Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

El-Vekilu ( Garantuesi )

Shko poshtė

El-Vekilu ( Garantuesi ) Empty El-Vekilu ( Garantuesi )

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 1:02 am

El-Vekilu (Garantuesi)
Emri qė do tė trajtojmė kėtė temė, ėshtė njė nga emrat e bukur tė
Zotit, emėr qė tė fal qetėsinė shpirtėrore dhe sigurinė. Kėtė e fitojnė
ata qė e pėrjetojnė kėtė emėr nė jetėn e tyre dhe adhurojnė Zotin e
Madhėruar me kėtė emėr. Ky emėr ėshtė pėr ata qė tė ardhmen e shohin me
frikė dhe pesimizėm. Emri i kėsaj teme ėshtė i pėrshtatshėm pėr tė
gjithė ata qė janė tė stresuar dhe depresionuar rreth tė ardhmes. Emri
i kėsaj teme, ėshtė Elvekil.


Pikat nė tė cilat do tė pėrqendrehemi nė trajtimin e kėsaj teme, janė pesė:


Hyrje.

Kuptimi i emrit Elvekil.

Si ta kuptoj nėse i mbėshtetem Garantuesit nė ēdo gjė?

Modele tepėr tėrheqės, mbi mėnyrėn se si Elvekil i ndihmon dhe pėrkrah ata qė i mbėshtetin Atij.

Kuptime tė ndryshme tė emrit Elvekil.

Ata qė kanė nevojė pėr kėtė emėr, janė tė gjithė ata qė e shohin tė
ardhmen e tyre me frikė. Pėr kėtė emėr kanė nevojė prindėrit tė cilėt
janė tė shqetėsuar pėr tė ardhmen e fėmijėve tė tyre. Pėr kėtė emėr
kanė nevojė ata prindėr qė janė tė shqetėsuar se mos fėmijėt e tyre
bien pre e drogės dhe e shoqėrisė sė keqe. Kanė nevojė ata prindėr tė
cilėt janė tė shqetėsuar se mos vajza e tyre bie pre e ndonjė djali qė
e mashtron. Kanė nevojė ata prindėr qė janė tė shqetėsuar pėr
mbarėvajtjen e fėmijėve nė shkollė.


Qė ta njohin kėtė emėr, kanė nevojė ata tė rinj qė janė nė universitet
dhe mundėsinė pėr t’u punėsuar e shohin tė vogėl pas diplomimit. Ata qė
janė nė fazėn e zbatimit tė njė projekti dhe janė tė shqetėsuar nėse do
tė ketė sukses apo jo, kanė nevojė pėr tė njohur emrin Elvekil. Vetė
umeti musliman qė vuan nga hallet e shumta, ka nevojė ta njohė emrin e
Zotit, Elvekil. Ky emėr ėshtė pėr kėdo qė kėrkon tė kontribojė pėr
Islamin dhe nuk dinė nga t’ia fillojnė.


Njeriu ėshtė i dobėt dhe gjithmonė ėshtė i shqetėsuar pėr tė ardhmen.
Ai shikon aktualitetin dhe problemet e shumta qė kėrkojnė zgjidhje, dhe
stresi i shtohet mė shumė.


Elvekil ėshtė emėr qė tė jep siguri dhe besim mbi njė ēėshtje qė kėrkon
ta arrish. Fillimisht ti vė gjithēka nė funksion tė ēėshtjes qė kėrkon
tė arrish, shfrytėzon gjitha mundėsitė dhe punon pa pushim. Kurse
rezultatin ia lė nė dorė Garantuesit qė ka nė dorė gjithēka. Vallė a e
bėjmė diēka tė tillė nė jetėn tonė? Ata prindėr qė janė tė shqetusuar
pėr vajzat e tyre qė kanė mbushur moshėn pėr martesė dhe nuk u ka
trokitur kush nė derė, ata tė rinj qė janė tė shqetėsuar mbi tė ardhmen
e tyre, ata njerėz qė kanė halle... a i mbėshteteni Zotit tė Madhėruar
pėr problemet tuaja? Kur tė ndodh ndonjė problem dhe hall qė tė
trondit, a shkon tė trokasėsh nė portėn e Elvekilit? Cilat janė lidhjet
e tua me Garantuesin e ēdo gjėje? A i mbėshtetesh Garantuesit pėr ēdo
problem me tė cilin pėrballohesh? A e ke jetėn tė lidhur me kėtė emėr,
Elvekil?


Zakonisht kur nėnshkruajmė njė marrėveshje, e nėnshkruajmė atė nė
praninė e njė noteri, ose njė pale tė tretė, e cila luan rolin e
garantuesit qė kjo marrėveshje do tė respektohet. Kjo palė e tretė,
zgjidhet nga tė dy palėt kontraktuese, pasi tė dy kanė besim tek ai. Nė
fund, tė dy palėt dhe garantuesi i marrėveshjes firmosin marrėveshjen e
lidhur. Pasi tė nėnshkruhet kontrata, tė gjithė palėt fillojnė punėn
pėr zbatimin e saj. Asnjė nuk qėndron nė shtėpi dhe tė presė
garantuesin ta pėrmbushė. Qė tė pranosh garancinė e dikujt, duhet qė ai
tė plotėsojė tre kushte; Tė kesh besim tek ai, tė ketė ekperiencėn e
duhur dhe tė tregojė interes ndaj ēėshtjes tėnde.


Po Zotin tėnd, a e pranon si Garantues pėr zgjidhjen e halleve tė tua o
vėlla? Ai tė ofron mbėshtetjen dhe ndihmėn e Tij, pėrse tė mos e
pranosh? Ai e ka quajtur veten e Tij Elvekil (Garantues). Vetė Zoti nė
Kuran tė propozon:”Pranoje Atė si Garantues” (Muzemmil 9)


Sa herė qė Kurani flet mbi rėndėsinė e mbėshtetjes sė njeriut nė Zotin,
e shoqėron kėtė me fuqinė dhe pushtetin e pafund tė Zotit. Kjo me
qėllim qė tė ta shtojė besimin nė Garantuesin suprem. Nė shumė ajete tė
Kuranit, Zoti na siguron qė askush nuk mund tė humbasė duke e pranuar
Atė si Garantuesin e vetėm.


“Zotit i takon e fshehta e qiejve dhe e tokės, tek Ai kthehet e gjithė
ēėshtja. Prandaj adhuroje dhe mbėshtetju Atij” (Hud 123)Ti duhet t’i
mbėshtetesh Zotit, pasi Ai ka nė dorė gjithēka qė ekziston nė qiej dhe
tokė.


“Zot i lindjes dhe perėndimit, nuk ka zot tjetėr veēTij, prandaj pranoje Atė si Garantues” (Muzemmil 9)


Mos vallė nevojat e tua gjenden jashtė lindjes dhe perėndimit, qė tė
kėrkosh njė garantues mė tė besueshėm? Vetė Zoti i madhėruaar tė ofron
garancinė dhe ndihmėn e Tij. Kėshtu nuk ka arsye pėrse tė stresohesh
dhe tė shqetėsohesh pėr tė ardhmen. Jeta e pėrplas njeriun me probleme
dhe telashe nga mė tė ndryshmet, prandaj shko dhe kėrko ndihmėn e
Elvekilit pėr t’i zgjidhur ato, mbėshtetju Atij dhe pėrpiqu me sa
mundėsi ke pėr njė rezultat tė kėnaqshėm.


Pėrse tė shkosh tek dikush tjetėr, nė njė kohė qė vetė Zoti tė ofron
mbėshtetjen e Tij? Pėrse pranon garancinė dhe mbėshtetjen e tė tjerėve
dhe refuzon atė tė Garantuesit suprem?


Njerėzit me tė marrė vesh mbi aftėsitė e rralla tė njė doktori, vihen
nė radhė pa mbarim tek dera e tij. Kjo pasi kanė besim, siguri dhe
garanci nė pėrvojėn dhe aftėsitė e tij. Ne nuk besojmė t’ia dorėzojmė
shėndetin tonė, njė doktori qė nuk e njohim dhe qė nuk besojmė nė
aftėsitė e tij. Edhe pse duhet tė shpenzojmė para mė shumė, ne zgjedhim
doktorin mė tė mirė. Pėrse tė mos kemi besim dhe garanci tė plotė tek
Ai qė gjithēka ėshtė nė dorėn dhe sundimin e Tij?


Nėse kemi njė ēėshtje drejtėsie, zgjedhim avokatin mė tė mirė nė vend
dhe pėr kėtė mburremi para njerėzve tė tjerė. Pėrse tė mos mburresh me
garancinė e Atij qė ėshtė Garantuesi mė i mirė? Edhe pse ti o njeri je
sa njė pikė nė gjithė universin, Zoti i Madhėruar tė ofron garancinė e
Tij pėr tė tė ndihmuar.


“Dhe mbėshtetu tek i Plotfuqishmi dhe Mėshiruesi. i cili tė sheh kur
ngrihesh nė kėmbė dhe lėvizjen tėnde nė mesin e atyre qė falen.”
(Shuara 17-19)


Me kėrkesėn pėr t’iu mbėshtetur Zotit dhe garantuesit mė tė mirė, nuk
duam tė nxisim dembelizmin dhe plogėshtinė. Nuk duam qė gjithēka ta
presim tė gatshme dhe vetė tė mos ndėrmarrim asnjė veprim. Padyshim qė
ne duhet tė shkojmė tek doktori mė i mirė pėr t’u vizituar, do tė
zgjedhim avokatin mė tė mirė pėr tė fituar njė ēėshtje, do tė
komunikojmė me ministra dhe vendim marrės tė tjerė... por brenda nė
zemėr tė jemi tė sigurtė dhe tė bindur qė vetėm Zoti do na e zgjidhė
kėtė problem.


“Ėshtė Ai qė mė krijoi, dhe ėshtė Ai qė mė udhėzon. Ėshtė Ai qė mė
ushqen dhe mė jep tė pijė. Dhe kur sėmurem ėshtė Ai qė mė shėron. Qė ma
merr jetėn dhe mė ngjall. Ėshtė Ai tek i cili kam shpresė se do m’i
falė mėkatet e mia nė ditėn e gjykimit.” (Shuara 78-82)


”dhe mbėshtetju tė gjallit qė nuk vdes” (Furkan 58)


“Ai ėshtė Zoti qė nuk ka zot tjetėr veēTij. Ai ėshtė Krijuesi i
gjithēkaje, prandaj adhurojeni. Dhe Ai ėshtė Garantuesi i ēdo gjėje.”
(En’am 102)


Kėshtu, Elvekil ėshtė Ai qė merr pėrsipėr zgjidhjen dhe pėrkujdesjen
pėr gjithēka qė i shqetėson robėt e Tij. Ai nuk i zhgėnjen, nuk i
braktis dhe nuk i lė ēėshtjet e tyre nė dorė tė dikujt tjetėr.


“Dhe kush i mbėshtetet Zotit, Ai i mjafton atij.” (Talak 3) Kurrė nuk
mund tė humbasėsh, nėse i je mbėshtetur Zotit. Fjalėt:”Mė mjafton Zoti
qė ėshtė Garantuesi mė i mirė” nėnkuptojnė qė mua mė mjafton Zoti pėr
zgjidhjen e halleve dhe problemeve tė mia.


Mbėshtetja nė Zotin tė fal forcė dhe besim nė vetvete. Ajo tė bėn tė
flasėsh pa emocione dhe pa frikė. Kjo pasi tashmė i je mbėshtetur Atij
qė nuk zhgėnjen askėnd dhe je i bindur nė ndihmėn e Tij.


“dhe nėse kthejnė shpinėn, thuaj: Mė mjafton Zoti qė nuk ka zot tjetėr
veēTij, Atij i jam mbėshtetur dhe Ai ėshtė sunduesi i Arshit
madhėshtor.” (Teube 129)


Nėse tė braktisin tė gjithė njerėzit dhe dalin kundėr teje, mos kij frikė nėse ke Garantuesin nė krahun tėnd.


“… njerėzit janė grumbulluar kundėr jush, prandaj u frikėsoheni atyre.
Por kjo nė tė vėrtetė vetėm sa ua shtoi besimin dhe thanė: Na mjafton
Allahu, i cili ėshtė Ndihmuesi mė i mirė.” (Al Imran 173)


Kėto ajete janė pėr shokėt e profetit a.s. Pas humbjes sė Uhudit ku
mbetėn tė vrarė 70 muslimanė, u vra Hamzai dhe vetė profeti a.s u
plagos, njė ditė mė pas profeti a.s urdhėroi muslimanėt qė tė sulmonin
Kurejshėt. Edhe pse ishin tė lodhur dhe tė plagosur, muslimanėt sė
bashku me profetin a.s u nisėn rrugės pėr tė luftuar me Kurejshėt,
derisa arritėn nė njė vend qė quhej Hamraul Esed. Kurejshėve u arriti
lajmi qė muslimanėt ishin nisur pėr tė luftuar me ta, kėshtu dėrguan
njė njeri qė t’i frikėsojė. Personi qė dėrguan pėr tė frikėsuar
profetin a.s dhe muslimanėt, me tu takuar me profetin a.s i
tha:”Kurejshėt janė pėrgatitur pėr luftė, kanė veshur lėkurat e tigrave
dhe kanė mbledhur rreth vetes tė gjithė arabėt.” Me ta dėgjuar, profeti
a.s u drejtua nga shokėt e tij dhe tė gjithė thėrrasin njėzėri:”Na
mjafton Zoti qė ėshtė garantuesi mė i mirė” Atėherė profetit a.s iu
shpallėn ajetet e mėsipėrme.


Personi qė kishte vajtur tė frikėsojė muslimanėt, u largua dhe shkoi tė
frikėsojė Kurejshėt. Me tu takuar me ta, ai u tha:”Pėr Zotin muslimanėt
thonė fjalė me tė cilat duket sikur do t’u hanė tė gjallė” Ebu Sufjani
dhe pjesa tjetėr e ushtrisė u nisėn menjėherė pėr nė Meke, duke iu
shmangur pėrplasjes me muslimanėt.


Atėherė profetit a.s iu shpallėn dhe ajetet plotėsuese:”Ata u kthyen me
mirėsinė dhe begatinė e Zotit, pa i prekur gjė e keqe.” (Al Imran 174)


Profeti a.s nė shumė hadithe na mėson gjėra praktike me tė cilat
mėsojmė mbėshtetjen nė Zotin. Thotė profeti a.s:”Kush thotė ēdo ditė nė
mėngjes dhe nė mbrėmje, shtatė herė: Mė mjafton Zoti qė nuk ka zot
tjetėr pėrveēTij. Atij i jam mbėshtetur dhe Ai ėshtė sunduesi i Arshit
tė madh” Zoti ia garanton zgjidhjen e halleve tė asaj dite”.


Nė njė hadith tjetėr, profeti a.s thotė:”Kush thotė teksa del nga
shtėpia:”Me emrin e Zotit, jam mbėshtetur tek Zoti. Nuk ka forcė qė mė
shtyn tė bėj mirė dhe mė ndalon nga tė bėrit keq, pėrveēZotit.” do i
thotė meleku:”Je udhėzuar, je mbrojtur dhe tė mjafton Zoti.” Shejtani i
thotė njė shejtani tjetėr:”ēfarė mund t’i bėjmė njė njeriu qė ėshtė
udhėzuar, mbrojtur dhe i mjafton Zoti?!”


Kurse mbi historinė e hebrenjve tė cilėt i urdhėroi Musai a.s tė
luftonin pėr tė marrė Kudsin, Kurani thotė:”Dhe dy burra tė cilėve Zoti
u kishte dhėnė mirėsi u thanė: Hyni brenda sepse me tė hyrė ju do tė
fitoni. Dhe mbėshtetjuni Zotit nėse jeni besimtarė!” (Maide 23)


Njė fshatar kishte njė kushėri qė punonte nė ministri dhe kishte
marrėdhėnie konfidenciale me vetė ministrin. Fshatari shkroi njė
kėrkesė pėr punė dhe vajti tek kushėriri i tij, pėr ta ndihmuar tė
gjejė njė punė nė ministri. Gjatė gjithė rrugės pėr nė qytet, fshatari
kishte nė mendje se vetėm kushėriri i tij mund t’i gjente punė. Me tė
arritur nė shtėpinė e kushėririt, ai e mirėpriti dhe i premtoi se do ia
paraqiste kėrkesėn ministrit pėr t’i gjetur njė punė. Tė nesėrmen morri
kėrkesėn e kushėririt nga fshati dhe ia la ministrit mbi tavolinė. ēdo
ditė qė ia vendoste kėrkesėn mbi tavolinė, minstri e merrte dhe e
vendoste atė poshtė dokumenteve tė tjerė. Kur pa se minstri nuk e
kishte mendjen tek kushėriri i tij nga fshati dhe se gruaja e tij po
mėrzitej me prezencėn e tij ēdo ditė nė shtėpi, i tha:”O kushėriri im,
filan. Mesa duket njė ēėshtje e tillė kėrkon kohė. Mua mė vjen keq pėr
kėtė, por mė mirė kthehu nė shtėpi dhe prit atje!” Tregon fshatari:”Kjo
mė rėndoi sė tepėrmi. Dola nga shtėpia e tij me zemėr tė thyer, duke
menduar se fajin e kisha vetė. Unė u mbėshteta tek lidhjet e mia me
kushėririn. Duhej tė isha mbėshtetur tek Zoti, pasi vetėm Ai mund tė mė
ndihmojė. Mė fal o Zot se kam gabuar. Ti je garantuesi im o Zot dhe
vetėm prej Teje pres ndihmė.” Njė ditė mė vonė, kushėriri i tij nga
qyteti e morri nė telefon dhe e njoftoi se ministri e kishte pranuar
kėrkesėn e tij pėr punė.


Kjo ishte njė histori e thjeshtė mbi ndihmėn dhe pėrkrahjen qė tė ofron
Elvekil kur i mbėshtetesh atij. Jam i sigurtė qė secili prej nesh ka me
dhjetėra dhe qindra histori tė tilla nga jeta jonė. E keqja jonė ėshtė
se ne nuk e studiojmė jetėn tonė, tregojmė indiferencė ndaj mbėshtetjes
sė Elvekilit. Pasi tė lexosh kėtė temė, ulu me veten dhe kujto
mbėshtetjen dhe pėrkrahjen e Elvekilit nė jetėn tėnde.


“Mė mjafton Zoti qė ėshtė garantuesi mė i mirė” e tha Ibrahimi a.s kur
u hodh nė zjarr. E tha Musai a.s, kur populli i tij i thanė:”Na
arritėn”. E tha profeti Muhamed a.s sė bashku me muslimanėt e tjerė, ku
i thanė:“… njerėzit janė grumbulluar kundėr jush, prandaj u frikėsojuni
atyre” (Al Imran 173)


Profeti Muhamed a.s ua mėsonte mbėshtetjen nė Zot fėmijėve tė vegjėl.
Abdullah bin Abbasi thotė: Isha fėmijė dhe njė ditė profeti (a.s) mė
tha: “O djalosh, unė do tė tė mėsoj disa fjalė. Ruaje Zotin (nė zemėr)
tė tė mbrojė (nga tė kėqiat). Ruaje Zotin (nė zemėr) ta gjesh Atė pranė
teje. Nėse kėrkon diēka, kėrkoje prej Zotit. Nėse kėrkon ndihmė kėrkoje
prej Zotit. Dije qė sikur tė gjithė njerėzit tė mblidheshin pėr tė tė
bėrė dobi, nuk do e arrinin veēse nėse e ka caktuar Zoti dhe nėse do tė
mblidheshin tė tė dėmtonin, nuk do e arrinin veēse nėse e ka caktuar
Zoti. Janė ngritur lapsat dhe janė tharrė letrat.”
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

El-Vekilu ( Garantuesi ) Empty Re: El-Vekilu ( Garantuesi )

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 1:02 am

Nė ēastet qė i mbėshtetesh Zotit, ndjen qė je njeriu mė i fortė dhe mė i guximshėm.





- Treguesit e mbėshtetjes tek Garantuesi mė i mirė. Si ta kuptoj qė jam nga ata qė i mbėshteten Zotit?





Shumė njerėz pohojnė qė i mbėshteten Zotit, por kėtė e thonė vetėm me gojė.





Treguesit mbi kėtė, janė pesė:





1. Nėse pėrballesh me momente tė vėshtira dhe emrin Elvekil e pėrmend dhe kėrkon mbėshtetjen e Tij,





dije se je nga ata qė i mbėshteten Zotit. Le tė marrim modele rreth
kėsaj pike. Modeli mė i mirė ėshtė profeti Ibrahim a.s. Ai ishte vetėm
16 vjeē, megjithatė i gjithė njerėzimi mėson prej tij mbėshtetjen e
vėrtetė tek Zoti. Nė kėtė moshė tė re, ai i theu tė gjithė idhujt qė
adhuronte populli i tij. Pėr kėtė veprim, populli i tij vendosėn qė ta
djegin si ndėshkim. Zjarri ku do e digjnin nuk do tė ishte njė turrė
drush si zakonisht, por do tė ndėrtohej njė ndėrtesė e madhe. Vetėm
ndėrtimi i kėsaj ndėrtese ku do tė digjej Ibrahimi a.s, zgjati disa
muaj. Gjatė kėsaj kohe, Ibrahimi a.s ndodhej i burgosur. Ndėrtesa ku do
tė hidhej pėr tu djegur, u ndėrtua jashtė qytetit dhe kjo nga frika se
mos merrnin flakė shtėpitė pėrreth. Nė ndėrtimin e saj morri pjesė i
gjithė qyteti, edhe njerėzit e tij mė tė afėrt, babai dhe xhaxhai.
Zjarri qė u ndez ishte aq i fuqishėm saqė zogjtė qė fluturonin sipėr
tij, digjeshin nga temperatura. Gjatė gjithė rrugės pėr tek zjarri,
Ibrahimi a.s nuk thoshte gjė tjetėr pėrveēse “Mė mjafton Zoti qė ėshtė
garantuesi mė i mirė”. Kur arritėn tek zjarri, asnjė nuk guxonte ta
hedhė Ibrahimin a.s nė zjarr, pėr shkak tė temperaturės sė lartė.
Atėherė morrėn katapultat qė ta hedhin nga larg. Nė ēastin qė e hodhėn,
Xhibrili a.s i shkoi dhe i tha:”O Ibrahim, a ke ndonjė nevojė pėr mua?”
Kurse Ibrahimi a.s ia ktheu me siguri:”Pėr ty nuk kam nevojė o Xhibril,
kurse pėr ndihmėn e Zotit po. Mė mjafton Zoti qė ėshtė garantuesi mė i
mirė” Kur Ibrahimi a.s ra nė zjarr, tė gjithė njerėzit brohoritėn tė
gėzuar, por pas tre ditėsh Ibrahimi a.s doli nga zjarri i paprekur nga
flakėt e tij. Ajo qė kishte ndodhur ishte se Zoti e kishte urdhėruar
zjarrin tė mos e djegė Ibrahimin a.s. Si mund ta braktisė dhe ta
zhgėnjejė Zoti njė rob qė i mbėshtetet? Zjarri nuk mund t’i djegė ata
qė i mbėshteten Zotit.





Nė vitet e fundit tė jetės, dikush e pyeti Ibrahimin a.s:”Cilat janė
ditėt mė tė bukura qė ke kaluar?” Ai u pėrgjigj:”Ditėt qė kalova nė
zjarr.”





Nė ēastet e krizave dhe fatkeqėsive qė kėrkon ndihmėn dhe mbėshtetjen e
Elvekilit, ti ndjen qė je njeriu mė i fuqishėm mbi tokė.





Tė jesh i mbėshtetur nė Zot, do tė thotė ta pranosh Atė si garantin tėnd.





2. Njerėzve u priten shpresat, kur nuk kanė pėrkrahjen e njerėzve,
kurse besimtarit i rriten shpresat kur nuk ka pėrkrahjen e njerėzve,
pasi i mbetet vetėm pėrkrahja e Elvekilit.





Shpesh herė Zoti na sprovon me qėllim qė tė shohė nėse i mbėshtetemi
Atij plotėsisht apo jo. Nėse shpresonim qė hallet tona dhe shumė nevoja
na i zgjidhte filani qė ka filan post, Zoti e largon atė nga posti qė
kishte. Profeti a.s kishte dy persona tė cilėt e mbėshtesnin fuqishėm
dhe e mbronin nga jobesimtarėt. Ata ishin xhaxhai i tij Ebu Talibi, i
cili e mbronte nga kurejshėt dhe gruaja e tij Hadixheja, e cila e
qetėsonte brenda shtėpisė dhe i largonte shqetėsimet. Nė kohėn qė
kishte mė shumė nevojė pėr ta, tė dy i vdesin. Me kėtė, sikur Zoti i
thoshte: Kush tė ndihmon tani o i dėrguar i Zotit?





Nėse tė errėsohet jeta, nėse tė gjitha dyert tė mbyllen, nėse tė priten
shpresat, nėse tė gjithė ata pėr tė cilėt kishe nevojė nuk ekzistojnė
mė... nuk ke tjetėr kėnd pėrveēVekilit qė tė mbėshtet dhe pėrkrah. Shko
tek Ai dhe qaja hallin.





Njė tė ri kur e thirrėn pėr shėrbimin ushtarak, e gjithė familja u
alarmua, pasi kishte babanė tė sėmurė dhe ishte i vetmi qė punonte nė
shtėpi. Njerėzit e shtėpisė e kėshilluan qė tė shkonte tek njė i afėrm,
qė tė ndėrhynte dhe t’i ulej afati i ushtrisė nga tre vite nė njė vit,
pėr shkak tė kushteve familjare. Ai vetė ishte i bindur qė askush
tjetėr veēZotit nuk mund ta ndihmonte nė kėtė ēėshtje, por kėmbėngulja
e familjes e bėri qė tė shpresojė nė ndihmėn e xhaxhait tė tij. Mė nė
fund vendosi qė ti mbėshtetet Zotit pėr kėtė, dhe nuk kėrkoi ndihmėn e
askujt tjetėr. Kur erdhi dita pėr tu paraqitur pėr kontrollin mjekėsor,
hyri tek doktori i cili e pyeti nėse vuante nga ndonjė sėmundje. “Jo” –
iu pėrgjigj. Atėherė doktori plotėson raportin mjekėsor ku shkruan qė
ėshtė i aftė pėr shėrbimin ushtarak. Tė riut i ra qielli mbi kokė kur
dėgjoi kėtė. E morri raportin i dėshpėruar pasi do shkonte ushtar dhe
do linte pjesėtarėt e familjes nė hall, dhe u ngrit pėr tė dalė jashtė.
Doktori e thirri pėrsėri dhe filloi ta vizitojė sėrish duke e kthyer nė
drejtime tė ndryshme. Mė pas plotėsoi njė raport mjekėsor tjetėr ku
shkroi: “Ėshtė i pa aftė pėr tė kryer shėrbimin ushtarak pasi vuan nga
shtrembėrime nė shtyllėn kurizore.” Pasi kaloi dhe nė komisionin e
lartė dhe kreu disa analiza dhe radiografi, nuk u pranua nė ushtri, pėr
shkak tė gjendjes shėndetėsore. Ai fillimisht shpresonte qė koha e
ushtrisė t’i ulej nga tre vite nė njė vit, kurse Elvekili ia hoqi kėtė
barrė plotėsisht.





Shpesh herė Zoti tė lė tė lodhesh nė njė drejtim dhe nė fund nuk arrin
asgjė. Ndihma dhe suksesi tė vjen nga njė drejtim tjetėr, tė cilin
kurrė nuk e kishe menduar. Kjo me qėllim qė tė ndėrgjegjėsohesh se
ndihma dhe mbėshtetja tė vjen vetėm nga Garantuesi i vetėm. Profeti a.s
udhėtoi nė kėmbė njėqind kilometėr pėr nė Taif. Rezultati ishte zero,
pasi jo vetėm qė nuk e besuan, por dhe e gjuajtėn me gurė. Pasi doli
nga Taifi u takua me njė djalė, i cili e besoi. Pas disa ditėsh, e
dėgjojnė xhindėt mesazhin e tij dhe besojnė. Pas kėsaj pėrjeton
udhėtimin e Israsė dhe Miraxhit dhe pas disa vitesh pranojnė fenė e tij
banorėt e Medines. Profeti a.s dėshironte mbrojtjen e banorėve tė
Taifit, kurse Zoti i dha mbrojtjen e banorėve tė Medines. Ai shpresonte
tė besonin arabėt e Taifit, kurse Zoti dėrgonte njė djalosh nga Iraku
qė pranonte fenė e tij. Ai shpresonte qė mesazhin e tij ta pranojnė
njerėzit, por Zoti dėrgoi xhindėt qė tė pranojnė mesazhin e tij.





3. Mos prano tė ushqehesh me haram, pasi ai qė pranon tė marrė qoftė
dhe njė qindarkė haram, nuk mund tė jetė nga ata qė i mbėshteten Zotit.
Kjo pasi duke marrė pasuri nė rrugė tė pandershme, ti nuk beson se
ėshtė Zoti Ai qė ta garanton furnzimizim tėnd dhe tė familjes.





Qė nė barkun e nėnės, Zoti e pajis njeriun me njė burim ushqimi. Me tė
ardhur nė kėtė botė, njeriu qan, pasi iu ndėrpre burimi me tė cilin
ishte mėsuar tė ushqehej. Por me tė lindur, Zoti e pajis njeriun me dy
burime tė tjera ushqimi, dy gjinjtė e nėnės. Me tė plotėsuar vitet e
ushqimit me qumėshtin e gjirit tė nėnės, njeriu pėrsėri qan, pasi iu
ndėrpre burimi i ushqimit me tė cilin ishte mėsuar. Por Zoti tė pajis
me katėr burime tė reja ushqimi, tė cilėt janė mishrat, drithėrat, uji
dhe qumėshti. Kur njeriu vdes, ai ėshtė i dėshpėruar pasi do tė ndahet
nga tė mirat e kėsaj bote, por Zoti i ka pėrgatitur – nėse ėshtė
besimtar – tetė dyert e xhenetit.





Sa herė qė t’i dėshpėrohesh pėr diēka tė humbur, Zoti tė pėrgatit diēka akoma mė tė mirė.





Si mund tė ushqehesh me haram pas kėsaj? Ai qė pranon tė marrė para nė
rrugė tė pandershme, ėshtė i mbetur nė provimin e mbėshtetjes tek Zoti.
Ai qė ushqehet me haram, nuk e njeh Elvekilin.





4. Mos e vulgarizo frikėn dhe shqetėsimin pėr tė ardhmen. Tė gjithė ne
shqetėsohemi pėr tė ardhmen tonė dhe tė fėmijėve tanė, por kjo nuk
duhet tė shoqėrohet me strese, depresione, dridhje, kriza zemre...





Nėse teksa po vdes qan me lot pėr fėmijėt nė dorė tė kujt do i lėsh, nuk je nga ata qė i mbėshteten Zotit.





Ėshtė pėr t’u ēuditur me gratė dhe nėnat nė veēanti, pasi ato lodhen
dhe shqetėsohen mė shumė mbi tė ardhmen e fėmijėve tė tyre. Si nuk u
shkon mendja se kėto fėmijė kur ishin embrione nė barkun e tyre, ishte
Zoti ai qė u siguronte jetesėn. Trupi i njeriut e refuzon ēdo lloj
trupi tjetėr qė hyn dhe reagon menjėherė. E veēantė ėshtė se trupi i
nėnės e pranon embrionin dhe nuk e refuzon atė. Ēdo nėnė ka nė bark njė
organ qė quhet shtrat (placentė) e cila ėshtė si sfungjer. Shtrati ka
si funksion qė tė filtrojė gjakun me tė cilin ushqehet embrioni. ēdo
gjė pėr tė cilėn ka nevojė embrioni, shtrati e lejon tė depėrtojė nė
vrimat e tij dhe ēdo gjė tjetėr tė panevojshme pėr embrionin, ai e mban
jashtė. Nėse nėna vuan nga tifoja, shtrati nuk e lejon virusin qė tė
depėrtojė tek embrioni. Sa mė shumė tė rritet embrioni, aq mė shumė
lejon shtrati tė depėrtojnė minerale dhe proteina. Gjithashtu shtrati
sekreton lėndė tė cilat bėjnė qė trupi i nėnės ta pranojė embrionin dhe
tė mos e refuzojė.





5. Sakrifiko dhe pėrpiqu pėr ta arritur qėllimin, por brenda nė zemėr
tė jesh i sigurtė qė veēZotitaskush tjetėr nuk mund tė tė ndihmojė.





Profeti a.s i merrte tė gjitha masat e duhura, kur kėrkonte tė arrijė
diēka. Tregon Ebu Bekri:”E shihnim tė marrė masat me pėrpikmėri saqė
thonim me vete ku e ka mbėshtetjen nė Zot! Herė tė tjera i mbėshtetej
Zotit saqė thonim ku i ka masat qė duhen marrė!”
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

El-Vekilu ( Garantuesi ) Empty Re: El-Vekilu ( Garantuesi )

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 1:02 am

Kur profeti a.s u fsheh nė shpellėn Theur, e bėri pėr tė marrė masat e
duhura pėr t’u larguar nga kurejshėt qė e ndiqnin. Edhe pse u fshehėn
dhe e mbajtėn tė fshehtė diēka tė tillė, kurejshėt arritėn deri tek
shpella ku ishin fshehur. Kjo me qėllim qė Zoti t’i sigurojė qė vetėm
Elvekili ėshtė Ai qė i siguron dhe i mbron nga armiqtė. Edhe pse
armiqtė e tyre arritėn deri tek shpella, ata nuk arritėn t’i zbulojnė.
Nė ato ēaste shfaqej mbėshtetja e plotė e profetit a.s kur i thoshte
Ebu Bekrit tė frikėsuar:”ē’mendim ke pėr dy veta, qė tė tretė kanė
Zotin?!” Emigrimi i profetit a.s ėshtė mėsimi mė i mirė pėr mbėshtetjen
nė Zot. Ishin 12 masa tė rėndėsishme tė cilat profeti a.s i morri qė tė
udhėtonte i sigurtė. Mbėshtetja nė Zotin shfaqej nė ēastet mė tė
vėshtira pėr profetin a.s, nė ēastet kur ai dhe miku i tij mund tė
zbuloheshin dhe tė vriteshin.





- Modele tė njerėzve qė i janė mbėshtetur Zotit.





Haxheren e braktisi Ibrahimi a.s nė mes tė shkretėtirės. As Ibrahimi
a.s dhe as ajo, nuk e dinin pėrse i urdhėroi Zoti tė vepronin nė atė
mėnyrė. Haxherja dhe foshnja e saj, mbetėn tė vetėm nė njė luginė tė
shkretė. Teksa Ibrahimi a.s morri rrugėn e kthimit, Haxherja e
pyeti:”Nė dorė tė kujt po na lė o Ibrahim?” Por Ibrahimi a.s nuk i
pėrgjigjej, pasi nuk dinte ēfarė t’i thoshte. Ajo e pyeti pėrsėri dhe
pėrsėri Ibrahimi a.s vazhdoi tė ecė pa iu pėrgjigjur. Duke parė qė ai
nuk po i pėrgjigjej, Haxherja e pyeti pėr herė tė fundit:”A Zoti tė ka
urdhėruar pėr diēka tė tillė?” Ibrahimi a.s pohoi me kokė. Haxhereja i
tha:”Atėherė nuk do tė na braktisė Zoti!”





Nė njė nga betejat e muslimanėve (Dhatu rika) profeti (a.s) dhe shokėt
e tij ishin shtrirė pėr tė pushuar nėn hijen e pemėve. Profeti (a.s) e
kishte varur shpatėn nė degėn e pemės. Teksa profeti (a.s) flinte, vjen
njė jobesimtar, merr shpatėn e tij dhe e zgjon duke i thėnė: “Kush tė
mbron prej meje tani o Muhamed?” Vallė ēfarė do i thoshte profeti
(a.s). Do ta luste qė ta falė? Do i kėrkonte mėshirė? Po sikur armiku
mė i keq i yti tė tė vendoste pistoletėn nė kokė ēfarė do i thoje?





Jo, ai iu pėrgjigj me siguri nė mbėshtetjen e Zotit dhe i tha:”Zoti do mė mbrojė prej teje.”





Nė moment jobesimtarit i bie shpata nga dora. Profeti (a.s) e morri
shpatėn dhe i tha jobesimtarit:”Po ty kush tė mbron prej meje tani?.”
“O Muhamed – iu drejtua jobesimtari – tė lutem mos u hakmerr mė shumė
se duhet, unė nuk tė bėra gjė.” Profeti (a.s) e pyeti:”A dėshmon se nuk
ka zot tjetėr veēAllahut dhe se unė jam i dėrguari i Tij?” “Jo” – iu
pėrgjigj ai. Profeti (a.s) i tha:”Atėherė mos u bėj pėrkrahės i armiqve
tanė.” “Kėtė e bėj” - i tha - dhe u la i lirė tė largohej.





Hamad ibn Mesleme ėshtė njė nga dijetarėt e brezit qė erdhėn pas
shokėve tė profetit a.s. Ai tregon se nė njė natė me shi, po kalonte
pranė shtėpisė sė njė gruaje tė ve, e cila kishte dhe njė vajzė. Teksa
kaloja pranė shtėpisė sė tyre, dėgjova zėrin e nėnės qė thoshte:”O i
Mėshirshėm na ndihmo! O i Mėshirshėm na ndihmo! ” Nga kjo e kuptova qė
kishin nevojė pėr tė holla. Prita derisa pushoi pak shiu dhe trokita nė
derėn e tyre. Kur doli gruaja e ve, i drejtova dhjetė dinarė dhe i
thashė:”Merri kėto dhe plotėso me to ndonjė nevojė tuajėn!” Vajza, tė
cilėn nėna e kishte edukuar me mbėshtetje tek Zoti, i thotė
nėnės:”Pėrse e ngrite zėrin aq shumė saqė hyri Hamadi mes nesh dhe
Zotit?!” Nėna ia ktheu:”Nuk e ngrita zėrin o bijė, por e solli
Garantuesi i Plotfuqishėm!”





Elvekil ėshtė me tė gjithė ata qė i mbėshteten dhe i kėrkojnė ndihmė
dhe pėrkrahje. Ai qė i mbėshtetet Elvekilit ėshtė njeriu mė i guximshėm
mbi tokė.





Njė nga treguesit mė tė fuqishėm tė mbėshtetjes nė Zot, ėshtė namazi i
istihares. Sa herė tė pėrballesh me njė problem dhe nuk di si ta
zgjidhėsh, fal dy rekate namaz dhe lute Elvekilin me kėtė lutje:“O Zoti
im, kėrkoj tė mė drejtosh me diturinė Tėnde. Kėrkoj fuqi nga fuqia Jote
dhe kėrkoj tė mė japėsh nga mirėsitė e Tua, pasi Ti ke mundėsi, kurse
unė nuk kam. Ti di ēdo gjė, kurse unė nuk di dhe Ti e di ēdo tė
fshehtė. O Zot, nėse e din qė kjo qė po bėj (dhe e pėrmend me emėr)
ėshtė e dobishme pėr fenė dhe jetėn time, pėr tė tashmen dhe tė
ardhmen, ma mundėso mua qė tė realizohet dhe me jep bekime nė tė. E
nėse kjo ėshtė e dėmshme pėr fenė dhe jetėn time, pėr tė tashmen dhe tė
ardhmen, largoje atė nga unė dhe mė largo mua prej saj. Ma cakto tė
mirėn kudo qė tė jetė dhe mė bėj tė jem i kėnaqur me tė.”





Thotė profeti a.s:”Namazi i istihares nuk sjell veēse zgjidhje tė dobishme” kjo pasi ti iu mbėshtete Elvekilit.





Nėse fal namazin e istihares pasi kėrkon tė martohesh me
filanen/filanin dhe martohesh, dije se ajo ėshtė zgjedhja mė e mirė pėr
ty.





Qė t’i mbėshtetesh Zotit, nuk do tė thotė qė tė presėsh duarlidhur
derisa hallet tė tė zgjidhen. Ti duhet tė punosh dhe tė pėrpiqesh,
kurse rezultatin lėrja nė dorė Zotit.





Umeri pa njė beduin qė mbante pėr dore njė deve tė sėmurė dhe e
pyeti:”Pėrse nuk e ke mjekuar?” Beduini i tha:”Po e lus Zotin qė ta
shėrojė o prijės i besimtarėve!” Umeri i tha:”Lutjen shoqėroje me
mjekimin!”





Njė burrė, vajti tė falej nė xhami dhe e la devenė tė lirė, pa lidhur.
Kur doli nga xhamia, deveja nuk ishte. I habitur nga kjo, i tregoi
profetit a.s dhe i tha se iu mbėshteta Zotit ngaqė do tė falesha dhe e
lashė tė pa lidhur. Profeti a.s duke buzėqeshur ia ktheu:”Nė fillim
lidhe, pastaj mbėshtetju Zotit!”





Natėn qė profeti a.s udhėtoi nga Meka nė Kuds, udhėtoi me Burak. Ajo
ishte njė kafshė e caktuar nga Zoti, posaēėrisht pėr tė udhėtuar
profetėt. Me tė arritur nė xhaminė Aksa, profeti a.s e lidhi Burakun.
Ishte e paimagjinueshme qė Buraku tė largohej, megjithatė profeti a.s e
lidhi, pasi islami na mėson qė t’i marrim masat.





A e kupton tani se pėrse nuk na pranohen lutjet tona? Kjo pasi lutjet
nuk i shoqėrojmė me punė dhe pėrpjekje. Kjo pasi ne jemi pasivė dhe nuk
marrim asnjė masė qė ky umet tė zgjohet dhe tė marrė vendin qė i takon.






- Mbėshtetja nė Zotin vjen gradualisht dhe duke u praktikuar.





Musai (a.s) nė fillim tė jetės nuk e dinte ē’ėshtė mbėshtetja nė Zotin.
Nė takimin e parė me Allahun, nė Turi Sina, ku Zoti e urdhėroi: “(Zoti)
Tha: hidhe atė (shkopin) o Musa.” (Taha 19) Kur e pa Musai shkopin qė u
shndėrrua nė gjarpėr, iku me vrap.





Herėn e dytė kur u ballafaqua me magjistarėt, numri i tė cilėve arrinte deri 30 000 magjistarė.




“Ata thanė: O Musa, ose tė hedhėsh ti i pari, ose tė hedhim ne. Ai
(Musai) tha: Jo, hidhni ju. Pastaj atij iu duk se litarėt dhe
shkopinjtė e tyre, prej magjisė qė bėnė, sikur lėviznin (si
gjarpėrinj). Kėshtu qė Musai ndjeu nė vetvete njėfarė frike.” (Taha 65
– 67)





Herėn e parė, kur Musai pa shkopin e tij qė u kthye nė gjarpėr, u
largua duke vrapuar. Ishte hera e parė qė sprovohej mbėshtetja e tij nė
Zotin dhe u pa qė nuk ishte i mbėshtetur.





Herėn e dytė me magjistarėt ishte i mbėshtetur tek Zoti, por kur pa magjinė qė sollėn magjistarėt, vetėm sa pati pak frikė.





Herėn e tretė, Musai tregon qė ėshtė i mbėshtetur plotėsisht tek Zoti
dhe ėshtė i sigurtė nė ndihmėn e Tij. Kur populli i tij i thanė qė
ushtria po na arrin, ai i bindur u pėrgjigj: “…shokėt e Musait thanė:
me siguri na arritėn. Ai (Musai) tha: Kurrė, me mua ėshtė Zoti im dhe
ai do mė udhėzojė.” (Shuara 61 – 62)





Detyra jonė ndaj emrit Elvekil ėshtė qė tė praktikohemi derisa tė arrijmė mbėshtetjen e plotė dhe tė duhur.
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

El-Vekilu ( Garantuesi ) Empty Re: El-Vekilu ( Garantuesi )

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi