Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bidati - risia nė fe

Shko poshtė

Bidati - risia nė fe Empty Bidati - risia nė fe

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 2:42 pm

Bidati - risia nė fe Bidati
Bidati nė kuptimin etimologjik don tė thotė "konfiguracion i njė sendi
pa pasur fill tė mėparshėm." Kurse bidati nė atė terminologjik don tė
thotė: Ēdo vepėr e shpikur e qė ėshtė e ngjajshme me dispozitat e
sheriatit islam. Mirėpo, si e tillė ėshtė nė kundėrshtim me sunetin e
Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].


Nė vijim do ti cekim disa pika nė lidhje me bidatin:

1. Transmeton Urbad bin Sarijeh (Kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė) se
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kush jeton pas
meje do tė shohė kundėrshtiime tė shumta, andaj iu porosis qė t'i
pėrmbaheni sunetit tim dhe sunetit tė Hulefai Rrashidinėve. Keni kujdes
ndaj risive (bidateve) nė fe, se ēdo bidat ėshtė shkatėrrim"
(transmeton Ahmedi, Ibėn Maxhe, Darimiu, Hakimi, dhe Ibėn Hibani,
hadithin e vėrtetoi Shejh Albani)
2. Transmeton Xhabir bin
Abdullahu (kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė) se Pejgamberi [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Atė qė e udhėzon Allahu nė rrugėn e
drejtė nuk ka kush qė e humbė pos Tij, kurse atė qė e humbė Allahu nga
rruga e drejtė nuk ka kush qė e udhėzon pos Tij. Mė e mira fjalė ėshtė
fjala e Allahut xh.sh., e mė i miri udhėzim ėshtė udhėzimi i
Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Ēeshtjet mė tė kėqija nė
fe janė ato tė rejat nė fe, ēdo gjė e re nė fe ēka nuk ka argument pėr
tė ėshtė bidat." (transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kurse nė transmetimin
e Bejhekiut ėshtė edhe fjala: "Ēdo bidat tė shpie pėr nė zjarr."
(senedi-zinxhiri i hadithit ėshtė i vėrtetė)
3. Transmeton
Aishja (kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė) se Pejgamberi [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kush thotė diēka pėr ne ē'ka nuk e ka
thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] atij nuk i pranohet
dhe ėshtė nė kundėrshtim me sunetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi
ve sel-lem]." [Muttefekun alejhi].
Thotė ibėn Haxheri pėr
fjalėn: "Ēdo bidat ėshtė shkatėrrim". Eshtė rregull e Sheriatit se ēdo
bidat, i cili tė shpie nė shkatėrrim, nuk ėshtė prej sheriatit. Pėr
arsye se i tėrė Sheriati ėshtė udhėzim dhe nuk ka nė tė gjėra, tė cilat
tė shpiejnė nė zjarr.
Kurse sa i pėrket hadithit, tė cilin
e transmeton Aishja, dhe me atė ēka ėshtė inspiruar nga Pejgamberi
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė se punėt e atyre qė shpikin risi
janė tė papranuara.
Nė lidhje me punėt e atyre qė shpikin risi, tė dijetarėt Islam kemi dy mendime:
1. Disa thonė se puna, tė cilėn e ka bėrė ai kthehet kundėr tij.

2. Kurse grupi tjetėr thotė se: Ai qė bėn risi nė fe e ka refuzu
urdhėrin e Allahut pėr arsye se e ka barazu vetvetėn me ata, tė cilėt
gjykojnė mė sė miri, kurse ai ka futur nė sheriatin Islam diē qė nuk ka
urdhėr prej Allahut xh.sh. pėr tė.
Qė mos tė bihet nė bidat duhet tė merren fjalėt e shokėve tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:

Abdullah ibėn Mesudi thotė: "Pasone sunetin e Pejgamberit [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem] dhe mos shpikni gjėra tė reja nė fe, pėr arsye se ju
mjafton juve sqarimi i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]."
[transmeton Taberaniu dhe Darimiu me sened Sahih].
Abdullah
ibėn Omeri thotė: "Ēdo bidat ėshtė humbje edhe nėsė e shohin njerėzit
tė mirė." [ransmeton Darimiu me sened Sahih].
Nė njė rast
Ibėn Mesudi (kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė) i ka parė disa njerėz
ulur nė xhami, mes tyre njė njeri iu thoshte atyre: "Thuani 100 herė
Allahu Ekber -e ata thonin, prap thoshte: thuani 100 herė Subhanallah
-e ata thonin, e me kėtė rast Ibėn Mesudi tha: "Pasha Allahun, ose ju
jeni popull mė i udhėzuar se sa populli i Pejgamberit [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem], ose jeni ata tė cilėt i hapin dyert e
shkatėrrimit." Ata thanė: "Nuk kemi dashuar diēka tjetėr me kėtė pėrveē
tė mirėn. E Ibėn Mesudi tha: "Sa ka prej njerėzve qė e dėshirojnė tė
mirėn mirėpo nuk e arrijnė atė?!" [transmeton Darimiu dhe Hakimi me
sened Sahih].
K u pra ėshtė kuptimi i drejtė i bidatit nga Selefėt (tė parėt tanė) dhe rreziku nga ai.

Imam Maliku thotė: "Kush shpik njė risi nė fe veē ka supozuar se
Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ka tradhėtuar mesazhin
(risalen) e tij: "Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush
dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe." [El-maide, 3]

Imam Ahmedi thotė: "Baza e sunetit pėr ne ėshtė kapja pėr atė qė janė
kapur shokėt e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], pasimi i
tyre, dhe lėnia e bidatit, pėr arsye se ēdo bidat ėshtė shkatėrrim.

Abdul-Aziz bin Salim El-Umer
Pėrktheu:
Lulzim Murseli
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi