Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muaji i agjėrimit, mirėsitė dhe dispozitat e tij

Shko poshtė

Muaji i agjėrimit, mirėsitė dhe dispozitat e tij Empty Muaji i agjėrimit, mirėsitė dhe dispozitat e tij

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Fri Aug 31, 2007 4:49 pm

Selam Alejkum

Ju pershendes te gjith qe gjenden ne forum dhe ju deshrioj agjerim te leht



Muaji i agjėrimit, mirėsitė dhe dispozitat e tij.





Allahu e ka ngritur vlerėn e kėtij mysafiri nė Kur’an pėrmes gjuhės sė
Muhammedit alejhis-selam dhe i ka bėrė gjithė tė mirat nė tė, si nė
fillim, nė mes dhe nė fund. Thotė Allahu i madhėruar nė Kur’an: “(Ato
ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramazanit, qė nė tė (filloi tė)
shpallet Kur’ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės
sė drejtė, dhe Dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush prej jush
e pėrjeton kėtė muaj, le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė
udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nga ditėt e mėvonshme. Allahu me kėtė
dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim. (Agjėroni mė vonė
ditėt e lėshuara) Qė tė plotėsoni numrin, tė madhėroni Allahun pėr atė
se ju udhėzoi dhe qė ta falenderoni.” (Suretu Bekare, 185)

Ndėrsa Muhammedi alejhis-selam thotė: “Allahu largon nga zjarri, edhe atė pėr ēdo natė”...

S’ka dyshim se tani i njohe se kush ėshtė ky mysafir!

Ai ėshtė muaji i Agjėrimit (muaji i mirėsisė)...

Tė shohim cilat janė veēoritė e tij dhe mirėsitė e tij, nė mėnyrė qė ta
mirėpresim, ta pėrfitojmė atė qė Allahu dhuron nė kėtė muaj nga tė
mirat e Tij dhe nga mėshira e Tij.

Ėshtė muaj nė tė cilin Allahu i lartėsuar e zbriti Kur’anin. Edhe sikur
tė mos kishte mirėsi tė tjera pos kėsaj, do tė mjaftonte, por nuk duhet
harruar qė nė tė ka edhe mirėsi tė tjera tė shumta, si: falja e
mėkateve, ngritja nė shkallė tė larta pėr besimtarėt (nė Xhennet),
shumėfishimi i tė mirave, etj. Ėshtė muaj nė tė cilin hapen dyert e
Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit, lidhen shejtanėt, zbresin dy
engjėj dhe thėrrasin. I pari prej tyre thotė: “O ti qė e don tė mirė,
pranoji tė mirat!” I dyti thotė: “O ti qė e don tė mirė, tė kėqijave
largoju!” Nė tė ėshtė nata, tė cilėn kush e humbė, ka humbur shumė tė
mira, natė nė tė cilėn Allahu shkruan (cakton) ēdo send. Kjo ėshtė nata
e Kadrit, vlera e sė cilės ėshtė sa 1000 muaj. Me tė vėrtet duhet tė
pėrqėndrohemi nė udhėzimet e Pejgamberit alejhis-selam nė ēdo adhurim,
qė ėshtė ēėshtje qė meriton respektin mė tė madh, e posaēėrisht nė
udhėzimet apo nė veprimet qė ka bėrė ai nė kėtė muaj (muajin e
agjėrimit), pėr arsye se vepra e njeriut nuk ngritet (nuk pranohet) te
Allahu pa u plotėsuar dy kushte themelore: 1. Sinqeriteti nė Allahun,
dhe 2. Pasimi i Muhammedit alejhis-selam. Pra, sinqeriteti nė Allahun
dhe pasimi i Sunnetit tė Pejgamberit alejhis-selam janė shtyllat
kryesore pėr pranim tė njė vepre, e qė janė si tė krahasohet me
fluturimin e zogut: A ka mundėsi qė ai tė fluturojė pa njėrin krah?!!!

Nė rreshtat e mėposhtėm, i nderuara musliman dhe muslimane, po ta
paraqes gjendjen e Pejgamberit alejhis-selam nė muajin e agjėrimit nė
pika tė shkurtėra, nė mėnyrė qė tė jemi sa mė tė qartė nė udhėzimin e
Muhammedit alejhis-selam. E kush nuk ėshtė nė udhėzimin e tij nė kėtė
botė, nuk do tė ejtė me tė nė botėn tjetėr. Pra, shpėtimi ėshtė nė
udhėzimin e Pejgamberit alejhis-selam haptazi dhe fshehurazi, dhe kjo
nuk arrihet ndryshe, veēse me dituri tė shėndoshė dhe tė dobishme, dhe
dituri tjetėr tė dobishme nuk ka pos me punė tė mira, sepse fryt i
diturisė sė dobishme ėshtė vepra e mirė.

Pra, rob i Allahut, paso gjendjen e Muhammedit alejhis-selam dhe
udhėzimin e tij gjatė muajit tė agjėrimit, qė tė formohesh nė tė, tė
arrish dashurinė ndaj tij dhe tė ringjallesh me tė.

Ų Muhammedi alejhis-selam ka agjėruar vetėm atėherė kur e ka parė hėnėn
me pamje tė qartė, me lajmėrimin e ndonjė njeriu tė drejt apo me
plotėsimin e 30 ditėve tė muajit Shaban;

Ų Tė parit e hėnės nga njė dėshmitar i vetėm ka mjaftuar pėr Muhammedin
alejhis-selam, e qė kjo na e bėn shumė tė qartė faktin qė duhet ta
pranojmė lajmin, qoftė edhe nga njė person i vetėm. Ėshtė transmetuar
se populli ka agjėruar edhe kur njė fshatar ka ardhur tė Pejgamberi,
paqja qoftė mbi tė, dhe i ka treguar se e ka parė hėnėn e plotė, e me
kėtė rast Muhammedi, paqja qoftė mbi tė, e urdhėroi Bilalin ta thėrrasė
ezanin pėr agjėrim;

Ų Muhammedi alejhis-selam e ka ndaluar popullin qė ta presė fillimin e
muajit tė Ramaznit njė apo dy ditė pėrpara, nėse kjo ėshtė nuk ėshtė e
sigurt (nėse ėshtė i dyshimtė fillimi apo mosfillimi i muajit Ramazan);

Ų Ka vendosur pėr agjėrim netėt para agimit dhe e ka urdhėruar popullin pėr kėtė;[1]

Ų Nuk ėshtė ndalur nga tė ngrėnit dhe tė pirit (apo edhe gjėrave tė
tjera tė ndaluara gjatė agjėrimit), derisa ėshtė vėrejtur agimi i
qartė, duke zbatuar nė kėtė mėnyrė fjalėn e Allahut: “Natėn e agjėrimit
ju ėshtė lejuar afrimi te gratė tuaja, ato janė prehje pėr ju dhe ju
jeni prehje pėr to. Allahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj
ua pranon pendimin dhe ua fal gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to
dhe kėrkoni atė qė ua ka caktuar Allahu dhe hani e pini derisa qartė tė
dallohet peri i bardhė nga peri i zi nė agim, e pastaj plotėsoni
agjėrimin deri nė mbrėmje...” (Bekare, 187) Pejgamberi i Allahut na ka
qartėsuar se agimi ėshtė dy llojesh: i vėrtetė dhe rrenacak. Nė atė qė
ėshtė rrenacak (mashtrues) nuk ndalohet as pirja, as ushqimi e
asmarėdhėniet bashkėshortore. Dhe nuk ėshtė bėrė legjitime ajo qė tė
thirret ezani i imsakut (ndėrprerjes, largimit, nxėnies);

Ų Ka shpejtuar iftarin dhe e ka vonuar syfyrin, dhe i ka urdhėruar
muslimanėt me kėto fjalė: “Vonojeni syfyrin dhe shpejtojeni iftarin...”

Ų Pritja nė mes syfyrit dhe namazit tė sabahut ka qenė pėrafėrsisht sa
leximi i 50 ajeteve, e nga etika e tij ėshtė se ka lexuar Kur’an me
vėmendje tė thellė, e muaji i agjėrimit ėshtė edhe muaj i Kur’anit;

Ų Sa i pėrket moralit tė tij, mund tė flasėsh pėr tė mirat, zbukurimet,
dhe tė lavdėrosh pa u ndalur dhe ai ka qenė njeriu mė i moralshėm. E si
tė mos jetė kur morali i tij ishte Kur’ani?! Muhammedi alejhis-selam i
ka urdhėruar muslimanėt tė pajisen me moral tė lart, e posaēėrisht
agjėruesit, duke thėnė: “Kush nuk largohet nga fjalėt e kota (shpifjet,
fjalėt e rrejshme, thashethemet), Allahu nuk ka nevojė pėr ndalimin e
tij nga tė ngrėnurit dhe pirja!”

Ų Me sjellje dhe edukatė tė mirė ėshtė sjellur ndaj familjes dhe farefisit, e nė kėtė muaj, mė shumė se tė tjerėt;

Ų Agjėrimi nuk e ka ndaluar qė ta pėrqafojė familjen e tij (pėrveē qė
nuk ka pasur marrėdhėnie seksuale) dhe ka qenė i durueshėm ndaj
epsheve, gjė qė urrehet pėr rininė;

Ų Nuk e ka lėnė anash pėrdorimin e misvakut nė kėtė muaj, e as nė muajt
e tjerė, si nė mėngjes, ashtu edhe nė mbrėmje, dhe mė kėtė e ka
adhuruar Zotin e tij;

Ų Muhammedi alejhis-selam e ka bėrė hixhamin[2] nė Ramazan;

Ų Ka luftuar edhe nė kėtė muaj, i ka urdhėruar sahabet (qė nė gjendje
lufte) ta prishin agjėrimin, nė mėnyrė qė tė forcohen nė fushėbetejė
dhe tė mos mposhten kur tė ballafaqohen mė armikun. Muaji i
agjėrimit-muaj i Xhihadit dhe rėnies shehid. Nga mėshira e Tij pėr
ummetin e Tij, Allahu bėri lehtėsime pėr udhėtarin, tė sėmurin, plakun
apo plakėn e moshuar, gruan shtatzėn apo duke ushqyer (fėmijėn), e ndėr
kėta agjėrimin e kompenzojnė udhėtari, plaku i moshuar, shtatzėna dhe
ajo qė ėshtė duke e ushqer fėmijėn e saj;

Ų Ka bėrė mund nė adhurim, ngritej pėr namaz (natėn) gjatė kėtij muaji
mė shumė se gjatė muajve tė tjerė, e posaēėrisht nė djetė netėt e
fundit, duke e kėrkuar natėn e Kadrit;

Ų Muhammedi alejhis-selam ka bėrė I’tikaf[3] gjatė kėtij muaji, e
posaēėrisht nė dhjetė ditėt e fundit tė kėtij muaji. Vitin qė ka vdekur
ka bėrė i’tikaf 20 ditėt e fundit dhe i’tikafin e ka bėrė vetėmse duke
qenė agjėrueshėm;

Ų Sa i pėrket leximit tė Kur’anit, askush nuk ka mundur tė lexojė
Kur’an mė tepėr se si. Ka ardhur Xhibrili dhe ia ka pėrsėritur Kur’anin
nė kėtė muaj, pėr arsye se ky ėshtė njėkohėshisht edhe muaj i Kur’anit;

Ų Ndėrsa dhėnia (e lėmoshės) dhe mikpritja e tij gjatė kėtij muaji nuk
pėrshkruhet. Muhammedi, paqja qoftė mbi tė, ka qenė i shpejtė si era nė
kryerjen e veprave tė mira, dukė mos u frikėsuar (nga varfėria);

Ų Ka qenė luftėtari mė i merituar, nuk i ka penguar agjėrimi qė tė
marrė pjesė nė luftėra. Gjatė 9 viteve ka marrė pjesė nė 6 luftėra dhe
qė tė gjitha nė muajin e Ramazan. Ėshtė ngritur pėr punė tė mira, e ka
rėnuar xhaminė “Ed-Dirar”, ka shkatėrruar idhujt mė tė njohur, ka
pranuar-zbatuar premtimet, ėshtė martuar me Hafsen, nėnė e besimtarėve,
dhe nė kėtė muaj e ka ēliruar Meken.

PĖRMBYLLJE: Muaji i agjėrimit ka qenė muaj i xhihadit, sakrificės ne
jetėn e tė Dėrguarit, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, e jo
siē mendojnė (punojnė) shumica e muslimanėve tė kohės sonė se ky duhet
bėrė muaj i pushimit!!!



Obligimet e besimtarit gjatė muajit tė agjėrimit



Besimtari nė muajin e Ramazanit ka obligime-detyra fetare, tė cilat na
i ka treguar i Dėrguari i Zotit, sal-lAllahu alejhi ves-selem, pėrmes
thėnieve tė tij tė shumta apo ėshtė shprehur praktikisht pėrmes jetės,
e cila ėshtė “treg”-panair, simpozium i shpėrndarjes sė tė mirave, pėr
aryse se tė mirat e Allahut janė tė shumta dhe tepricė tek ndokush, siē
e ka pėrmendur kėtė edhe Hafidh ibn Haxher nė “Fet-hul Bari” 1/31. Kėto
obligime rregullojnė shumė dispozita legjislative e tė shpėrndara gjatė
tėrė muajit, tė ndėrtuara me prodhim tė sė mirės dhe vepra tė
sinqeritetit.

v E para: AGJĖRIMI

Mirėsia, pėrgjithėsisht, madhėshtore, duke marrė pėr bazė hadithin
kudsij[4] tė tė Dėrguarit tė Allahut, ku ai thotė: “Ēdo vepėr e birit
tė Ademit (d.m.th. e ēdo njeriu) ėshtė e tij, pėrveē agjėrimit. Ai
ėshtė i Imi dhe Unė shpėrblej pėr tė. Pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit
ėshtė jeta ime (d.m.th. pasha Allahun), era e gojės sė agjėruesit tek
Allahu ėshtė mė e mirė se era e miskut (parfumit)”.

Kėtė hadith e qartėson edhe transmetimi tjetėr, nė tė cilin thuhet se “
Pėr ēdo vepėr (tė mirė) qė e bėn biri i Ademit i shumėfishohet
shpėrblimi prej 10 deri nė 700 herė, pėrveē agjėrimit. Ai ėshtė pėr Mua
dhe Unė (Allahu) e shpėrblej.”

Bazuar nė kėtė shumėfishim tė pėrgjithshėm, veēojmė edhe mirėsitė e
veēanta, qė kanė ardhur vetėm pėr kėtė muaj. Nga fjala e Muhammedit,
paqja qoftė mbi tė: “Kush e agjėron muajin Ramazan me bindje dhe
pėrkushtim, do t’i falen mėkatet e kaluara”, si dhe fjalėt: “Muaji i
durimit dhe tri ditė nė ēdo muaj me agjėrim, dikur tė agjėrosh tėrė
vitin”. (Kėtu: Muaji i durimit=Muaji i agjėrimit)

Thotė ibn Abdul-Berr duke qartėsuar: “Agjėrim, nė gjuhėn arabe, d.m.th.
durim.” Ebu Bekr ibn el-Anbari thotė: “Agjėrimi quhet durim, ngase
agjėrimi tė ndalon (tė burgosė) nga ushqimi, pirja, marrėdhėniet dhe
epshet...”

v E dyta: NGRITJA PĖR NAMAZ (Taravitė)- qė ėshtė sunet tė bėhet me
xhematė gjatė ēdo nate tė muajit Ramazan, duke u bazuar nė thėnien e tė
Dėrguarit tė Allahut, paqja qoftė mbi tė, ku thotė: “Kush ngritet-falet
me imam, i llogaritet sikur tė falet tėrė natėn”, ndėrsa pėr rėndėsinė
e ngritjes thotė: “Kush ngritet-falet me bindje dhe pėrpikmėri, i falen
mėkatet e tij tė mėparshme”.

Udhėzimi (mendimi) mė i vėrtet dhe mė i saktė pėr numrin e rekateve qė
duhet tė falen nė kėtė muaj me kėtė rast, por edhe gjatė muajve tė
tjerė, dhe qė ėshtė transmetuar nga veprat e tė Dėrguarit tė Allahut
ėshtė se ai i ka falur 11 rekate- dhe dihet se ai (i Dėrguari), paqja
qoftė mbi tė, ėshtė shembulli mė i mirė dhe i vetmi meritor pėr t’u
pasuar.

v E treta: LĖMOSHA- Muhammedi alejhis-selam ka qenė gjithnjė
dorėdhėnės, e sidomos gjatė muajit Ramazan, dhe kjo lėmoshė pėrshin tė
gjitha dhėniet, punėt e mira, e qė nėnkupton “lėmoshė”-kopsht i tė
dhėnave dhe shumimit tė tė mirave dhe prodhimeve tė kėndshme.

v E katėrta: GOSTIA E AGJĖRUESIT (tė ushqyerit e tij)- kėsaj i Dėrguari
i Zotit i ka dhėnė shumė rėndėsi, duke premtuar shpėrblime tė mėdha.
Njė ndėr thėniet e tij nė kėtė temė ėshtė: “Kush e ushqen njė agjėrues,
e ka shpėrblimin sikur tė atij (agjėruesit), duke mos i munguar aspak
nga shpėrlimi i tij”.

v E pesta: LEXIMI I KUR’ANIT-Muaji i Ramazanit ėshtė muaj i Kur’anit,
ashtu siē thotė Allahu nė Kur’an: “Muaji i Ramazanit, nė tė cilin
shpallet Kur’ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės
sė drejt dhe Dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra)...” (Bekare, 185),
ndėrsa nga Sunneti i tė Dėrguarit, si vėrtetim pėr kėtė, ėshtė se
Xhibrili ia ka pėrsėritur Kur’anin atij ēdo natė tė kėtij muaji.

v E gjashta: UMREJA-Vizita e Qabes nė njė kohė tjetėr nga ajo e Haxhit.
Kanė transmetuar (Buhariu dhe Muslimi) nga Pejgamberi alejhis-selam se
ka thėnė: “Umreja nė muajin e Ramazanit ėshtė e barazvlefshme me Haxhin
me mua”, duke mos harruar njė vėrejtje tė vogėl nė kėtė, e ajo ėshtė se
Umreja nė 10 ditėt e fundit nuk ka vlerė mė tė madhe se sa nė ditėt e
para tė muajit tė agjėrimit. Kujdes!

Shikoni, Allahu ju mėshiroftė, kėto mirėsi madhėshtore dhe mirėdhėnėse.

vE shtata: TĖ KĖRKUARIT E NATĖS SĖ KADRIT- Thotė Allahu nė Kur’an: “Ne
e zbritėm atė (Kur’anin) nė natėn e Kadrit. E ē’tė shtyri tė dish se
ē’ėshtė nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se njė mijė
muaj! Me lejen e Zotit tė tyre (nė atė natė) zbresin engjėjt dhe
Shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė
paqė deri nė agim tė mėngjesit.” (Kadr, 1-5) Gjithashtu transmetohet nė
tė dy sahihat se Pejgamber alejhis-selam ka thėnė: “Kush ngritet (pėr
namaz) nė natėn e Kadrit, me besim dhe pėrpikmėri, do t’i falen mėkatet
e kaluara, dhe kjo natė ėshtė nė njė natė tek tė dhjetė netėve tė
fundit tė muajit tė agjėrimit”. Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se ajo i ka thėnė tė Dėrguarit: “Ēka tė bėj (them) nėse
e gjen natėn e Kadrit? I ėshtė pėrgjigjur: “Thuaj: ‘O Allah, me tė
vėrtet Ti je Falės dhe e do faljen. Mė fal mua...” Dhe nga veprat qė
duhet tė ruhemi nė pėrgjithėsi, e posaēėrisht nė muajin e Ramazanit
janė disa shfaqje (vepra), tė cilat mbėshteten nė hadithe tė dobėta dhe
tė trilluara, e kjo padyshim hyn nė atė gėnjeshtrėn ndaj Pejgamberi
alejhis-selam. Ajo qė ėshtė bėrė e njohur nė ditėt e sotme e
veēanėrisht pėr shkak tė fitneve, poblemeve, qė po na rrethojnė, ku
disa njerėz thonė disa fjalė dhe ia mveshin ato tė Dėrguati tė Allahut.
Ndėr kėto trillime dhe shpifje ėshtė edhe ajo qė thonė disa se kinse
Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: “Do tė jetė (do tė dalė) njė zė nė
muajin e agjėrimit. I kanė thėnė (tė pranishmit): ‘Kur do tė jetė kjo?
Nė fillim, nė mes apo nė fund?’ Ka thėnė: “Jo, do tė jetė nė mes tė
muajit tė agjėrimit. Nėse ėshtė nata e mesme e muajit tė agjėrimit e
xhuma, do tė thirrė njė zė nga qielli, do tė bėrtet,... pastaj pason
njė zė tjetėr,... zė nė muajin e agjėrimit,...” dallimi i fiseve nė
Dhilkade, etj.” Ka edhe transmetime tė tjera, (e qė janė poashtu tė
rrejshme, sikur ky hadith, siē thotė Ibn Xhevzi nė “El-Mevduat”, 3/191
dhe El-Xhevnakani nė “El-Ebatil, 2/82).
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Muaji i agjėrimit, mirėsitė dhe dispozitat e tij Empty Re: Muaji i agjėrimit, mirėsitė dhe dispozitat e tij

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Fri Aug 31, 2007 4:49 pm

vKemi edhe disa bidate (risi), qė kanė lidhje me agjėrimin,
ngritjen-faljen nė kėtė muaj, e qė janė vepra tė panjohura te shumica e
njerėzve. Do t’i paraqesim kėtu qė njerėzit tė ruhen nga to:

Ų Shpejtimi i syfyrit dhe vonimi i iftarit;

Ų Ndalja nga ushqimi dhe pirja nė kohėn e ezanit tė parė, e qė kėtė ezan e quajnė si “Ezan imsakit”[5]

Ų Shpejtimi i kohės sė ezanit tė vėrtetė, duke lėnė kėtė vend bosh-rezervė;

Ų Shprehja e nijetit (qėllimit) nė syfyr;

Ų Vonimi i iftarit, duke pretenduar se nuk ka htrė koha;

Ų Lėnia e pėrdorimit tė misvakut para zevalit-para drekės;

Ų Falja e namazit tė teravive si papagall-[6]disa imamė i falin taravitė nga 23 rekate pėr mė pak se 20 minuta!

Ų Leximi i paktė (i Kur’anit) dhe shkurtimi i sureve- disa imamė
lexojnė nė taravi nė tė gjitha rekatet suren “Fexhr” apo “A’la”, apo e
kryejnė me njė pjesė tė sures “Err-Rrahman”!

Ų Pushimi nė mes tė dy rekateve me qėllim tė leximit tė sures
“El-Ihlas” dhe Mevudhatejni, pastaj dėrgimit tė salavateve mbi
Muhammedin alejhis-selam;

Ų Tė thėnurit pas ēdo dy rekateve: “Ebu Bekr Es-Siddik, pėlqehuni me
tė...” duke vazhduar me imamėt (Omerin, Othmanin, Aliun), e qė pastaj
tė thonė xhemati tė gjithė me njė zė melodik: “Allahu qogtė i kėnaqur
me ta!”

Ų Veēimi i namazit tesbih nė kėtė muaj dhe veprimi i organizuar me xhemat apo veēimi i kėtij namazi nė natėn e Kadrit;

Nga namazet e veēanta risimtare nė kėtė muaj janė:

Ų Namazi nė natėn e Kadrit, i quajtur si “Namaz i Kadrit”, namazi i
xhumasė jetime, e qė ėshtė xhumaja e fundit nė muajin e agjėrimit dhe
qė tė gjithė banorėt e rrethinės falen nė njė xhami;

Ų Falja e 5 namazeve obligative pas namazit tė xhumasė jetime, duke
menduar se me kėtė i falen mėkatet dhe i kompenzohen namazet e lėna;

ü Tė gjitha kėto bidate-risi janė tė pėrhapura nė tė gjitha vendet
islame, e sikur tė pėrmendim tė gjitha kėto vende, do t’i humbtė vlera
qėllimit qė e patėm mme anė tė kėsaj fletushke. Kjo ishte vetėm kėshtu,
ruajtje, pėrkujtim.

Kjo, vėlla musliman dhe motėr muslimane, ishte njė shkurtesė nga
thėniet dhe udhėzimet e Pejgamberit tė Allahut, paqja qoftė mbi tė, pėr
kėtė muaj, duke pėrfshirė gjėrat me tė cilat duhet tė pajiset
muslimani, si duhet tė jetė morali dhe sjellja e tij e mirė, si dhe
gjėrat nga tė cilat duhet tė ruhemi, nga bidatet dhe kundėrshtimet e
shumta. Mirėpo obligimi-detyra e plotė, me tė cilėn duhet tė vishet
muslimani dhe gjėja tė cilėn duhet ta ruajė muslimani gjatė muajit tė
durimit, si dhe tė punuarit me tė, ėshtė gjuha, ruajtja e saj, durimi
gjatė fatkeqėsive dhe ruajtja e sekreteve-tė fshehtave, praktimi i tė
hapurave-gjėrave publike nė kryerjen e dispozitave tė Sheriatit dhe
pasimi i Sunnetit tė Muhammedit, sal-lal-llahu alejhi ves-selem.

Dhe lutja jonė e fundit ėshtė: Falėnderimi takon Allahut, Zotit tė botėrave!
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi