri i postimeve : 18
Age : 38
Registration date : 09/08/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi