Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Er-Rekib (Mbikqyrėsi)

Shko poshtė

Er-Rekib (Mbikqyrėsi) Empty Er-Rekib (Mbikqyrėsi)

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 12:56 am

Er-Rekib (Mbikqyrėsi)
Emri i Zotit Er-rekib ėshtė pėrmendur tre herė nė Kuran. E para ėshtė
nė fillimin e sures Nisa:” O ju njerėz! Kijeni frikė Zotin tuaj qė ju
ka krijuar prej njė veteje (Ademi) dhe nga ajo krijoi palėn (Havanė) e
saj, e prej atyre tė dyve u shtuan shumė burrra dhe gra. Dhe kijeni
frikė Allahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajini lidhjet
farefisnore pasi Allahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju” (Nisa 1)


Herėn tjetėr, ky emėr pėrmendet nė gojėn e Isait a.s:”Kur ma morre
shpirtin mua, ishe Ti mbikėqyrėsi mbi ta dhe Ti je dėshmitar pėr ēdo
gjė.” (Maide 117)


v Cili ėshė qėllimi ynė me kėtė temė? Ēfarė synojmė tė arrijmė duke bėrė thirrje pėr tė jetuar me


emrin e Zotit Errekib?


Qėllimi ėshtė qė nė ēdo ēast, tė ndjejmė prezencėn dhe mbikqyrjen e
Zotit, pėr ēdo veprim tonin. Qė ajetin:”dhe Ai ėshtė me ju kudo qė
jeni” (Hadid 4) ta kesh para syve gjithmonė. Qėllimi ynė me kėtė temė,
ėshtė qė tė rregullojmė veten tonė, pasi Mbikqyrėsi na vėzhgon. Qėllimi
ynė me kėtė temė ėshtė qė e brendshmja e jonė, tė jetė njėlloj si
aparenca jonė.


Kjo temė ėshtė njė nga temat mė tė rėndėsishme mbi emrat e bukur tė
Zotit. Ajo tė bėn tė ndėrgjegjshėm qė Zoti ėshtė me ty nė ēdo hap dhe
tė shikon. Qėllimi me kėtė temė, ėshtė qė tė jetojmė me kėtė emėr dhe
cilėsi hyjnore.


Sot tė gjithė njerėzit zbukurohen dhe mburren. Nga e gjithė masa e
asbergėve, vetėm 20 % e tij shfaqet mbi ujė, kurse 80 % mbetet nėn ujė,
i padukshėm. Tė gjithė njerėzit komunikojnė dhe ekspozojnė vetėm 20 %
tė personalitetit tė tyre. Tė gjithė zbukurohen dhe kėrkojnė qė tė
fshehtat e tyre tė mos i ekspozojnė. Ne po themi zbukurohen dhe nuk po
themi maskohen. Kurse emri i Zotit Errekib, na mėson qė t’i kushtojmė
vėmendjen mė tė madhe pjesės sė brendshme. “A nuk e dinte se Zoti e
vėshtron?” (Alek 14)


Emri Er-rekib balancon aparencėn me anėn e brendshme. Emri Er-rekib e
ndalon besimtarin nga tė vepruarit haram dhe e nxit drejt veprave tė
mira. Ky emėr ėshtė njė nga emrat tė cilėt tė afrojnė mė shumė me
Zotin. Kjo pasi tė bėn ta ndjesh prenzencėn e Tij nė ēdo kohė dhe ēast.



Kjo temė pėrqendrohet nė katėt pika:


v Si tė jetoj me emrin e Zotit Er-rekib?


v Si na mbikqyr Zoti?


v Mbikqyrja e Zotit nuk ėshtė e rreptė nė atė formė qė tė tė nxijė jetėn.


v Si do tė ishte gjendja jonė, nėse umeti e pėrjeton kėtė emėr?


Pikėn e parė, do e fillojmė me disa histori.


Tregohet qė njė herė, teksa Umer ibnul Hattabi ishte duke ecur rrugės,
u takua me njė bari delesh. Ai vendosi ta sprovojė kėtė bari, me qėllim
qė tė masė temperamentin e tij dhe tė shoqėrisė sė asaj kohe. Kėshtu,
Umeri i afrohet dhe i thotė:”O djalosh, dua tė mė shesėsh kėtė delen!”
Bariu ia kthen:”Nuk janė tė miat, janė tė padronit tim.” Umeri i thotė
pėrsėri:”Ma shit dhe kur tė tė pyesė padroni, i thuaj qė e hėngri ujku.”


Bariu, edhe pse me njohuri tė kufizuara, i ēuditur ia ktheu:”Zoti ėshtė
mė i madhi. A mundemi ta gėnjejmė Atė?” Umerit i rrodhėn lotė dhe
tha:”Jo pėr Zotin, ne nuk mund ta gėnjejmė Aِِtė.”


Tė gjithė ata qė kanė mashtruar, kanė vjedhur dhe janė treguar tė
pabesė, le ta dinė qė Zoti ka mbikqyrur ēdo lėvizje tė tyren dhe din
gjithēka.


Nė njė histori tjetėr, Umeri po lėvizte natėn, pėr t’u qetėsuar mbi
gjendjen e popullsisė. Teksa lėvizte, dėgjon zėrat e dy grave qė po
bisedonin brenda njė kasolleje. Ai dėgjoi zėrin e njė nėne qė i thoshte
vajzės:”O bija ime, pėrzieje qumėshtin me ujė, qė tė shesim dhe fitojmė
mė shumė.” Vajza ia ktheu:”O nėnė. A nuk e din qė Umer ibnu Hattabi ka
dhėnė urdhėr qė tė mos e pėrziejmė qumėshtin me ujė?” Nėna i tha:”O
bija ime, Umer ibnul Hattabi nuk po na shikon tani!” Por vajza iu
pėrgjigj:”O nėnė, nėse nuk na shikon Umeri, na shikon Zoti i Umerit”.
Umeri nga jashtė, vendosi njė shenjė mbi derėn e kėsaj shtėpie dhe u
largua. Me tė vajtur nė shtėpi, ai u kėrkoi djemve tė tij qė njėri prej
tyre tė martohej me kėtė vajzė dhe ashtu ndodhi. Udhėheqėsi i
muslimanėve, zgjodhi si nuse pėr njėrin nga djemtė e tij, njė vajzė e
cila emrin Er-rekib e kishte bėrė pjesė tė jetės sė saj. Nga
pasardhėsit e kėsaj vajze dhe djalit tė Umerit, doli Umer ibnu Abdul
Aziz. U pėrhap drejtėsia, pasi njė vajzė e pėrjetonte emrin e Zotit
Er-rekib dhe nuk pranonte tė mashtrojė. Tė jetosh me emrin Er-rekib, do
tė thotė tė kesh njė jetė tė mbushur me bereqet.


Njė i ri musliman nė kohėn qė Mongolėt kishin pushtuar vendet
muslimane, sa herė qė dėshirote tė largohej nga gjynahet, dėshtonte.
Njė ditė, vajti tek njė i ditur dhe i tha:”A nuk e ke dėgjuar hadithin
e profetit a.s, kur i


vajti dikush dhe i tha:”Mė trego diēka rreth fesė, qė tė mos kem nevojė tė pyes tjetėr kėnd.” Profeti a.s i


tha:”Thuaj: Besova nė Zotin, pastaj vazhdo nė rrugė tė drejtė!” Po unė,
si mund ta vėn nė zbatim kėtė hadith?” Dijetari i nderuar, i dha njė
kėshillė praktike. Ai i tha:”Sa herė qė tė shkosh pėr tė fjetur, mos tė
tė zėrė gjumi, veēse duke pėrsėritur kėto fjalė:”Zoti mė mbikqyr, Zoti
mė shikon, Zoti ėshtė dėshmitar pėr atė qė veproj.” Tė njėjtat fjalė, e
kėshilloi qė t’i pėrsėrisė dhe nė mėngjes, teksa niset pėr nė punė.
Veēkėsaj i kėrkoi qė kėto fjalė t’i pėrsėrisė dhe gjatė ditės, sa herė
t’i kujtohen. Nė fund i kėrkoi qė tė vijė pas njė viti, me qėllim qė
t’i tregojė ēfarė ka ngjarė.


Tregon djali i ri:”Sa herė qė nisesha pėr tė vepruar njė gjynah, thoja
me vete:” Zoti mė mbikqyr, Zoti mė shikon, Zoti ėshtė dėshmitar pėr atė
qė veproj.” Gjithashtu, sa herė qė veproja njė punė tė mirė thoja tė
njėjtat fjalė. Mė vonė, ai hyri nė ushtri dhe filloi tė ngjisė poste tė
ndryshme. Njė ditė, ai shikon njė ėndėrr, sikur kishte humbur nė
shkretėtirė. I mėrzitur u ul diku dhe filloi tė qajė. Pas disa ēastesh
ai sikur shikon njė grup kalorėsish duke ardhur nė drejtim tė tij.
Kalorėsit i printe njė njeri i bardhė dhe i hijshėm. Kalorėsit ndaluan
para tij dhe prijėsi i tyre zbriti nga kali, e kapi tė riun pėr supesh
e lėkundi dhe i tha:”ēohu o Mahmud. Rruga pėr nė Egjypt ėshtė nė kėtė
drejtim. Ti do tė jesh udhėheqės i Egjyptit dhe t’i mposhtėsh
mongolėt.” Ky i ri ishte Kutuzi. Me t’u zgjuar nga gjumi, ai vajti t’ia
tregojė ėndrrėn dijetarit Izz ibn Abduselam. Me tė dėgjuar ėndrrėn e
tij, dijetari e pėrgėzoi. Mė vonė Kutuzi arriti t’i thyejė mongolėt dhe
u bė udhėheqės i Egjyptit.


Fillimet e kėtij tė riu ishin “Zoti mė mbikqyr, Zoti mė shikon, Zoti ėshtė dėshmitar pėr atė qė veproj.”


Allahu ėshtė mbikėqyrėsi qė kontrollon ēdo frymėmarrje tonėn. Ėshtė ai
qė din tradhėtinė e syve dhe atė qė fshehin zemrat. Ėshtė ai qė din ēdo
lėvizje tėnden. “Ai ėshtė me ju, kudo qė tė jeni” (Hadid 4)


“fshiheni thėnien tuaj ose pėrhapeni, Ai din atė qė ndodhet nė kraharore” (Mulk 13)


“A nuk e din atė qė krijoi dhe Ai ėshtė i buti ekspert?” (Mulk 14)


“nėse e thua hapur fjalėn, Ai e din atė dhe tė fshehtėn” (Taha 7)


“A nuk e shikon se Zoti din ēka nė qiej dhe nė tokė? Nuk ka sekret tė
tre vetėve, veēse Ai ėshtė i katėrti. As pesė veēse Ai ėshtė i gjashti,
as mė pak dhe as mė shumė, Ai ėshtė me ta kudo qė tė ndodhen. Mė pas
Ditėn e Kijametit u tregon atė qė vepruan” (Muxhadele 7)


Ti mund tė mbash njėmijė sekrete dhe tė mos ia tregosh gruas tėnde.
Mund t’i fshehėsh me mijėra mendime, ndaj drejtorit. Tė gjitha kėto, i
din Mbikqyrėsi. Para tij ti je i zbuluar, fole apo nuk fole.


Kur profeti a.s udhėtonte, lutej me fjalėt:”O Zot. Ti je shoqėruesi ynė nė kėtė udhėtim dhe je kujdestari pėr familjet tona.”


“Ai ka ēelėsat e fshehtėsisė tė cilat nuk i din tjetėr veēAtij. ēdo
gjethe qė bie, Ai e din” (En’am 59) Ai qė kontrollon rėnien e ēdo
gjetheje, e cakton kur do tė bjerė dhe si do tė bjerė, a e ka tė
vėshtirė tė kontrollojė lėvizjet e tua?! Nėse kontrollon ēdo gjethe, si
mund tė tė injorojė ty?


Ajo vajzė qė flet me djem nė orėt e vona tė natės dhe shkėmbejnė fjalė
tė pista. Nėse babai do tė hapte linjėn tjetėr, do tė ishte skandal pėr
kėtė vajzė. Si ka mundėsi qė na vjen zor nga krijesat dhe nuk na vjen
nga Krijuesi qė na vėzhgon nė ēdo ēast?


Ai doktor qė i operon tė sėmurėt edhe pse nuk kanė nevojė pėr operim,
vetėm pėr t’u marrė para mė shumė, ta dijnė se Allahun e kanė
mbikqyrėsin e tyre.


Ata prodhues tė ushqimeve, tė cilėt i paketojnė nė kuti dhe pako tė
bukura, por ushqimet pėrmbajnė lėndė tė dėmshme pėr fėmijėt dhe
njerėzit, ta dijnė se kanė Zotin si mbikėqyrės.


Ata tė rinj qė vishen bukur me qėllim qė tė tėrheqin vėmendjen e vajzave, ta dinė se Zoti ėshtė mbikėqyrės i tyre.


Ata qė pėrdorin dylbinj, me qėllim qė tė shohin komshinjtė nė jetėn e
tyre private dhe intime, ta dijnė se Zoti ėshtė mbikėqyrės i tyre.


Gjatė gjithė kohės, kujto fjalėt e vajzės qė i tha nėnės:”Nėse nuk na shikon Umeri, na shikon Zoti i Umerit”


Kujto fjalėt e Kutuzit:”Zoti mė mbikqyr, Zoti mė shikon, Zoti ėshtė dėshmitar pėr atė qė veproj.”


Ata avokatė qė mashtrojnė njerėzit, le tė kenė frikė nga Mbikėqyrėsi.
Ata hidraulikė dhe mekanikė makinash qė lėnė defekte pa riparuar, me
qėllim qė klienti tė shkojė pėrsėri dhe tė fitojnė sa mė shumė para, ta
dinė se Mbikėqyrėsi i vėzhgon.


Ai shofer taksie qė kur merr njė tė huaj, zgjedh rrugėn mė tė gjatė pėr
nė destinacion, me qėllim qė t’i marrė para mė shumė, ta dijė se
Mbikqyrėsi e vėzhgon.


Ata nėnpunės qė sigurohen se nuk i sheh drejtori dhe marrin materiale nga vendi i punės, ta dijnė se Mbikėqyrėsi i shikon.


Nėse emri Errekib bėhet pjesė e jetės tonė, ėshtė mė i dobishėm se
njėmijė policė, roje apo kamera vėzhguese. Nėse do tė edukoheshim me
emrin Mbikqyrės, nuk do tė kishim nevojė pėr policė tek semaforėt. Ne
do tė ndalonim tek drita e kuqe, qofshim dhe nė orėn dy tė natės.


Ata tė rinj qė shoqėrohen me vajza, prindėrit e tė cilave nuk dinė gjė,
Mbikqyrėsi vėzhgon. Thotė Zoti nė Kuran:”Nuk ėshtė e ndershme qė nė
shtėpi tė hyni nga muret e tyre, por ndershmėria ėshtė pėr atė qė ėshtė
i devotshėm. Prandaj hyni nė shtėpi nga dyert” (Bekare 189)


Ai qė ka dhjetėra vite qė e tradhėton gruan e tij dhe mburret se askush
nuk e ka marrė vesh, Allahu ėshtė mbikqyrėsi i atij. “ēdo gjethe qė
bie, Ai e din”


Edukojini fėmijėt tuaj o prindėr me ndjenjėn e emrit Errekib. Askush prej tyre nuk do tė mashtronte, vidhte apo merrte ryshfete.


Kur Ebu Bekri vendosi qė tė caktojė Umer ibnul Hattabin si pasues tė
tij, njerėzit i thanė:”Si e cakton atė udhėheqėsin tonė, duke e ditur
qė ėshtė i ashpėr?!” Por Ebu Bekri, ia ktheu:”Ai ėshtė njė burrė qė
anėn e brendshme e ka mė tė mirė se aparencėn”


Nė librat e historisė islame, pėrmendet historia e njė personi qė u
mashtrua dhe iu morr njė shumė e madhe pasurish, nga dikush tjetėr. Aq
shumė u mėrzit dhe u dėshpėrua, saqė u sėmur dhe vdiq. Pak para se tė
vdesė, shkroi njė letėr dhe i tha djalit tė tij:”Ditėn qė do tė mė
varrosni, dua qė me kufomėn time tė kaloni pranė dyqanit tė filanit
(atij qė i kishte marrė paratė). Kur tė arrini tek dyqani, ndaloni dhe
jepja kėtė letėr ta lexojė. Pasi vdiq, ditėn qė do e varrosnin, djemtė
ndaluan me kufomėn e tij tek dyqani i personit qė i kishte marrė paratė
dhe i thanė:”Babai ynė, ka lėnė njė letėr pėr ty, para se tė vdesė”
Personi morri letrėn, e hapi dhe lexoi:”Unė kam vajtur tek Zoti im, i
cili e din atė qė mė ke bėrė. Ai mė shikon mua dhe tė shikon dhe ty. Sė
afėrmi do tė vish dhe ti. Takimi mes nesh do tė jetė Ditėn e Kijametit,
ku do tė marr tė drejtėn time.”
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Er-Rekib (Mbikqyrėsi) Empty Re: Er-Rekib (Mbikqyrėsi)

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 12:56 am

Qėllimi me kėto qė themi, nuk ėshtė tė tė mėsojmė si tė jesh i
pagabueshėm, por edhe nėse gabon, tė kėrkosh falje dhe tė pendohesh.





Ndjenja e mbikqyrjes nga ana e Zotit nuk ėshtė vetėm pėr gjynahet. Ajo
ėshtė dhe nė marrėdhėniet tona shoqėrore. Marrėdhėniet dhe lidhjet e
tua tė forta me Zotin, nuk duken nė namazin qė fal, nė leximin e
Kuranit... ato duken nė marrėdhėniet e tua me gruan tėnde. “O ju
njerėz! Kijeni frikė Zotin qė u krijoi nga njė vete, prej saj krijoi
palėn tjetėr, prej tyre dėrgoi shumė burra dhe gra, dhe kijeni frikė
Zotin me tė cilin pėrbetoheni dhe farefisin. Me tė vėrtetė qė Zoti
ėshtė mbikqyrės pėr ju” (Nisa 1)





Junusin a.s e gėlltiti balena dhe qėndroi nė barkun e saj pėr tre ditė.
Ai ndodhej nė tre errėsira; errėsirėn e barkut tė balenės, errėsirėn e
detit dhe atė tė natės. Kush mund ta dėgjonte Junusin a.s dhe kush mund
t’i vinte nė ndihmė atij? Pėr ta kuptuar mė mirė Junusin a.s se si
ėshtė ndjerė nė barkun e balenės, le tė marrim njė shembull nga jeta
jonė. Nėse dikush tė mbyll me ēelės nė njė sėnduk. Mė pas mbyll dhe
derėn e dhomės ku ndodhesh dhe mbyll dhe derėn e jashtme tė shtėpisė.
Askush nuk tė dėgjon dhe askush nuk tė vjen nė ndihmė. Kurse Junusi a.s
ndodhej nė barkun e balenės dhe nė mesin e oqeanit. “Ai thirri nė
errėsira:”Nuk ka zot tjetėr pėrveēTeje. Unė kam qenė nga tė padrejtit”
(Enbija 87)





Nė disa rrėfenja thuhet se melekėt kur e dėgjuan zėrin e Junusit a.s,
thanė:”O Zot, dėgjojmė njė zė tė njohur nga njė vend i panjohur.” Zoti
ua ktheu:”A nuk e njihni kush ėshtė? Ai ėshtė robi Im Junusi”





A tė ka ndodhur qė teksa ecėn rrugės, t’i flasėsh Zotit? Nėse nuk tė ka
ndodhur, provoje tani. Thuaji:”O Zot, o Mbikqyrės. A je i kėnaqur me
mua? Mė fal se unė nuk kam tjetėr kėnd veēTeje!...”





v Si na mbikqyr Zoti? Cilat janė mjetet dhe format e kėsaj mbikqyrjeje?





Mbikqyrėsi mė i mirė ėshtė Allahu. “dhe tė mjafton Zoti si mbikqyrės”





Pėr mbikqyrjen e njeriut, Zoti ka caktuar dhe melekė qė e vėzhgojnė.
Thotė Zoti nė Kuran:”ēdo fjalė qė thotė, ka njė mbikqyrės tė rreptė”
(Kaf 18) Secili prej nesh kemi njė melek mbi supin e djathtė dhe njė
tjetėr mbi supin e majtė, tė cilėt shėnojnė veprat tona. Nga kėto dy
melekė, duhet tė na vijė turp qė tė veprojmė gjėra tė turpshme. Nėse do
tė ngrije zėrin, gruaja do tė ndėrhynte duke ta bėrė me shenjė qė tė
ulėsh zėrin se dėgjojnė komshinjtė. Si vallė i injoron dy komshinjtė
mbi supe dhe nuk tė vjen zor prej tyre?! A tė ka rastisur qė tė veprosh
njė tė mirė dhe duke u drejtuar nga meleku i krahut tė djathtė i thua:
Shkruaje kėtė tė mirė qė sapo veprova!” dhe a tė ka rastisur qė pas njė
gjynahu, t’i thuash melekut tė krahut tė majtė:”Mos e shkruaj se do tė
pendohem tani!” A i ndjen se ēfarė lidhjesh ke me kėto dy melekė? A tė
ka ardhur zor ndonjėherė prej tyre?





Njė i ri, shkoi tek njė dijetar dhe i kėrkoi ta lejojė tė veprojė
gjynahe. Dijetari i tha:”Po, tė jap leje por me katėr kushte: Kushti i
parė ėshtė qė tė mos e bėsh kėtė gjynah, mbi tokėn qė krijoi Zoti.” I
riu e pyeti:”Po





ku tė shkoj veētokės sė Tij?” I dituri i tha:”A nuk tė vjen zor qė tė
qėndrosh mbi tokėn e Zotit dhe tė thyesh urdhėrat e Tij?!” Kushti i
dytė ėshtė qė nėse dėshiron tė veprosh njė gjynah, tė fshihesh nė njė
vend ku nuk tė shikon Zoti.” “Po ku mund tė gjej nė vend qė nuk mė
shikon Zoti?! Ai shikon dhe mbikqyr gjithēka.” Dijetari i tha:”A nuk tė
vjen zor qė tė veprosh njė gjynah, duke e ditur se Zoti po tė
vėshtron?!” Kushti i tretė ėshtė qė nėse dėshiron tė veprosh njė
gjynah, mos u ushqe me tė mirat e Zotit.” “Po me ēfarė tė ushqehem
tjetėr?” e pyeti djaloshi. I dituri i tha:”A nuk tė vjen zor qė
ushqehesh me tė mirat e Zotit dhe tė thyesh urdhėrat e Tij?!” Kushti i
katėrt ėshtė qė t’u thuash dy melekėve qė shkruajnė veprat e tua tė tė
japin leje pėr diēka tė tillė.” “Diēka e tillė ėshtė e pamundur” ia
ktheu djaloshi. Atėherė kij frikė Zotin! – ia ktheu i dituri.





Ata shitės qė shesin mallra me peshė tė mangėt, ata doktorė qė teksa
vizitojnė klientet shohin pjesė qė nuk duhen parė, ata farmacistė tė
cilėt shesin ilaēe tė skaduara... le ta dijnė se mbikqyren nga Zoti dhe
melekėt e Tij.





Si mjet tjetėr mbi mbikqyrjen, Zoti ka caktuar dhe ndėrgjegjen e
njeriut. Zoti qė krijoi njeriun, e ka pajisur atė me njė sistem alarmi
tepėr tė ndjeshėm. Mallrat dhe veshjet qė shiten nė Europė, janė tė
pajisura me njė pajisje e cila sinjalizon shitėsit, nėse klienti
pėrpiqet tė dalė pa paguar ēmimin. E tillė ėshtė dhe ndėrgjegja e
njeriut. Me tė vepruar njė gjynah, ndėrgjegja jep sinjalet e alarmit.
Menjėherė ndjen qė fytyra tė skuqet, zemra rreh mė shpejt, mund tė
dridhesh... E kundėrta ndodh nėse vepron njė vepėr tė mirė, fytyra
ndrit nga gėzimi.





Kur populli i Salihut vendosėn ta therrin devenė qė Zoti e ēoi si
mrekulli, Kurani pėrmend njė fakt shumė tė rėndėsishėm pėr personat qė
therrėn devenė. Para se ta therrin devenė, ata pinė raki dhe e humbėn
ndėrgjegjen. Askush nuk mund tė veprojė krime tė rėnda, pa e humbur mė
parė ndėrgjegjen dhe koshiencėn.





Mbikqyrėsi suprem, ka krijuar brenda fizikut tėnd, njė aparat mbikqyrės
tė brendshėm, i cili ėshtė mė i fuqishėm se ēfarėdo lloj ligjesh. Ka
njerėz qė me gjynahet e shumta, e kanė shkatėrruar kėtė aparat alarmi
tė brendshėm.





Nėse nuk ndėrgjegjėsohesh nė kėtė botė, dije se do tė pėrballesh me njė
llogari tė rreptė nė Ditėn e Kijametit. Thotė Zoti nė Kuran:” Dhe vihet
libri (i veprave), dhe i sheh mėkatarėt tė frikėsuar nga shėnimet qė
janė nė tė dhe thonė: “Tė mjerėt ne, ē’ėshtė puna e kėtij libri qė nuk
ka lėnė as (mėkat) tė vogėl e as tė madh pa e pėrfshirė?”, dhe atė qė
vepruan e gjejnė tė gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bėn padrejt
askujt.” (Kehf 49)





Atė ditė ē’do gjė do tė vendoset nė peshore, njė shkelje syri me
tallje, njė lėvizje koke nė shenjė pėrbuzje dhe ēfarėdo tjetėr. “Ne e
kopjonim atė qė vepronit” (Xhathije 29) ēdo gjė ėshtė e regjistruar dhe
e filmuar dhe do tė shfaqet para syve tė tu. Nėse do i mohosh tė
gjitha, atėherė do tė tė mbyllet goja dhe do tė flasin gjymtyrėt e
trupit. “Sot do ua vulosim gojėt e tyre dhe do na flasin duart e tyre,
kurse kėmbėt e tyre do tė dėshmojnė mbi atė qė kanė vepruar” (Jasin 65)






“ata u thonė lėkurės: pėrse dėshmuat kundėr nesh? Ato thonė: Na bėri Zoti tė flasim” (Fussilet 21)





Mbikqyrėsi nuk ėshtė vetėm pėr t’u pasur frikė dhe pėr gjynahe. Ai
ėshtė dhe pėr qėllimet dhe veprat e mira. Nėse njė vajzė e re ėndėrron
qė kur tė martohet do tė lindė njė djalė, tė cilin do e ekukojė tė jetė
si Salahudin Ejubi i cili do nderojė umetin musliman. Ditėn e
Kijametit, ky qėllim dhe kjo dėshirė do tė vendoset nė veprat e mira
dhe do tė peshohet sė bashku me ta, edhe pse mbeti vetėm njė dėshirė
dhe nuk u realizua.





A e imagjinon dot gėzimin tėnd o vėlla dhe o motėr, nė ēastet kur tė tė
vijė libri i veprave nė dorėn e djathtė? A e imagjinon gėzimin qė ndjen
ato ēaste, teksa thėrret:”Ja, lexojeni librin tim.” (Hakka 19)













v Mbikqyrja e Zotit nuk ėshtė e rreptė nė atė formė qė tė tė nxijė jetėn.





Njė tregues pėr kėtė ėshtė se ne nuk e ndjejmė prezencėn e mbikqyrjes
sė melekėve. Nėse do tė kishim tė instaluara mijėra kamera, kudo qė tė
shkelim, nuk do tė ndjeheshim tė lirė. Kurse Zoti i ka caktuar melekėt,
tė cilėt na mbikqyrin dhe ne nuk i shohim. Kjo na jep liri nė veprim
dhe mendim. Ka prindėr qė mbikqyrin ēdo lėvizje tė fėmijėve, duke ua
nxirrė jetėn. Ka burra qė mbikqyrin ēdo lėvizje tė grave tė tyre, duke
ua bėrė jetesėn sė bashku tė pamundur.





Mbikqyrja e Zotit, ėshtė njė mbikqyrje e lartė, pasi bėhet jo vetėm pėr
tė kontrolluar gjynahet e tua, por dhe pėr tė mirat e tua. Ajo bėhet me
qėllim qė ti tė fitosh xhenetin. ēdo njeri, para se ta caktojnė nė njė
post tė lartė, e mbikqyrin dhe vėzhgojnė. Kėshtu dhe Zoti tė mbikqyr me
qėllim qė tė tė japė xhenetin mė pas. Ti je zgjedhur pėr tė hyrė nė
xhenet, dhe pėr kėtė duhet tė mbikqyresh dhe tė vėzhgohesh me parė.





Ėshtė pikėrisht kjo mbikqyrje ajo qė tė bėn tė gėzuar kur tė marrėsh librin nė dorėn tėnde tė djathtė dhe





tė thuash:”Ja, lexojeni librin tim. Unė e gjeta llogarinė time. Ai ėshtė nė jetė tė kėnaqshme...” (Hakka 19-21)













v Si do tė ishte gjendja jonė, nėse umeti e pėrjeton kėtė emėr?





Sot shpenzohen shuma tė mėdha, pėr mbikqyrjen e lėvizjeve tė njerėzve
tė ndryshėm. Vallė sa pasuri do tė kurseheshin, nėse nė vend tė
kamerave, policėve dhe rojeve, do tė mbillnim nė zemrat e njerėzve
ndjenjėn e mbikqyrjes sė Zotit. A e kupton se problemet e pėrdorimit tė
drogės nė shkolla, do tė zgjidheshin? A e kupton se shumė
mosmarrėveshje mes ēifteve do tė zgjidheshin, pa vajtur ēėshtja nė
gjykatė? A e kupton se studentėt qė janė mėsuar tė kopjojnė dhe
mashtrojnė, do tė mbėshteteshin nė forcat e tyre? A e kupton se tė
gjithė punonjėsit do tė punonin me sinqeritet dhe prodhimet do tė ishin
cilėsore?





Tregohet qė njė burrė i pasur, martohet me njė grua tė dytė, pa
dijeninė e gruas sė parė. Gruaja e parė, dėgjoi pėr diēka tė tillė, por
nuk e hapi kėtė bisedė me burrin e saj. Mė vonė, ky burrė vdiq, duke
lėnė njė pasuri tė madhe. Gruaja qė tashmė dukej sikur kishte shpėtuar
nga njė vuajtje e madhe, bėri diēka tė paparashikueshme. Ajo i dėrgoi
shemrės sė saj, pjesėn e trashėgimisė. Diēka e tillė ėshtė e vėshtirė
dhe kėrkon vendosmėri tė madhe. Por mė e vėshtirė se ky qėndrim, ėshtė
qėndrimi i shemrės sė saj. Ajo iu pėrgjigj se nuk meritonte nga
trashėgimia e tij asgjė, pasi e kishte ndarė para se tė vdesė.





Shoqėritė tona sot janė tė mbytura nė mashtrime, rrugė tė pandershme tė
fitimit tė parave, ryshfete... dhe shpėtimin e kemi kur tė ndjejmė
mbikqyrjen dhe vėzhgimin e Zotit.
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi