Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parafytyroje veten tėnde nė varr

Shko poshtė

Parafytyroje veten tėnde nė varr Empty Parafytyroje veten tėnde nė varr

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 1:09 am

Vėlla i dashur!

S'ka dyshim se pėrfundimi vendimtar ėshtė vdekja jote. Ngase
pėrherėshmėria nė kėtė jetė ėshtė e paarritshme! Pra, paramendoje veten
tėnde tė hedhur (lėshuar) nė gropėn e varrit . Pastaj tė mbyllin nė
dėrrasat e tij! Tė hedhin dhe mbi ty! A e arrite natėn tėnde tė parė nė
gropėn e llogarisė?! Po si do tė jetė pėrgjigja?! Tashmė janė larguar
nga ti familja, tė dashurit, tė afrėmit dhe shokėt! Pasurinė dhe mallin
tėnd i ke lėnė pas! Nuk do tė sjellė dobi ty asgjė pėrveē asaj ē'ke
pėrgatitur nga veprat e tua.

Transmetohet nga Enesi (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) se i Dėrguari
i Allahut s.a.v.s. ka thėnė: "Tė vdekurin e pėrcjellin tri gjėra:
Familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse njėra
mbetet me tė. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me tė mbetet
vetėm vepra e tij". (mutefekun alehji). Ēfarė do tė bėsh kur tė vijnė
ty dy melekė, tė cilėt ulėn me ty dhe tė qortojnė. Tė pyesin ty: Kush
ėshtė Zoti yt? Cila ėshtė feja jote? Kush ėshtė i Dėrguari yt? Tani
ndoshta mund tė pėrgjigjesh shumė lehtė, por nė atė gropė…nė atė
varr…nė atė errėsirė… pėrgjigja jote do tė jetė sipas veprave tė tua.
Besimtari qė posedon vepra tė mira thotė: Zoti im ėshtė All-llahu, Feja
ime ėshtė Islami dhe Pejgamberi im ėshtė Muhammedi s.a.v.s.. Ndėrsa
hipokriti do tė thotė: Ah… nuk e di, kam dėgjuar njerėzit duke thėnė
diēka, dhe kam thėnė. Po pėrkujto o rob i All-llahut se "Varri ėshtė
njė kopsht prej kopshteve tė Xhennetit ose njė humnerė prej humnerave
tė zjarrit". (Transmeton Tirmidhiu).

Dhe dije o rob i All-llahut se All-llahu i Lartėmadhėruar tė ka dhėnė
kohė tė mjaftueshme pėr pendim dhe kthim tek Ai. "A nuk ju dhamė jetė
mjaft tė gjatė, saqė kush do qė donte tė merrte kėshillim, mund t'a
merrte atė dhe kėshilluesi u erdhi…" (Fatir37).
E kanė komentuar fjalėn kėshillues nė ajetin e lartėpėrmendur me
vjetėrsi (pleqėri), dhe gjithashtu e kanė komentuar se ai (kėshilluesi)
ėshtė Muhammedi s.a.v.s.. Tashmė ėshtė arsyetuar kush ka kėshilluar,
dhe ka pėrkujtuar kush ėshtė lajmėruar dhe nuk i ėshtė bėrė padrejtėsi
atij qė ėshtė vonuar.

Vėlla i dashur:

Ti jeton nė sipėrfaqen e Tokės, e ndėrsa nesėr do tė banosh nė
brendėsinė e saj. Vallė a e ke zbukuruar vendbanimin tėnd me vepra tė
mira. A e ke shtruar dhe mbjellur kopshtin tėnd me kryerjen e urdhėrave
tė All-llahut qė ti ka urdhėruar dhe largimin nga ajo qė tė ka ndaluar?
Poqese ke qenė i bindur se me tė vėrtetė brendėsia e Tokės sė shpejti
do tė jetė vendbanimi yt, atėherė pra, kush tė ka hutuar qė tė bėhėsh i
pakujdesshėm ndaj pėrgatitjės sė varrit?!
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi