Dhjetėditėshi i parė i Dhul-hixhes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Dhjetėditėshi i parė i Dhul-hixhes

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Tue Dec 18, 2007 1:05 am

Ka mundėsi qė tė jetė dhjetėditėshi i fundit qė po arrin nė jetė

Ibėn Kethiri, Allahu e mėshiroftė nė komentimin e ajeteve: “Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt!”
(Fexhėr, 1-2), thotė: “Dhjetė netėt e pėrmendura janė pėr qėllim dhjetė
tė Dhul-hixhes, ashtu si thotė Ibėn Abasi, Ibėn Zubejri, Muxhahidi dhe
shumė tė tjerė nga tė parėt tanė (selefi) dhe tė tjerėt qė kanė ardhur
pas tyre (halefi).”
Ekzistojnė thėnie se ėshtė fjala pėr dhjetė ditėt e para e muajit
Muharrem. Kėtė e thotė Ebu Xhafer ibėn Xheriri, por kėtė mendim nuk ia
atribuon askujt (nga sahabėt). Kurse Ebu Kudejne transmeton nga Kabus
Ibėn ebi Dhebjani, ky i fundit nga babai i tij, se Ibėn Abasi ka thėnė:
“Pasha dhjetė netėt" ėshtė pėr qėllim dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit.”
Nė fund, Ibėn Kethiri thekson: “E sakta nga kėto ėshtė thėnia e parė (se ėshtė fjala pėr dhjetėditėshin e parė tė Dhul-hixhes.”
Imam Ahmedi dhe Nesaiu transmetojnė se Resulullahu salallahu alejhi ue selem rreth ajeteve: “Pasha dhjetė netėt! Pasha ēiftin dhe pasha tekun!” (Fexhėr, 2-3), ka thėnė: “Dhjetėshi
ėshtė pėr qėllim dhjetėditėshi i Kurban Bajramit, teku ėshtė pėr qėllim
dita e Arefatit, kurse ēifti ėshtė dita e prerjes sė Kurbanit (dita e parė e Bajramit).”


Cilat ditė janė mė me vlerė

Dijetarėt kanė mendime rreth asaj se cila ėshtė mė me vlerė;
dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit apo dhjetė ditėt e Dhul-hixhes?
Ky mospajtim fillimisht na vėrteton vlerėn e kėtyre ditėve dhe si
njerėzit janė tė pavėmendshėm nė kėtė. Ibėn Kajimi nė librin “Zadu
Mead” nė nėntitullin “Vlerėsimi apo favorizimi ndėrmjet kohėve”
thotė: “Sa i pėrket pyetjes sė parė e saktė ėshtė tė thuhet se dhjetė
netėt e fundit tė Ramazanit janė mė me vlerė se dhjetė netėt e
Dhul-hixhes, kurse dhjetė ditėt e Dhul-hixhes janė mė me vlerė se
dhjetė ditėt e Ramazanit. Me kėtė sqarim largohet paqartėsia dhe
kuptojmė se netėt e Ramazanit janė me vlerė, pasi nė ato net gjendet
nata e Kadrit, kurse ditėt e Dhul-hixhes janė shquar pasi nė kėto ditė
gjendet dita e prerjes sė Kurbanit, dita e Arefatit dhe dita e tetė e
Dhul-hixhes (e tervijes).”
Pėr kėto ditė Ibėn Abasi transmeton se i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selemka thėnė: “Nuk ka asnjė ditė ku veprat e mira janė mė tė dashura tek Allahu se kėto dhjetė ditė.” E pyetėn atė:“Edhe nga xhihadi nė rrugėn e Allahut?”
Ai u pėrgjigj e tha: “Edhe nga xhihadi nė rrugėn e Allahut pėrveē
njeriut i cilit del (nė xhihad) me veten e tij dhe pasurinė e tij dhe
nuk kthehet nga kėto asgjė.”
Taberaniu me send hasen pėrcjell nga Ibėn Abasi se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nuk ka ditė qė janė mė tė mėdha tek Allahu dhe qė veprat janė mė tė dashura(tė kryhen)se dhjetė ditėt e Dhul-hixhes, prandaj shpeshton nė tė tekbirin, tehlilin dhe tahminin.”


Brenda kėtyre ditėve ndodhet dita e Arefatit]

Muslimi shėnon nga Aishja, se ka thėnė i Dėrguari salallahu alejhi ue selem:“Nuk ka asnjė ditė ku Allahu mė sė shumti shpėton njerėz nga zjarri se dita Arefatit. Ai u afrohet atyre (gjatė qėndrimit tė haxhilerėve nė Arefat) dhe mburret me ta para engjėjve duke u thėnė: "Ēfarė dėshiruan ata.”
Imam Neveviu thotė: “Ky hadith qartė aludon pėr vlerėn e ditės sė Arefatit dhe kjo ėshtė ashtu.”
Buhariu shėnon nga Tarik ibėn Shihabi se ka thėnė se njė njeri nga
ēifutėt i thotė Umerit: “O prijės i muslimanėve! Po tė na kishte
zbritur neve ky ajet: ‘Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe’ (Maide,
3), do ta konsideronim atė ditė festė. Umeri i pėrgjigjet: “Vėrtet unė
jam nė dijeni se nė cilėn ditė ka zbritur ky ajet. Ka zbritur ditėn e
Arefatit dhe ditėn e premte.”
Nė kėtė ditė Allahu i Lartėsuar e pėrsosi fenė e Tij dhe i plotėsoi
begatitė. Nga ne ėshtė e kėrkuar ta falėnderojmė Allahun e Lartėsuar
pėr pėrmbushjen e begative ndaj nesh dhe t'i afrohemi atij me kryerjen
e obligimeve nė formėn se si kanė ardhur nė Kuran dhe Sunet.


Haxhi dhe umra

Transmeton Abdullah Ibėn Mesudi se Resulullahu, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka thėnė:
“Pėrsėritni haxhin dhe umren (njėrin pas tjetrit kohė pas kohe). Vėrtet kėto dyja e largojnė varfėrinė dhe mėkatet, ashtu si largon gjyryku (i farkėtarit) hekurin e keq nga ari dhe argjendi. Kurse haxhi i pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr vetėm se xhenetin.”Gjithashtu thotė: “Kush e bėn haxhin duke mos fyer dhe bėrė mėkate, del (nga haxhi) sikurse ditėn kur e ka lindur nėna e tij.”


Agjėrimi i ditės sė Arefatit

Ajo qė preferohet ditėn e Arefatit ėshtė ēfarė shėnon Muslimi, se
i Dėrguari, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, kur ėshtė pyetur pėr
agjėrimin nė kėtė ditė, ka thėnė: “I
fal mėkatet e vitit tė kaluar dhe vitit tė ardhshėm.”


Shpeshtimi i lutjes

Pasi ėshtė dita nė tė cilėn mė sė shumti njerėzit shpėtojnė nga
zjarri i xhehenemit, atėherė kėrkohet t`i shpeshtojmė duatė (lutjet).
Muslimi shėnon nga Aishja, se i Dėrguari salallahu alejhi ue selemka
thėnė:
“Nuk ka asnjė ditė ku Allahu mė sė shumti shpėton njerėz nga zjarri se
dita e Arafatit. Ai u afrohet atyre dhe mburret me ta para engjėjve
duke u thėnė: "Ēfarė dėshiruan ata.”
Kurse Tirmidhiu shėnon se i Dėrguari, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, ka thėnė: “Lutja mė e mirė ėshtė lutja (qė bėhet ditėn) e Arafatit. Dhe fjala mė e mirė qė e kam thėnė unė dhe Pejgamberėt
para meje ėshtė: “La ilahe ilallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku
ue lehul hamdu ue huue ala kuli shejin kadir (
Askush
tjetėr dhe asgjė tjetėr nuk meriton tė adhurohet pėrveē Allahut, tė
Vetėm e tė Pashoq. Ai ėshtė Zotėruesi i gjithēkaje (nė qiej e tokė);
vetėm Atij i pėrket falėnderimi (ynė); Ai ėshtė i Plotfuqishėm mbi
gjithēka).”



Leximi i Kuranit, shpeshtimi i faljeve (nafile), agjėrimit (nafile) dhe sadakasė


Kryerja e kėtyre veprave nė kėto ditė merret nga hadithi i
sipėrpėrmendur Ibėn Abasit dhe nga argumentet e tjera qė flasin pėr
vlerėn e kėtyre ditėve.
Imam
Neveviu, Allahu e mėshiroftė, thotė: “Nė agjėrimin e kėtyre nėntė
ditėve (tė Dhul-hixhes) nuk ka urrejtje (mekruh) tė madhe, por
pėrkundrazi kjo preferohet shumė.”

Ibėn Haxheri thotė: “Ajo qė mund tė nėnkuptohet se shkaku i veēimit tė
kėtyre dhjetė ditėve tė dhulhixhes me kėto specifika ėshtė se kemi
mundėsinė t`i pėrmbledhim adhurimet esenciale gjatė kėtyre ditėve, ato
janė: namazi, agjėrimi, sadakaja, haxhi dhe adhurimet e tjera. Kurse
kjo nuk ėshtė e mundur nė ndonjė kohė tjetėr.”



Thėnia e tekbireve


Kjo tani ėshtė njė sunet i braktisur, edhe pse ėshtė simbol i
kėtyre ditėve dhe thėnia e tyre ėshtė e preferuar nė ēdo kohė. Forma e
tekbireve tė transmetuara ėshtė kėshtu:
“Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe ilallahu vallahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber ue lilahul hamd.”
Buhariu, Allahu e mėshiroftė, pėrmend nga Ibėn Umeri dhe Ebu Hurejra, se gjatė kėtyre dhjetė ditėve thoshin:
“Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe ilallahu uallahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber ue lilahul hamd.”
Qė tebiret tė thuhen gjatė kėtyre ditėve nė ēdo kohė ėshtė e preferuar,
kurse krahas kėsaj ėshtė sunet qė nga sabahu i ditės sė parė tė
Bajramit deri nė ikindinė e ditės sė katėrt pas ēdo namazi farz (pas
selamit) tė thuhen kėto tekbire.


Therja e Kurbanit

Ėshtė njė traditė fisnike, tė cilėn na e vendosi i Dėrguari Muhamed salallahu alejhi ue selem gjatė kėtyre ditėve.
Dhe kjo ėshtė ringjallje e traditės sė Ibrahimit alejhi selam, prijėsit tė atyre qė e njėsojnė Allahun nė adhurim. Allahu i Lartėsuar thotė: “Falu pėr hir tė Zotit tėnd dhe bėj Kurban pėr hir tė Tij.” (Keuther, 2)
Nė njė hadith thuhet se i Dėrguari alejhi selam, kur ka therur kurbanin, ka thėnė:
“O Allah, e bėj kėtė kurban pėr Ty dhe e paraqes pėr veten time dhe pėr tė gjithė ata qė nuk bėjnė kurban nga umeti im.”


Sė pari kryerja e obligimeve


Ajo qė kėrkohet fillimisht nga muslimani gjatė kėtyre ditėve ėshtė
kryerja e farzeve, kėshtu qė ai duhet tė pėrpiqet qė sa mė mirė qė
ėshtė e mundur t`i bėj ato, pastaj tė mundohet tė shtojė nga veprat e
preferuara. Transmetohet nga Resulullahu salallahu alejhi ue selem, se
Allahu i Lartėsuar thotė
:“Kush do tė tregojė armiqėsi ndaj mikut tim (njeri i dashur tek Allahu-ueli),
do t’i shpall luftė. Me asgjė mė tė dashur nuk do tė mund tė mė afrohet
robi Im, pėrveē atė qė ia kam obliguar (ia kam bėrė farz) atij.
Vazhdimisht robi Im mė afrohet Mua me vepra tė preferuara, derisa ta
dua atė. E kur ta dua atė, atėherė bėhem tė dėgjuarit e tij me tė cilin
dėgjon, syri i tij me tė cilin shikon, dora e tij tė cilėn e shtrin,
kėmba e tij me tė cilėn ecėn dhe nėse kėrkon nga Unė (bėn dua), gjithsesi do t'i jap dhe nėse kėrkon mbrojtje prej meje, unė gjithsesi do ta mbroj.”
[/size]
Pėrktheu: Alaudin Abazi
[/size]

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi