Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kėta i do All-llahu i Lartėsuar --1--

Shko poshtė

Kėta i do All-llahu i Lartėsuar --1-- Empty Kėta i do All-llahu i Lartėsuar --1--

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 1:09 pm

Kėta i do All-llahu i Lartėsuar --1-- Iman
Falėnderimi i takon All-llahut tė botrave, e falėnderoj pėr gjėrėsinė e
mėshirės sė Tij dhe fisnikėrinė e faljes sė Tij, me falėnderim
nėnshtrues qė tregon Madhėrinė e Tij dhe falėnderues i dhuntive tė Tij.
Salatet dhe selamet qofshin mbi atė qė ėshtė dėrguar mėshirė pėr
njerėzimin dhe zotėrinė e pejgamberėve, Pejgamberin tonė dhe shembullin
tonė. Udhėzuesin tonė, mėsuesin e tė gjitha tė mirave dhe treguesin e
udhėzimit dhe devotshmėrisė, Muhamed ibėn Abdullahu, sal-lallahu alejhi
ve sel-lem.


Mė Pas:
Ka prej muslimanėve disa
lloje tė njerėzve qė i don All-llahu, subhanehu ue teala, dhe e zbret
ndaj tyre pėlqimin e Tij. Lum pėr tė dashurit e All-llahut dhe lum pėr
ata qė kanė fat ta kenė kėtė lumturi nė takimin e tij.
Pėr
kėtė vendosa ta shkruaj kėtė temė e ndoshta lexuesit e pasojnė kėtė dhe
bėhen prej atyre, tė cilėve hynė nėn mėshirėn dhe pajtimin e Zotit tė
tyre dhe u jep atyre dashurinė e Tij, xhele xhelaluhu, ngase ajo
dashuri dhe kėnaqėsi ėshtė qėllimi i ēdo besimtari dhe dėshirė e ēdo
adhuruesi.
Nėse e marrim dhe shfletojmė Librin e All-llahut,
subhanehu ue teala dhe i mendojmė ajetet e Tij dhe sunetin e tė
Dėrguarit tė Tij [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] do tė kuptojmė se
kush janė ata, qė meritojnė dashurinė e All-llahut dhe qė t'i duan edhe
Melaqet me tė, dhe t’iu bėnė pranimin atyre nė tokė.
Siē
ėshtė Transmetuar Nga Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) nga
i Dėrguari [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] se ka thėnė: "Nėse e do
All-llahu ndonjė rob e thėrret Xhibrilin dhe i thotė se unė e dua
filanin e duaje edhe ti! Pastaj e do edhe Xhibrili dhe thėrret banorėt
e qiellit dhe u thotė se All-llahu e do filanin, andaj duane edhe ju!
Pastaj e dojnė atė edhe banorėt e qiellit pastaj bėhėt i favorizueshėm
nė tokė." [Transmeton Imam Buhari]
Cilėsitė e tė dashurve
dhe tė afėrmve te All-llahut janė tė shumta nė librin e Tij (Kuranin)
dhe nė Sunetin e tė Dėrguarit alejhi selam. Ne, po i pėrmendim vetėm
disa si shembuj e jo pėr tė thėnė se janė vetėm kėto nė vijim.
All-llahu subhanhu ue teala do nga robėrit e tij:

1. Penduesit: (Ai qė pendohet-bėnė tewbe):
Thotė All-llahu subhanehu ue teala: "E
kush pendohet pas punės sė keqe (vjedhjes) dhe pėrmirėsohet, s’ka
dyshim All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu ėshtė qė falė shumė,
ėshtė mėshirues."

Thotė All-llahu subhanehu ue teala: "E
kur tė vijnė ty ata qė i besojnė ajetet tona, thuaju: "Selamun alejkum,
Zoti juaj ia ngjeshi vetes mėshirėn. Kush bėn prej jush ndonjė tė keqe
pa dije, e mandej pas asaj (tė keqe) pendohet dhe pėrmirėsohet, s’ka
dyshim se All-llahu ėshtė qė falė shumė dhe ėshtė Mėshirues."

Thotė All-llahu subhanehu ue teala: "Pėrveē
atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu
tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. All-llahu ėshtė mėshirues, ndaj Ai
falė shumė."
[Furkan, 70]
Nga Ebu Hurejra
(All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) transmetohet se ka thėnė: "Ka thėnė i
Dėrguari i All-llahut [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem]: "Kush
pendohet para se tė lind dielli nga perendimi, All-llahu ia pranon
pendimin e tij." [Transmeton Muslimi]
E Argument pėr dashurin e All-llahut ndaj penduesve ėshtė edhe fjala e All-llahut subhanehu ue teala: "All-llahu i do ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme" [El-Bekare, 222]
Pėr t'u pranuar pendimi tek All-llahut, dijetarėt kanė cekur disa kushte, tė cilat janė:
1. Tė jet pendimi i sinqert ndaj All-llahut, subhanehu ue teala.
2. Tė jetė Pishman pėr atė qė ka kaluar nė mėkate.
3. Tė heqė dorė nga mėkati menjėher, ngase nuk pranohet pendimi duke vazhduar nė mėkate.
4. Tė vendos qė mos tė kthehet nė tė ardhmėn pėrseri nė atė mėkat.

5. Tė jet pendimi para pėrfundimit tė kohės. D.m.th para lindjes
diellit nga perendimi apo para prezantimit tė daljes shpirtit.

6. Nėse ėshtė mėkati nė lidhshmėri me robėrit si : Marrja e pasurive pa
dėshiren e personave duhet t'u kthehet atyre gjėrat e tyre. E nėse
ėshtė mėkati si: Pėrgojim apo bartje fjalėve duhet qė t'u merret
hallall dhe tė bėjė dua nė fshehtėsi pėr ata qė i ka pėrgojuar dhe
pėrmendja e tė mirave nė ato vende ku i ka pėrmendur pėr tė keq.

2. Pasuesit e Sunetit tė Pejgmaberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:

E kėta janė ata tė cilėt i pasojnė gjurmėt e Pejgamberit [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem] nė tė gjitha ēėshtjet e jetės. Si nė ngėnie, nė
pirje, nė veshje, nė pamje, nė adhurim, nė marrdhėniet shoqėrore dhe
ato familjare. Medituesit nė historin e tij alejhi selam pėr tė gjetur
kėrkesėn e tij nė pėrballim tė kėsaj bote dhe ēka gjindet nė tė prej
gėzimeve, brengave, lumturive dhe mėrzirave.
Transmeton
Enesi (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) se erdhen tre persona tek
shtepiat e grave tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pėr t'i
pyetur ato pėr adhurimin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Kur u njoftuan, u dukej atyre se ata bėjnė pak. Dhe thane: "Ku jemi ne
me Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur dihet qė atij ia ka
falur All-llahut mėkatet e mėparshmė dhe ato mėvonshme?" Tha njėri prej
tyre: "Unė do tė falėm tėrė natėn." Tha tjetri: "Unė do tė agjėroj pėr
ēdo ditė." Tha i fundit: "Unė do tė distancohem nga gratė dhe nuk do tė
martohem." Kur erdh Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "A
jeni ju ata, qė keni thėnė kėtė dhe kėtė? Pasha All-llahun, unė ia kam
frikėn All-llahut mė shumė se ju dhe ruhem mė shumė se ju nga tė
kėqijat dhe unė herė agjėroj dhe herė jo (v.p: agjėrim vullnetar jashta
ramazanit), falėm dhe pushoj dhe martohem me gra. E kush nuk e do
sunnetin tim, ai nuk ėshtė prej meje." [Transmeton Muslimi]

Argument pėr dashurinė e All-llahut, subhanehu ue teala, ndaj atij qė e
pason tė Dėrguarin, alejhi selam ėshtė fjala e Tij, subhanehu ue teala:
"Thuaj: "Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė
All-llahu t’ju dojė, t’ju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal
shumė, mėshiron shumė."
[Ali Imran, 31]

3. Tė Drejtit:

Ata janė tė cilėt bėjnė drejtėsi nė tė gjitha ēėshtjet me veten dhe me
tė tjerėt dhe argument pėr dashurinė e All-llahut ndaj tyre ėshtė ajeti
Kur'anor: "All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani
drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan
prej shtėpive tuaja; All-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė."
[Mumtehine, 8]

4. Ata qė bėjnė mirė:

Tė cilėt shpenzojn pėr veten e tyre dhe pėr tė tjerėt duke shrpesuar
vlerat e All-llahut subhanehu ue teala dhe shpėrblimet e tija dhe nuk e
permendin atė qė e japin me tė mirė e as me tė keq.
Argument pėr dashurinė e All-llahut ndaj tyre ėshtė fjala e All-llahut subhanehu ue teala: "Dhe jepni pėr nė rrugė tė All-llahut e mos e hidhni veten nė rrezik dhe bėni mirė, se me tė vėrtetė All-llahu i do bamirėsit." [El-Bekare, 195]

5. Ata qė dėshirojn takimin e All-llahut subhanehu ue teala:

Kush e dėshiron takimin e All-llahut e do edhe All-llahu takimin e tij,
nuk dėshiron vdekjen e tij, por njeriu besimtar kur t'i ofrohet
pėrfundimi (exheli) i tij dhe fillon tė jap shpirtin nė kėtė moment
pėrgėzohet pėr pajtimin e All-llahut dhe e do takimin e All-llahut
subhanehu ue teala dhe e do All-llahu takimin e tij. Ndėrsa njeriu
jobesimtarė (qafir) kur t'i vie pėrfundimi dhe fillon dalja e shpirtit
lajmėrohet pėr urrejtjen e All-llahut ndaj tij dhe e urren takimin e
All-llahut dhe All-llahu e urren takimin e tij.
Argumenti i
kėsaj ėshtė hadithi i Transmetuar nga Ubade ibn Samit (All-llahu qoftė
i kėnaqur me tė) nga i Dėrguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka
thėnė: "Kush e dėshiron takimin e All-llahut, All-llahu e dėshiron
takimin e tij, dhe kush e urren takimin e All-llahut dhe All-llahu e
urren takimin e tij. Aishja [radijallahu anha] tha apo disa prej grave
tij, me tė vėrtet se ne se duam vdekjen. Ka thėnė: "Nuk ėshtė ajo, por
besimtarit nėse i afrohet vdekja pėrgėzohet me pajtimin e All-llahut
dhe fisnikėrinė e Tij e nuk ka asgjė mė tė dashur para Tij dhe e
dėshiron takimin e All-llahut dhe e dėshiron All-llahu takimin e tij,
dhe se jobesimtari (qafiri) nėse i ofrohet vdekja lajmėrohet me dėnimin
e All-llahut dhe nuk ka gjė mė tė urrejur para tij se sa ajo qė urren
takimin e atij denimi dhe e urren All-llahu takimin e tij." [Transmeton
Buhari]

6. Ata qė ofrohen te All-llahu me adhurime nafile dhe ata qė pėrmendin All-llahun shumė:

Me tė vėrtet se gjėja mė e mirė qė kalon nga koha ėshtė ajo kohė qė
janė tė angazhuar zemra dhe gjymtyrėt dhe gjithė trupi nė pėrmendjen e
All-llahut, subhanehu ue teala, nė ēdo moment dhe nė ēdo gjendje. Ngase
ata qė pėrkujtojnė All-llahun, All-llahu i pėrmend dhe i pėrkujton ata.
Thotė All-llahu subhanehu ue teala: "Pra ju mė kujtoni Mua (me adhurime), Unė ju kujtoj juve (me shprėblim). Mė falėnderoni e mos Mė mohoni!" [El-Bekare, 152]

Transmeton Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) se ka thėnė:
"Ka thėnė i Dėrguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Thotė
All-llahu subhanehu ue teala: "Unė jam aty ku mė kujton robi mua, dhe
unė jam me tė kur mė pėrmend, e nėse mė pėrmend nė veten e tij, e
pėrmendi nė vetėn time. Nėse mė pėrmend nė ndonjė grup e pėrmendi nė
grup mė tė mirė se ai. E nėse ofrohet te unė njė pėllėmbė, ofrohem te
ai njė krah. Nėse ofrohet te unė njė krah, ofrohem te ai njė pash. E
nėse mė vjen duke ecur unė i vij duke shpejtuar-vrapuar." [Transmeton
Buhari]
Pra, afrimi te All-llahu subhanehu ue teala bėhet me
nafile prej adhurimeve si Namazi, Agjėrimi, Dhėnia e lėmoshės,
pėrmendja e All-llahut subhanehu ue teala me falėnderim dhe madhėrim
dhe kėrkim tė faljes.

7. Kėrkimi i diturisė islame:

Me tė vėrtet se All-llahu subhanehu ue teala nėse pajtohet me robin e
tij dhe e do atė ia lehtėson atij rrugėn e kėrkimit tė diturisė.

Siē ėshtė Transmetuar nga Muawije (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) se
ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin alejhi selam duke thėnė: "O Zot,
s’ka ndalim nė atė qė e ke dhėnė, dhe s’ka dhėnės nė atė qė e ndalon,
dhe nuk bėnė dobi as njė pasuri vetem prej All-llahut ėshtė dobia e
cila sjell dobi. Kujt ia donė All-llahu tė mirėn ia mėson njohuritė e
fesė." [Transmeton Imam Ahmedi Nė Musnedin e tij]
E nėse
All-llahu subhanehu ue teala ia lehtėson kėrkuesit tė diturisė rrugėn
pėr dituri ia lehtėson atij edhe rrugėn pėr nė Xhennet.
Siē
ėshtė transmetuar nga Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) ku
thotė: Ka thėnė i dėrguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kush ia
heq besimtarit njė vėshtirėsi prej vėshtirėsive tė kėsaj bote,
All-llahu ia heq atij njė vėshtirėsi prej vėshtirėsive tė Ditės se
Gjykimit. E kush ia lehtėson ndonjėrit ndonjė rėndėsi, All-llahu ia
lehtėson atij nė dynja dhe ahiret. Dhe kush e mbulon muslimanin (nuk ia
tregon tė kėqijat) e mbulon atė All-llahu nė dynja dhe ahiret. Dhe
All-llahu ėshtė nė ndihmė tė robit derisa ėshtė robi nė ndihmė tė
vėllait tė tij. E kush e merr njė rrugė qė kėrkon nė tė dituri ia
lehtėson All-llahu atij me tė rrugėn pėr nė Xhennet. Njė popull qė
mblidhet nė njė shtėpi prej shtėpive tė All-llahut, lexojnė Librin e
All-llahut dhe e mėsojnė atė nė mes veti, atyre u zbret njė kėnaqėsi,
dhe i kaplon mėshira dhe i mbulojnė melaqet dhe i pėrmend All-llahu tek
ata qė janė te Ai." [Transmeton Imam Muslimi]
Pra, prej
dashurisė sė All-llahut ndaj robit tė tij, ėshtė tė pranuarit e tij pėr
tė qen prej kėrkuesve tė diturisė (Talebe) dhe shumimi i veprave tė
mira.
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi