Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rėndėsia e njohjes sė Akides --2--

Shko poshtė

Rėndėsia e njohjes sė Akides --2-- Empty Rėndėsia e njohjes sė Akides --2--

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 2:08 pm

Rėndėsia e njohjes sė Akides --2-- Akide5

1. Teuhidi Rububije

Teuhid Rububije do tė thotė: Bindshmėria e fuqishme se All-llahu
[subhanehu ve teala] ėshtė Zot, i cili veēohet me disa vepra qė nuk i
posedon askush pos Tij, siē janė; krijimi, furnizim, sundimi, vetėm Ai
ėshtė qė dhuron dhe merė shpirtrat vetėm Ai u sjellė dobi apo dėm dhe
se vetėm Ai i pranon lutjet e krijesave.
Thotė All-llahu i Madhėruar:
يَا
أَيُّهَاالنَّاسُ اذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ هَلْ مِنْ
خَالِقٍ غَيْرُ اللَّهِ يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاء وَالْأَرْضِ لَا
إِلَهَ إِلَّا هُوَ فَأَنَّى تُؤْفَكُونَ

"O
njerėz! Pėrkujtoni Mirėsitė e Allahut mbi ju! A ka krijues tjetėr
pėrveē Allahut i cili do t’ju furnizojė ju nga qielli dhe toka? La
ilahe il-la Huve (Nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar pėrveē Atij).
Si atėherė po largoheni?"
[Fatir, 3]

أَفَمَن يَخْلُقُ كَمَن لاَّ يَخْلُقُ أَفَلا تَذَكَّرُونَ
"A
ėshtė njėsoj atėherė Ai i Cili krijon me atė qė s’bėn asgjė? A nuk do
tė pėrkujtoni atėherė (Begatitė e Allahut) e tė vini mend?"
[En-Nahl, 17]

تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
"I Lartėsuar me Madhėshti qoftė Ai, nė Dorė tė tė Cilit ėshtė Mbisundimi dhe Ai ėshtė i Zoti pėr tė bėrė ēdo gjė." [El-Mulk, 1]

قُلْ مَن بِيَدِه مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيْهِ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
"Thuaju:
“Nė Dorė tė Kujt ėshtė i mbisundimi i gjithēkaje? Dhe Ai mbron
gjithēka, ndėrsa kundėr tė Cilit nuk ka asnjė mbrojtės, veē sikur ta
dinit?”
[El-Mu'minun, 88]
(Nėse
Allahu shpėton dikė, askush nuk mund ta ndėshkojė atė dhe nėse Allahu
ndėshkon dikė, askush nuk mund ta shpėtojė atė). (Tefsir El-Kurtubi).

إِنَّ
رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ
أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يُغْشِي اللَّيْلَ النَّهَارَ
يَطْلُبُهُ حَثِيثًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ وَالنُّجُومَ مُسَخَّرَاتٍ
بِأَمْرِهِ أَلاَ لَهُ الْخَلْقُ وَالأَمْرُ تَبَارَكَ اللّهُ رَبُّ
الْعَالَمِينَ

"Vėrtet qė
Zoti juaj ėshtė Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokėn nė Gjashtė Ditė
dhe pastaj Ai Isteva (u ngrit lart e qėndroi mbi) Arsh (Fronin e Tij
Madhėshtor vėrtet ashtu siē i shkon Madhėshtisė sė Tij). Ai sjell natėn
si mbulesė tė ditės dhe secila duke synuar tjetrėn pandėrprerė; dhe Ai
krijoi edhe diellin, edhe hėnėn, edhe yjet tė nėnshtruar ndaj Urdhėrit
tė Tij. Padyshim qė i Tij ėshtė Krijimi dhe Komandimi. I Shenjtėruar
dhe i Lartėsuar qoftė Allahu, Zoti i Aleminit (i gjithė botėve, i
gjithēkaje qė ekziston, i njerėzve dhe i xhindeve)."
[El-A’araf, 54]

2. Teuhid Uluhije

Teuhid Uluhije do tė thotė: Tė njėsuarit e Allahut me adhurim, e gjithė
ky teuhid ndėrtohet mbi sinqeritetin, pra tė gjitha adhurimet tė jenė
tė sinqerta pėr All-llahun [subhanehu ve teala] duke mos pasur nė
adhurimi askush tjetėr pjesė.
Dijetari i
Islamit Ibėn Tejjmije thotė: “Realiteti i Teuhidit ėshtė qė tė
adhurohet vetėm All-llahu [subhanehu ve teala], t’i lutemi vetėm Atij,
t’i kemi frik vetėm atij, mos ti mbėshtetemi askujt pėrveē Atij, i
gjithė adhurimi tė jetė vetėm pėr Atė, tė gjithė kėto mos tė jen pėr
ndonjė person, mos t’i merr pėr adhurues melaqet apo pejgamberėt.”

Dijetari islam Sulejman ibėn Abdullah thotė: “Ky lloj i teuhidit ėshtė
thelbi i fesė, gjithashtu ėshtė thirrja e tė gjithė pejgambereve, dhe
ky teuhid ėshtė realiteti i fjales “La ilahe il-lall-llah”. Nė njė
vend tjetėr thotė: “Pėr kėtė teuhid u krijuan krijesat dhe gjithėsia,
u dėrguan pejgamberėt, zbritėn librat, pėr kėtė teuhid u dalluan
njerėzit nė besimtar dhe jobesimtar, tė lumtur banor te xhenetir dhe tė
pikėlluar banor tė zjarrit.” 3
Thotė All-llahu i Madhėruar:
وَلَقَدْ
بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ
وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ فَمِنْهُم مَّنْ هَدَى اللّهُ وَمِنْهُم مَّنْ
حَقَّتْ عَلَيْهِ الضَّلالَةُ فَسِيرُواْ فِي الأَرْضِ فَانظُرُواْ كَيْفَ
كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ

"Dhe
me tė vėrtetė qė Ne kemi dėrguar te ēdo Ummet (bashkėsi njerėzish,
popull, komb) tė Dėrguar (duke shpallur): “Adhuroni vetėm Allahun dhe
shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (shejtanėve ose ēdo gjėje tjetėr qė
adhurohet pos Allahut).” Pastaj, pati prej atyre popujve tė cilėt
Allahu i drejtoi, pati edhe tė tjerė tė cilėt e merituan dhe iu bė e
pashmangshme rruga e gabuar. Udhėtoni pra nėpėr tokė dhe shikoni se si
ishte fundi i atyre tė cilėt pėrgėnjeshtruan (tė vėrtetėn)."
[En-Nahel, 36]

وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ
"Dhe
Ne nuk kemi sjellė ndonjė tė Dėrguar para teje (O Muhammed) e qė tė mos
e kemi frymėzuar Ne (duke i thėnė): “La ilahe il-la Ene (nuk ka tė
adhuruar tjetėr tė merituar veē Meje - Allahu), pra mė adhuroni Mua tė
Vetėm.”
[El-Enbija, 25]

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
"Dhe Unė (Allahu) nuk i krijova njerėzit dhe xhindet, veēse qė ata tė mė adhurojnė vetėm Mua." [Edh-Dharijat, 56]

وَلَقَدْ
أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَى قَوْمِهِ فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ
مَا لَكُم مِّنْ إِلَهٍ غَيْرُهُ أَفَلَا تَتَّقُونَ

"Dhe
sigurisht qė Ne e dėrguam Nuhun te populli i tij, e (ai) u tha: “O
populli im! Adhuroni Allahun! Ju s’keni ilah (tė adhuruar) tjetėr veē
Atij (Ky ėshtė Besimi i Pastėr Islam nė Njė Zot tė Vetėm). A nuk
frikėsoheni?”
[El-Muminun, 23]

إِنِّي وَجَّهْتُ وَجْهِيَ لِلَّذِي فَطَرَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ حَنِيفًا وَمَا أَنَاْ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
"Vėrtet
qė unė i jam kthyer Atij si Hanif (me vėrtetėsi dhe i vendosur nė Fenė
e Tij tė Besimit tė Pastėr Islam nė Njė Zot tė Vetėm), Atij i Cili ka
krijuar qiejt e tokėn dhe unė nuk jam prej Mushrikėve (qė adhurojnė tė
tjerė pėrveē a pėrkrah Allahut).”
[El-En'am, 79]

3. Teuhid Esmaa ue Sifaat

Tevhidul-esmaa ue sifaat shkurtimisht do tė thotė bindshmėria e
fuqishme se All-llahut [subhanehu ve teala] i pėrkasin tė gjithė emrat
e bukur dhe cilėsitė e pėrsosura, se ai ėshtė larg atributeve tė
mangėta. Pėr tė justifikuar njė emėr apo cilėsi tė All-llahut bazohemi
nė Kur'an dhe Sunnet. I besojmė kėtė emra dhe cilėsi pa kurrfarė
ndryshimi, pa mohimin e tyre parcial apo tė tėrėsishėm, pa tentim qė
tėrėsisht tė kuptohen ato dhe tė shpjegohen thelbėsisht apo tė
pėrgjasohen me cilėsitė e krijesave.
Kushtet mbi tė cilėt bazohet teuhid esmaa ue sifaat:
1. All-llahu [subhanehu ve teala] ėshtė i Lartėsuar dhe i Pastėr nga ēdo gjasim me krijesat.

2. Te besuarit nė emrat dhe cilėsitė qė janė cekur nė Kur'an dhe Sunet,
pa kurrfarė shtimi apo mungese, pa kurrfarė mohimesh dhe
interpretimesh te gabuar dhe shtrėmbime tė atributeve.
3. Shuarja e ēdo tentative pėr ta kuptuar realitetin e emrave dhe cilėsive tė All-llahut.4
(Vijon, inshallah me: "Pėrse duhet t'i japim rėndėsi njohjes sė Akides?")


Pėrgatiti:
Abdyl Fuga
22 Maj 2007
----------------------------------
Fusnota:
1. “Tenbihat el Mukhtesare sherh el vaxhibat el Mutahatimeh” faq. 5
2. “Durer es-Sunije fi exhvibeti en-Nexhdije” 8/118
3. “Tejsir el Aziz el Hamid”
4. “Minhaxh ue dirasat li Ajat el Esmaa ue Sifaat” dhe “Madha Tarif an Teuhid” faqja 20
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi