Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ulliri - mbrojtės i zemrės

Shko poshtė

Ulliri - mbrojtės i zemrės Empty Ulliri - mbrojtės i zemrės

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Jun 12, 2007 11:35 am

Ulliri - mbrojtės i zemrės Ulliri
“All-llahu ėshtė dritė e qiejve dhe e tokės. Shembulli i dritės sė Tij
i gjason kandilit tė vendosur nė njė zgavėr tė errėt. Kandili gjendet
brenda njė qelqi si tė ishte yll flakėrues e qė ndizet prej (vajit tė)
njė druri tė bekuar, prej ullirit qė nuk mund tė quhet as i lindjes dhe
as i perėndimit, e vaji i tij ndriēon pothuajse edhe pa e prekur
zjarri. Dritė mbi dritė. All-llahu udhėzon kah drita e Vet atė qė do
Ai. All-llahu sjell shembull pėr njerėzit. All-llahu ēdo gjė di shumė
mirė."
[En Nur, 35]


“Pasha fikun dhe ullirin!” [Et-Tinė, 1]

Kur’ani e pėrmend shpesh ullirin, pasi se ėshtė njė pemė e bekuar, e
shenjtė te tė gjithė popujt qė e popullojnė brigjet e detit Mesdhe, qė
prej kohėve tė lashta. Tek kėta popuj, ulliri ishte simbol i pjellorisė
dhe i lavdisė. Thuhet nė disa transmetime se pas ndaljes sė anijes
Nuhut, alejhi selam, e dėrgoi pėllumbin, i cili u kthye me njė degė tė
ullirit. Ajo ishte kodra Xhudij dhe aty edhe zbriti nga anija pas
vėrshimit qė ndodhi.
E si tė mos jetė i
bekuar, kur All-llahu [subhanehu ve teala] e bekoi atė, duke e bėrė
njėrin nga argumentet mė mahnitėse nė botėn e bimėve pėr vetitė qė ka,
pėr vlerat ushqimore dhe utilitare. Fjala vaj dhe ulli ėshtė pėrmendur
7 herė nė Kur’an, dhe kjo pėr rėndėsinė e kėsaj peme dhe dobinė e saj.
Disa prej vlerave tė kėsaj peme, tė cilave Kur’ani Kerim u dha njė vend tė veēantė janė:

-Ulliri ėshtė substancė e mirė ushqimore qė pėrmban njė pėrqindje tė
lartė yndyrnash, proteinash dhe kripėrash minerale si janė: kalciumi,
hekuri, fosfori dhe njė pėrqindje tė lartė vitaminash A dhe D. Prej
vlerave ushqimore tė fryteve tė ullirit ėshtė se ato pėrmbajnė 16,7 %
lėndė karbohidrate, 1,5% proteina dhe pėrqindje tė lartė yndyrnash qė
arrin 13,5%. Gjithashtu pėrmban pėrqindje tė lartė sode deri nė 2400
mlg. Pota, kalcium, magnezium, bakėr, fosfor...

Pėrdorimi nuk ėshtė vetėm nė ullirin si frut dhe si vaj por nga kjo
pemė e bekuar pėrdoren edhe gjethet kundėr shumė sėmundjeve si p.sh.
kundėr temperaturės sė lartė dhe tensionit tė lartė. Tė pėrtypurit e
gjetheve tė ullirit nihmon nė rastet e inflamacionit tė mukozės sė
gojės, herpesit, dermatitit buloz dhe kromės. Lėvoret e degėve
pėrmbajnė taninė dhe kanė shije tė hidhur, kanė veti rrudhėse, tonike
dhe antipiretike. Ullinjtė e gjelbėr janė mė tė mirė sidomos pėr tė
sėmurėt me diabet, tė cilat shuajnė etjen qė shkakton diabeti. Druri i
ullirit ėshtė shumė i fortė dhe jeton deri mė 2000 vjet. Nė traditė
pėrmendet se shejtani nuk i afrohet askujt qė ėshtė lyer me vaj ulliri.

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: ”Hani vajin e ullirit
dhe fėrkoni trupin me tė pasi ai ėshtė i bekuar!” [Buhariu dhe Muslimi]
Vaji i ullirit ėshtė mbrojtėsi mė i mirė i zemrės, organeve tė tretjes, mplakjes, bukurisė etj.

Vaji i ullirit ėshtė njėri ndėr vajrat e vetme bimore, i cili fitohet
nga frutet e ullirit drejtėpėrdrejt pa u rafinuar, d.m.th. pa pėrpunime
kimike. Duke ruajtur pėrbėrėsit e vet, ai paraqet njė ndėr mbrojtėsit
mė tė mirė tė shumė sėmundjeve. Janė bėrė shumė studime nga tė cilat
ėshtė ardhur nė pėrfundim se roli i vajit tė ullirit ėshtė mjaft i
madh. Kėtė mė sė miri e tregon edhe Agjencia Amerikane pėr ushqim dhe
Barna (FDA), e cila vitin e kaluar u lejoi prodhuesve qė nė etiketat e
vajit tė ullirit tė vendosin edhe mbishkrimin “Shėndeti i qėndrueshėm”,
pėr arsye se yndyrnat e pangopura tė vajit tė ullirit zvogėlojnė
rrezikun nga sėmundjtet e zemrės dhetė gjakut. Ligjdhėnėsit mjekėsorė
tė Amerikės kanė lejuar qė nė etiketa tė shkruhet edhe mbishkrimi me
pėrmbajtje se vaji i ullirit, i cili pėrdoret pėr ēdo ditė nga dy lugė
(23gr), mund tė zvogėlojė rrezikun mga sėmundjet koronare pėr shkak tė
veprimit tė yndyrnave tė pangopura qė pėrmban ky vaj. Nė mėnyrė qė kjo
tė arrihet duhet tė largohemi nga ushqimi i yndyrnave tė ngopura nė
sasi qė merret nag vaji i ullirit. Nė kėtė mėnyrė vaji i ullirit bėhet
pėrbėrėsi i tretė ushqimor (pas sojės dhe Omega-3 acideve organike) tė
cilat mund tė kenė kėtė pėrmbajtje me leje zyrtare.

Me hulumtimet e bėra nga Dr. Wilsoni nga Britania e madhe ėshtė
vėrtetuar se acidi oleinik, tė cilin e pėrmban vaji i ullirit, i mbron
qelizat nga oksidimi dhe paraqet faktor qė ngadalson mplakjen e
njerėzve.

Mbrojtės i zemrės dhe organeve tė tretjes

Vaji me ngjyrė tė gjelbėrt tė mbylltė, me aromė dhe erė specifike, nė
tė cilėn janė tė ruajtur vitaminat me rėndėsi, acidet yndyrore
esenciale dhe antioksidantėt, posedon njė rol tė madh. Pėr ēdo pikė tė
vajit tė ullirit i marrim mbi 30 pėrbėrės tė cilėt na mbrojnė nga
sėmundjet e zemrės, mplakja e hershme dhe shumė sėmundje tjera.

Fshehtėsia mė e madhe e veprimit tė vajit tė ullirit qėndron nė
pėrmbajtjen e acideve yndyrore tė pangopura, mė sė tepėrmi acidit
oleinik, i cili pėrmban 55-83% tė acideve yndyrore tė pėrgjithshne.
Gjithashtu pėrmban edhe shumė acide yndyrore tė pangopura tė cilat nė
mėnyrė pozitive veprojnė nė metabolizmin e yndyrnave nė mėlēi
(rregullojnė kolesterolin), e mbrojnė zemrėn gjė qė pakėson mundėsinė e
prekjes nga sėmundjet e ngurtėsimit tė enėve tė gjakut, angina
pectoris, infarkti kardial, tromboza dhe rregullojnė tensioni e gjakut.

Vaji i ullirit pėrpos acideve yndyrore pėrmabn edhe njė numėr tė madh
tė vitaminave tė tretshme nė yndyrna si: A,D,E,K. Afėr 90% e vitaminės
E nė vajin e ullirit ndodhet nė formė tė alfa-tokoferolit. 100 gr. vaji
i ulllirit posedon 884 kalori.
Nga kjo
nuk duhet pasur frikė pėr trashje, pėrkundrazi ky vaj ndihmon nė
zbritjen e mbipeshės trupore, sepse duke iu falėmnderuar aromės
intenzive vaji i ullirit e rrit shijen nė sasi tė duhur.

Acidi oleinik zvogėlon vlerat e kolesterolit tė dėmshmėm (LDL), duke
zvogėluar numrin e receptorėve pėr tė. Polifenolet e ndryshme me
vitaminėn E veprojnė si antioksidansė dhe pamundėsojnė krijimin e
radikalėve tė lirė, si dhe oksidimin e kolesterolit LDL, tė cilėt janė
shkaktarėt e parė nė krijimin e pllakėzave arteriosklerotike tė
dėmshme. Vaji i ullirit vepron mirė edhe nė traktin gastrointestinal,
duke zvogėluar rrezikun nga i thati nė lukth, lehtėson gastritisin,
vepron si laksativ i lehtė dhe nė kėtė mėnyrė ndihmon tek problemet nė
jashtėqitje.
Ka njė ndikim tė mirė mbi
disa ērregullime tė aparatit tretės si: kapsllėku dhe disa raste tė
kolitit tė zorrėve dhe tė veshkėve. Eliminon gurėt nė veshkė dhe tėmth,
pėr kėtė ka edhe pėrshkrime tė sakta nė pėrdorimin kundėr kėtyre
sėmundjeve nė doza tė caktuara. Nė te ka edhe pėrbėrės tjerė qė janė
kundėr sėmundjeve kancerogjene tė shumta pėr tė cilat ka shumė libra tė
shkruara. Gjithashtu vaji pėrdoret nė shumė medikamente mjekėsore nga
goja apo nė formė gjilpėrash.

Veprimi nė mirėmbajtejn e trupit

Duke pasur parasysh se lehtėson mineralizimin e eshtrave
jashtėzakonisht ėshtė i shfrytėzueshėm tek fėmijėt qė janė nė rritje e
sipėr, si dhe te personat e moshuar tė cilėt kanė probleme me
osteoporozėn. Shumica nuk e dinė se vaji i ullirit nga pėrmbajtja
yndyrore ėshtė i ngjajshėm me qumshtin e nėnės. Pėr kėtė arsye ai ka
rol tė madh nė zhvillimin e sistemit nervor tė mesėm te fėmijėt.

Nga kohėrat e lashta vaji i ullirit ėshtė i njohur si ndihmues i
bukurisė. Ai ndihmon tek lėkura e thatė dhe asaj i jep shkėlqim.
Flokėve dhe thonjėve i jep fortėsi dhe i ruan flokėt nga tė thinjurit e
parakohshėm. Kėtė mė sė miri e vėrteton edhe industria kozmetike, e
cila nė pėrbėrjen e shumė preparateve kozmetike ka edhe vajin e
ullirit, siē janė: sapunet, shamponet, kremrat, losinet etj.
Pėr t’i arritur tė gjitha kėto efekte pozitive nė vajin e ullirit duhet qė:
-Mė sė miri ta shfrytėzojmė nė ushqimin e pėrgatitur, tė ftohtė ose pak tė ngrohur.

-Mė sė miri ėshtė qė vajin e ullirit ta ruajmė nė temperaturė deri 15
shkallė celsius, nė hapėsirė tė errėt dhe gjithsesi nė shishe qelqi.

E lus All-llahun [Azze ve xhel-le] qė tė mė falė gabimet e mija gjatė
shkrimit, nėse e kam qėlluar ėshtė prej All-llahut [subhanehu ve teala]
dhe vetėm Ate e falemnderoj e nėse kam gabuar atėherė dihet se nga
rrjedh kjo. Lutja jonė e fundit:
Falemnderimi i takon All-llahut , Zotit tė gjitha botėrave, bekimet dhe
pėrshėndjet tona qofshin mbi zotėriun e tė gjithė tė dėrguarve,
Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi tė gjithė tė dėrguarit
dhe mbi tė gjithė besimtarėt, duke iu lutur All-llahut tė
Lartėmadhėruar qė ta pranojė kėtė vepėr qė ėshtė thjesht pėr hir tė
Tij, duke shpresuar nė dhuntitė, faljen dhe nė mbrojtjen Tij nė Ditėn
e Gjykimit
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi