Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlera e leximit tė Kur'anit fisnik

2 posters

Shko poshtė

Vlera e leximit tė Kur'anit fisnik Empty Vlera e leximit tė Kur'anit fisnik

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 1:52 pm

Vlera e leximit tė Kur'anit fisnik Leximiikuranit2

Falėnderuar
qoftė All-llahu, i Cili na zbriti Kur'anin fisnik, qė ta kemi nė jetė
udhėheqės dhe gjykues, dritė dhe shėrues, argument dhe shpėtues.
Me te pastrohen zemrat dhe qetėsohen, sytė nė te kėnaqėn dhe rehatohen, veshet prehen me dėgjimin e tij dhe trupi shėrohet.


Nga mirėsitė e All-llahut, tė cilat janė tė
pafundme ėshtė se All-llahu [subhanehu ve teala] na mundėsoi t'i bėjmė
Atij ibadet edhe me lexim tė Kur'anit. Leximi i Kur'anit tė lartė ka
vlera tė mėdha. Kėtė e dėshmojnė ajete tė numėrta dhe hadithe tė shumta.
Thotė All-llahu i Madhėruar:
إِنَّ
الَّذِينَ يَتْلُونَ كِتَابَ اللَّه وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَأَنفَقُوا
مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً يَرْجُونَ تِجَارَةً لَّن
تَبُورَ

"Ata qė e
lexojnė librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitė qė Ne u
kemi dhėnė japin fshehtazi dhe haptazi, ata e shpresojnė njė fitim qė
kurrė nuk u humbet."
[Fatir, 29]
Cili ėshtė ky fitim kaq i madh?
Ėshtė shpėrblimi dhe mirėsia e All-llahut qė i shton pėr robėt e Tij, siē vijon ajeti mė pas:
لِيُوَفِّيَهُمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضْلِهِ إِنَّهُ غَفُورٌ شَكُورٌ
"Qė
Ai (All-llahu) do t'ju plotėsojė shpėrblimin e tyre, e edhe do t'ju
shtojė nga mirėsia e Tij, vėrtet Ai ėshtė mėkatfalės dhe shumė
mirėnjohes."
[Fatir, 30]
Gjithashtu thotė All-llahu i Madhėruar:
إِنَّمَا
أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ رَبَّ هَذِهِ الْبَلْدَةِ الَّذِي حَرَّمَهَا
وَلَهُ كُلُّ شَيْءٍ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ {91}
وَأَنْ أَتْلُوَ الْقُرْآنَ فَمَنِ اهْتَدَى فَإِنَّمَا يَهْتَدِي
لِنَفْسِهِ وَمَن ضَلَّ فَقُلْ إِنَّمَا أَنَا مِنَ الْمُنذِرِينَ

"91.
Unė jam urdhėruar tė adhuroj vetėm Zotin e kėtij qyteti, tė cilin Ai e
bėri tė shenjtė, se Atij i takon ēdo send, dhe jam urdhėruar tė jem
prej besimtarėve tė sinqertė. 92. E, edhe ta lexoj Kur'anin, e kush
pranon udhėzimin e tij, ai udhėzohet vetėm pėr tė mirėn e vet, e kush
ka humbur, ti thuaj: "Unė vetėm tėrheq vėrejtjen".
[En-Neml]

All-llahu i madhėruar e urdhėron tė Dėrguarin e Tij [sal-lallahu alejhi
ve sel-lem] qė tė recitojė Kur'an dhe ky urdhėr pėrfshinė edhe ummetin
e tij:
وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتِيلًا
"Dhe Kur'anin recitoje me vėmendje!" [El-Muzzemmil, 4]
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:
وَقُرْآنَ الْفَجْرِإِنَّ قُرْآنَ الْفَجْرِ كَانَ مَشْهُودًا
"Me
tė vėrtetė qė leximi i Kur’anit herėt nė agim ėshtė gjithnjė i dėshmuar
(i ndjekur nga melekėt e ditės dhe tė natės, tė ngarkuar pėr mbikqyrjen
e njerėzve)."
[El-Isra, 78]

Hadithet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] qė tregojnė pėr vlerėn e leximit tė Kur'anit:

Transmetohet nga Ebu Seidi se ka thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i
All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:" Thotė All-llahu, azze ve
xhel-le: "Kush angazhohet me leximin e Kur'anit nga dhikri (pėrmendja e
All-llahut) dhe duaja, do t'i jap atij mirėsi mė shumė se sa atyre qė
mė bėjnė dua. Vlera e madhe e fjalėve tė All-llahut mbi fjalėt e tjera
ėshtė sa vlera e All-llahut mbi krijesat e Tija." [Et-Tirmidhiu, 2962,
Ed-Darimij, 441/2]
Transmetohet nga
Enesi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
ka thėnė: "All-llahu i ka disa njerėz shumė tė afėrt. Thanė: Kush janė
ata, o i Dėrguari i All-llahut! Tha: Tė afėrmit e Kur'anit janė tė
afėrmit e All-llahut dhe tė veēantit e Tij." [En-Nesaiu, 56]
Qėllimi
i tė afėrmeve tė Kur'anit (ehlu Kur'an) ėshtė hafizat e Kur'anit, ata
qė vazhdimisht e lexojnė dhe i praktikojnė parimet e tija. Ata janė
evlijatė e All-llahut dhe njerėzit e veēantė tė Tij.
Transmetohet
nga Abdullah bin Amėr bin El-Asė [radijallahu anhu] se Pejgamberi
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kush e ka pėrmledhur
Kur'anin (nė gjoks, dmth e ka mėsuar pėrmendėsh) ka bartur njė gjė
madhėshtore. Mes shpatullave tė tija ka arrirė pozita e
pejgamberllekut, me ndryshim se atij nuk i shpallėt ndonjė shpallje.
Sepse Kur'ani ėshtė nė gjoksin e tij." [El-Hakim nė El-Mustedrek, 552/1]
Transmetohet
nga Ebu Emameh [radijallahu anhu] se ka thėnė: E kam dėgjuar tė
Dėrguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė:
"Lexone Kur'anin sepse ai do tė ndėrmjetėsojė pėr tė afėrmit e tij nė
Ditėn e Gjykimit." [Muslim, 1871 dhe tė tjerė]
Transmetohet
nga Othman bin Affani [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Mė i miri prej jush ėshtė Ai qė e mėson
Kur'anin dhe ua mėson tė tjerėve." [El-Buhari, 5027]
Transmetohet
nga Abdullah bin Amėr bin Al-Asė [radijallahu anhuma] nga Pejgamberi
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thėnė: "I thuhet tė afėrmit tė
Kur'anit (nė Ahiret): Lexoje Kur'anin dhe ngritu lartė duke e recituar
ashtu siē e recitojshe nė dunja se vendbanimi yt do tė jetė aty ku do
ta pėrfundosh ajetin e fundit." [Ebu Davudi, 1464]

Transmetohet nga Ebu Sherih El-Hizai se ka thėnė: Doli njėherė tek ne i
Dėrguari i All-llahut dhe tha: "Myzhde... myzhde...! A dėshmoni se nuk
ka tė adhuruar me tė drejtė tjetėr pos All-llahut dhe se unė jam i
Dėrguari i Tij? Thanė: Pajtetėr. Tha: Vėrtetė, ky Kur'ani ėshtė shkak,
njė anė e tija ėshtė nė Dorėn e All-llahut dhe njė anė ėshtė nė dorėn
tuaj, andaj kapuni fort pėr te! Ju nuk do tė devijoni e as do tė
humbėni pas tij asnjėherė." [Shuabul-Iman, 501/4]

Transmetohet nga Salimi e ky nga babai i vet se Pejgamberi [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Nuk lejohet zilia pėrveē se ndaj dy
pėrsonave; Ndaj njė njeriut, qė All-llahu i ka dhuruar pasuri e ai e
shpenzon atė ditė e natė dhe ndaj njė njeriut ia ka dhuruar Kur'anin e
ai falėt dhe e lexon atė ditė e natė." [El-Buhari, 7529]

Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se Pejgamberi
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Ēdo grup njerėzish qė
mblidhen nė njė shtėpi nga shtėpiat e All-llahut pėr tė lexuar Kur'an
dhe e mėsojnė atė mes tyre, u zbret atyre qetėsia dhe i mbulon ata
rahmeti dhe i pėrmend All-llahu tek ata qė i ka tek vetja." [Muslim,
6795]
Kėto ishin disa ajete dhe hadithe qė treguan vlerėn e madhe tė leximit, mėsimit dhe recitimit tė Kur'anit.

Lusim Zotin qė tė jemi prej atyre qė marrim pjesė nga kjo mirėsi e
madhe e mos tė na privojė nga leximi dhe mėsimi i Kur'anit!

Pėrmblodhi dhe pėrshtati:
Ankebut.com
23 Prill 2007
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vlera e leximit tė Kur'anit fisnik Empty Re: Vlera e leximit tė Kur'anit fisnik

Mesazh nga Salahadin Sun Sep 16, 2007 1:50 pm

MashaALLAH Allahu te shperbleft
Salahadin
Salahadin
::.. Fillestar/e i R.I ..::
::.. Fillestar/e i R.I ..::

Male Numri i postimeve : 44
Age : 44
Registration date : 18/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi