Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

El-Velijju ( Mbrojtės dhe kujdestar i besimdrejtėve )

Shko poshtė

El-Velijju ( Mbrojtės dhe kujdestar i besimdrejtėve ) Empty El-Velijju ( Mbrojtės dhe kujdestar i besimdrejtėve )

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 12:59 am

El-Velijju (Mbrojtės dhe Kujdestar i besimdrejtėve)
Para se tė fillojmė me temėn qė do tė trajtojmė, dua qė t’a imgjinosh
veten nė njė ushtri tė madhe. Para ushtrisė, shfaqet komandanti i
pėrgjithshėm, duke kontrolluar gjendjen dhe moralin e ushtarėve.
Ushtria ėshtė e madhe, me qindra mijėra, ndoshta me miliona dhe ēdo
ushtar prej tyre, shpreson qė komandanti t’a zgjedhė pėr tė qenė nga
ushtarėt mė tė afėrt tė tij. Secili prej tyre, thotė me vete:”Mė zgjidh
mua! Mė zgjidh mua!”


Ky ėshtė njė shembull i thjeshtė dhe ajo qė duam tė pėrēojmė nėpėrmjet
kėtij shembulli, ėshtė qė tė pėrpiqesh ta ekspozosh veten para Zotit
Fuqiplotė. Kėrkoji Atij qė tė tė bėjė nga tė zgjedhurit dhe njerėzit mė
tė afėrt tė Tij.


Nė kėtė temė, do tė trajtojmė emrin e Zotit, El-Velijju. Thotė Zoti nė
Kuran:”Zoti ėshtė mbrojtėsi dhe kujdestari i atyrė qė besuan.” (Bekare
257)


Kjo temė do tė pėrqendrohet nė pesė pika kryesore:


- Kuptimi i emrit El-Velijju.


- Si i nxit Zoti njerėzit qė tė jenė pranė Tij dhe tė jetė Ai mbrojtės dhe kujdestar i tyre.


- Modele tė atyre qė i ka mbrojtur dhe i ka dashur Zoti. (evlijatė e Zotit)


- Koncepti i kerametit (mrekullive dhe gjėrave tė pazakonta qė u ndodhin njerėzve tė dashur tė Zotit).


- A mund tė jetė njė njeri i zakontė njė nga njerėzit e dashur tė Zotit (velij)?


- Ēfarė duhet tė bėj, qė Zoti tė mė zgjedhė mua tė jem nga tė dashurit (evlija) e Tij?


- Si ta pėrjetojmė kėtė emėr dhe cilat janė frytet e kėtij emri nėse e zbatojmė nė jetėn tonė?


Vallė sa herė e dėgjojmė dhe e lexojmė ajetin:”Zoti ėshtė mbrojtėsi dhe
kujdestari i atyrė qė besuan.” dhe kalojmė menjėherė nė ajetin
pasardhės? A tė ka ndodhur qė teksa lexon kėtė ajet, tė qėndrosh dhe tė
pėrpiqesh ta ndjesh se ēfarė do tė thotė tė jetė Zoti mbrojtėsi yt?


Kur ishim tė vegjėl, na ka rastisur qė shpesh herė mėsuesit tanė tė
kėrkonin kujdestarėt (prindėrit) tanė, pėr tė diskutuar me ta. Ne nuk
ndjeheshim tė turpėruar, pasi i kishim prindėrit. Kurse ai qė
turpėrohej dhe ndihej ngushtė nga njė kėrkesė e tillė, ishte njė shok
apo shoqe qė nuk kishte kush tė kujdesej pėr tė, pasi prindėrit i
kishin vdekur, nuk ishin nė shtėpi, nuk interesoheshin pėr tė, mund tė
ishin nė emigrim… E rėndėsishme ėshtė qė rezultati ėshtė i njėjtė.


Jeton me vuajtje, njė qė nuk ka kujdestarė qė e mbrojnė. Gjėja mė e
vėshtirė pėr fėmijėt e vegjėl, ėshtė qė fėmija tė humbė kujdestarin dhe
prindin e tij.


Gjėja qė tė prek mė shumė ndonjėherė nė Qabe apo xhaminė e profetit
a.s, ėshtė kur shikon njė fėmijė tė vogėl duke qarė, pasi u ka humbur
prindėrve nė atė mori njerėzish. Ai qan me ngashėrime, edhe pse ėshtė
nė duart e policėve dhe pėrgjegjėsve pėr tė tilla ēėshtje, pasi ka
humbur kujdestarin dhe atė qė e mbron, prindin. Ai ndihet i dėshpėruar,
i pashpresė, i mėrzitur dhe me zemėr tė copėtuar.


Ditėn kur dy tė fejuar vendosin kurorė, kėrkohet qė nusja tė ketė dhe
kujdestarin e saj. Vajza qė ndihet mė keq nė ato ēaste, ėshtė ajo qė
nuk ka kujdestar qė tė jetė i pranishėm.


”Zoti ėshtė mbrojtėsi dhe kujdestari i atyrė qė besuan.” Ai qė duhet tė
ndihet keq dhe duhet t’i vijė zor mė shumė se personat qė pėrmendėm mė
lart, ėshtė ai njeri qė nuk e ka Zotin si mbrojtėsin dhe kujdestarin e
tij. I vuajtur ėshtė ai njeri qė ia ka dorėzuar veten shejtanit,
epsheve dhe kėnaqėsive tė shfrenuara. I vuajtur dhe i mjerė ėshtė ai qė
nuk mendon pėr gjė tjetėr pėrveēse pasurisė, postit dhe dėfrimeve
haram. I humbur dhe i vuajtur ėshtė ai qė nuk e ka Zotin, mbrojtės dhe
kujdestar tė tij.


El-Velijju ėshtė njė i afėrt i dashur, qė kujdeset dhe tregohet i
dashur me ty. Njeriu mė i afėrt qė kujdeset dhe tė mbron ėshtė babai.
Nėse ai nuk ėshtė , mbetet xhaxhai dhe pastaj gjyshi. Nėse edhe kėto
nuk janė, atėherė gjykatėsi tė cakton njė kujdestar tė detyrueshėm.


Po ti o vėlla dhe o motėr, kė ke Kujdestar? A ke kėrkuar qė Kujdestari yt tė jetė vetė Zoti i Madhėruar?


Njė kuptim tjetėr gjuhėsor i emrit El-Velijj, ėshtė ai i afėrt qė tė
ndihmon kundėr armiqve dhe kundėrshtarėve. Ėshtė personi i parė tė
cilit i drejtohesh nė raste fatkeqėsie. Ėshtė ai qė nė raste hallesh
dhe problemesh, ėshtė i pari qė tė hap derėn, tė strehon dhe tė
pėrkrah.


Me qėllim qė tė kuptohen mė mirė dy kuptimet e mėsipėrme tė kėtij emri,
kujto historinė e Jusufit a.s. Ai ndodhej i braktisur nga vėllezėrit nė
njė pus nė shkretėtirė. Zoti bėn qė disa udhėtarė tė kenė nevojė pėr
ujė, me qėllim qė tė nxjerrin Jusufin a.s. Zoti e bėri dhe Azizin e
Egjyptit steril, me qėllim qė tė ketė nevojė pėr fėmijė dhe tė adoptojė
Jusufin a.s. Mė pas, Zoti e bėn mbretin e Egjyptit tė shohė njė ėndėrr
qė e shqetėson, me qėllim qė ta nxjerrė Jusufin a.s nga burgu. Jo vetėm
kaq, por bėn qė tė gjithė banorėt e Egjyptit tė kenė nevojė pėr ushqim,
me qėllim qė Jusufi a.s tė bėhej ministėr i thesareve tė vendit. A e
shikon se ēfarė do tė thotė tė kesh Zotin Kujdestar dhe Mbrojtės? Kjo
nuk do tė thotė se nuk do tė tė ndodhin fatkeqėsi dhe telashe, por e
rėndėsishme ėshtė qė nė ēaste tė vėshtira, tė ndjesh pėrkujdesjen dhe
mbrojtjen e Tij.


Nė fund tė sures, Jusufi a.s thotė:“Zoti im! Ti mė ke dhėnė pushtet dhe
mė mėsove komentin e ėndrrave. O Krijues i qiejve dhe i tokės, Ti je
kujdestari im nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Mė bėj tė vdes musliman
dhe mė bashko me tė mirėt!” (Jusuf 101)


Duke qenė se kujdestaria dhe mbrojtja e Zotit pėr Jusufin a.s kishte
qenė evidente nė kėtė botė, ai ia kėrkonte tė njėjtėn gjė dhe pėr botėn
e ardhshme.


Fjalėt e profetit Muhamed a.s, i pėrshkruan dhe Zoti nė
Kuran:“Mbrojtėsi i im ėshtė All-llahu qė zbriti librin. Ai kujdeset pėr
tė mirėt.” (Araf 196)






- Si i nxit Zoti njerėzit qė tė jenė pranė Tij dhe tė jetė Ai mbrojtės dhe kujdestar i tyre. Ėshtė vetė


Zoti i Madhėruar Ai qė tė ofron ndihmėn, pėrkujdesjen dhe mbrojtjen e
Tij o njeri. Ėshtė ndryshe kur ti shkon te njė i fuqishėm qė tė tė
mbrojė dhe ndryshe kur vetė i fuqishmi tė ofron mbrojtjen e tij.


Shumė njerėz mendojnė se tė jesh “evlija” (nė dashurinė, mbrojtjen dhe
kujdestarinė) e Zotit ėshtė diēka e pamundur dhe e paarritshme. Por qė
tė kesh mbrojtjen dhe kujdesin e Zotit, ėshtė diēka e mundur pėr tė
gjithė besimtarėt. Kėtė e deklaron vetė Zoti i Madhėruar:”dhe Zoti
ėshtė kujdestari i besimtarėve”


Pėrse tė mos jesh ti o vėlla dhe o motėr njė nga eulijat e Zotit? Ēfarė shikon si pengesė pėr diēka tė tillė?


Ideja e shprehjes “Unė nuk mund tė jem nga eulijat e Zotit” ėshtė gabim.


Thotė Zoti nė Kuran:”Me tė vėrtetė qė evlijatė e Zotit, nuk kanė frikė dhe nuk brengosen.” (Junus 62)


Nėse Zoti ėshtė Kujdestari dhe mbrojtėsi yt, tė shpėrblen me tre gjėra:


1 - Shpėrblimi i parė pėr kėtė ėshtė se tė hiqet frika dhe shqetėsimet
nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. ”Me tė vėrtetė qė evlijatė e Zotit,
nuk kanė frikė dhe nuk brengosen.”


2 – Tė ndriēon rrugėn dhe jetėn nė kėtė botė. Thotė Zoti nė Kuran:”Zoti
ėshtė kujdesar i atyre qė besuan, i nxjerr nga errėsirat nė dritė.”
(Bekare 257)


3 – Tė ndihmon tė triumfosh. Nėse Zoti i Madhėruar ėshtė kujdestari dhe
mbrojtėsi yt, patjetėr qė do jesh i ndihmuar dhe do tė triumfosh nė ēdo
situatė. Thotė Zoti nė Kuran:”Zoti ėshtė kujdestari juaj, dhe Ai ėshtė
ndihmėtari mė i mirė” (Al Imran 150)


“Zoti i ndihmon ata qė besuan” (Haxh 38) “E kush ka pėr mik All-llahun,
tė dėrguarin e Tij dhe ata qė besuan, s’ka dyshim se ana (pala-krahu) e
All-llahut ėshtė ngadhėnjyese.”


Kėto tre shpėrblime pėrmblidhen nė njė hadith Kudsij:”Kush lėndon njė
nga njerėzit e Mij tė dashur (evlija), Unė i kam shpallur luftė.”


Vetėm nė dy raste, Zoti i shpall luftė njeriut; E para ėshtė kur dikush
pėrdor kamatėn dhe fajdenė “Nė qoftė se nuk e bėni kėtė (nuk heqni dorė
nga kamata), atėherė binduni se jeni nė luftė me Allahun dhe tė
dėrguarin e Tij. (Bekare 279) Kurse hera e dytė ėshtė ajo qė pėrmendėm
nė hadithin e mėsipėrm:”Kush lėndon njė nga njerėzit e Mij tė dashur
(evlija), Unė i kam shpallur luftė.”


Zoti i Madhėruar na tregon dhe rrugėn qė duhet tė ndjekim qė tė bėhemi
nga evlijatė e Tij. Thotė vetė Zoti nė njė hadith Kudsij:“Do tė
vazhdojė robi Im tė afrohet ndaj Meje me namaze nafile derisa ta dua.
Nėse e dua do tė jem dėgjimi i tij qė dėgjon, do tė jem shikimi i tij
qė shikon, do jem dora e tij qė prek me tė dhe do tė jem kėmba e tij qė
ecėn me tė. Nėse do mė kėrkojė diēka do ia jap. Nėse kėrkon mbrojtjen
Time, do e mbroj.”


“do tė jem dėgjimi i tij qė dėgjon” Nuk tė lejon tė dėgjosh gjėra
haram, por edhe po i dėgjove, tė ruan qė kėto gjėra tė mos depėrtojnė
nė zemėr. Nėse kėto gjėra tė depėrtojnė nė zemėr, do tė t’i nxjerrė
shumė shpejt. Nėse nuk t’i nxjerr shpejt, do tė pėrballesh me njė
problem nga i cili nxjerr mėsime dhe shlyen gjynahet.


“do tė jem shikimi i tij qė shikon” Nuk tė lejon tė shohėsh gjėra
haram, por edhe po shikove, nuk e lejon tė depėrtojnė nė zemrėn tėnde...


“do jem dora e tij qė prek” Tė jep bereqet nė duart e tua me tė cilat prodhon dhe shkruan nė ndihmė tė fesė dhe tė njerėzimit.


“dhe do tė jem kėmba e tij qė ecėn me tė” Tė ndihmon qė tė mos ecėsh drejt haramit.


“Nėse do mė kėrkojė diēka do ia jap” Sa herė tė ngresh duart pėr t’iu
lutur Zotit, ta pranon lutjen. Thotė profeti a.s:”Ka robėr tė Zotit tė
cilėt sa herė i luten Zotit, ia pranon menjėherė.”


“Nėse kėrkon mbrojtjen Time, do e mbroj.” Nėse ka frikė nga dikush apo nga diēka dhe i lutet, e ka tė siguruar ndihmėn e Zotit.


Pėrse tė mos jesh dhe ti o vėlla dhe o motėr nga evlijatė e Zotit?


Mė kujtohet qė kur isha i vogėl, shkoja tė falesha nė xhaminė pranė
shtėpisė tonė. Imami i xhamisė, ēdo ditė nė namazin e sabahut, lutej
dhe shpesh herė insistonte nė njė lutje tė veēantė “O Zot, merri nė
dorėn Tėnde ēėshtjet tona!” Ai lutej me kėtė lutje dhe qante me tė
madhe. Kur u rrita dhe fillova tė lexoj rreth jetėshkrimit tė profetit
Muhamed a.s, gjeta se vetė profeti a.s lutej:”O Zot mė udhėzo me ata qė
ke udhėzuar! Mė jep nga siguria Jote dhe mė bėj nga evlijatė e Tu tė
mirė!”


Pas betejės sė Uhudit, kur ushtria muslimane me profetin a.s u ngjitėn
nė mal dhe ushtria e kurejshėve mbeti poshtė nė fushė, Ebu Sufjani u
afrua pranė malit dhe thirri:”A ėshtė Muhamedi nė mesin tuaj?” Profeti
a.s u tha muslimanėve:”Mos u pėrgjigjni!” Ebu Sufjani thirri pėrsėri:”A
ėshtė Ebu Bekri mes jush?” Profeti a.s pėrsėri nuk i lejoi tė
pėrgjigjeshin. Ebu Sufjani thirri pėr tė tretėn herė:”A ėshtė Umeri nė
mesin tuaj?” Pėrsėri asnjė nga muslimanėt nuk iu pėrgjigj.


Atėherė, Ebu Sufjani me sa forcė qė kishte thirri:”Ne kemi Uzza-nė,
(idhull) kurse ju nuk e keni” Asnjė nga muslimanėt nuk foli. Profeti
(a.s) pėrsėri u tha:”A nuk i pėrgjigjeni?” Ata e pyetėn:”Po ēfarė ti
themi?” Profeti (a.s) u tha:”Thoni: “Zoti ėshtė Mbrojtėsi ynė dhe ju
nuk keni mbrojtės.” Dhe muslimanėt u pėrgjigjėn njėzėri:” Zoti ėshtė
Mbrojtėsi ynė dhe ju nuk keni mbrojtės.”


Me tė dėgjuar kėto fjalė Ebu Sufjani tha:”Muhamedi, Ebu Bekri dhe Umeri qenkan gjallė.”


Pėrse tė mos e ekspozosh veten tėnde o vėlla dhe o motėr, me qėllim qė
tė tė bėjė Zoti nga evlijatė e Tij? A nuk dėshiron qė ta lusėsh Atė dhe
tė ta pranojė lutjen?


Tė jesh nga evlijatė e Zotit, ka grada dhe shkallė tė ndryshme. Ka prej
tyre qė me ta lutur Zotin pėr diēka, u pranohet menjėherė. Ka tė tjerė
qė u jepen keramete (ndodhi tė pazakonta pėr tė tjerėt). Ka tė tjerė qė
me t’i parė njerėzit nė sy, e njeh kush ka tė drejtė dhe kush ėshtė
mashtrues.






- Modele tė atyre qė i ka mbrojtur dhe i ka dashur Zoti. (evlijatė e Zotit)


1 - Nuhu a.s pėr 950 vite u keqtrajtua, u fye, u pėrbuz... por me tė
ngritur duart:”O Zot unė jam mposhtur prandaj mė ndihmo” (Kamer 10) i
erdhi menjėherė ndihma dhe iu pranua lutja. Thotė Zoti nė
Kuran:“Atėherė Ne me njė shi tė vrullshėm i hapėm dyert e qiellit. Dhe
Ne tokėn e zbėrthyem nė burime uji, kurse uji u bashkua siēishte
caktuar. E atė (Nuhun) e bartėm nė (anije) dėrrasash e shtyllash. Qė
lundronte nėn mbikėqyrjen Tonė” (Kamer 11-14)


2 – Ibrahimi a.s vuajti, u hodh nė zjarr, u detyrua tė braktisė vendin
e tij, u sprovua me sprova dhe vėshtirėsi tė ndryshme, por nė fund Zoti
e zgjodhi si lidership tė njerėzimit “Unė tė kam zgjedhur imamin
(prijės) e njerėzimit” (Bekare 124) dhe ndėrton dhe Qabenė e shenjtė.


3 – Ismaili a.s ėshtė bėrė simbol i sakrifikimit pėr besimtarėt. Ai
pranoi tė sakrifikohej pėr tė ēuar nė vend urdhėrin e Zotit. Pėr kėtė,
Zoti e shpėrbleu dhe e ka bėrė traditė qė besimtarėt tė therrin
kurbane, pėr tė mbajtur tė gjallė dhe tė freskėt emrin e Ismailit a.s.


4 – Jakubi a.s humbi djalin e tij mė tė dashur Jusufin a.s, madje humbi
dhe shikimin duke qarė pėr tė. Por pas disa vitesh, i kthehet Jusufi
a.s si ministėr i thesareve tė Egjyptit dhe i kthehet dhe shikimi.


5 – Musai a.s u dėbua nga Egjypti dhe u largua i frikėsuar. Por mė pas
Zoti e zgjodhi si profet dhe i fliste direkt, pa ndėrmjetės.


6 – Isai a.s. Nėna e tij u akuzua pėr ēėshtje nderi, por Zoti e bėri djalin e saj model dhe shembull pėr tė gjithė njerėzimin.


7 – Profeti Muhamed a.s. Ai u rrit jetim dhe u detyrua tė braktisė
vendlindjen e tij Meken. Por pas disa vitesh ai kthehet si triumfator
nė Meke dhe bėhet shembull i faljes dhe zemėrbutėsisė me kundėrshtarėt
e tij.


Kėto profetė janė lodhur dhe kanė vuajtur, por vetėm nė kėtė mėnyrė
dallohet se kush ėshtė evlija i Zotit. Faraoni nuk e kuptoi se Musai
a.s ishte evlija i Zotit, veēse nė ēastet kur po mbytej. Nė ato ēaste,
ai tha:”Besoj qė nuk ka zot tjetėr veē Zotit qė besojnė hebrenjtė”
(Junus 90)


Zoti t’i shton problemet me armiqtė dhe kundėrshtarėt e tu, me qėllim
qė e gjithė bota ta kuptojė se kush ėshtė Kujdestari dhe Mbrojtėsi yt.


Kur njė fėmije - qė ka familje tė madhe dhe me emėr - i ndodh njė
problem nė shkollė, e rrahin... ai gėzohet dhe ndihet krenar se tė
nesėrmen do tė vijnė kujdestarėt, vėllezėrit, prindėrit... tė cilėt do
tė hakmerren pėr tė.
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

El-Velijju ( Mbrojtės dhe kujdestar i besimdrejtėve ) Empty Re: El-Velijju ( Mbrojtės dhe kujdestar i besimdrejtėve )

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 1:01 am

Vetė profeti Muhamed a.s ka qenė njė nga evlijatė dhe ata pėr tė cilėt
Zoti ėshtė kujdesur mė shumė se kushdo tjetėr. “Mbrojtėsi i im ėshtė
All-llahu qė zbriti librin. Ai kujdeset pėr tė mirėt.” (Araf 196)





Umeti i Muhamedit a.s ndodhet nė kulmin e nevojės qė tė ngrenė duart
drejt qiellit dhe tė luten qė Zoti tė kujdeset dhe t’i ndihmojė tė
dalin nga kjo gjendje e nderė.





Pėrkujdesi dhe mbrojtja e Zotit pėr profetin Muhamed a.s ėshtė e
prekshme nė ēdo ēast tė jetės sė tij. Vetė dora e profetit a.s ishte
njė mrekulli nga Zoti. Me tė prekur guralecėt, ajo e bėnte tė
madhėrojnė Zotin. E njėjta dorė ia bėnte me shenjė hėnės dhe ajo ndahej
nė dy pjesė, si fakt pėr tė vėrtetuar profecinė e tij.





E njėjta dorė, nė betejėn e Bedrit merr njė grusht me kokriza rėre dhe
i lėshoi nė drejtim tė armiqve tė tij. Edhe pse distanca mes tyre ishte
shumė e largėt, nuk mbeti ushtar armik, pa i hyrė nė sy kokrizat e
rėrės qė hodhi





profeti a.s.





Nga e njėjta dorė rrodhi ujė, kur shokėt e tij ndiheshin tė etur nė njė betejė.





E njėjta dorė preku syrin e sėmurė tė Aliut dhe e shėroi nė ēast, saqė
Aliu thoshte se nuk e dinte se cilin sy kishte pasur tė sėmurė.





Tė gjithė kėto tregojnė kujdesin dhe dashurinė e Zotit pėr profetin e
Tij. Nuk ishte dora e profetit a.s qė i bėnte kėto mrekulli, por ishte
pėrkujdesja hyjnore, ajo qė e pajisi me to. “Nuk ishe ti ai qė gjuajte,
por nė tė vėrtetė ishte Zoti Ai qė gjuajti” (Enfal 17)





Pėrkujdesja dhe mbrojtja e Zotit nuk ėshtė vetėm pėr profetėt dhe tė
dėrguarit e Zotit. Ajo shfaqet fuqishėm edhe me shokėt e profetit a.s.





Nė njė nga betejat, profeti a.s dėrgon Ala Elhadremij nė njė mision me
disa shokė tė tjerė. Gjatė rrugės, ata humbin nė shkretėtirė dhe u
harxhohen dhe rezervat e ujit. Duke parė qė po vdisnin pėr ujė, Ala
Elhadremij ngren duart drejt qiellit qė ishte i pastėr dhe lutet:”O
Zot! Betohem nė madheshtinė Tėnde dhe tė kėrkoj qė tė na furnizosh me
ujė! O kujdestar dhe ndihmės i besimtarėve, na furnizo me ujė!” Shokėt
e tij betohen dhe thonė:”Pėr Zotin pamė qė retė filluan tė
grumbullohen, duke lėshuar shi. Ne pimė dhe shuam etjen. Kur u kthyem u
treguam shokėve, tė cilėt nuk e besonin. Ne u thonim:”Nėse nuk na
besoni, atėherė na thoni si mbijetuam?!”





Profeti a.s dėrgoi Asim ibn Thabit me tre tė tjerė pėr t’i mėsuar
Islamin njė fisi. Banorėt e fisit u treguan tė pabesė dhe i vranė
shokėt e tij. Vetė Asimi, kur pa kėtė, iu lut Zotit:”O Zot! Tė kėrkoj
qė trupin tim mos e prekin jobesimtarėt!” Mė pas, banorėt e fisit e
vranė dhe vajtėn tė marrin kufomėn, me qėllim qė ta shesin tek
kundėrshtarėt e tij nė Meke dhe tė merrnin shpėrblimin. Por Zoti kishte
dėrguar grerėzat tė cilat e kishin rrethuar kufomėn e Asim ibn Thabit
dhe nuk mundėn ta marrin. Atėherė u detyruan qė ta lėnė kufomėn deri sa
tė bjerė nata dhe tė largohen grerėzat. Me tė rėnė nata, filloi njė shi
i rrėmbyeshėm dhe rrėketė e morrėn kufomėn e Asimit, e cila nuk u gjet
pas asaj dite.





El berra ibn Malik ka qenė njė nga shokėt e profetit Muhamed a.s. Vetė
profeti a.s thotė rreth tij:”Ka robėr tė Zotit tė cilėt sa herė i luten
Zotit, ia pranon menjėherė. Prej tyre ėshtė dhe Elberra ibn Malik.”





Nė betejėn e Jemames me Musejleme Elkedhab, muslimanėt po hasnin shumė
vėshtirėsi. Njė nga muslimanėt iu drejtua Elberra ibn Malikut dhe i
tha:”Profeti ka thėnė qė ty tė pranohet lutja. Pėrse nuk lutesh qė tė
na ndihmojė Zoti?!” Nė ato ēaste, Elberra ngriti duart drejt qiellit
dhe tha:”O Zot, unė tė kėrkoj qė tė na ndihmosh sot dhe tė mė bėsh mua
dėshmorin e parė!” Nuk kaluan veēse disa ēaste dhe Elberra ibn Malik
bie dėshmor dhe ishin muslimanėt ata qė e fituan betejėn.





Nė kohėn e Kalifatit tė tij, Umer ibnul Hattabi dėrgon njė ushtri nė
drejtim tė romakėve. Para se tė takoheshin dy ushtritė, ushtria
muslimane kishte dy alternativa, tė luftonte nė fushė tė hapur apo tė
mbrohej nė njė mal aty pranė. Nė kėtė kohė, Umeri kishte hypur nė
minber pėr tė mbajtur hytben dhe teksa fliste, thėrret:”Tek mali, tek
mali!” Pasi u kthye ushtria muslimane, muslimanėt i pyetėn se si kishin
fituar. Komandanti musliman u pėrgjigj:”Dėgjuam zėrin e Umerit qė na
kėshilloi tė luftonim nga mali dhe ashtu vepruam dhe fituam.”





Ne muslimanėt besojmė nė ekuilibrat mes shpirtėrores dhe materiales,
kurse perėndimi sot nuk beson veēse materialen. Ne nuk kemi asnjė
problem qė tė besojmė nė mrekulli (keramete) tė tilla, nėse ato
pėrcillen deri tek ne nė rrugė tė sigurta.





Njė herė, tek Uthman ibnu Affani hyri njė person. Me ta parė Uthmani,
tha:”Ka prej jush, qė hyjnė me shenja tė imoralitetit nė sy!” Burri qė
sapo kishte hyrė, kishte parė me epsh njė grua nė rrugė. I befasuar nga
kėto fjalė, burri i tha:”ēfarė ėshtė kjo o prijės i besimtarėve? A tė
vijnė shpallje hyjnore, pas tė dėrguarit tė





Zotit?!” Uthmani a.s ia ktheu:”Jo. Por ruhuni nga mendjemprehtėsia e besimtarit, pasi ai shikon me dritėn e Zotit.”





Ebu Musa El-eshari tregon:”Njė ditė teksa ecja rrugėve tė Bagdadit,
pashė njė zjarr tė madh i cili kishte djegur tė gjithė fermat e palmave
tė qytetit, pėrveē njėrės qė ndodhej nė mes. Pyeta rreth pronarit tė
fermės qė kishte mbetur e padjegur dhe pashė qė ishte njė njeri qė nuk
e njihja. Kur e pyeta mbi shkakun se si ka mundėsi qė nuk ishte djegur
ferma e tij, ai mė tha:”I kėrkova Zotit tė Madhėruar qė tė mos lejojė
tė digjet dhe nuk u dogj.” Ebu Musa El-eshari buzėqeshi dhe tha:”Ka
robėr tė Zotit tė cilėt sa herė i luten Zotit, ia pranon menjėherė.”





Profeti a.s i tha njė herė Umer ibnul Hatabit dhe Ali ibnu Ebi
Talibit:”Do vijė njė burrė nga Jemeni, qė quhet Uvejs Elkarnij. Ai ka
njė nėnė tė cilėn e respekton shumė. Nėse mundeni t’i kėrkoni qė tė
lutet dhe tė kėrkojė falje pėr ju, bėjeni!” Kėto fjalė profetia.s ua
thonte shokėve tė tij!





Umer ibnul Hatabit dhe Ali ibnu Ebi Talibi, nė ēdo sezon haxhi e
kėrkonin Uvejsin mes haxhillarėve tė Jemenit. Mė nė fund e gjetėn dhe i
kėrkuan tė lutej dhe tė kėrkonte falje pėr ta.





Njė grua Errebia bintu Nadr e qėlloi nė vajzė dhe i theu dhėmbėt e
parė. Ajo i ofroi familjes sė vajzės shumėn e caktuar si kompensim pėr
dhėmbėt e thyer, por ajo refuzoi dhe kėrkoi qė Errebias t’i thyhen
dhėmbėt sipas drejtėsisė. Errebia bintu nadr rridhte nga familjet mė tė
fisme nė Medine. Vėllai i saj, Enes ibn Nadr qė i pranoheshin lutjet,
ngriti duart drejt qiellit dhe tha:”O Zot, unė tė lutem qė tė mos thyet
dhėmbi i Errebia bintu Nadr.” Nė ato ēaste vjen vajza me familjen e saj
dhe i thonė qė e kemi falur.













- Koncepti i kerametit (mrekullive dhe gjėrave tė pazakonta qė u ndodhin njerėzve tė dashur tė Zotit).





Shumė njerėz mendojnė qė tė jesh nga evlijatė e Zotit, duhet qė
patjetėr tė tė ndodhin mrekulli dhe keramete tė pazakonta. Ajo qė duam
tė theksojmė nė kėtė kontekst, ėshtė se kerametet janė tė pamohueshme.
Por qė dikujt t’i ndodhin keramete, duhet tė plotėsojė njė kusht tė
rėndėsishėm; Tė jenė veprat e tij, konform Kuranit dhe traditės
profetike. Kėtė e themi pasi shumė fallxhorė, magjistarė, mashtrues…
pėrdorin ndodhi tė pazakonta dhe mashtrojnė njerėzit duke u hequr dhe
shtirur si evlija dhe njerėz tė mirė. Kėto fjalė ua adresojmė nė radhė
tė parė grave, pasi bien viktima tė fallxhorėve tė cilėt gjoja u
parashikojnė fatin dhe ato mendojnė se gjėra tė tilla janė keramete dhe
se kėto njerėz janė evlija.





Imam Shafiu thotė:”Nėse shihni njė njeri duke fluturuar nė qiell, ose
duke ecur mbi ujė, mos e besoni derisa tė siguroheni se ėshtė konform
Kuranit dhe traditės profetike!”





Kėtu futet namazi i tij, morali, mėnyra e komunikimit, adhurimet, me
ēfarė i urdhėron njerėzit, ēfarė u ndalon tė veprojnė, ēfarė vepron
vetė... Kėshtu kriteri kryesor i kerameteve, ėshtė qė tė jenė konform
Kuranit dhe traditės profetike.





Pėr kėtė, disa tė ditur kanė thėnė:”Nuk ėshtė evlija ai qė fluturon nė
qiell dhe ecėn mbi ujė, por evlija ėshtė ai tė cilin e gjen tek
hallalli dhe nuk e shikon tek harami.”
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

El-Velijju ( Mbrojtės dhe kujdestar i besimdrejtėve ) Empty Re: El-Velijju ( Mbrojtės dhe kujdestar i besimdrejtėve )

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 1:01 am

Kur i thanė njė tė dituri se filani ecėn mbi ujė, ai tha:”Balenat janė
mė tė mira, pasi zhyten dhe nėn ujė.” Pėrsėri i thanė se ai edhe
fluturon, por pėrgjigja pėrsėri i ishte:”Zogjtė janė mė tė mirė se ai.”
“Ai shkon nė Qabe, kryen tavafin dhe sajin dhe kthehet pėr disa
sekonda.” I dituri iu pėrgjigj:”Edhe shejtani e bredh tė gjithė tokėn
pėr disa sekonda!”













- A mund tė jetė njė njeri i zakontė njė nga njerėzit e dashur tė Zotit (velij)?





Nuk ėshtė e thėnė qė tė jesh evlija, tė tė ndodhin patjetėr keramete qė
e vėrtetojnė kėtė. Mrekullitė janė dy llojesh, “muxhize” tė cilat janė
vetėm pėr profetėt, me qėllim qė tė faktohet se janė profetė tė dėrguar
nga Zoti. Ky lloj mrekullish, duhet patjetėr qė tė shfaqet para
publikut, pasi janė tregues tė vėrtetėsisė sė profetėve. Kurse lloji
tjetėr i mrekullive “kerametet” janė pėr njerėzit e tjerė dhe janė
tregues qė Zoti i don kėto njerėz. Kėto lloj mrekullish mund tė shfaqen
pėr ti parė njerėzit dhe mund tė mos shfaqen. Nėse shfaqen, ėshtė
tregues qė Zoti tė don. Nėse nuk shfaqen, bėhet me qėllim qė mos tė tė
pėlqejė vetja. Ti mund tė jesh evlija dhe tė mos e dish diēka tė tillė.
Evlija mund tė jetė njė vajzė njėzet vjeēare, njė burrė apo grua 40-50
apo 60 vjeēare, mund tė jetė njė njeri krejtėsisht i zakonshėm. Njė
njeri i zakonshėm mund tė jetė evlija edhe pse nuk e din, edhe pse nuk
i shfaqen keramete.













- Ēfarė duhet tė bėj, qė Zoti tė mė zgjedhė mua tė jem nga tė dashurit (evlijatė) e Tij?





A ėshtė e mundur qė unė tė jem nga evlijatė e Zotit? A ėshtė e mundur
qė njė student tė jetė nga evlijatė e Zotit? A mundet qė njė i moshuar
tė jetė nga evlijatė?





Padyshim qė kushdo mund tė jetė nga evlijatė e Zotit. Pėr tė arritur
njė gradė tė tillė, duhet qė tė plotėsohen disa kritere, tė cilat i
pėrmend njė ajet Kurani.





“Me tė vėrtetė qė evlijatė e Zotit nuk kanė frikė dhe nuk brengosen. Ata janė ata qė besuan dhe ishin tė devotshėm.” (Junus 62)





Qė tė besosh, do tė thotė tė besosh nė gjashtė shtyllat e besimit; Tė
besosh Zotin, melekėt e Tij, librat, profetėt, Ditėn e Kijametit dhe se
gjithēka ndodh, e mirė ose e keqe, ndodh sipas caktimit tė Tij.





Kurse devotshmėria ėshtė qė tė tė gjejė Zoti atje ku tė ka urdhėruar
dhe tė mos tė tė gjejė nė ato vepra qė t’i ka ndaluar t’i veprosh. Nėse
tė ka urdhėruar tė respektosh prindėrit, tė tė gjejė duke u puthur
dorėn dhe duke u dėgjuar fjalėn. Tė ka urdhėruar tė falėsh namazin, tė
tė gjejė tė rregullt nė kryerjen e tij. Tė ka ndaluar tė marrėsh pasuri
nė rrugė haram, mos tė tė gjejė asnjė qindarkė haram nė xhep. Nėse i
plotėson kėto dy kritere, je nga evlijatė e Zotit. Ajo qė tė duhet tė
bėsh qė tė jesh nga evlijatė dhe njerėzit e dashur dhe tė preferuar tė
Zotit, ėshtė qė tė plotėsosh kėto dy kritere.





Dikush mund tė thotė se ėshtė e pamundur qė tė jesh 100 % i devotshėm,
ėshtė e pamundur qė njeriu tė mos bėjė gabime. Padyshim qė Zoti e njeh
natyrėn e njeriut dhe pėr kėtė thotė:”Kijeni frikė ndėshkimin e Zotit
sa tė mundeni!” (Tegabun 16) E rėndėsishme ėshtė qė shumicėn e veprave
t’i kesh tė mira. E rėndėsishme ėshtė qė shumicėn e kohės, ta kesh tė
zėnė me vepra qė e gėzojnė dhe kėnaqin Zotin. E rėndėsishme ėshtė qė tė
duash dhe tė pėrpiqesh tė afrohesh sa mė shumė me Zotin. Thotė Zoti nė
njė hadith Kudsij:”Do tė vazhdojė robi Im tė afrohet ndaj Meje me
namaze nafile derisa ta dua. Nėse e dua do tė jem dėgjimi i tij qė
dėgjon, do tė jem shikimi i tij qė shikon, do jem dora e tij qė prek me
tė dhe do tė jem kėmba e tij qė ecėn me tė. Nėse do mė kėrkojė diēka do
ia jap. Nėse kėrkon mbrojtjen Time, do e mbroj.”





Deri tani ka qenė pėrhapur ideja se tė jesh evlija, ėshtė njė gradė e
cila u takon shokėve tė profetit a.s dhe njerėzve shumė tė ditur. Por
ajetet e Kuranit dhe hadithet e profetit a.s, tregojnė se ēdo musliman
mundet tė jetė evlija nėse plotėson dy kriteret e mėsipėrm. Uvejs
Elkarnij, edhe pse nuk ishte nga shokėt e profetit a.s, vetė profeti
a.s i urdhėronte Umerin dhe Aliun qė t’i kėrkojnė tė lutet dhe tė
kėrkojė falje pėr ta.





A nuk ia vlen tė jesh ambicioz dhe tė kėrkosh ta arrish njė gradė tė
tillė o vėlla dhe o motėr? Pėrse tė mos konkurrosh qė tė jesh numri njė
nė adhurimin dhe pėrkushtimin ndaj Zotit tė Madhėruar? Pėrse tė mos
duash tė bėhesh njė nga evlijatė e Tij? Njė gradė e tillė ėshtė e
disponueshme pėr kėdo qė dėshiron ta arrijė.





Qė tė jesh evlija, duhet tė kesh parasysh katėr pika praktike dhe tė rėndėsishme:





E para, ėshtė devotshmėria. E dyta, kryerja e farzeve dhe obligimeve tė
caktuara nga Zoti. E treta ėshtė kryerja e nafileve. Kurse e katėrta,
ėshtė qė tė kujdesesh pėr njerėzit e vobekėt. Kujdesu pėr njė tė
varfėr, kujdesu pėr njė jetim, kujdesu pėr njė grua tė ve. Kujdesu pėr
njerėzit e vobekėt, me qėllim qė tė kujdeset vetė Zoti i Madhėruar pėr
ty.





Tė jesh evlija, do tė thotė tė adhurosh dhe t’i pėrkushtohesh Zotit dhe
pararelisht tė jesh bamirės dhe tė punosh pėr njė jetė mė tė mirė pėr
vete dhe pėr tė tjerėt. Koncepti i tė qenit evlija, ėshtė koncept i
shtrembėr nėse mendohet si njė njeri i mbyllur nė xhami dhe nuk ka
haber nga kjo botė.





Pėr tė gjithė ata prindėr qė kanė pėrgjegjėsinė pėr t’u kujdesur pėr
fėmijėt dhe edukimin e tyre, tė gjithė ata qeveritarė tė cilėt kanė
pėrgjegjėsinė tė kujdesen pėr popullin, tė gjithė ata drejtues
institucionesh dhe fabrikash qė kanė pėrgjegjėsi tė kujdesen pėr
punėtorėt dhe konsumatorėt e tyre... thotė profeti Muhamed a.s pėr tė
gjithė kėto:”ēdo person tė cilit i ngarkohet njė pėrgjegjėsi ndaj
muslimanėve dhe ai nuk lodhet dhe pėrpiqet sinqerisht pėr mirėqenien e
tyre, ai nuk do tė jetė me ta nė xhenet.”





E rėndė tek Zoti ėshtė dhe ajo qė bėn njė njeri me post tė lartė, qė
emėron nė funksione tė ndryshme njerėz tė paaftė, edhe pse njerėzit e
kualifikuar dhe me eksperiencė janė tė pranishėm. Thotė profeti Muhamed
a.s:”Kushdo qė ėshtė caktuar nė njė post mes muslimanėve dhe emėron
njerėz me kualifikim tė ulėt, edhe pse ka tė tjerė me kualifikim mė tė
lartė, ai ka tradhėtuar Zotin dhe tė dėrguarin e Tij.”





Nėse e pėrjeton kėtė hadith siē duhet, do e kesh tė pamundur tė
favorizosh tė afėrmit dhe njerėzit me tė cilėt tė lidhin interesa
personale.





Shkoi Ebu Dherri dhe i kėrkoi profetit a.s qė t’i japė postin e
guvernatorit tė njė qyteti. Profeti a.s i tha:”O Ebu Dherr, ti je i
dobėt dhe diēka e tillė ėshtė amanet. Ajo (posti) Ditėn e Kijametit do
tė jetė zhgėnjim dhe pendim, pėrveē njė njeriu qė e ka marrė me tė
drejtė.”





Tregon Umeri (r.a) se Ebu Bekri gjatė kohės qė ishte udhėheqės i
muslimanėve, ēdo ditė pas faljes sė sabahut shkonte nė njė drejtim tė
kundert me atė tė shtėpisė sė tij. Njė ditė i shkova pas tij dhe e
pashė qė hyri tek njė shtėpi pėrdhese dhe mė pas doli. Hyra brenda nė
shtėpi dhe gjeta njė plakė tė verbėr, tė cilėn e pyeta se cili ishte ai
qė doli pak mė parė. Ajo mė tha se nuk e njihte, por qė vinte ēdo ditė
dhe pastronte shtėpinė e saj nė atė orar. Atėherė thashė me vete:”I ke
lodhur udhėheqėsit qė do tė vijnė pas teje o Ebu Bekr.”





Kalojnė vite, vdes Ebu Bekri dhe nė postin e Halifes sė muslimanėve
vjen Umeri. Njė ditė, teksa kalonte rrugės, shikon njė karvan dhe aty
pranė takohet me Abdurrahman ibnu Auf. Me tu takuar, i thotė:”O
Abdurrahman, ē’mendon qė tė qėndrojmė sonte bashkė pėr tė ruajtur kėtė
karvan, pėr hatėr tė Zotit?”!





Tė dy bien dakort dhe nė darkė shkojnė tė ruajnė karvanin. Teksa
qėndronin natėn, dėgjojnė tė qarėt e njė foshnje. Umeri u afrua tek
shtėpia dhe i thirri nėnės qė t’i japė tė pijė dhe ta vėrė tė flejė.
Diēka e tillė u pėrsėrit disa herė, derisa nė fund, nėna nga brenda i
thirri:”Umer ibnul Hattabi jep ndihma pėr fėmijėt qė ushqehen me ushqim
dhe nuk jep pėr ato qė ushqehen me qumėsht gjiri.” Umeri kishte nxjerrė
njė ligj ku u jepeshin ndihma ushqimore tė gjithė fėmijėve qė ishin
ndarė nga qumėshti i gjirit dhe kjo nėnė pėrpiqej ta ushqejė fėmijėn e
saj me ushqime, duke e ndarė nga gjiri. Kur e dėgjoi kėtė fjalė Umeri,
tha me vete:” I mjeri ti o Umer, sa fėmijė muslimanėsh kanė vuajtur
prej teje!” Menjėherė thirri Abdurrahmanin dhe e urdhėroi qė tė nxjerrė
tellallin nė rrugė dhe tė lajmėrojė se qė ditėn qė lind njė fėmijė,
shteti islam do i japė ndihma ushqimore.





Kur fali namazin e sabahut, tė pranishmit e panė qė qau shumė gjatė
namazit. Pasi pėrfundoi namazin, ai ngrit duart lart dhe lutej:”O Zot
mė fal dhe ma prano pendimin!”





Ky shembull ėshtė model pėr tė gjithė ne. Nuk ka nevojė qė tė presim
derisa tė bėhemi udhėheqės shteti me qėllim qė tė tregohemi bamirės dhe
tė kujdesemi pėr tė vuajturit. Kudo qė tė ndodhesh, mund tė kujdesesh
pėr ato qė ke nė vartėsinė tėnde.





Umer ibnul Hattabi, e ndjente pėrgjegjėsinė qė kishte pėr popullsinė
dhe thoshte:”Nėse do tė rrėzohet njė mushkė nė Bagdad, Zoti do mė
kėrkojė llogari Ditėn e Kijametit, pėrse nuk ia kisha rregulluar
rrugėn!”
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

El-Velijju ( Mbrojtės dhe kujdestar i besimdrejtėve ) Empty Re: El-Velijju ( Mbrojtės dhe kujdestar i besimdrejtėve )

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi