Jeta e tė Dėrguarit tė Allahut...pjesa e dytė..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Jeta e tė Dėrguarit tė Allahut...pjesa e dytė..

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 12:21 pm

Pastaj u kthye nė Mekke para mėngjesit dhe u tregoi atyre se
ēfarė i kishte ngjarė, besimtarėt i besuan e jobesimtarėt e
pėrgenjėshtruan: " Pa tė meta ėshtė Lartėmadhėria e Atij qė
robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidi Haramit (prej
Qabes) gjer nė Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinėn e tė cilės Ne
e kemi bekuar, (ia bėmė kėtė udhėtim) pėr t'ia treguar atij disa nga
argumentet Tona. Vėrtet, Ai ėshtė dėgjuesi (i fjalėve tė Muhamedit),
pamėsi (i punėve tė Muhammedit) "
(el-isra:1).

Pastaj Allahu i Lartėsuar ia bėri Pejgamberit tė Tij sal-lallahu alejhi
ve sel-lem kush do t'i ndihmojė, kėshtuqė sezonin e Haxhit u takua me
njė grupė nga fisi Hazrexh i Medinės. Ata pranuan islamin dhe u kthyen
nė Medine dhe atje pėrhapėn islamin. Vitin e ardhshėm erdhėn mė shumė
se dhjetė vetė me tė cilėt u takua Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve
sel-lem. Kur u larguan, atyre u dha Musab ibn Umejrin qė tua lexojė
Kur'anin dhe tua mėsoj islamin. Nė duartė e tij pranuan islamin shumė
njerėzė, ndėr ta prijėsit e fisit Evs: Saad bin Muadh dhe Usejd bin
Hadir.
Vitin e ardhshėm nė sezonin e Haxhit dolėn mė shumė
se shtatėdhjetė burra nga fisi Evs dhe Hazrexh. E ftuan Pejgamberin
sal-lallahu alejhi ve sel-lem nė Medine pasiqė e braktisėn dhe e
munduan populli i Mekkes. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u
premtoi tė takohen nė njėren nga netėt e teshrikut tek el-akabe. Pasi
kaloi njė e treta e natės, dolėn pėr tu takuar dhe gjetėn Pejgamberin
sal-lallahu alejhi ve sel-lem e mė tė ishte axha i tij Abbasi i cili
ende skishte besuar vetėmse deshi tė prezentoj nė ēėshtjen e birit tė
vėllait. Atėherė foli Abbasi, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem
dhe ata me fjalė tė mira. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u
dha besėn tė emigroi tek ta nė Medine me kusht qė ta ruajnė, ta
ndihmojnė dhe ta mbrojnė, e pėr ta do tė jetė xhenneti. Ata ia dhanė
besėn njė nga njė, pastaj u larguan. Kurejshėt kishin marrė veshė pėr
ta dhe dolėn t'i kėrkojnė, mirėpo Allahu i shpėtoi prej tyre.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem mbeti nė Mekke edhe pėr ca kohė : " E All-llahu patjetėr do ta ndihmojė atė qė ndihmon rrugėn e Tij, se All-llahu ėshtė shumė i fuqishėm dhe gjithnjė triumfues " ( el-Haxhxh: 40 ).

Pastaj Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i urdhėroi shokėt tij
tė shpėrnguleshin nė Medine. Ata u shpėrngulėn grupe-grupe pėrveq atyre
qė i penguan kurejshėt. Nė Mekke nuk mbeti prej muslimanėve pėrpos
Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, Ebu Bekrit dhe Aliut. Kur
kurejshėt morėn vesh pėr shpėrnguljen e shokėve tė Pejgamberit
sal-lallahu alejhi ve sel-lem nė Medine, patėn frikė se mos po iu
bashkangjitet edhe ai atyre dhe rregullohet ēėshtja e tij. Planifikuan
ta vrasin Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem e Xhibrili e
njoftoi pėt kėtė. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem urdhėroi
Alian radijallahu anhu qė tė qėndrojė nė vendin e tij dhe tua kthej
amanetet qė ishin tek Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem
pronarėve tė tyre. Idhujtarėt qėndruan tek dera e Pejgamberit
sal-lallahu alejhi ve sel-lem qė ta vrasin kur tė del. Ai doli pėrmes
tyre dhe shkoi tek Ebu Bekri radijallahu anhu pasi Allahu e shpėtoi nga
kurthi i tyre. Pėr kėtė Allahu zbriti ajetin: " Pėrkujto (o i
dėrguar) kur ata qė nuk besuan thurnin kundėr teje; tė ngujojnė, tė
mbysin ose tė dėbojnė. Ata bėnin plane, e All-llahu i asgjėsonte, se
All-llahu ėshtė mė i miri qė asgjėson (dredhitė)"
(el-Enfalė: 30).

Pastaj i Dėrguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem vendosi tė
shpėrngulej. Doli sė bashku me Ebu Bekrin nė shpellėn Theur dhe
qėndruan aty tri netė. Mori me pagesė Abdullah bin Ubej Erikat i cili
ishte idhujtarė pėr tua treguar rrugėn, atij ia dorėzuan devetė e tyre.
Kurejshėt nga ajo qė ngjante vetėm silleshin dhe i kėrkonin ata dy nė
ēdo vend, mirėpo Allahu subhanehu ve teala e ruajti tė Dėrguarin e Tij.
Kur u ndalė kėrkimi i tyre, u nisėn pėr Medine. Pasi kurejshėt humbėn
shpresėn nė gjetjėn e atyre dyve, atėherė shpallėn shpėrblim dyqind
deve pėr atė qė i sjellė ata apo njėrin prej tyre. Njerėzit filluan t'i
kėrkonin. Rrugės pėr nė Medine i hetoi Suraka bin Malik i cili ishte
idhujtarė dhe deshti t'i kapė e Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve
sel-lem bėri dua ndaj tij dhe kėmbėt e kalit tė tij sharruan nė tokė.
Atėherė e mori vesh se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ėshtė i
mbrojtur. Kėrkoi nga ai qė tė lutej pėr tė dhe nuk do ta dėmtonte.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u lutė pėr tė e ai u kthye dhe
i kthej njerėzit nga ata dy, e pas ēlirimit tė Mekkes u bė musliman.

Kur Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem arriti nė Medine,
muslimanėt morėn tekbir nga gėzimi i ardhjes sė tij, atė e pritėn
burrat, gratė dhe fėmijėt tė lumturė e tė gėzuar. Fillimishtė u ndal nė
el-Kuba dhe sė bashku me muslimanėt ndėrtuan xhaminė dhe aty qėndroi mė
shumė se dhjetė netė. Ditėn e premte xhuman e fali nė telk fisi Beni
Salim bin Auf, e pastaj i hipi devesė sė tij dhe hyri nė Medine e
njerėzit pėrreth tij kapnin frenat e devesė qė tė ndalej tek ta, e
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u thoshte: Lėrėni se ajo ėshtė
e urdhėruar. Ajo eci derisa u ndalė nė vendin e xhamisė sė tij qė ėshtė
sot.
Allahu ia bėri tė ndalej tek dajėt e tij afėr xhamisė
dhe banoi nė shtėpinė e Ebu Ejjub el-Ensarij, e pastaj urdhėroi qė
dikush t'i sillte nga Mekkeja familjen dhe vajzat si dhe familjen e Ebu
Bekrit, dhe ata erdhėn nė Medine.
Pastaj Pejgamberi
sal-lallahu alejhi ve sel-lem bashkė me shokėt e tij filloi ndėrtimin e
xhamisė nė vendin ku ishte ndalur deveja dhe anėn e kibles e bėri nga
Bejtul Makdis. Shtyllat e xhamisė i bėri nga trupat e hurmave ndėrsa
tavanin nga fletėt e hurmave, e pastaj kibla u kthye kah Qabja pas disa
muajsh sė ardhjes sė tij nė Medine.
Pastaj, Pejgamberi
sal-lallahu alejhi ve sel-lem i vllazėroi mes vete Muhaxhirėt (tė
ardhurit nga Mekka) dhe Ensarėt (banorėt e Medines). Bėri paqe me
Jehudėt dhe shkroi njė dokument mes tij dhe atyre pėr paqe dhe mbrojtje
tė Medinės. Abdullah bin Selam qė ishte rabinė i jehudėve pranoi
islamin kurse tė tjerėt kurse tė tjerėt mbetėn nė kufėr. Nė kėtė vit
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u martua me Aishen radijallahu
anha.
Nė vitin e dytė u vendosė ezani dhe Allahu e kthei
kiblen kah Qabja dhe u bė obligim agjėrimi i Ramazanit. Pasiqė
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u stabilizua nė Medine dhe
pasi Allahu e ndihmoi me fitoren e tij, dhe rreth tij u mblodhėn
Muhaxhirėt dhe Ensarėt, atėherė e gjuajtėn idhujtarėt. Jehudėt dhe
idhujtarėt me njė harkė e munduan, shpifėn ndaj tij dhe i shpallėn
luftė, e Allahu e urdhėronte me durim dhe falje, e pasiqė zullumi dhe
sherri i tyre u shtuan atėherė Allahu u lejoi muslimanėve luftėn.
Zbriti Fjala e Allahut: " Atyre qė po sulmohen me luftė, u
ėshtė dhėnė leje tė luftojnė, pėr shkak se u ėshtė bėrė padrejtė, e
All-llahu ka fuqi pėr t'u ndihmuar atyre (muslimanėve) "
(el-Haxhxh: 39).
Pastaj Allahu ua bėri obligim luftimin e atyre qė i luftojnė: "
Dhe luftoni nė rrugėn e All-llahut kundėr atyre qė ju sulmojnė e mos e
teproni se All-llahu nuk i do ata qė e teprojnė (e fillojnė luftėn) "
(el-Bekare: 190).
Pastaj ua bėri obligim luftimin e idhujatrėve nė pėrgjithėsi: " Luftoni tė gjithė idhujtarėt pa dallim, siē ju luftojnė ata juve pa dallim " (et-Tevbe: 36).

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe shokėt e tij u ngritėn pėr
tė thirrur nė Allahun, pėr xhihad nė rrugėn e Allahut, shkatrrimin e
kurthėve tė jobesimtarėve dhe pėr ta larguar zullumin prej atyre qė u
bėhėj zullum, e Allahu e ndihmoi derisa e gjithė feja u bė vetėm pėr
Allahun. I luftojė idhujtarėt nė Bedr vitin e dytė tė hixhretit nė
muajin Ramazan dhe Allahu e ndihmoi ndaj tyre dhe i shpėrndau grupet e
tyre. Nė vitin e tretė jehudėt e fisit Benu Kajnukaė prishėn
marrveshjėn dhe vranė njė nga muslimanėt, e Pejgamberi sal-lallahu
alejhi ve sel-lem i largoi nga Medineja pėr nė Sham. Pastaj kurejshėt
kėrkuan hakmarrje pėr tė vrarėt e tyre nė Bedr, kėshtuqė ushtria e tyre
u pozicionua nė Uhud nė muajin Shevval tė vitit tė tretė. U zhvillua
beteja dhe gjuajtėsit kundėrshtuan urdhėrin e Pejgamberit sal-lallahu
alejhi ve sel-lem kėshtuqė fitorja nuk u takoi muslimanėve. Idhujtarėt
u kthyen nė Mekke dhe nuk hynė nė Medine.

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi