Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

..::Mjekėsia Profetike::..

Shko poshtė

..::Mjekėsia Profetike::.. Empty ..::Mjekėsia Profetike::..

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 9:18 pm

Pejgamberi i All-llahut , s.a.v.s., ka treguar
se ekzistojnė dy lloje diturish: dituria mbi fenė (dituria religjoze)
dhe dituria mbi trupin. Ekzistojnė dy mėnyra (mjekėsore) pėr shėrimin e
sėmundjeve tė trupit. E para, e lindur pėr njerėzit dhe kafshėt, pėr tė
cilat nuk nevojitet mjeku. Tė tilla janė: uria, etja, ftohja dhe
lodhja, ngase ekzistojnė ilaēe natyrore pėr to; dhe lloji i dytė i
sėmundjeve, tė cilat kėrkojnė diagnostikim dhe shėrim, dhe ndikon nė
kombinimin e sekrecioneve tė trupit dhe tė dukurive, siē janė:
nxehtėsia, ftohtėsia, thatėsia apo lagėshtia nė trup, tė cilat
tejkalojnė ekuilibrin e tyre natyror. Kėto lloj sėmundjesh ndahen nė dy
lloje: somatike (trupore) dhe kolaterale (indirekte). Pra, sėmundja
somatike manifestohet nė formė tė gjakut tė pėrzier (dallgėzuar) apo nė
formė tė ndarjes nė pjesė (elemente), ndėrsa sėmundja kolaterale
paraqitet (manifestohet) si pasojė e kėsaj shpėrndarjeje tė tepėrt
(ndarje) dhe pas eleminimit tė shkakut tė vėrtetė (shkaktarit).
Prandaj, shkaktarėt e sėmundjeve shkatėrrohen (mėnjanohen), ndėrsa ata
qė kanė mbetur (shumė tė paktė) veprojnė nė kombinimin e sekrecioneve
tė trupit.

Sėmundja somatike (e trupit) ka pėrkatėsisht
nxitėsit ose shkaqet e veta. Kėshtu, nėse sėmundja ėshtė pasojė e
nxitjes vetjake (ngacmim), sė pari duhet tė diagnostikohet shkaktari i
parė, pastaj (pėrcaktohen) shkaqet, pastaj duhet tė gjendet ilaēi dhe
nė fund fare tė fillohet mjekimi. Ose, nėse sėmundjet somatike, tė
cilat paraqiten nė formė tė ndryshimeve fiziologjike, siē ėshtė
hapėsira nė organe, zvogėlimi apo rritja e kanaleve, deformimi i
organeve (pėr shembull zemra e zmadhuar apo barku i vogėl), indi i
vrazhdė (ashpėr) apo i butė (i lėmuar) i murit tė mitrės, eshtrat e
dislokuar (tė shpėrndarė) apo organet e zhvendosura si dhe sėmundje tė
tjera, kur organet janė nė lidhje reciproke dhe punojnė nė mėnyrė
harmonike, ato formojnė trup tė shėndetshėm, ndėrsa, nėse janė
abnormale, tė paharmonishme dhe funskionojnė gabimisht (nė mėnyrė tė
deformuar), nė tė njėjtėn kohė shkaktojnė paraqitjen e sėmundjeve, prej
tė cilave disa janė organike, ndėrsa disa ndikojnė nė kombinimin e
sekrecioneve tė trupit.
Sėmundjet e pėrgjithshme janė shkak i
funksionimit tė gabuar (tė dobėt) tė sekrecioneve tė trupit. Ky
ērregullim quhet “sėmundje” (lėngim). Kur ndjehet dėmi i tyre, ai
manifestohet nė tetė vende: katėr prej tyre janė tė pėrbėra, ndėrsa
katėr tė tjerat janė tė thjeshta. Tė thjeshta janė: ftohtėsia,
nxehtėsia, lagėshtia dhe thatėsia. Gjendjet e pėrbėra manifestohen
nėpėrmjet nxehtėsisė dhe lagėshtisė, ftohtėsisė dhe lagėshtisė,
nxehtėsisė dhe thatėsisė dhe ftohtėsisė dhe thatėsisė. Kjo ėshtė
shkaktuar me apo pa ndarje tė komponentėve, por nėse sėmundja nuk
shkakton shqetėsim tė zakonshėm, kjo tregon se trupit i mungon
ekuilibri i duhur.
Trupi i njeriut mund tė ketė tri gjendje. Kėto
janė: gjendja e shėndetshme natyrore, gjendja jonormale dhe gjendja
jostabile. Gjendja e shėndetshme natyrore manifestohet me veprime tė
rėndomta dhe ato e pėrbėjnė shėndetin e trupit tė njeriut; gjendja e
dytė ėshtė gjendje e sėmundjes, kurse gjendja e tretė ėshtė gjendje
mesatare dhe qėndron ndėrmjet dy gjendjeve paraprake. Ajo ėshtė
ndėrgjendje, e cila trajtohet si toleruese (e pranueshme), pa pasur
nevojė pėr ndihmėn e mjekut, dhe shėrohet duke marrė mjete pėr
zvogėlimin e dhembjes. Kjo ndėrgjendje “e pashėndetshme” dhe
“josėmundje” mund tė ngecė nė tė njėjtėn gjendje, kur e keqja nuk bėhet
mė mirė, por mė parė mbetet konstante dhe e pandryshuar.
Shkaku i
“panatyrshmėrisė” sė trupit mund tė jetė i brendshėm ose i jashtėm.
Shkaqet e brendshme paraqiten pėr arsye tė katėr gjendjeve tė pėrbėra:
nxehtėsisė, ftohtėsisė, lagėshtisė dhe thatėsisė, ndėrsa sa i pėrket
shkaqeve tė jashtme, ato paraqiten pėr shkak tė faktorėve tė ndryshėm,
tė cilėt mund tė jenė tė pranueshėm apo tė papranueshėm pėr trupin.
Prandaj paraqiten dėmet apo sėmundjet, tė cilat kanė pėr pasojė kėtė
mungesė ekuilibri dhe mungesė rregullsie, apo tė cilat mund tė jenė si
pasojė e funksionimit tė keq tė organit specifik ose tė plogėshtisė sė
pėrgjithshme tė trupit, ose bile edhe dobėsisė sė energjisė qė e mban
trupi. Kjo gjendje e pėrgjithshme ėshtė shkaktuar nga: pasivitetii i
rritur i atyre substancave qė duhet tė jenė tė ekuilibruara, kur ato
substanca nuk i kompensojnė (e duhet tė kompensojnė) humbjet e veta;
ose duke zvogėluar adaptimin e nevojshėm tė faktorėve ekuilibrues tė
sekrecioneve tė trupit kur ata nuk e kompensojnė ngopjen; ose duke
mbyllur (gėlqerizuar) agensat, tė cilėt do tė duheshin tė bėjnė tė
mundur rrjedhjen (rrjedhėn) e faktorėve ekuilibrues; ose duke lidhur
agensat qė ndėrtojnė lidhjet tė cilat bijnė nė konflikt me prodhimet e
ekuilibrit tė drejtė; ose duke rritur sasinė e atij qė do tė duhej tė
ishte i matur; ose duke deformuar molekulat; ose duke hequr
(transferuar) organet.
Mjeku ėshtė personi i cili mund tė pėrcaktojė
kėto parregullsi dhe tė eleminojė gjithashtu shkaktarėt qė e kanė
prishur strukturėn karakteristike tė trupit tė shėndoshė, ose ndoshta
do tė jetė e mundur tė vėrė ekuilibrin dhe dalėngadalė, pėrmes
trajtimit adekuat, t’ia dalė nė krye me sėmundjen duke u shėrbyer me
antihelm real ose me dietė adekuate (tė saktė) (arab. himja), e cila e
zvogėlon tepricėn dhe maturinė. E gjithė kjo vėrteton se, siē do tė
shohim kėtu, ilaēi mė i mirė ėshtė shėrimi natyror me mjekėsinė e tė
Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s., nė tė cilėn, me lejen e All-llahut,
ndodhet ilaēi.
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi