Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nė ēastet e vdekjes

Shko poshtė

Nė ēastet e vdekjes Empty Nė ēastet e vdekjes

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 1:12 pm

Nė ēastet e vdekjes Vdekja Gjendja e banorėve tė varrezave ėshtė shumė e vėshtirė dhe e rrezikshme.

Varrezat janė vendet, qė nė to fshihen trupat e personave tė vdekur,
duke pritur ringjalljen e tyre, tubimin e tyre para All-llahut dhe duke
pritur Israfilin, alejhi selam, qė t'i fryej Surit. Janė tė varrosur nė
varreza dhe nuk din askush pėr gjendjen e tyre pėrveē All-llahut, i
Cili e din tė fshehten dhe tė dukshmen.


Po, kjo ėshtė vdekja, qė do te ballafaqohen
me tė mbretėrit, kryetarėt, ministrat, parlamentarėt, tė pasurit, tė
varfėrit, tė mėdhenjtė, tė vegjėlit, burrat, gratė, tė rinjtė, pleqt, i
shėndoshi, i sėmuari, tė gjithė do tė ballafaqohen me vdekjen.
All-llahu [subhanehu ve teala] ka thėnė nė librin e Tij, Kur'anin Fisnik:
قُلْ
إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِي تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلَاقِيكُمْ ثُمَّ
تُرَدُّونَ إِلَى عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا
كُنتُمْ تَعْمَلُونَ


"Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej sė cilės po ikni, ka pėr t'iu zėnė,
e mandej do tė silleni tek Ai qė e di tė padukshmėn dhe tė dukshmėn,
dhe atėherė Ai do t'ju njoftojė me atė qė e keni punuar."
[El-Xhumua, 8]

Ku janė ushtritė? Ku janė Mbretėrit? Ku ėshtė pasuria qė e tubove nė
dynja? Ku janė pallatet qė i ndėrtove nė dynja? Ku janė ata qė menduan
se nuk do tė vdesin dhe se nuk do tė kthehen njė ditė tek All-llahu? Tė
gjithė janė bėrė popuj sikur nuk kanė ekzistuar.

Amėr Ibėn Abdullah ibėn Zubejri kur ka qenė nė prag tė vdekjes duke i
numėruar frymėmarrjet e fundit tė jetės sė tij, familja e tij ishin
rreth tij duke qajtur sepse ai tash po ballafaqohet me vdekjen dhe po
ndahet nga kjo botė. Nė kėto momente dėgjohet muezini duke thirrur
Ezanin e Akshamit, shpirti i tij afėr ndarjes me trupin, dhimbjet duke
iu shtuar. Pasi e dėgjoi Ezanin i tha familjes qė ta marrin pėr krahu.
Familja e tij i thanė: Ku do qė tė ēojmė, a nuk po e sheh vetėn se nė
ēfarė gjendje je?! Tha: Subhanallah!! E dėgjoj muezinin duke e thirrur
Ezanin e tė mos i pėrgjigjem?! Mė Kapeni pėr krahu dhe mė ēoni nė
xhami! E ēuan nė xhami, i fali dy reqate me imamin dhe pastaj vdiq. Po,
vdiq duke qėndruar nė sexhde.
Kush fal
Namaz dhe bėn sabėr nė nėnshtrimin ndaj All-llahut dhe respektit ndaj
Tij, All-llahu ia bėn fundin e tij tė kėnaqshėm pėr te.

Tregon Imam Kurtubiu se njė njeri, i cili ishte nė momentin e vdekjes
kishte qenė i zėnė me dynjan dhe e kishte harruar All-llahun dhe nuk e
kishte adhuruar Atė. Kishte shpresė tė gjatė qė tė jetojė dhe kishte
menduar se vdekja nuk do t'i vie kurrė. Pasi i erdhi vdekja filluan tė
i shtohen dhimbjet nė trupin e tij. U mblodhėn pėrreth tij djemt dhe
familja e tij pėr t'ia thėnė lamtumirėn e fundit babait tė tyre.
Filluan t'ia pėrkujtojnė shehadetin duke i thėnė: Thuaj: La ilahe
il-lall-llah...! Ai filloi tė bėrtas. Ata pėrsėri morėn t'ia kujtojnė
shahadetin, kurse ai bėrtiti me njė zė tė madh dhe tha: Nė shtėpinė e
filanit rregullonie kėtė dhe atė... nė kopshtin e filanit mblidheni
kėtė dhe atė... nė dyqanin e filanit merreni kėtė dhe atė... duke i
pėrsėritur kėto fjalė vdiq.
Po, vdiq. La
kopshtin e filanit dhe dyqanin e filanit duke u kėnaqur aty
trashėgimtarėt e tij dhe djemt e tij. Ndėrsa ky vazhdon tė dėnohet pėr
namazin qė nuk e ka falur, pėr zeqatin qė nuk e ka dhėnė, pėr ramazanin
qė nuk e ka agjėruar.
Tregon Ibėn Kajjimi
[All-llahu e mėshiroftė]: Ka qenė njė njeri qė ka bėrė tregti me
alkool... Kur ishte nė agonin e vdekjes ia pėrkujtuan fjalėn La ilahe
il-lall-llah. Ai filloi t'i pėrsėris disa fjalė dhe thonte: Kjo ėshtė e
lirė... ky mushteri ėshtė i mirė... ky ashtu, ky kėshtu... derisa i
doli shpirti prej trupit dhe kėshtu u nda nga kjo botė nė kėtė gjendje
tė mjerė.
Po, vdiq. Sa ishte nė kėtė botė
kishte qenė mendjemadh. Vdiq dhe u varros nė dheun e tokės. Kishte
pasuri shumė, por nuk i bėri dobi tek All-llahu asgjė. Nuk i ndihmoi
asgjė, u varros, la tėrė pasurin dhe shkoi pėr Ahiret.

Tregon ibėn Kajimi [All-llahu e mėshiroftė] pėr njė njeri, i cili gjatė
jetės sė tij kishte pirė alkool. Kur i erdhi momenti i vdekjes sė tij
dhe daljes sė shpirtit nga trupi i tij iu afrua atij njėri prej atyre
qė ishin afėr tij dhe pritnin qė t'ia thonė lamtumirėn e fundit dhe i
tha: O filan... o filan... thuaj La ilahe il-lallah! Por, atij iu
ndryshua fytyra dhe iu trash gjuha. Prap ia pėrsėritėn fjalėn La ilahe
il-lallah, mirėpo nė kėtė moment bėrtiti: Jo, jo! Por, pi ti dhe me
jep edhe mua tė pi...! Jo, jo! Por, pi ti dhe me jep edhe mua tė pi...!
Jo, jo! Por, pi ti dhe me jep edhe mua tė pi...! I pėrsėritte kėto
fjalė derisa i doli shpirti dhe vdiq nė kėtė gjendje.
Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu qė t'na mbrojė nga ky pėrfundim i keq dhe nga hidhėrimi i All-llahut.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė nė Kur'an:
وَحِيلَ بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ مَا يَشْتَهُونَ كَمَا فُعِلَ بِأَشْيَاعِهِم مِّن قَبْلُ إِنَّهُمْ كَانُوا فِي شَكٍّ مُّرِيبٍ
"Dhe
ndėrhyhet (ndėrhyn All-llahu) ndėrmjet tyre dhe ndėrmjet asaj qė
dėshirojnė ata, ashtu sikurse ėshtė vepruar me parė me tė ngjajshmit e
tyre. Vėrtet, ata ishin nė njė dyshim tė fortė."
[Sebe'ė, 54]

Tregon Sefediu [All-llahu e mėshiroftė] pėr njė njeri qė ka pirė alkool
nė familjen e tij. Pinte shumė dhe vazhdimisht. Njė natė ėshtė dehur
dhe ka ra tė flejė nė ballkon. Qė tė mos bie poshtė i ka lidhur kėmbėt
me litar. Pas pak ēohet qė tė ecė por me pavetėdije bie nga ballkoni mė
kėmbė tė lidhura dhe vdes nė kėtė gjendje.

Njė ngjarje e cila ka ndodhur nė kohėn tonė. M. Mugijthi, njė njeri i
devijuar, qė pinte shumė alkool, saqė nuk dilte asnjėherė nga kafeneja.
Njė ditė u sėmurė rėnd dhe i erdhi vdekja. Njė njeri tjetėr qė ishte
pran tij mori ta pyes: A tė ka mbetur nė trup fuqi qė tė ecėsh? Ai ia
ktheu: Po. Nėse do mund tė eci deri tė kafeneja ku kam pirė gjithherė
alkool. Shoku i tij qė ishte pranė tij i tha: Kėrkoj mbrojtje prej
All-llahut tė Madhėruar! Pse nuk po thua mundem me ec deri tė xhamija?
Filloi tė qajė dhe tha: Gjatė gjithė jetės kam dashur vetėm alkoolin
dhe tash mė ka mundur kjo mua dhe nuk mundem. Njeriu e pėrfundon jetėn
nė atė mėnyrė siē e ka jetuar gjithmonė. Nuk ka qenė adet pėr mua qė tė
shkoj nėpėr xhamia.
Ka thėnė Ibėn Ebi
Mesudi: Njė herė, tek njė njeri, qė ishte nė momentin e vdekjes,
filluan njerėzit rreth tij t'ia pėrkujtojnė shahadetin duke i thėnė:
Thuaj La ilahe il-lallah! Mirėpo, atij iu rėndua gjuha. Ata vazhdimisht
e nxitnin qė t'a thojė shehadetin dhe duke ia pėrkujtuar All-llahun. Ai
nė kėtė gjendje tė rėndė, duke ndier dhimbje tė forta dhe pasi qė iu
ngushtua trupi i tij, u bėrtiti me zė tė madh atyre qė e ishin pranė
tij dhe iu tha: Ai i cili thotė La ilahe il-lall-llah ėshtė
qafir-jobesimtar. Pastaj rėnkoi edhe mė shumė dhe vdiq. Pasi e varrosėn
e pyetėn familjen e tij: Ēka ka bėrė ky njeri gjatė jetės sė tij? Ata u
pėrgjigjėn se ai ka pirė alkool dhe kėshtu e ka ēuar tėrė jetėn.
Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu qė t'na ruajė nga ky pėrfundim i keq,
Amin!
Tregon Ibėn Kajjimi [All-llahu e
mėshiroftė] se njė njeri ishte i dhėnė pas kėngės dhe muzikės dhe duke
qenė nė kėtė gjendje e zuri vdekja. Pasi filluan t'i shtohen dhimbjet
nė trup, njerėzit qė ishin pėrreth tij filluan t'ia pėrkujtojnė
shahadetin duke i thėnė: Thuaj La ilahe il-lall-llah! Ai filloi tė
kėndojė vargjet e muzikės, me tė cilat kishte ēuar tėrė jetėn e tij me
to dhe e kishte harruar All-llahun dhe kishte harruar se vdekja do t'i
vie njė ditė. Njerėzit pėrreth tij filluan t'ia pėrkujtojnė shehadetin
duke i thėnė pėrsėri: Thuaj la ilahe il-lall-llah! Mirėpo, atij iu
rėndua gjuha e tij dhe nuk mund ta thonte kėtė fjalė. Nė kėto momente
filloi t'i pėrsėris kėngėt, tė cilat kishte qenė tėrė jetėn i zėnė me
to. I mjeri filloi tė pėrshpėrisė: Tra la la, tri li li... tra la la,
tri li li... derisa i doli shpirti nga trupi duke kėnduar dhe shqiptuar
tingujt e muzikės.
Po, kėta janė
ndihmėtarėt e shejtanit dhe armiqt e Rrahmanit- Gjithmėshiruesit. Kėta
janė armiqt e besimtarėve dhe vėllezėrit e jobesimtarėve, tė cilėt nė
Ditėn e Kijametit do tė mblidhen me parin e Faraonit dhe Hamanit, ku do
tė qėndrojnė nė zjarrė tė xhehenemit. Janė ata qė e kanė lėnė namazin
dhe nuk e kanė falė atė. Ka thėnė i Dėrguari i All-llahut [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem]:
بين العبد والكفر – أو الشرك - ترك الصلاة
"Nė mes njeriut dhe kufrit-mosbesimit apo shirkut ėshtė lėnia e namazit."
Ky ėshtė dėnimi qė e ka pas nė momentin e vdekjes. Vallė, si do tė jetė gjendja e tij pas vdekjes?!

Gjithashtu, tregon Ibėn Kajjimi [All-llahu e mėshiroftė] pėr njė
njeri, i cili ishte nė agonin e vdekjes. Kishte qenė mėkatar i madh dhe
e kishte harruar All-llahun, Krijuesin e tij dhe kishte harruar se njė
ditė do tė vdes dhe do ta lė kėtė botė kalimtare dhe tė pėrkohshme. Nuk
shkoi shumė kohė dhe i erdhi vdekja. Ata qė ishin afėr tij e kapėn dhe
e shtrinė nė shpindė dhe ia drejtuan duart. Filluan t'ia pėrkujtojnė
fjalėn La ilahe il-lall-llah, mirėpo ai filloi t'i thojė shprehjet e
tija, shprehje tė cilat i kishte pėrsėritur gjatė tėrė jetės. Pasi
filloi shpirti t'i dalė nga trupi i tij bėrtiti me njė britmė tė
madhe: Pse tė them La ilahe il-lall-llah pasi qė mua nuk mė bėn dobi
kjo fjalė?!! Nuk e di a jam falur ndonjėherė pėr All-llahun!! Pastaj
vdiq.
Kjo ėshtė vdekja, rruga pėr Ahiret. Ēdo gjė qė ėshtė pas vdekjes ėshtė edhe mė e vėshtirė (pėr keqbėrėsit).

Mahmud El-Misrij
Pėrktheu:
Lulzim Kabashi
13 Maj 2007
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi