Udhėzimi i tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofsh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Udhėzimi i tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofsh

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Tue Dec 18, 2007 1:08 am

Udhėzimi i tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, gjatė vizitės sė tė sėmurit

Nėse
shpirtrat janė tė krijuar me natyrshmėrinė qė tė manifestojnė dashuri
ndaj atyre qė sillen mirė me ta dhe tregojnė interesim pėr ta, kjo
dashuri ėshtė edhe mė e shprehur gjatė momenteve tė dobėsisė, kur
njeriu sėmuret, mbetet nė shtrat dhe rraskapitet nga pėrdorimi i tepėrt
i ilaēeve. Prandaj, vizita nė kėto momente ka ndikim shumė tė madh dhe
ka domethėnie tė thellė pėr tė treguar se sa ėshtė i solidarizuar
vizitori me ndjenjat e tė sėmurit dhe kjo kontribuon pėr forcimin e
marrėdhėnieve ndėrmjet tyre. Pėr kėtė shkak, i Dėrguari, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi tė, pėrkujdesej qė t’i vizitonte tė sėmurėt
dhe interesohej pėr gjendjen e tyre, madje ai kėtė lloj vizite e bėri
nga gjėrat me tė cilat obligohen besimtarėt. Ebu Hurejra, Allahu qoftė
i kėnaqur me tė, transmeton se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka
thėnė: “Obligimi i muslimanit ndaj muslimanit ėshtė nė pesė gjėra, -ndėr to- vizita kur tė sėmuret.” (Shėnon Buhariu)
I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, punoi pėr
vėnien e kėtij themeli nė shpirtrat e sahabėve duke pėrmendur
shpėrblimet e mėdha qė fiton besimtari kur viziton vėllanė e tij
musliman. Nga kėto hadithe ėshtė thėnia: “Kush
viziton vėllanė e tij besimtar (duke qenė i sėmurė), ėshtė duke ecur
rrugėve tė xhenetit derisa tė ulet. Kur ulet, atė e pėrfshin mėshira.
Nėse ėshtė ditė, mbi tė ēojnė salavate shtatėdhjetė mijė melekė deri nė
mbrėmje. Nėse ėshtė mbrėmje, atėherė mbi tė ēojnė salavatė mbi
shtatėdhjetė mijė melek derisa tė gdhijė mėngjesi.”
(Shėnon Ibėn Maxheh)
Gjithashtu thotė: “Kush
viziton njė tė sėmurė, apo viziton njė vėlla tė tij nga feja, atė e
thėrret njė thirrės: “U gėzofsh me tė mira dhe u shpėrblefshin hapat e
tua me tė mirė dhe shtėpia jote u bėftė xheneti!”
(Shėnon Tirmidhiu).
Gjithashtu thotė: “Nuk
ka ndonjė rob musliman qė viziton ndonjė tė sėmurė qė nuk i ka arritur
exheli (momenti i vdekjes) dhe thotė shtatė herė: “Lus Allahun e
Lartėsuar, Zotin e Arshit tė Madhėruar, qė tė tė shėroj!”, dhe qė ai
nuk do tė shėrohet.”
(Shėnon Tirmidhiu)
Rastet e vizitave tė
Muhamedit salallahu alejhi ue selem ndaj tė sėmurėve janė tė shumta; ai
gjithmonė interesohej pėr gjendjen e shokėve tė tij, sigurohej pėr
shėndetin e tyre dhe kujdesej pėr ta. Nė mesin e atyre qė Muhamedi,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, i vizitoi kur ishin tė
sėmurė ishin Sad ibėn Ebi Vekasi, Zejd ibėn Erkami, Xhabir ibėn
Abdullahi dhe tė tjerė, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata sahabė.
Por vizitat e tij nuk kufizoheshin vetėm te shokėt tė cilėt i besuan
atij, pasi ai vizitonte edhe jobesimtarėt qė njihte, qė t’i thėrriste
ata nė Islam dhe tė udhėzoheshin. Nė kėtė mėnyrė veproi edhe me
djaloshin i cili punonte tek ai salallahu alejhi ue selem si shėrbėtor.
Ky djalosh u sėmur nga njė sėmundje e rėndė dhe i Dėrguari, lavdėrimi
dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, vazhdoi ta vizitonte atė derisa
atij iu afrua vdekja. Kur i erdhi momenti i vdekjes, iu ul te koka dhe
e thirri nė Islam. Djaloshi shikoi babain e tij se ēfarė po i thotė dhe
babai i tha: “Pasoje Ebu Kasimin (Muhamedin (salallahu alejhi ue
selem)!” Ai e pranoi Islamin dhe mė pas vdiq. I Dėrguari, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qofshin mbi tė, doli nga shtėpia e tij duke thėnė: “Lavdėrimi i qoftė vetėm Allahut, i Cili e shpėtoi atė nga zjarri.” (Shėnon Buhariu)
Nėse lexojmė siren (biografinė) e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi tė, vėrejmė praktikėn e tij, se kur dėgjonte se
ishte sėmurė dikush, ai nxitonte ta vizitonte, t’i rrinte afėr, ta
ndihmonte pėr nevojat qė kishte, pastaj bėnte lutje pėr tė qė tė
shėrohej dhe t’i faleshin mėkatet, nėse ishte i sėmuri besimtar, ose e
ftonte tė pranonte Islamin, nėse ishte jobesimtar.
Nga lutjet qė u bėnte gjatė vizitave tė sėmurėve, tė cilat na janė
pėrcjellė, ėshtė ajo qė e transmeton Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, e cila thotė se kur Muhamedi salallahu alejhi ue selam vizitonte tė
sėmurėt, thoshte: “Largoje sėmundjen, o Zoti i njerėzve, shėroje se Ti je Shėruesi, nuk ka shėrim vetėm se shėrimi Yt!” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi)
Nėse i sėmuri kishte nevojė pėr rukje, ai e bėnte kėtė, ashtu si
transmetohet nga Aishja nė koleksionin e Buhariut. E, nganjėherė edhe i
hidhte tė sėmurit nga uji me tė cilin kishte marrė abdest mė parė dhe
kėshtu shėrohej me urdhrin e Allahut tė Lartėsuar, ashtu si
transmetohet se veproi me Xhabir ibėn Abdullahun (Allahu qoftė i
kėnaqur me tė).
Prej Sunetit tė tij gjithashtu ishte se pėr t`ua lehtėsuar sėmundjen,
ai u kujtonte shpėrblimin qė arrin besimtari i cili sprovohet me
sėmundje. Kėshtu ua lehtėsonte vėshtirėsitė me tė cilat ballafaqoheshin
dhe u kaliste atyre durimin dhe pritjen e shpėrblimeve. Nga hadithet qė
na janė pėrcjellė ėshtė edhe thėnia: “Nuk e lė sprova robin besimtar derisa ta pastrojė atė dhe ta bėjė tė ecė nė tokė duke mos pasur asnjė mėkat.” (Shėnon Ibėn Maxhe). Pastaj thotė: “Nuk
ka asnjė rob qė Allahu e sprovon me ndonjė sprovė nė trupin e tij e qė
nuk i thotė melekut: “Shkruaji atij shpėrblimin e veprave tė mira qė
vepronte
(kur ishte i shėndoshė) Nėse shėrohet nga sėmundja, atėherė ai e pastron plotėsisht (nga mėkatet), por nėse ia merr shpirtin, atėherė e fal dhe e mėshiron atė.” (Shėnon Ahmedi)
Kur nė njė rast i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi
tė, vizitoi njė grua qė quhej Umu Saib, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
dhe e dėgjoi se si ajo po e shante sėmundjen e etheve, pasi ajo ishte
sėmurė nga kjo sėmundje, Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “Mos e shaj kėtė sėmundje, sepse ajo ėshtė shkak qė birit tė Ademit t'i fshihen mėkatet ashtu si largon gjyryku (i farkėtarit) hekurin e keq gjatė farkėtimit.” (Shėnon Muslimi)
Nga Suneti i Muhamedit ishte edhe udhėzimi i tė sėmurėve qė tė shėrohen
me lloje tė ndryshme barnash qė dinte ai, sikurse aplikimi i
“hixhames”, vėnia e ujit tė ftohtė mbi tė sėmurin me temperatura,
porositja qė tė shėrohemi me mjaltė dhe me kokėrr tė zezė (habetu
seuda) dhe me lloje tė tjera barnash tė cilat janė tė lejuara. Ai
thoshte: “O robėr tė Allahut, shėrohuni! Vėrtet Allahu nuk ka lėnė ndonjė sėmundje e qė nuk ia la asaj edhe ilaēin.” (Shėnon Tirmidhiu)
I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, nuk e la
anash edhe kėshillimin dhe pėrkujtimin e tė sėmurėve, varėsisht prej
situatave dhe rrethanave nė tė cilat gjendeshin ata. Ai kėshilloi Sad
ibėn ebi Vekasin qė mos t’i lėrė anash tė afėrmit e tij, duke e ndaluar
qė t’u lėrė testament tė tjerėve mė shumė se njė tė tretėn e pasurisė.
Kur nė njė rast ishte i pranishėm te njėri nga sahabėt e tij, i cili
ishte nė momentet e vdekjes, e kėshillonte atė dhe tė pranishmit pėr
domosdoshmėrinė e bashkimit mes frikės dhe shpresės tek Allahu i
Lartėsuar gjatė sėmundjes. Rast tjetėr ėshtė ai kur ndalon qė njeriu ta
kėrkojė vdekjen dhe tė shpresojė pėr tė, pasi ai duhet tė
parapėrgatitet pėr takimin me Allahun e jo tė shpresojė pėr vdekjen,
ashtu si transmeton Enes ibėn Maliku.
Nė kėtė mėnyrė, i Dėrguari salallahu alejhi ue selem na tregoi
shembullin mė tė mirė se si duhet tė pėrfitohen zemrat dhe tė
shfrytėzohen rrethanat e ndryshme pėr t’i thirrur njerėzit nė Islam dhe
nė udhėzim.


Burimi: www.islamweb.net
Pėrktheu: Alaudin Abazi

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi