Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SOFRA E SYFYRIT

Shko poshtė

SOFRA E SYFYRIT Empty SOFRA E SYFYRIT

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Oct 09, 2007 12:52 pm

SOFRA E SYFYRIT

SOFRA E SYFYRIT Ramdan05%20006



Agim AVDIU


Atė natė Aburrahmani nuk vuri gjumė nė sy deri nė
syfyr. Shumė mendime, shumė trazime iu sollėn nė kokė.Ashtu duke
qėndruar, afėr koftorit I cili bubullontenga zjarri fort I ndezur,
papritmas iu kujtua t'I dėrgojė njė falėnderim Zotit pėr tė gjitha tė
mirat qė ia kishte dhėnė.- O Zot, o Allahu im, falėnderimet tė qofshin
Ty, ti je Mėshirues, Ty tė falėnderoj pėr tė gjitha tė mirat qė mi ke
dhuruar. Pas kėsaj lutje Abdurrahmani duke thėnė besmelen, tentoi tė
flejė. Por, iu kujtua lutjaqė sapo e kish pėrfunduar..Ty tė falėnderoj
pėr tė gjitha tė mirat qė mi ke dhuruar. Kjo frazė e fundit i
pėrsėritej.- Eh Zot, sa shumė tė mira qė mI ke dhėnė e qė dikush nuk i
ka. Menjėhere filloi ti fiksohet nė kokė fjala e fundit qė dikush nuk i
ka!Ngriti kokėn nga jastėku derisa bubullima dhe drita e zjarrit qė
dilnin nga koftori e pėrkujtuan: - Ndoshta dikush sonte as zjarr nuk ka
ndezur, ndoshta dikush sonte ka rėnė pėr tė fjetur, me dert sepse nuk
ka meēfarė ta shtrojė sofrėn e syfyrit ?!


Kėshtu duke u menduar e kujtuar, i mbushur
pėrbrenda me njė mėrzi qė e kishte kapluar, vonė vėrejti se nėpėr faqet
e tij lėshohen lotė tė nxehtė, lotė qė dalin jashtė e qė kroin e tyre e
kishin nė zemrėn e Abdurrahmanit, emri i tė cilit tregonte se vėrtetė
ai ishte rob I Mėshiruesit. Ashtu qėndroi deri nė cingėrrimėn e sahatit
tė kurdisur pėr syfyr. U zgjua, u vesh dhe derisa po bėhej gati pėr tė
ngrėnė syfyr, i puthi dy ēupat e tij tė vogla qė ishin duke fjetur
ėmbėl. Por, prapėseprapė nga koka e tij ende nuk ishte larguar brenga
pėr njerėzit qė agjėrojnė pa syfyr pėr shkak se nuk kanė me ēka ta
gėzojnė syfyrin. Pasiqė buka ishte gati, u ul dhe filloi tė hajė por
kafshata e parė i lidhet nė fyt dhe nuk mundet ta pėrpijė. Mezi arriti
ta ēojė kafshatėn e parė ndėrsa sytė e tij ishin ngulitur nė njė qoshe
tė sofrės.- Abdurrahman, ēfar ke? E pyeti e shoqja.- Asgjė, asgjė! U
pėrgjigj Abdurrahmani. Pas njė heshtje tė shkurtėr, foli edhe njėherė:
- Grua, a ke menduar ndonjėherė pėr sofrėn e syfyrit? - Si mendon?- e
pyeti Eminja.- A ke pyetur veten se sofra jonė pėrplot me tė
mira,ndėrsa sofra e dikujt asgjė nuk ka, apo vetėm bukė tė thatė?!!Duke
I thėnė fjalėt e fundit, iu drodh buza dhe lotėt filluan ti dalin,
thuaja se shpėrtheu ujė nga sytė e tij. U ngrit nga sofra, piu pak ujė
dhe veshi rrobet e trasha pėr tė dalė jashtė. Gruaja menjėherė doli pas
tij dhe e pyeti: - Ku po shkon?!- Do tė kthehem menjėherė.


Abdurrahmani tashmė ishte nisur drejt njė vendi
tė caktuar. Ai ishte nisur te dyqani mė I afėrt, ndėrsa dyqanet gjatė
Ramazanit punonin deri nė pėrfundim tė syfyrit. Ishte nisur me njė
qėllim tė vetėm. Kishte vendosur qė t?I blente syfyrin dikujt. Po kujt
se?!!- Selamu alejkum.- Alejkum selam Abdurrahman, urdhėro.He, ke
mbetur pa bukė pėr syfyr a?- Jo, ngrėna syfyr, por dua tė blej diēka
Bajram. Tė lutem mė shėrbe mė shpejtė se nuk kam kohė.- Po, menjėherė,
urdhėroni ēfar po doni?Pasiqė bleu gjėrat e duhura, Abdurrahmani nė atė
natė tė ftohtė me borė ishte nisur drejt njė shtėpie gatitė rrėzuar, e
cila gjendej nė skaj tė qytetit. PullaziI shtėpisė I shtrembėruar,
ndėrsa nga lagėshtia shiheshin tullat e kuqėrremta pasiqė I kishte rėnė
pjesa e lyer e mureve nga jashtė. Trokiti nė derėn kryesore, e cila me
tė hyrė tė ēonte nė njė oborr tė vogėl. Nga plasat e derės vėrejti se
nė shtėpi nuk ishte e ndezur asnjė dritė. Por, pas njė kohė tė shkurtė
dėgjohet njė zė I ēirrur I njė plaku:- Kush ėshtė?- A je kėtu o xha
Brahim?- Po, po bujrum, urdhėroni- u pėrgjigj xha Brahimi,njė I moshuar
qė I kishte arritur tė tetėdhejtat, vite kėto qė vėreheshin nė ballin e
tij plot rrudha dhe mjekrrėn e bardhė. Me tė parė se kush po e thėrret,
xha Brahimi lėshoi zė:- Oooo Abdurrahman, ti je a?!! ? Eja, eja me
shpejt se mėrdhimė.Abdurrahmani hyri Brenda nė shtėpinė e tij, e cila
ishte e vogėl por e kishte pronarin me zemėr tė madhe.- Xha Brahim, po
pse dritat I ke tė fikura, a nuk ėshtė koha e syfyrit?-pyeti
Abdurrahmani. Xha Brahimi lėshoi njė ofshamė tė shkurtėr dhe pastaj
heshti.- Ah, Abdurrahman, me ta thėnė tė drejtėn, isha duke fjetur e as
qė kisha ndėrmend tė zgjohem. - Pse?-pyeti Abdurrahmani. - Po, si tė
them?..pasoi heshtja?.- nuk kisha se me ēka tė bėj syfyr u pėrgjigj xha
Brahimi. Abdurrahmani ndjeu njė barrė shumė tė rėndė nė shpirtin e tij
pas kėtyre fjalėve, dhe shkurt u thellua nė mendime:?. Unė sa syfyre I
kam ngrėnė me begati ndėrsa ky plaku I shkretė ku ta dij se sa ditė I
ka agjėruar pa syfyr?-I thoshte vetes. Nga sytė e tij filluan t?I dalin
lotėt pandalė dhe me zė tė mekur I shtriu duart pėrplot me tė mirat qė
I kishte blerė.Kur e pa xha Brahimi se ēfar kishte bėrė Abdurrahmani
tha:- Allahu nuk e humb kėtė popull derisa ka njerėz si ti?. Por loti e
tradhėtoi.


Abdurrahmani bashkė me xha Brahimin hėngrėn syfyr
dhe pas njė ore u kthye nė shtėpi. Tė nesėrmen pasiqė kishte pėrfunduar
punėn pak mė herėt pėr shkak tė namazit tė xhumasė, me tė arritur afėr
xhamisė takoi Islamin dhe merr vesh se xha Brahimi, plaku me tė cilin
kishte ngrėnė syfyrin , kishte vdekur po atė mėngjes. Abdurrahmani me
dy ndjenja ia fail namazin e xhenazes; ndjenja e parė e dhimbjes pėr
xha Brahimin, ndėrsa ndjenja e dytė, ndjenja e kėnaqėsisė shpirtėrore
se arriti qė t?I bėjė njė tė mirė xha Brahimit, duke mos e ditur askush
pėrveē Allahut




islamgjakova.net
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi