Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasha fikun dhe ullirin!

Shko poshtė

Pasha fikun dhe ullirin! Empty Pasha fikun dhe ullirin!

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Jun 12, 2007 11:37 am

Pasha fikun dhe ullirin! Fiku

„Pasha fikun dhe ullirin“, fillon sureja e Kur’anit Kerim „Tin“ ku All-llahu i Lartėsuar betohet nė kėto tė mira dhe begati qė i dhuroi njerėzimit.

All-llahu [subhanehu ve teala] i pėrmend dhe betohet nė to nė Kur’anin
Kerim dhe dihet se Ai i Lartėsuari betohet vetėm nė diēka tė
rėndėsishme.


Njėherė Ebu Derda [radijallahu anhu] ia
kishte ofruar tė Dėrguarit tė All-llahut [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem] njė pjatė me fiq tė freskėt, kurse Ai [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem] ishte kthyer kah tė tjerėt duke i ftuar qė tė hanė sė bashku
me tė. Me kėtė rast u kishte thėnė:“Sikur tė pėrmendja ndonjė pemė qė
bie nga Xhenneti, do tė thoja se ėshtė kjo pemė, sepse pemėt e
Xhennetit nuk kanė berthamė“. Dhe kishte shtuar edhe kėtė: "Hani nga
kjo pemė se kjo i pengon hemorroidet, shėron njerėzit leshtor dhe
ndihmon nė rastet me artrit ( lat. Arthrolithiasis)“.

Ka disa lloje tė fiqve, kurse lloji mė i mirė ėshtė fiku i bardhė, i
cili duhet tė piqet dhe tė qėrohet para se tė hahet. Fiku (arab. Tin;
lat. Ficus carica) ėshtė njė fryt i kėndshėm nė vete pėrmban ngrohtėsi
dhe ėshtė shumė ushqyes. Pema e fikut ėshtė nga familja e trumzės.
Gadishulli Arabik, veēanėrisht pjesa jugore e tij, ėshtė i pasur me
fiq, pėr shkak tė tokės pjellore. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i
pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Pėrmban shumė karbohidrate, mbi 73%,
albumina 2% dhe 3,1% yndyrna. Fiqtė e njomė kanė mjaft vitaminė C,
provitaminė A, vitamin B1, hekur, kalcium, phosphor, klor, magnezium,
bakėr. Nė 100 gr. fiq gjinden 270 kalori.

Ngrėnia e fiqve shėron zėrin e ngjizur, u bėn mirė mushkėrive dhe
fytit, ripėrtėrin mėlēinė dhe shpretkėn, pastron kėlbazėn si sekrecion
tė trupit nė lukth. Fiqtė janė tė mirė pėr nerva, e hapin traktin
tretės dhe mė sė miri ėshtė kur hahen me arra dhe bajame. Lehtė kalon
nėpėr zorrė prandaj pėrdoret si laksativ, diuretik, hap bllokimet dhe
shuan etjen qė shkaktohet nga mukusi (jarga) i njelmėt. Gjithashtu
shėron problemet me kollė kronike.

Ngrėnia e fiqve tė freskėt e pengon zhvillimin e urinės toksine,
ndihmon nė nxjerrjen jashtė tė shtresimeve (sedimenteve) tė urinės dhe
zbėrthen sedimentet me rėrė qė mund tė bėhen gur tė veshkėve.
Megjithatė ngrėnia e tepėrt e fiqve nxit krijimin e morrave.

Nga ana tjetėr ėshtė i pasur me sheqerna, qė prodhojnė energji tė madhe
nė trup. Pėr atė shkak kėshillohet tė mos pėrdoret prej atyre qė vuajnė
nga sėmundja e sheqerit. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e
dobėsuar, anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė ftohtė ngase i jep
organizmit forcė dhe nxehtėsi. Fiku parandalon rėnien e flokėve,
mėnjanon erėn e rėndė tė gojės. Qumėshti i fikut ka gjetur pėrdorime
praktike pėr heqjen e kallove. Gjethet e njoma tė fikut kanė veti
terapeutike shumė tė mira kundėr sėmundjes sė astmės. Merren 1-2 gjethe
tė freskėta dhe zihen nė 200 ml. ujė, gjersa tė mbetet gjysma e sasisė
sė ujit. Lėngu i fituar pihet nė mbrėmje para gjumit ose nė mėngjes nė
lukth tė zbrazėt.
Lus All-llahun [subhanehu ve teala] tė pranojė kėtė vepėr qė ėshtė thjesht vetėm pėr hir tė Tij dhe pėr asgjė tjetėr.

Falemnderimi i takon All-llahut, Zotit tė gjitha botėrave, bekimet dhe
pėrshėndjet tona qofshin mbi zotėriun e tė gjithė tė dėrguarve,
Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] mbi tė gjithė tė dėrguarit
dhe mbi tė gjithė besimtarėt.
(Inshall-llah vazhdon me pėrshkrimin e ullirit)
Pėrgatiti:
Suzana Hasani
18 Maj 2007
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi