Dita E Fundit E JetĖs Sime

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Dita E Fundit E JetĖs Sime

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Tue Dec 18, 2007 1:10 am

Supozojmė qė mėsuat qė keni vetėm edhe njė ditė pėr tė jetuar. Si do ta kalonit ditėn e fundit tė jetės suaj?

Kjo pyetje ėshtė bėrė edhe 100 vjet mė parė, shumė kohė para se tė
bėheshin analizat pyetėsore dhe vlerėsimi i opinionit publik. Pyetėsi
iu drejtua shumė dijetarėve tė shquar dhe njerėzve tė njohur pėr
besnikėri dhe pėrgjigjet e tyre i bashkoi nė njė libėr. Qėllimi i kėtij
libri ishte t’i frymėzojė njerėzit pėr virtyte mė tė mira.

Pėrgjigjja mė inspiruese ishte nga njėri, qė pėr ditėn e fundit tė
jetės sė tij nuk kishte ndonjė dėshirė qė tė shtonte ndonjė vepėr tė
virtytshme. Ai ishte muhadithi i madh Abdur Rrahman ibn abi Na’um. Ai
tha: “Unė nė ditėn e fundit tė jetės sime nuk kisha pėr tė ndryshuar
asgjė nga programi im ditor. Unė kaloj ēdo ditė tė jetės sime sikurse
tė ishte dita e fundit e imja.”



Vdekja ėshtė ēėshtja mė e sigurt e jetės. Sipas statistikave, nė botė
vdesin ēdo orė rreth 6,178 njerėz; ata janė nga tė gjitha moshat.
Vdesin pėr shkaqe tė ndryshme, tė njohura si dhe tė panjohura pėr
njerėzit. Pėr disa vdekje, arsyeja dihet nga tė tjerėt, ndėrsa shumica
vdesin nė heshtje. Megjithatė, ēdonjėri prej tyre e lė kėtė botė nė tė
njėjtėn mėnyrė. Vetėm nė kohėn e caktuar nga Allahu i gjithfuqishėm
dhe, as shkenca e as teknologjia nuk mund ta parashikojė e as ta
pengojė atė. Ėshtė ekskluzivisht nė duart e Krijuesit.

“O ju njerėz, nėse dyshoni pėr ringjalljen, atėherė mendoni krijimin
tuaj. Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej njė gjaku
tė ngjizur, pastaj prej njė sa kafshatė mishi, qė ėshtė krijesė e
formuluar ose e paformuluar, nė mėnyrė qė t’ju sqarojmė. Ne e
pėrqėndrojmė nė mitėr deri nė njė afat tė caktuar, e mandej u nxjerrim
foshnjė dhe ashtu tė arrini pjekurinė tuaj. Ka qė dikush prej jush vdes
herėt, e dikush tė jetojė deri nė pleqėri tė thellė, nė mėnyrė qė tė
mos dijė asgjė nga dija qė ka pasur.” (El-Haxhxh 22:5)

Vazhdimisht jemi dėshmitarė tė vdekjes. Por, ēuditėrisht e injorojmė
atė sikurse nuk do tė na ndodh kurrė, apo sdo tė na ndodh tani shpejt.
Megjithėse vazhdimisht varrosim shokėt tanė, kushėrinjtė tanė madje
edhe anėtarėt e familjes sonė, por pėr veten mendojmė se do jetojmė
pėrgjithmonė. Pra, qėndrimi ynė bie nė kundėrshtim me logjikėn e
shėndoshė.

Nė disa mėnyra ne dallojmė pashmangshmėrinė e vdekjes, madje edhe
spontanisht pėrgatitemi pėr tė. Marrim sigurime shtetėrore dhe mendojmė
pėr tė afėrmit tanė mbas vdekjes sonė, planifikojmė pėr ndarjen e
pronės dhe pasurisė sonė. Bile, edhe shumė biznismenė dhe qeveritarė
pėrgatisin plane kontigjente pėr tė vazhduar zbatimet e operacioneve tė
tyre nė rast tė humbjes sė liderėve.

Nė fund tė fundit kjo ėshtė njohja e vdekjes si fundi i kėsaj jete.
Por, dėshtimi ynė qėndron nė mosnjohjen e vdekjes si fillimi i njė jete
tjetėr, jetės sė amshuar, ku do tė korrim atė qė mbollėm nė kėtė botė.

Mėsimet Islame tregojnė se ndėr tė veēantat qė e dallojnė tė zgjuarin
nga tė tjerėt, ėshtė edhe njohja dhe pėrgatitja pėr jetėn e amshuar.
Siē thotė edhe Profeti a.s.: “Me tė vėrtetė i zgjuar ėshtė ai person i
cili kontrollon dėshirat e tij dhe pėrgatitet pėr jetėn pas vdekjes.”

Tregohet njė histori e prekshme pėr Behlulin, i cili pėr shkak tė
ēiltėrsisė sė tij shihej si i kundėrt me zgjuarsinė dhe shkathtėsinė.
Halifi Harun Rashid e lejonte Behlulin tė hynte lirisht nė oborrin
mbretėror tė tij, ndoshta ngaqė naiviteti i tij ishte si zbavitje pėr
halifin.

Njė ditė Halifi i dhuroi atij njė shkop pėr ecje, dhe i tha: “ Ky shkop
ėshtė pėr personin mė budalla nė botė. Nėse sheh ndonjė njeri tjetėr qė
e meriton mė shumė se ti dhuroja atij.”

Disa vite me vonė, Harun Rashid ra shumė i sėmurė dhe asnjė trajtim
mjekėsor nuk mund ta shėronte atė. Behluli e vizitonte atė shpesh dhe
interesohej pėr shėndetin e tij. Njė ditė bashkėbisedimi i tyre shkoi
kėshtu:

Haruni: “Asnjė ilaē spo mė shėron, po shoh se udhėtimi im i fundit po mė afrohet.”
Behluli: “Ku doni tė shkoni?”
Haruni: “Do shkoj nė Botėn Tjetėr.”
Behluli: “Sa kohė do tė qėndroni atje? Kur do tė ktheheni?”
Haruni: “Asnjė njeri nuk kthehet kurrė nga ajo botė”
Behluli: “Pra, paskeni bėrė pėrgatitje tė veēanta pėr kėtė udhėtim. A
keni dėrguar ndonjė grup special pėr t’ju pritur kur tė arrini atje?”
Haruni: “Jo Behlul, duhet tė shkosh vetėm atje. Dhe jo, skam bėrė asnjė pėrgatitje.”
Behluli: “Emir-ul-Muminun! Ti dėrgoje ushtri tė mėdha pėr tu pėrgatitur
kur bėje udhėtime madje edhe tė shkurtėra, dy tre ditėshe. Tani po
shkon nė njė vend ku do tė jetoni pėrgjithmonė dhe skeni bėrė asnjė
pėrgatitje paraprake! Mendoj se kam gjetur personin qė e meriton
shkopin qė ma ke pas dhėnė disa vite mė parė.”

Mėsimi i kėtij tregimi vlen pėr tė gjithė ne. Ne mund tė mos jemi
mbretėr, por, prapėseprapė pėrgatitemi pėr udhėtime madje edhe pak
ditėshe. Po pėr pėrgatitjen e udhėtimit tonė nė jetėn e pafundme, botėn
tjetėr?

Po sikur shqetėsimi apo meraku ynė kryesor nė kėtė botė tė jetė ēėshtja
e Botės Tjetėr! Kjo padyshim do tė ndryshonte edhe jetėn nė kėtė botė.
Kjo botė ėshtė njė shtėpi ėndėrrash, njė iluzion. Kėtu nuk ndėshkohemi
nė momentin kur bėjmė mėkatin, dhe kjo na qetėson neve me njė siguri
mashtruese me tė cilėn vazhdojmė pandėrprerė. Por, vdekja ėshtė e
kundėrta e kėtij iluzioni. Personi i cili din dhe rikujton se njė ditė
do tė dalė para Allahut xh.sh., dhe do tė japė pėrgjegjėsi pėr tė
gjitha veprat e tij, thjesht nuk mund tė vazhdojė tė kundėrshtojė
Zotin.

Nga historia e Faraonit ne mėsojmė se kur ai vėrejti se vdekja po i
afrohet deklaroi besimin e tij nė Zotin e Musait, ku vetėm pak para
kėtij momenti ai u mashtrua nga iluzioni i vetėfuqisė sė tij. Pendimi i
tij ishte shumė vonė, por historia e tij na tregon se si arroganca dhe
rreptėsia e tij u zhdukėn kur u ballafaquan me vdekjen.

Ėshtė pėr tu habitur se si shumė nga konfuzionet tona, argumentet
joserioze, justifikimet se pse nuk mund tė bėjmė kėtė apo atė, apo,
dembelizmi ynė i hapur, mund tė zhduken kur pėrfytyrojmė vetveten tonė
brenda nė varr! Kujtimi i vdekjes zgjidh shumė ēėshtje madje edhe tė
paqarta, pėrpara se tė jetė shumė vonė.

Personi i cili, ēdo ditė tė jetės e kalon sikurse tė ishte dita e
fundit e tij, ėshtė me tė vėrtetė njė person shumė i menēur. Ky duhet
tė jetė qėllimi i tė gjithė neve.









__________________
Abdull-llah
ibn Mes'udi r.a. ka thėnė: -E kam pyetur tė Dėrguarin a.s.: Cila punė
ėshtė mė e dashur te All-llahu i Madhėruar? Tha: Namazi nė kohėn e vet.
-I thashė: Pastaj cila? Tha: -Bamirėsia ndaj prindėrve. -I thashė:
Pastaj cila? Tha: -Xhihadi nė rrugė tė All-llahut.

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi