Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kėta i do All-llahu i Lartėsuar --2--

Shko poshtė

Kėta i do All-llahu i Lartėsuar --2-- Empty Kėta i do All-llahu i Lartėsuar --2--

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 1:09 pm

8. Dashuria pėr hirė tė All-llahut:

Me tė vėrtet se ata qė duhen pėr hirė tė All-llahut i thirr All-llahu
ata dhe ai e din mė mirė gjendjen e tyre dhe ua zbret atyre pajtimin e
tij dhe mirėsinė dhe fisnikėrinė dhe i mbulon nėn hije Ditėn e
Kiametit, atė ditė kur s’ka hije pos hija e tij, subhanehu ue teala.

Transmeton Ebu Hurejre (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė): "Thotė
All-llahu Ditėn e Kiametit: "Ku janė ata tė dashurit pėr Madhėrinė Time
t'i mbuloj nėn hijen Time ditėn kur s’ka hije pos hijes Sime."
[Transmeton Muslimi]

9. Tė Pastėrtitė dhe ata qė zbukurohet pėr All-llah:

Pastėrtia ėshtė heqja e papastėrtisė nga trupi dhe rrobet dhe vendet e
adhurimit tė All-llahut subhanehu ue teala. Pra, i do robėrit e pastėr
siē thotė subhanehu ue teala: "Aty ka burra qė dėshirojnė tė pastrohen mirė, e All-llahu i do tė pastrit." [Et-Tevbe, 108]
Ndėrsa zbukurimi duhet tė jetė pėr All-llah pa mendje madhėsi dhe pa i nėnēmuar robėrit e All-llahut.

Siē ėshtė transmetuar nga Abdullah Ibėn Mesudi (All-llahu qoftė i
kėnaqur me tė) nga i Dėrguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem] se ka thėnė: "Nuk do tė hyjė nė Xhennet kush ka nė zemrėn e
tij njė grimcė prej mendjemadhėsisė. Tha njė njeri: Po njeri dėshiron
qė tė jetė veshja e tij e bukur dhe mbathja e tij e bukur. Tha i
Dėrguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Me tė vėrtet se All-llahu
ėshtė i bukur dhe e do bukurinė. Mendjemadhėsia ėshtė mospranimi i
hakut dhe nėnēmimi i njerėzve." [Transmeton imam Muslimi]
E
All-llahu subhanehu ue teala na ka urdhėruar qė tė zbukurohemi pėr ēdo
namaz apo shkuarje nė xhami pėr adhurim, siē ka thėnė: "O
bijtė e Ademit, vishuni bukur pėr ēdo namaz (lutje), hani dhe pini e
mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata qė e teprojnė
shkapėrderdhin
." [El-Arafė, 31]

10. Personat qė pėrdorin misuakin:

Pėrdorimi i Misuakut ėshtė sunet i tė Dėrguarit tonė, [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem]. Ai, kur u zgjonte nga gjumi ka filluar me Misuak e
kur hynte nė shtėpi fillonte me misuak.
Transmeton Aishja
(All-llahu qoftė i kėnaqur me atė) nga i Dėrguari i All-llahut,
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Misuaki ėshtė pastrues i gojės dhe
pajtim kėnaqėsi pėr Zotin." [Transmeton imam Buhari]
Nga Ebu
Umame (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) transmetohet se i Dėrguari i
All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Pėrdorni misuakun
se misuaku ėshtė pastrues i gojės dhe kėnaqėsi pėr Zotin, ēdo herė qė
ka ardhur Xhibrili tek unė me porosiste pėr misuakun derisa u frikėsova
se do tė obligohet ndaj meje dhe ndaj umetit tim. Sikur mos tė kisha
frikė se e rėndoj umetin do t’ia kisha obliguar atyre misvakun. Unė
pėrdori misuakun derisa kam frik se po e fshijė pėrparėsen e gojės."
[Transmeton Imam Ibn Maxheh nė Sunenin e tij]

11. Tė Ofruarit te All-llahu me kryerjen e obligimeve dhe pėrkujdesjen ndaj tyre:

Prej fisnikėrisė sė All-llahut ndaj robėrve tė Tij, tė cilėt e
adhurojnė vetėm Atė duke mohuar tė tjerėt, se ai i donė ata tė cilėt i
pėrgjigjen urdhėrave tė Tij dhe i bėjnė obligimet qė u janė obliguar
atyre vazhdimisht dhe i veprojnė ata pa pėrtaci.
Nga Ebu
Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) thotė: Ka thėnė i Dėrguari i
All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Vėrtet All-llahu i
Madhėrishėm ka thėnė: "Kushdo qė tregon armiqėsi ndaj mikut (velij)
Tim, unė do t'i shpall luftė. Me asgjė robi Im nuk mund mė mirė tė mė
afrohet, pos me atė me ēfarė Unė e kam obliguar. Dhe vazhdimisht robi
Im mė afrohet me vepra tė mira (nafile), derisa ta dua. E kur ta dua,
bėhem veshi i tij, me tė cilin dėgjon; syri i tij me, tė cilin sheh;
dora e tij, me tė cilėn sulmon fuqishėm; kėmba e tij, me tė cilėn ec. I
kėtilli nėse mė kėrkon diē, do t'ia jap, e nėse kėrkon mbrojtje nga
Unė, do ta mbrojė atė"." [Transmeton Buhari (Rijadusalihin)]

12. Tė devotshmit

Ata tė cilėt kanė frikė All-llahun dhe janė tė devotshėm nė fshehtėsi
dhe nė dukuri dhe tė cilėt vendosin ndėrmjet tyre dhe dėnimit tė Zotit
tyre mburojė duke pasuar urdhėrat e Tija dhe largimi nga ndalesat e
Tija.
Thotė Subhanehu ue teala: "Jo, (nuk ėshtė
ashtu si thonė ata) po kush e pėrmbush amanetin e vet (ėshtė besnik)
dhe ruhet nga mėkatet, s’ka dyshim, All-llahu i do ata qė ruhen."
[Ali Imran, 3:76]

13. Durimtarėt:

E durimtarėt janė banorė tė Xhennetit, atyre u ėshtė pėrgatitur
Xhenneti. Janė pėrmendur durimtarėt nė Kuranin Famėlartė nė shumė vende
dhe nė Sunetin e tė dėrguarit alejhi selam. Ngase edhe ai ka bėrė durim
nga tė gjitha qė e kanė kapluar atė nė thirrjen e tij pėr ne fenė e
All-llahut subhanehu ue teala. All-llahu subhanehu ue teala i ka
lėvduar durimtarėt nė rrugė tė tij dhe iu ka premtuar atyre Xhennetin
dhe pajtimin e tij.
Thotė subhanehu ue teala: "E sa
pejgamberė pati qė sė bashku me tė luftuan turma tė mėdha besimtarėsh
dhe pėr atė qė i goditi nė rrugėn e All-llahut, ata nuk u dobėsuan dhe
as nuk u pėrulėn. All-llahu i do durimtarėt."
[Ali Imran, 146]

14. Ata qė mbėshteten nė All-llahun subhanehu ue teala:

Mbėshtetja nė All-llahun ėshtė si rezultat i njė imani tė madh dhe njė
shpirti tė ngritur, ngase ēdo herė qė ėshtė besimtari mė i fort dhe mė
i mbėshtetur nė All-llahun nė tė gjitha ēėshtjet e tija, tregon kjo pėr
besimin e fort tė tij dhe lidhshmėrin e tij me Zotin.
E pėr kėtė ėshtė shpėrblimi i kėsaj qė tė meritoj dashurin e All-llahut subhanehu ue teala.
Argument kemi fjalėn e tij subhanehu ue teala ku thotė: "Ti
ishe i butė ndaj atyre, ngase All-llahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė
ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do shkapėrderdheshin prej teje, andaj
ti falju atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta, e konsultohu me ta nė tė gjitha
ēėshtjet, e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė All-llahun, se
All-llahu i do ata qė mbėshteten."
[Ali Imran, 159]

Pra, kėta ishin disa cilėsi qė i do All-llahu subhanehu ue teala nė
robėrit e tij. Andaj, mos vallė na duken shumė pėr vetėn tonė qė tė
cilėsohemi me njė cilėsi prej kėtyre cilėsive e tė kemi pėr qėllim
afrimin te All-llahu subhanehu ue teala e tė fitojmė kėnaqėsinė e Tij
dhe tė na arrij dashuria e Tij edhe neve?!
Edhe pse kjo ėshtė e domosdoshme pėr ne qė te jemi tė cilėsuar me tė gjitha kėta cilėsi.

All-llahu na furnizoftė mua dhe ty me dashurinė e Tij dhe lusim Atė qė
tė zbret ndaj nesh pajtimin dhe kėnaqėsinė e tij dhe t'na bėjė prej
atyre qė i bėjnė obligimet e Tij vazhdimisht, dhe ti bėjnė kėta vepra
me sinqeritet pėr hirė tė Tij, ngase Ai ėshtė qė sheh dhe dėgjon dhe
pėrgjigjet.
Falėnderimi i takon All-llahut subhanehu ue
teala, Saletet dhe Selamet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe mbi familjen e tij dhe mbi
pasuesit e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Marrė nga: www.al-hesbah.com
Pėrktheu: Suat Fetahu
27 Shkurt 2007
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi