Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė lajm i mirė pėr ty

Shko poshtė

Njė lajm i mirė pėr ty Empty Njė lajm i mirė pėr ty

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 1:11 am

Allahu i Madhėruar thotė: "O robtė e Mi, qė e keni ngarkuar veten tuaj
me shumė mėkate, mos e humbisni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut,
sepse vėrtet, Allahu i fal tė gjitha mėkatet, Ai fal shumė, Ai ėshtė
Mėshirėplotė!" Kurani-39:53.

Allahu i shndėrron tė gjitha tė kėqijat nė tė mira. Pėr kėtė Ai thotė:
"Vetėm nė qoftė se pendohen e bėjnė vepra tė mira, atėherė, Allahu ua
shndėrron tė kėqijat nė tė mira." Kurani-25:68-70.

Ē' mirėsi dhe fitim i madh! O Zot i madh! Kėtė mirėsi e fitim mund ta
lėrė pas dore vetėm njė i paditur e mospėrfillės. Prandaj pendohu i
dashur vėlla dhe e dashur motėr, nėse dėshiron kėtė fitim tė madh.
Dėgjo ēfarė ka thėnė Profeti (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi
tė!) pėr tė na nxitur nė pendim:

"Allahu ėshtė mė i Gėzuari pėr pendimin e robit tė vet..." E pėrcjellin Buhariu dhe Muslimi.

Profeti (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) thotė, gjithashtu:

"Allahu i Madhėruar thotė: "O robi im! Sa kohė tė mė lutesh Mua e tė
shpresosh tek Unė, Unė i fal tė gjitha mėkatet e tua. O robi im! Sikur
tė arrinin mėkatet e tua deri nė kupė tė qiellit e pastaj tė mė kėrkoje
tė falur, do tė tė falja!" dhe Allahu i Madhėruar thotė: "O robtė e mi!
Ju bėni mėkate natėn dhe ditėn dhe Unė jua falė tė gjitha mėkatet,
prandaj mė kėrkoni falje Mua, qė t'ju fal ju." Dhe: "Padyshim, Allahu e
shtrin Dorėn e Tij natėn qė tė pendohet mėkatari i ditės dhe e shtrin
Dorėn e Tij ditėn qė tė pendohet mėkatari i natės, derisa dielli tė
lindė nga perėndimi ( deri nė Ditėn e Kiametit)."

I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) pa
njė nėnė e cila po kėrkonte fėmijėn e saj nė moēal; kur e gjeti, nėna e
shtrėngoi fėmijėn nė gji dhe i dha tė pijė. I Dėrguari i Allahut (Paqja
dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) tha:

"A mund ta hedhė kjo nėnė fėmijėn e saj nė zjarrė?" "Jo" thanė shokėt e
Profetit (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) Atėherė, Profeti
(Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) ua ktheu:

"Allahu ėshtė mė i Mėshirshėm me robtė e Tij se sa kjo nėnė me fėmijėn
e saj." Allahu Ekber! Allahu ėshtė mė i Madhi! E, pra, a mund tė mos e
kėrkojmė pendesėn pas kėsaj mirėsie? Pas kėsaj bujarie a mund tė
vonohemi nė pendesė?! O Zot! I Lartėsuar je Ti! Sa i Mėshirshėm je! Sa
i Butė e Bujar je!

Ēfarė tė ndalon ty tė pendohesh e tė ndjekėsh rrugėn e drejtė? Mbase
thua familja, shoqėria , shokėt! Kam frikė mos pendohem e mė pas i
kthehem pėrsėri mėkatit! Mėkatet e mia janė tė shumta; e, si mund tė mė
falen!

A mendon se ti do t'i thuash kėto te Zoti yt Ditėn kur ta takosh atė?
Jo pėr Zotin! Familja, shoqėria, shokėt janė pengesa tė imagjinuara, qė
i shkatėrron vetėm ai qė i frikėsohet Allahut.

O besimtar e besimtare! Jini krenar pėr fenė tuaj! Jini ēiltėrisht tė
vendosur pėr tė mirėn dhe ngulmoni nė tė, duke u mbėshtetur Allahut tė
Madhėruar. Pastaj, kujtoni mėshirėn e Zotit tuaj dhe pafundėsinė e
Faljes sė Tij.

Vėlla! Motėr! Sikur tė tė vijė ty nė kėtė ēast meleku i vdekjes, a je i kėnaqur ta takosh Zotin tėnd pa u penduar?

Vėlla! Motėr! Mos i dredho vetes dhe gjykimit tė saj, sepse, nė qoftė
se nuk i kėrkon llogari , nesėr vendosesh nė varr e atėherė s'tė bėn
dobi pendimi.

I dashur vėlla! E dashur motėr! Vendos tani, para se tė mbyllet dera,
pėr rrugėn qė do tė ndjekėsh e qė do tė jetė rruga jote nė kėtė botė e
nė botėn tjetėr. Oh! Ē'lumturi do tė ketė nė atė botė! Zemra gėzohet e
lumturohet, kur kthehet te Zoti e penduar, duke ndjekur varganin e
besimtarėve tė mirė.

Vėlla musliman! Motėr muslimane! Nė qoftė se ke vendosur tė pendohesh e
tė kthehesh tek Allahu, dije se pendimi ka disa kushte qė duhen
plotėsuar patjetėr. Kushtet janė:

Tė pendohesh dhe tė tė vijė keq pėr mėkatet e bėra.

Tė largohesh nga mėkati.

Tė vendosėsh tė mos kthehesh mė tek mėkati e nė qoftė se kthehesh,
pėrsėrite pendimin tek Allahu, por vendimi i dytė duhet tė jetė i
ēiltėr.

Tė pendohesh para frymės sė fundit (para vdekjes) dhe para lindjes sė diellit nga perėndimi (para Kiametit)
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi