Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parasomnia (somnambulizmi)

Shko poshtė

Parasomnia (somnambulizmi) Empty Parasomnia (somnambulizmi)

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 9:10 pm

Parasomnia (somnambulizmi) SomnambulNga David Barlow dhe V. Mark Durand


A
ju ėshtė thėnė ndonjėherė se ju ecni ne gjumė? Se flitni nė gjumė? A
keni patur ndonjėherė makthe te turbullta? A i shtrėngoni dhėmbėt kur
jeni nė gjumė? Nėse pėrgjigjeni "po"nė njė apo mė tepėr nga kėto pyetje
(edhe kjo mund tė ndodhė), ju keni pėrjetuar probleme tė gjumit tė
njohura si Parasomnia. Parasomnias nuk janė probleme me vetė gjumin,
por ngjarje jo normale qė ndodhin pėr gjatė kohės sė gjumit ose mes
zonės sė dyfishtė, ndėrmjet zgjuarjes dhe gjumit.

Disa nga kėto ndodhi, qė shoqėrojnė Parasomnian, nuk janė tė
pazakonshme nėse ndodhin gjatė kohės kur njeriu ėshtė zgjuar (si p.sh
ecja ne kuzhin pėr te shikuar nė frigorifer), por mund te jenė shumė
shqetėsuese nėse ndodh gjatė kohės kur juve jeni ne gjumė.
Parasomnitė
jane dy llojesh: ato qė ndodhin pėrgjate kohės sė gjumit, nė fazėn e
lėvizjes sė shpejtė tė syve, qė njihet si (REM), dhe ato qė ndodhin pėr
gjate fazės jo REM (NREM). Siē edhe mund ta keni kuptuar, makthet
ndodhin gjate fazės REM, ose gjumi i kohės sė ėndrrave. Pėrafėrsisht
20% e fėmijėve dhe 5% deri 10% e tė rriturve i pėrjetojnė kėto makthe.
Kualiteti
i ērregullimeve tė maktheve tė natės, sipas kritereve diagnostikuese tė
DSM-IV-TR, duhet tė jenė aq shqetėsuese, sa tė pengojnė aftėsinė e tė
tė pėrshtaturit nė aktivitete tė pėrditshme tė personit. Disa autorė
pėrpiqen tė bėjnė dallimin ndėrmjet makthit dhe ėndrrave tė kėqia, nė
bazė tė asaj se zgjohet apo jo individi si rezultat i atij pėrjetimi.
Makthet
pėrkufizohen si ėndrra shumė tė dėmshme qė e zgjojnė ėndėrrparėsin,
ndryshe nga ėndrrat e keqia, tė cilat nuk e zgjojnė ėndėrrparėsin nga
gjumi. Duke pėrdorur kėtė pėrkufizim, studentė tė kolegjit raportojnė
tė kenė parė 30 ėndrra tė kėqia dhe 10 makthe gjatė njė viti. Ngaqė
mankthet e natės janė shumė tė shpeshta, mund tė mendoni se jane bėrė
shumė studime pėr tė zbuluar shkakun e tyre dhe pėr tė pėrcaktuar
trajtimin. Fatkeqėsisht, nuk ėshtė ashtu. Ne akoma dimė shumė pak se
pėr ē'arsye pėrjeton makthe njeriu dhe si tė bėhet trajtimi i tij.
Fatmirėsisht, theksohet se makthet, me rritjen e personit, pakėsohen.

Kriteret diagnostifikuese pėr ērregullimet e makthit, sipas DSM-IV
A-
Zgjimet e pėrsėritura nga faza tė thella tė gjumit apo dremitje me ri
kthime tė detajuara, tė zgatura dhe ėndrra tė frikshme ekstreme,
zakonisht pėrfshijnė kėrcenim tė integritetit fizik, kėrcėnim tė
sigurisė, apo tė vetėbesimit. Zgjimet zakonisht e pasojnė nė gjysmėn e
dytė tė fazės sė gjumit.
B- Me zgjimin nga ėndrrat e frikshme,
personi shpejt orientohet dhe ėshtė vigjilent (nė kontrast me
konfuzionin dhe dizorientimin qė shihet tek tmerret e gjumit dhe disa
forma tė epilepsis).
C- Pėrjetimi i ėndrrės, ose ndėrprerjet e
gjumit qė shkaktohen nga zgjimi, shkaktojnė shqetėsim domethėnės ose
dobėsim nė situata sociale, profesionale apo edhe ne situata tė tjera
tė funksionimit normal, nė jetėn e pėrditshme.
Tmerret e gjumit.
Tmerret
e gjumit, tė cilat mė sė shumti pėrfshijnė fėmijėt, zakonisht fillojnė
me njė piskame tronditėse. Fėmija ėshtė nė mėnyrė eksreme i shqetesuar,
shpesh i djerėsitur, dhe rrahje tė shpeshtuara tė zemrės. Nė pamje tė
parė, tmerret e gjumit duket se ngjasojnė me makthet -fėmija qanė dhe
duket i frikėsuar - mirėpo ato ndodhin pėr gjatė fazės jo REM tė
gjumit, qė do tė thotė se nuk shkaktohen nga ėndrrat e frikshme.
Pėrgjatė tmerreve tė gjumit, fėmijėt nuk mund tė zgjohen lehtė dhe tė
kthjellohen ashtu siē ndodh te ata qė pėrjetojnė makthin e natės.
Fėmijėve
nuk ju kujtohen tmerret e natės, mbetet vetėm efekti dramatik i
vėzhguesit. Pėrafėrsisht, 5% e fėmijėve (djemė dyfish mė tepėr se sa
vajza) mund tė pėrjetojnė tmerre tė natės; pėr tė rritur kjo mundėsi
ėshtė mė e vogėl se 1%. Ashtu sikurse te makthet e natės, ne dimė
shumė pak edhe pėr tmerret e gjumit, edhe pse janė propozuar disa
teori, pėrfshirė mundėsinė e ndikimit tė komponentėve gjenetike, sepse
ky ērregullim ka tendencė tė trashėgohet nė familje .
Trajtimi pėr
tmerret e gjumit zakonisht fillon me rekomandimet, qė synojnė largimin
e tyre me kalimin e kohės. Nėse problemi ėshtė i shpeshtė dhe vazhdon
pėr njė kohė te gjatė, nganjėherė rekomandohen antidepresantė
(imipramine) ose benzodiazepina, edhe pse efekti trajtues i tyre ende
nuk ėshtė sqaruar saktėsisht
Nje mėnyrė pėr tė reduktuar tmerret
kronike tė gjumit ėshtė pėrdorimi i zgjuarjes sė planifikuar. Nė
studimin e parė tė kontrolluar tė kėtij lloji, Durand dhe Mindell
(1999), i kėshillaun prindėrit e fėmijėve qė ishin duke pėrjetuar
tmerret e natės qė ti zgjojnė fėmijet pėrafėrsisht 30 minuta para nje
epizodi tipik kronik tė pėrjetimit tė tmerrit. Kjo teknikė e thjeshtė,
e cila ishte pėrdorur pėr disa javė, ka rezultuar e suksesshme nė
eliminimin e gati tė gjitha kėtyre ngjarjeve shqetėsuese gjatė gjumit.

Kriteret e Diagnostikimit pėr Ērregullime tė Tmerreve tė Gjumit sipas DSM-IV
A
- Episode tė shpeshta tė zgjimeve tė papritura, zakonisht ndodh gjatė
njė tė tretės sė parė tė fazės madhore tė gjumit dhe fillon me njė atak
paniku.
B - Frika intensive dhe shenja tė zgjimit tė pakontrollueshėm, frymėmarrje e shpeshtuar, djersitje gjate seciles periudhė.
C – Mungesė pėrgjegjshmėrie pėr pėrpjekjet e tė tjerėve pėr tė ndihmuar personin gjate episodit sė tmerreve tė gjumit.
D - Ėndrra jo tė detajuara rikthehen apo pėrsėriten duke provokuar njė episod.
E
- Pėrjetimi i kėtyre episodeve shkakton shqetėsime domethėnėse ose
dobėsime nė aktivietet sociale, profesionale, dhe aktivitetet tė tjera
tė rėndėsishme, qė duke penguar funksionimin normal nė jetėn e
pėrditshme. Te ecurit ne gjume.
Noshta do
te befasoheni kur tė mėsoni se tė ecurit nė gjumė (po ashtu i njohur si
Somnabulizėm) ndodh gjatė fazės jo REM tė gjumit. Kjo do tė thotė qė
nėse njerėzit ecin nė gjumin e tyre ata nuk janė duke parė njė ėndėrr.
Kjo parasomni ndodh zakonisht gjatė orėve tė para tė gjumit, kur
personi ėshtė nė fazat e thella tė gjumit.
Kriteret e diagnostikimit
sipas DSM-IV-TR, pėr tė ecurit nė gjumė, nėnvizojnė qė personi qė
ngrihet nga shtrati, kryen veprime tė ndryshme motorike. Ngaqė tė
ecurit nė gjumė ndodh nė fazat mė tė thella tė gjumit, tė zgjosh
somnambulin gjate kėsaj faze ėshtė e vėshtire dhe paraqet rrezik.Kur
personi zgjohet nuk kujton se ēfarė ka ndodhur.
Tė ecurit ne gjumė
zakonisht zhvillohet gjatė fėmijerisė, por edhe nje numėr i vogėl i tė
rriturve vuan nga ky problem. Njė numėr relativishte i madh i fėmijėve
prej 15% deri 30% raportohet te kenė patur sė paku njė episod tė tė
ecurit ne gjumė. Pėr shumicėn, koha e tė ecurit nė gjumė ėshtė e
shkurtėr dhe pak njerėz, , vazhdjonė tė vuajn nga Parasomnia edhe pas
moshės 15 vjeēare. Kur tė ecurit nė shtrat ndodh te tė rriturit, shpesh
shoqėrohet me ērregullime te tjera psikologjike.
Akoma nuk ėshtė
zbuluar pse disa njerėz ecin nė gjumė, edhe pse faktorė tė tillė si
lodhje ekstreme, prishje e gjumit, pėrdorimi i hapave hipnotik dhe
stresi janė tė pėrfshire. Nė disa raste, episodet e tė ecurit nė gjumė
janė shoqėruar me sjellje tė dhunshme duke pėrfshirė vrasje dhe
vetėvrasje. Nė njė rast njė njeri shkoi tek shtėpia e vjehrrit, vrau
vjehrrėn, dhe tentoi tė vriste vjehrrin. Ai u justifikua se kishte ecur
nė gjumė. Poashtu, duket se kemi edhe komponentė gjenetikė tė tė
ecurit nė gjumė, me njė bashkėndodhje shumė tė shpeshtė tek binjakėt
dhe brenda familjes. Kriteret e Diagnostifikimit pėr Ērregullimet e tė Ecurit nė Gjumė sipas DSM-IV1. Episode
tė pėrsėritura tė ngritjes nga shtrati duke qenė nė gjumė dhe tė ecurit
pėrreth, zakonisht ndodhė gjatė pjesės sė tretė tė fazės madhore tė
gjumit.2. Gjatė tė ecurit nė gjumė personi ka njė pamje tė
turbullt, tė zbrazėt, fytyrė kureshtare, dhe zgjohet me vėshirėsi nga
kjo gjėndje.
3. Pas zgjimit personi nuk kujtohet pėr atė episod.
4. Disa minuta pas zgjimit nga episodi i tė ecurit nė gjumė, nuk ka dobėsime nė aktivietete mendore apo tė sjelljes.
5. Tė
ecurit nė gjumė shkakton shqetėsime domethėnėse apo dobėsime nė
aktivitetet sociale profesionale apo fusha tė tjera tė funksionimit nė
jeten e pėrditshme.


Pėrktheu: Lule UKA 1 (Buysse, Reynolds & Kupfer, 1993)
2 (Zadra & Donder; 2000)
3 (DSM-IV-TR, APA, 2000)
4 (Buysse, 1993)
5 (Mindell; 1993)
6 (Mindell. 1993)
7 (DSM-IV-TR, APA, 2000)
8 (Broughton, 2000)
9 (Thorpy & Glovinsky, 1987)
10 (Kales, Soldatos, Caldwell, 1980)
11 (Anch etj. 1988)
12 (Mahowald & Schneck, 2000)
13 (Broughton, Billings & Cartwright, 1994)
14 (Broughton, 2000)
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi