Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Esedudin Shirikoh, mėsuesi i xhihadit dhe ēliruesi i Egjipti

Shko poshtė

Esedudin Shirikoh, mėsuesi i xhihadit dhe ēliruesi i Egjipti Empty Esedudin Shirikoh, mėsuesi i xhihadit dhe ēliruesi i Egjipti

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 12:19 pm

Pjesa e dytė.



Luani, ēlirues i Egjiptit

Esedudin Shirikoh nga pėrvoja e tij e gjatė ushtarake dhe mprehtėsia e
tij nė tė kupturit e situatės sė atėhershme tė botės islame e shihte
domosdoshmėrinė pėr ēlirimin e Egjiptit nga sundimi i Fatimijėve qė
ishin faktor pėr humbjen e Mesxhidul Aksasė nė v. 492 Hixhri. Ai ishte
i ndikuar nga ideja e bashkimit tė botės islame kundėr luftės sė
kryqėzatave dhe se nuk mund tė ketė ngadhėnjim vetėm se pas bashkimit
tė Egjiptit dhe Shamit. Ai vazhdimisht i fliste Nurudinit qė t’ia
lejojė ēlirimin e Egjiptit, mirėpo ai nuk e lejonte, ngase ushtria
ishte e angazhuar ende nė luftė kundėr ushtrive krishtere evropiane nė
Sham, edhepse Nurudini mendonte pėr ēlirimin e Egjiptit, por nė njė
kohė tjetėr kur do t’i vie mundėsia e pėrshtatshme dhe kushtet e
mundshme pėr ta ēliruar.
Situata nė Egjipt ishte e
mjerueshme, mospajtimet mes Shavirit dhe Dargamit kishin arritur
kulminacionin, ēėshtja lidhej pėr pozitėn e ministrisė, kurse halifeja
i egjiptit, Adudi, nga Fatmijtė, s’kishte asgjė nė dorė. Mospajtimet
pėrfunduan me fitoren e Dargamit, i cili e nxorri Shavirin nga Egjipti,
e ai shkoi te mbreti i drejtė, Nexhmudini, dhe kėrkoi nga ai ta
ndihmojė pėr ta kthyer ministrinė dhe i premtoi se njė e treta e tė
ardhurave tė shtetit do t’ia sigurojė nėse ai e kthen ministrinė. Nė
kėtė rast Nexhmudini shihte njė shansė pėr tė ēliruar dhe bashkuar
Egjiptin me Shamin, andaj e urdhėroi Esedudinin qė tė niset pėr nė
Egjipt pėr atė qėllim. U gėzua pa masė Esedudini pėr kėtė mision, u nis
drejt Egjiptit me djalin e vėllait tė tij, Salahudin Ejubin, vetėm me
njėmijė ushtarė, nė vitin 559 Hixhri.

Luani trishtues

Esedudini me ushtrinė e tij njėmijėshe arriti nė qytetin Belbis dhe u
pėrlesh me ushtrinė e Dargamit dhe triumfoi. Pastaj vazhdoi rrugėn e
tij deri nė Kairo, asgjėsoi Dargamin dhe e ktheu Shaviri nė pozitėn e
ministrisė. Qėndroi jashtė Kairos pėr t’i pėrmbushur Shaviri premtimet
e tij, mirėpo Shaviri tradhtoi marrėveshjen e tij dhe e urdhėroi
Esedudinin nėn kėrcnim qė tė kthehet pėr nė Sham.
Nuk i mbet
Esedudinit vetėm se tė hyjė me ushtrinė e tij nė qytetin e Balbisė e tė
informojė Shavirin se nuk do tė largohet nga Egjipti pėrveē me urdhėrin
e mbretit tė tij, Nurudin Mahmudit. Pasi qė Shaviri ishte njeri qė nuk
i interesonte asgjė pėrveē interesave tė tij individuale dhe pozitės,
kėrkoi ndihmė nga tė krishterėt nė Sham kundėr Esedudinit. Tė
krishterėt ishin tė bindur se nėse banorėt e Shamit e ēlirojnė Egjiptin
kjo do tė ishte pėrfundim pėr luftėn e kryqėzatave qė e kishin filluar
tė krishterėt evropianė. Andaj kur u erdhi lutja e Shavirit i gėzoi
pamasė, dhe menjėherė dėrguan ushtritė e tyre. Shaviri u kishte dhėnė
tė krishterėve pasuri tė madhe pėr tė fituar Esedudinin. Kėshtu shohim
ithtarėt e kėsaj bote se nuk mėrziten vetėm se pėr jetėn e tyre, dhe
asgjė nuk mund t’i pengon nga dėshirat e tyre ndaj kėsaj bote.

U mblodhėn ushtritė krishtere me ushtrinė e tradhtarit Shavir dhe
rrethuan Esedudinin me ushtrinė e tij nė qytetin Balbis nė njė periudhė
tre muajshe. Qyteti kishte murre tė ulta qė mundnin t’i kėrcenin
kalorėsit me kuajt e tyre, siē nuk kishte as hendeqe pėr mbrojte,
mirėpo frika e tyre nga Esedudini i bėri qė mos tė kenė guxim tė futen
nė qytet, i cili vazhdoi t’i luftojė me njėmijė ushtarėt e tij tre muaj
rradhazi ushtritė qė numėronin me dhjetėra mijėra ushtarė.

Nė kėtė periudhė Nexhmudini sulmoi vendet qė ishin nėn okupimin e tė
krishterėve nė Sham dhe ēliroi Tel Harimin, dhe kjo i frikėsoi tė
krishterėt nga sulmet tjera, ashtu qė i dėrguan letėr Esedudinit pėr
njė armėpushim me kusht qė tė dy palėt tė dalin nga Egjipti pėr nė
Sham, dhe ai pranoi.

Dėshmia e armiqve

Nė tė kaluarėn thonin “Vlera ėshtė nė atė qė dėshmon armiku”, dėgjo pra
dėshminė e njėrit nga tė krishterėt qė kishte takuar Esedudinin ditėn e
rrethimit tė qytetit dhe ditėn e armėpushimit. Thotė:
“I
nxorri shokėt e tij sė pari duke e mbrojtur fundin e rreshtit me dorėn
e tij, kurse egjiptianėt dhe tė krishterėt evropianė qė ishin nė
aleancė e shikonin, u afrova dhe i thashė: ‘A nuk ke frikė se mund tė
tradhtohesh nga kėta egjiptianėt dhe tė huajt? Mbase je i rrethuar dhe
do t’ju asgjėsojnė tė gjithėve?’ U pėrgjigj: ‘Ah sikur ta bėnin, qė tė
shihje se ēfarė do tė bėja, nuk do tė vdiste njė ushtar nga tanėt,
vetėm se do tė vdisnin dhjetė prej tyre, pasha Allahun, sikur tė mė
dėgjonte ushtria ime, qė nga dita e parė do tė dilja nga qyteti dhe do
t’ju sulmoja jashtė, mirėpo nuk pranuan…” I krishteri u kryqėzua nė
gjoksin e tij pastaj tha: ‘Ishim tė habitur nga frika dhe teprimi i
evropianėve nė cilėsimin tėnd, mirėpo tani po i arsyetojmė’.”

Vendim hekuri

Esedudini u kthye nė Sham i mllefosur nga tradhtia e Shavirit dhe nga
gjendja e pakėndshme nė Egjipt. Dėshironte qė tė kthehej nė njė takim
tjetėr me tė krishterėt dhe tradhtarėt egjiptian, andaj vazhdimisht
insistonte te mbreti i drejtė, Nurudin Mahmudi, qė t’ia lejoj kthimin
nė Egjipt. Nė vitin 562 tė Hixhrit, Nurudini dha pėlqimin e tij, dhe
Esedudini u nis me ushtrinė e tij qė numėronte dy mijė luftėtarė drejt
Egjiptit.
Shaviri, siē e kishte traditė edhe kėsaj radhe
kėrkoi ndihmė nga tė krishterėt nė Sham e qė u nisėn me ushtri tė
mėdha, mirėpo Esedudini pėr shkak tė numrit tė vogėl tė ushtrisė qė
kishte, iu mundėsonte tė lėvizė me shpejtėsi, andaj arriti shpejtė nė
Said, e ēliroi, pastaj kampoi me ushtrinė e tij nė Babin afėr
vendbanimeve Minja tė sotme. Vėzhguesit e tij e kishin lajmėruar pėr
ushtrinė e madhe qė kishin pėrgatitur tė krishterėt me aleatin e tij
Shavir. Kjo e shtyri qė tė tubohej me komandantėt e ushtrisė sė tij pėr
t’u konsultuar. Tė gjithė kishin mendimin qė tė kthehen pėr nė Sham pėr
shkak tė numrit tė vogėl qė kishin, armatimit tė lehtė dhe distancės sė
madhe nga vendi i tyre. Mirėpo Esedudini qėndroi si bjeshkė e madhe qė
tė bėjė luftė, edhe kėrkoi ndihmė nga Allahu. Kėtė qėndrim e mbėshteti
edhe djali i vėllait tė tij, Salahudin Ejubi.
Pastaj hartoi
strategjinė qė do ta ndjekė nė luftė, me tė cilėn arriti tė fusė
ushtrinė e armikut nė rreth, pastaj ta sulmojė fundin e ushtrisė sė
tyre me njė ēetė tė zgjedhur nga trimat mė tė mėdhenj ku arriti t’i
shkaktojė humbje tė mėdha armikut, pėr tė cilat thotė historiani Ibnul
Ethiri se nuk ėshtė dėgjuar ndonjėherė nė histori. Pas betejės sė
Babilit Esedudini me ushtrinė e tij tė Shamit u nis pėr nė Aleksandri,
pasi qė banorėt e saj e kishin thirrur pėr tė ndihmuar ushtrinė e
vėllezėrve tė tyre muslimanė tė Shamit. Nė Aleksandri la njė ushtri nėn
komandėn e Salahudinit dhe u nis pėr nė Said pėr tė vazhduar ēlirimet,
mirėpo tė krishterėt shfrytėzuan rastin pėr ta rrethuar Aleksandrinė
nėntė muaj me rradhė. Esedudini u kthye pėr tė ndihmuar djalin e
vėllait tė tij, Salahudinin, qė ishte i rrethuar nė Aleksandri. Kur
dėgjuan tė krishterėt pėr kėtė, patėn aq frikė tė madhe saqė kėrkuan
nga Esedudini armėpushim, nė tė cilin Esedudini i kushtėzoi qė tė
largohen nga Egjipti dhe mos tė mbetė asnjė fshat nėn kontrollin e
tyre, me tė cilėn u pėlqyen tė krishterėt.
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi