Er-Rahman Er-Rahim (Mėshiruesi, Mėshirėploti)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Er-Rahman Er-Rahim (Mėshiruesi, Mėshirėploti)

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Tue Dec 18, 2007 12:54 am

Er-Rahman Er-Rahim (Mėshiruesi, Mėshirėploti)




Emri qė do tė trajtojmė nė kėtė temė, ka lidhje me emrin e temės sė
kaluar. Kjo pasi ky emėr shkon nė harmoni tė plotė me emrin Krijues, qė
nga krijimi i universit dhe deri nė Ditėn e Kijametit. Emri qė do tė
trajtojmė nė kėtė temė, ėshtė Er-rahman Er-rahim. Mėshira e Zotit ėshtė
njė cilėsi e cila ėshtė nė harmoni tė plotė me krijesat. Tė gjithė
ajetet e Kuranit dhe hadithet e profetit Muhamed a.s qė flasin mbi
mėshirėn e Zotit, flasin qė nga krijimi i gjithėsisė deri nė jetėn nė
xhenet.


Qėllimi ynė me kėtė temė ėshtė qė tė gėzohemi me mėshirėn e Zotit ndaj
nesh. A tė ka ndodhur ndonjėherė qė ta adhurosh Zotin me ndjenjėn e
gėzimit pėr mėshirėn e Tij? “Thuaj me mirėsinė dhe mėshirėn e Zotit tė
gėzohen. Ajo ėshtė mė e mira pėr tė mbledhur” (Junus 58)


Pasuritė dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote, nuk mund tė krahasohen me mėshirėn e Zotit.


Nė kėtė temė do tė pėrqendrohemi nė pesė pika:


v Kuptimi i emrit Er-rahman Er-rahim.


v Si ta pėrjetojmė kėtė emėr?


v Treguesit e mėshirės nė gjithėsi.


v Ku ėshtė mėshira teksa pėrballemi me gjithė kėto fatkeqėsi?


v Mėshirė e veēantė gjatė muajit tė Ramazanit.


Cili ėshtė kuptimi i emrave Er-rahman Er-rahim dhe cili ėshtė ndryshimi mes dy emrave?


Fillimisht le tė flasim mbi kuptimin e fjalės “mėshirė”. Mėshira ėshtė
t’i shėrbesh njė krijese me gjėra tė cilat e gėzojnė dhe i sjellin
dobi. Thjesht, fjala mėshirė nėnkupton gėzim dhe kėnaqėsi. Fjala
“mėshirė” pėrmban mirėsinė, dhembshurinė, dashurinė, miqėsinė,
lumturinė, pėrmirėsimin, edukimin, udhėzimin, pėrkujdesjen dhe
ndonjėherė mund tė vijė dhe nė formė tė ndėshkimit. E rėndėsishmja
ėshtė se mėshira ėshtė pėr tė arritur lumturinė dhe gėzimin e njeriut.
Edhe kur mėshira vjen nė formė tė ndėshkimit, ajo konsiderohet mėshirė
pasi shėrben pėr lumturinė dhe gėzimin tėnd.


Cili ėshė ndryshimi mes dy emrave Er-rahman dhe Er-rahim?


Pėr kėtė pikė, dijetarėt muslimanė kanė folur gjatė. Por ajo qė na
intereson neve, ėshtė se emri Er-rahman, nėnkupton mėshirėn qė pėrfshin
gjithēka tė krijuar nė kėtė univers gjigand. Thotė Zoti nė Kuran: ”Kush
ju mbron juve natėn dhe ditėn nga Er-rahman (Mėshiruesi)” (Enbija 42)


Kurse emri Er-rahim, ėshtė vetėm pėr besimtarėt. Er-rahman ėshtė
mėshirė e pėrgjithshme pėr tė gjitha krijesat, kurse Er-rahim ėshtė
mėshirė e veēantė vetėm pėr besimtarėt. Thotė Zoti nė Kuran:”dhe ishte
pėr besimtarėt mėshirėplotė (rahim)” (Ahzab 43) Kur besimtarėt do tė
hyjnė nė xhenet, do u thuhet:”Paqe nga Zoti mėshirėplotė” (Jasin 58)
Shpesh herė nė Kuran, emri Et-tevvab (pranues i pendimit) shoqėrohet me
emrin Er-rahim:”Ai ėshtė pranuesi i pendimit dhe mėshirėplotė” (Teube
118) Kjo pasi ai qė pendohet, meriton mėshirė tė veēantė nga Zoti i
Madhėruar.


Kėshtu emri Er-rahman tregon mbi mėshirėn e pėrgjithshme, kurse
Er-rahim, tregon mbi mėshirėn e veēantė pėr besimtarėt. Nė kėtė temė,
ne do tė flasim mbi tė dy mėshirat. Tė ushqehesh me tė mirat e kėsaj
bote dhe tė kėnaqesh me ta, ėshtė mėshirė e pėrgjithshme nga Zoti.
Kurse tė adhurosh Zotin dhe ta lusėsh Atė, ėshtė mėshirė e veēantė prej
Tij. Cilėn nga kėto dy cilėsi tė ka dhėnė Zoti ty o vėlla? Pėrse tė mos
i kesh tė dyja? “O Zot na jep nė kėtė botė tė mira dhe nė botėn tjetėr
tė mira” (Bekare 201)


v Si ta pėrjetojmė kėtė emėr? Si tė gėzohemi me tė?


Mėshira i shoqėron krijesat e Zotit qė nga krijimi i universit dhe deri
nė fundin e tij. Le tė pėrmendim fillimin e gjithėsisė. Thotė profeti
a.s nė njė hadith tjetėr:”Kur Zoti krijoi gjithėsinė, shkroi njė fjali
mbi Arshin e Tij sublim. Nė tė shkruhet:”Mėshira Ime ia kalon zemėrimit
Tim.” Kėto fjalė janė shkruar nė vendin mė tė shenjtė nė gjithėsi,
akoma pa u krijuar ti o njeri.


Mbi fjalėt:”Mėshira Ime ia kalon zemėrimit Tim.” Ibnul Kajjim
thotė:”Mėshira ėshtė baza e emrave dhe cilėsive tė Zotit. Kjo pasi Zoti
nuk mund tė jetė veēse mėshirues. Diēka e tillė ėshtė nė natyrėn e
Zotit, ashtu siēėshtė dija, fuqia, aftėsia, dėgjimi, shikimi dhe
mirėsia. Mėshira ėshtė njė cilėsi e pėrhershme e Zotit.” Mė pas Ibnul
Kajjim pėrmend hadithin mbi Ditėn e Kijamtit, ku profeti a.s
thotė:”...Zoti im ėshtė zemėruar si asnjėherė mė parė dhe kurrė nuk do
tė tė zemėrohet mė pas kėshtu.” Ai ia ka bėrė obligim vetes mėshirėn
dhe diēka tė tillė nuk e ka thėnė pėr zemėrimin. Mėshira dhe dija e Tij
pėrfshijnė gjithēka dhe diēka e tillė nuk ėshtė pėr zemėrimin dhe
ndėshkimin. Pėr kėtė, falja ėshtė mė e dashur pėr Zotin sesa ndėshkimi
dhe hakmarrja.”


Prandaj, kur lutemi themi:”O Zot, na mėshiro pasi Ti je Mėshiruesi ynė dhe mos na ndėshko, pasi Ti na ke nė


dorė.” Thotė Zoti nė njė ajet:”dhe sikur tė mos ishte njė fjalė tė
cilėn e kemi thėnė, dėnimi do tė ishte i pashmangshėm.” (Taha 129) Kjo
fjalė e thėnė ėshtė:”Me tė vėrtetė mėshira Ime ia kalon zemėrimit Tim.”


Secili prej nesh e ka provuar tė ndėshkohet nga prindėrit e tij kur
ishte i vogėl. Nė atė kohė, prindėrit na thonin qė na ndėshkojnė pasi
na duan, jo se na urrejnė. Vetėm tani pasi jemi rritur, ne e kuptojmė
qė njė kritikė, ndėshkim... i prindėrve na ka ruajtur qė tė mos marrim
rrugė tė keqe.


Nė njė hadith tė cilin e transmeton Tirmidhiu, thuhet se shpirti filloi
t’i jepej Ademit a.s nga koka. Me t’i hyrė nė kokė, Ademi a.s teshtiu.
Melekėt i thanė:”Thuaj “Elhamdu lil-lah” Dhe Ademi a.s tha:”Elhamdu
lil-lah” Atėherė vetė Zoti i tha:”Rehimeke rabbuk” (Tė mėshiroftė Zoti
yt).


Fjala e parė qė Ademi a.s dėgjoi nga Zoti i tij, ishte mėshira. A nuk
tė gėzon ideja qė fjala e parė me tė cilėn Zoti i drejtohet njė njeriu
ėshtė mėshira?


Thotė profeti a.s:”Ditėn qė Zoti krijoi qiejt dhe tokėn, krijoi njėqind
mėshira. Secila prej tyre ėshtė sa vetė distanca mes qiellit dhe tokės.
Nė tokė, Ai zbriti vetėm njė mėshirė tė vetme, me tė cilėn mėshirohen
krijesat e tokės..”.


Keqardhja, mėshira, dhembshuria qė ndjejmė ndaj njėri-tjetrit
ėshtė nga kjo mėshirė tė cilėn Zoti e ka vendosur nė tokė. Kėmba qė
ngre kafsha pėr tė mbrojtur tė voglin e saj nga dėmtimi, ėshtė nga kjo
mėshirė me tė cilėn na ka pajisur Zoti.


Obligimi i parė dhe mė kryesori ėshtė qė tė njohim Zotin dhe nuk mund
ta njohim Zotin veēse me anė tė librit tė Tij, Kuranit. Fjalėt e para
me tė cilat fillon Kurani, janė:”Me emrin e Zotit Mėshiruesit,
Mėshirėplotit” Zoti e filloi krijimin e gjithėsisė me krijimin e
mėshirės, fjalėt e para qė ia tha njeriut ishin “mėshirė”, librin e tij
qė e shpalli pėr njerėzit, e filloi me mėshirė dhe ēdo sure tė Kuranit
e fillon me mėshirė.


Sado qė tė flasim rreth mėshirės sė Zotit, ti o vėlla dhe o motėr nuk
do e ndjeni siēduhet, vetėm pasi tė uleni dhe tė mendoni sa herė u ka
mėshiruar Zoti gjatė jetės tuaj.


Fillimi i gjithėsisė ishte me mėshirė, po kėshtu ėshtė dhe fundi i saj.
Thotė profeti Muhamed a.s:”Ditėn qė Zoti krijoi qiejt dhe tokėn, krijoi
njėqind mėshira. Secila prej tyre ėshtė sa vetė distanca mes qiellit
dhe tokės. Nė tokė, Ai zbriti vetėm njė mėshirė tė vetme, me tė cilėn
mėshirohen krijesat e tokės.Ditėn e Kijametit, Ai do e bashkojė kėtė
mėshirė me 99 tė tjerat dhe do i hapė pėr krijesat e tij. Atė Ditė nuk
do tė humbasė vetėmse njė i humbur.”


Rreth Ditės sė Kijametit duhet tė jemi tė shqetėsuar, por gjithashtu
duhet tė kemi shpresė dhe tė jemi optimistė pėr mėshirėn e Zotit. Nuk
kemi pėrse ta ndėrtojmė gjithēka nė bazė tė frikės. Ti duhet tė jesh i
gėzuar qė ke si Zot, Mėshiruesin, Mėshirėplotin.


Tė njėqind pjesėt e mėshirės sė Zotit, do tė pėrhapen Ditėn e Kijametit
dhe ai qė nuk do tė pėrfitojė prej tyre, ėshtė vetėm njė njeri i
mbrapshtė. Nė njė rrėfenjė thuhet se edhe shejtani do tė ngrihet nė
majė tė gishtave, me shpresė se mos e pėrfshin dhe atė mėshira e Zotit.



Thotė profeti a.s:”Asnjė prej jush, nuk do tė hyjė nė xhenet me punėn e
tij” Shokėt e pyetėn:”As ti o i dėrguar i Zotit?” Ai u tha:”As unė. Nė
xhenet do tė hyj vetėm nėse mė pėrfshin Zoti nė mėshirėn e Tij.”


Nė njė rrėfenjė thuhet se pasi vdiq njė burrė, u pyet nėse dėshironte
qė xhenetin ta fitojė me punėt e tij apo me mėshirėn e Zotit. Ai kėrkoi
qė ta fitojė me punėt qė kishte vepruar nė kėtė botė. Kur u vendosėn tė
mirat qė kishte vepruar nė njėrėn anė tė peshores, nė krahun tjetėr u
vendos mirėsia e tė shikuarit. Dhe padyshim ishte mirėsia e tė
shikuarit ajo qė rėndoi mė shumė nė peshoren e veprave. Atėherė robi
kėrkoi tė fitojė xhenetin me mėshirėn e Zotit.


Vetė xhenetin, Zoti e ka quajtur mėshirė. Thotė Zoti nė Kuran:”dhe
pėrsa u takon atyre qė u zbardhet fytyra, ata janė nė mėshirėn e Zotit”
(Al Imran 107) Mėshira e Zotit nė kėtė rast, ėshtė vetė xheneti.


Nė njė hadith kudsij, Zoti i drejtohet xhenetit me fjalėt:”Ti je mėshira Ime, me tė cilėn mėshiroj kėtė tė dua nga robėt e Mi.”


Nga sa pėrmendėn shohim qė mėshira ėshtė cilėsia me tė cilėn Zoti komunikon dhe i trajton krijesat e Tij.


“Thuaj me mirėsinė dhe mėshirėn e Zotit tė gėzohen. Ajo ėshtė mė e mira
pėr tė mbledhur” Gjėja e vetme pėr tė cilėn ia vlen tė gėzohesh, ėshtė
pikėrisht mėshira e Zotit.


Ditėn e Kijametit do tė vijė dikush dhe do i peshohen veprat qė ka
punuar, tė mirat dhe tė kėqiat. Veprat e kėqia do tė jenė mė tė shumta,
kėshtu peshorja e punėve tė kėqia do tė jetė mė e rėndė. Atij i duhet
vetėm njė vepėr e mirė, e cila do i ndryshojė ekuilibrat. Do tė fillojė
t’u kėrkojė njerėzve njė tė mirė, e cila do ia mundėsojė tė hyjė nė
xhenet. Fillimisht do tė shkojė tek nėna e tij, por ajo do refuzojė
t’ia japė


duke i thėnė:”Vetja ime, vetja ime.” Do tė shkojė tek babai,
vėllezėrit, motrat, shokėt etj… por tė gjithė i pėrgjigjen me tė
njėjtėn pėrgjigje. Nė fund do tė kalojė pranė njė njeriu qė ka male me
vepra tė kėqia dhe nuk ka veēse njė vepėr tė mirė. Ai do i thotė:”Unė
jam se jam i humbur. Merre ti kėtė tė mirė dhe shpėto!” Atėherė do tė
gėzohet. Zoti do i thėrrasė atij qė i dha tė mirėn:”Ti nuk je mė i
mėshirshėm se Unė. Prandaj hyni tė dy sė bashku nė xhenet.”


Nėse fillimi i universit ishte me mėshirė dhe Dita e Kijametit ėshtė me
mėshirė, patjetėr qė dhe dynjaja qė ndodhet mes tė dyjave, ėshtė me
mėshirė. Edhe vetė jeta e varrit dhe vdekja janė mėshirė e Zotit.


Thotė Zoti nė Kuran:”dhe Zoti yt ėshtė falės me mėshirė” (Kehf 58) “dhe Zoti yt ėshtė i pasuri me mėshirė” (En’am 133)


“dhe nėse tė pėrgėnjeshtrojnė, u thuaj qė Zoti yt ėshtė me mėshirė tė
gjerė” (En’am 147) “dhe mėshira Ime ka pėrfshirė gjithēka dhe do e bėj
obligim pėr tė devotshmit”(Araf 156) Ky ajet flet pėr dy emrat e Zotit,
Er-rahman dhe Er-rahim. Kur thotė:”dhe mėshira Ime ka pėrfshirė
gjithēka” ėshtė emri Er-rahman. Kurse kur thotė”dhe do e bėj obligim
pėr tė devotshmit” ėshtė emri Er-rahim.


“Zoti ia ka caktuar detyrė vetes sė Tij mėshirėn” (En’am 12) Zotin e
Madhėruar nuk mund ta urdhėrojė dhe obligojė kush. Ai vetė ia ka bėrė
obligim vetes mėshirėn. A nuk tregon kjo se Ai i don robėt e Tij?


Thotė profeti a.s:”Zoti ėshtė mė i mėshirshėm pėr robėt e Tij, sesa nėna e dhembshur pėr fėmijėn e saj”


Kujtoji tė gjithė vuajtjet, pėrkėdheljet, pėrqafimet, sakrificat... e
nėnės. Tė gjitha kėto nuk krahasohen me dashurinė, dhembshurinė dhe
mėshirėn e Zotit pėr ty o njeri.






v Shenjat dhe treguesit e mėshirės nė gjithėsi.


Qė tė flasėsh mbi treguesit e mėshirės sė Zotit nė gjithėsi, do tė
thotė qė tė mos pėrfundosh kurrė nga kjo temė. Por do tė pėrmendim
vetėm disa dukuri, tė cilat na kujtojnė mėshirėn e Zotit.


1 - Nga treguesit e mėshirės sė Zotit nė gjithėsi, ėshtė ndryshimi i
natės dhe i ditės. Thotė Zoti i Madhėruar:”Nga mėshira e Tij ėshtė se
bėri natėn dhe ditėn me qėllim qė tė preheni dhe pėr tė kėrkuar
mirėsitė e Tij, me shpresė se do e falenderoni” (Kasas 73)


A e imagjinon dot se si do tė ishte kjo botė, po tė ishte vetėm natė
ose vetėm ditė? Thotė Zoti nė Kuran:”Thuaj: “Si do tė ishte gjendja
nėse Zoti do e bėnte natėn tė pėrhershme, kush tjetėr pėrveēZotit u
sjellė dritė?” (Kasas 71) Ėshtė njė mėshirė tė cilėn ne e pėrjetojmė
ēdo ēast.


2 – Njė tregues tjetėr ėshtė se si nata dhe dita nuk vijnė menjėherė,
por gradualisht. A e imagjinon dot se sa tronditėse do tė ishte nėse
nata dhe dita do tė vinin pėr njė ēast? Kėtė fakt na e pėrmend vetė
Zoti nė Kuran, ku thotė:”Dhe nata kur vjen gradualisht. Dhe mėngjesi qė
merr frymė” (Tekvir 17-18)


3 – Njė tregues tjetėr i mėshirės sė Zotit, ėshtė se gjėrat themeltare
qė sigurojnė jetėn tėnde mbi tokė, nuk i ka lėnė nė dorė tė askujt
tjetėr. Ujin i cili siguron jetesėn tonė mbi tokė, askush nuk mund ta
monopolizojė. Atė e ka nė dorė vetėm Zoti i Madhėruar dhe vetėm Ai e
din kur lėshon shi. Edhe nėse disa individė apo shtete, ndėrtojnė diga
tė cilat nuk lejojnė furnizimin e rregullt tė tė tjerėve me ujė, Zoti
ka caktuar ujėrat nėntokėsorė dhe puset, me tė cilat mund tė
furnizohen. Nėse pranojmė qė uji dhe mund tė monopolizohet nė njė farė
mėnyre dhe tė shkaktojė kriza, ajrin qė thithim ēdo ēast ėshtė e
pamundur qė tė monopolizohet nga askush. A ka kush tjetėr pėrveēZotit
qė ta kontrollojnė sasinė e oksigjenit?


4 – Njė tregues i mėshirės sė Zotit ėshtė dhe rėnia e shirave. Thotė
Zoti nė Kuran:”Ėshtė Zoti Ai qė lėshon shiun pas thatėsirės dhe pėrhap
mėshirėn e Tij” (Shura 28)


“shikoji treguesit e mėshirės sė Zotit, se si e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj.” (Rum 24)


“A e shihni ujin qė pini? A ju e zbrisni nga retė, apo e zbresim Ne? Po
tė dėshironim e bėnim atė tė kripur. Pėrse nuk falenderoni?” (Vakia
68-70)


E veēantė ėshtė se kur bie shi, uji depozitohet nė tokė dhe nuk rrjedh
direkt nė lumenj dhe detra. Pėr kėtė, thotė Zoti nė Kuran:”A e shihni
nėse uji mbetet nė tokė (shteron) kush do u sjellė ujė” (Kehf 41)


5 – Tregues tjetėr i mėshirės sė Zotit, janė dhe lidhjet shoqėrore.
Kush ėshtė ai qė ndjenjėn e mėshirės dhe dhembshurisė e ka vendosur nė
zemrat e prindėrve? Kush i ka bėrė zemrat tona qė t’i duam njerėzit e
gjakut? Kush e bėri qė babai tė sakrifikojė gjithēka pėr fėmijėt e tij?



6 – Sado qė gjynahet tona janė tė shumta, Zoti na mėshiron. Thotė Zoti
nė Kuran:”Nėse Zoti u ndėshkon pėr pėr atė qė veproni, do e shpejtonte
ndėshkimin e tyre” (Kehf 58)


7 – Mėshira mes bashkėshortėve. “Nga faktet e Tij ėshtė se bėri pėr ju
bashkėshorte qė tė gjeni prehje, dhe krijoi mes jush miqėsi dhe
mėshirė” (Rum 21)


Nėse i fejuari i vajzės udhėton larg, ajo fillon tė qajė, edhe pse nuk
ka veēse disa ditė qė janė fejuar dhe janė njohur. A nuk ėshtė tregues
mėshire kjo?


Ka burra qė i keqtrajtojnė dhe sillen ashpėr me gratė. Por me tė vėnė
re qė janė tė sėmura dhe mund t’u rrezikohet dhe jeta, ata kthehen nė
burra tė dashur dhe tė dhembshur. Nga i erdhi kjo mėshirė dhe
dhembshuri?


8 – Mėshirė ėshtė dhe ardhja e profetit Muhamed a.s si i dėrguar. Thotė
Zoti nė Kuran:”dhe Ne nuk tė dėrguam veēse mėshirė pėr gjithė botrat”
“ishte mėshira e Zotit qė ti sillesh mirė me ta. Nėse do tė silleshe me
ashpėrsi dhe ngurtėsi, ata do tė largoheshin prej teje” (Al Imran 159)

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

albmuslim Re: Er-Rahman Er-Rahim (Mėshiruesi, Mėshirėploti)

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Tue Dec 18, 2007 12:54 am

Ky ajet, flet mbi njė nga ligjet e Zotit nė tokė; Afėrsia me Zotin, tė
bėn tė mėshirshėm dhe tė mirėsjellshėm me njerėzit, gjė e cila shton
dashurinė mes teje dhe njerėzve. Dhe e kundėrta; Tė jetuarit larg
Zotit, tė bėn tė ashpėr dhe zemėr ngurtė, dhe bėn qė njerėzit tė
largohen prej teje. Burimi i mėshirės ėshtė vetėm Zoti. Nėse kėrkon tė
jesh i mėshirshėm dhe i dashur me tė tjerėt, forcoji lidhjet e tua me
Zotin.





Po tė shohim nė botėn shtazore, do tė gjejmė me mijėra shembuj se si
krijesat dhe kafshėt mėshirojnė tė vegjlit e tyre. Do tė mbeteshim
gojėhapur me sakrificėn e prindėrve pėr tė vegjlit e tyre. E gjitha
kjo, ėshtė njė pjesė e njėqind mėshirave qė krijoi Zoti, qė para
krijimit tė universit.





Profeti a.s kur lutej, thoshte:”O Zot. Unė kėrkoj mėshirė qė tė jem
unik nė vetvete, tė mi zgjidhė hallet, tė mė plotėsojė gjėrat qė mė
mungojnė dhe tė mė mbrojė nga ēdo e keqe!”





“Thuaj me mirėsinė dhe mėshirėn e Zotit tė gėzohen. Ajo ėshtė mė e mira pėr tė mbledhur” (Junus 58)













v Ku ėshtė mėshira teksa pėballemi me gjithė kėto fatkeqėsi dhe probleme? Si mund t’i shpjegojmė gjithė





kėto fatkeqėsi, vdekje, dhimbje, plagė, lot, vdekje fėmijėsh... teksa themi qė mėshira e Zotit ėshtė prezente kudo?





Pėr kėtė, le tė bėjmė njė hyrje tė shkurtėr. Thotė Zoti nė Kuran:” ju
preferoni jetėn e kėsaj bote. Por bota tjetėr ėshtė mė e mirė dhe e
pėrjetshme.” (A’la 16-17) Ajo qė kėrkon Zoti, ėshtė qė tė na bėjė tė
lumtur, pasi Ai ėshtė Mėshiruesi Mėshirėplotė. Kjo lumturi dhe ky
gėzim, mund tė jenė tė plotė vetėm nė xhenet dhe kurrsesi nė kėtė botė.
Nėse ti o njeri lodhesh dhe vuan nė kėtė botė, Zoti e korrigjon dhe t’i
kompenson kėto vuajtje me lumturinė nė xhenet.





Kėshtu, le tė biem dakort qė kjo botė nė krahasim me xhenetin, ėshtė e
pavlerė. Pėr kėtė, le tė marrim njė shembull. Dikush ėshtė nisur drejt
njė rruge tė gjatė, me pluhur dhe nė njė tė nxehtė pėrvėlues. Objektivi
i tij ėshtė tė arrijė tek njė pallat madhėshtor dhe i bukur. Teksa
udhėton rrugės, ai takon dikė tjetėr me njė makinė tepėr luksoze dhe tė
bukur, por qė pranė vetes kishte njė litar pėr t’u varur. Po ti shohim
nga larg, pėr tė parin do tė thonim:”Sa gjynah qė po udhėton nė kėmbė,
nė atė tė nxehtė dhe vapė pėrvėluese!” Kurse pėr tė dytin do tė
thonim:”Oh ē’makinė dhe ē‘kushte tė mira qė paska ai!” Por i pari qė
vuan po shkon drejt njė pallati ku do tė kėnaqet dhe do tė jetė i
lumtur, kurse i dyti ka marrė me vete litarin pėr t’u varrur.





Thotė Zoti nė Kuran:” A ėshtė njėlloj ai, tė cilit i kemi premtuar njė
premtim tė mirė (pėr xhennet), me atė tė cilit i kemi dhėnė kėnaqėsi tė
kėsaj jete, kurse nė ditėn e kijametit ai do tė jetė prej tė dėnuarve?”
(Kasas 61)





Profeti a.s thotė:”Kjo botė ėshtė burgu i besimtarit dhe xheneti i jobesimtarit”





Imam Raziu ėshtė njė nga dijetarėt e rrallė tė umetit musliman. Ai
ishte elegant, vishej bukur dhe tė gjithė e donin. Njė ditė, teksa
dilte nga xhamia, u pėrball me njė jomusliman, tė veshur keq dhe nė
gjendje tė rėnduar ekonomike. Jomuslimani, e pa Imam Raziun dhe i
tha:”Profeti juaj thotė se kjo botė ėshtė burgu i besimtarit dhe
xheneti i jobesimtarit. Nė ēfarė burgu ndodhesh ti me kėto tė mira dhe
nė ēfarė xheneti ndodhem unė me kėto vuajtje?” Pėrgjigja e Imam Raziut
ishte shumė e bukur dhe kumptimplote. Ai i tha:”O filan. Mirėsitė qė mė
ka dhėnė Zoti nė kėtė botė, po t’i krahasojmė me mirėsitė qė ka
pėrgatitur pėr mua nė xhenet, duken si kushtet e njė burgu. Kurse
vuajtjet dhe telashet e tua nė kėtė botė, po tė krahasohen me vuajtjet
dhe dhimbjet qė ka pėrgatitur Zoti pėr jobesimtarėt nė botėn tjetėr,
janė si xhenet pėr ty.” Jobesimtari, qėndroi pak duke u menduar dhe
tha:”Pėr Zotin, i dėrguari i juaj ka thėnė tė drejtėn. Dėshmoj se nuk
ka zot tjetėr pėrveēAllahut dhe se Muhamedi a.s ėshtė i dėrguari i Tij.”





Embrioni nė barkun e nėnės, ėshtė si nė burg. Ai ėshtė shumė i vogėl,
aq sa tė zėrė embrionin. Megjithatė, secili prej nesh kur kemi qenė nė
kėtė fazė, jemi ndjerė mirė nė barkun e nėnave tona. Kjo pasi ashtu
ishim mėsuar dhe nuk dinim nėse ka diēka mė tė madhe se barku i nėnės.
Kur erdhėm nė kėtė botė dhe lindėm, e shoqėruam me tė qara, pasi humbėm
tė mirat ku ndodheshim. Pasi u rritėm, shėtitėm dhe brodhėm nė shumė
vende tė botės. Edhe pse kemi parė dhe kemi pėrjetuar ēaste tė bukura
dhe tė paharrueshme nė kėtė botė, nė krahasim me kėnaqėsitė e xhenetit,
ato nuk vlejnė asgjė. Nėse do i dije kėnaqėsitė e xhenetit, do e
kuptoje qė kjo botė nė krahasim me botėn tjetėr, ėshtė njėlloj si mitra
e nėnės nė krahasim me kėtė botė. Thotė Zoti nė Kuran:”shpejtoni tė
fitoni falje prej Zotit dhe xhenete, gjerėsia e tė cilave ėshtė sa
gjerėsia e qiejve dhe tokės. Ata janė pėrgatitur pėr tė devotshmit”
(Hadid 21)





Thotė profeti a.s:”Nė xhenet ndodhet njė pemė, hijen e sė cilės nuk e
pėrshkruan as pėr njėqind vite njė kalorės” “Njeriu qė do tė ketė
pjesėn mė tė pakėt nė xhenet, nuk e pėrshkon pronėn e tij as pėr
njėmijė vite duke ecur pa ndaluar”





Duke ditur qė kjo botė ėshtė burg pėr besimtarin, duke ditur qė xheneti
ėshtė mė i mirė pėr tė, duke dashur qė tė tė bėjė tė lumtur... Zoti tė
mban nėn kujdesin e Tij gjithmonė.





Nėse njė fėmijė do tė qante me tė madhe dhe t’i thoshte babait tė tij
se nuk dėshiron tė shkojė nė shkollė, pasi nuk i duron dot shokėt dhe
babai e mėshiron dhe e lejon tė qėndrojė nė shtėpi, ky fėmijė kur tė
rritet do tė jetė njė dėshtak.





Nėse njė fėmije i duhet prerė krahu pėr shkak tė njė sėmundjeje tė
pashėrueshme, nėna e tij ngulmon qė tė mos i pritet, kurse babai qė t’i
pritet. Padyshim qė ai qė tregon mė shumė mėshirė pėr fėmijėn ėshtė
babai, pasi me kėtė ai po i shpėton jetėn.





Allahu i Madhėruar, na sprovon me fatkeqėsi dhe vuajtje, me qėllim qė
tė na ruajė nga ndėshkimi i zjarrit tė xhehnemit dhe tė na bėjė tė
lumtur nė xhenet. Thotė Zoti nė Kuran:”Ne do i bėjmė ta shijojnė
ndėshkimin e vogėl, pa atė tė madhin, me shpresė qė tė kthehen” (Sexhde
21)





Thotė Zoti nė njė hadith Kudsij:”Betohem nė madhėshtinė dhe krenarinė
Time. Unė nuk ia marr shpirtin robit tim besimtar, veēse me qėllim pėr
ta mėshiruar. Unė nuk ia marr shpirtin, derisa ta sprovoj nė pasurinė e
tij, familjen e tij dhe fizikun e tij, me qėllim qė kur tė takohet me
Mua, tė mos ketė asnjė gjynah. Nėse i mbeten gjynahe pa shlyer, ia
vėshtirėsoj daljen e shpirtit, me qėllim qė kur tė takohet me Mua, tė
jetė si atė ditė qė e ka lindur nėna.”





Kėshtu qė fatkeqėsitė dhe vuajtjet, janė me qėllim qė tė hysh nė
xhenet. Janė me qėllim qė tė fitosh mėshirėn dhe shpėrblimin e Zotit.





Kur profetit a.s iu shpall ajeti:”Nuk ėshtė me dėshirat tuaja dhe as me
dėshirat e idhtarėve tė librit, kush vepron njė tė keqe, do tė
ndėshkohet pėr tė.” (Nisa 123) Ebu Bekri e pyeti profetin a.s:”O i
dėrguar i Zotit:”Si do mund tė shpėtojmė atėherė?” Profeti a.s ia
ktheu:”Nuk ėshtė ashtu o Ebu Bekr. A sprovohesh nė trupin tėnd, a
sprovohesh nė familjen tėnde, a sprovohesh nė pasurinė tėnde?” “Po o i
dėrguar i Zotit” iu pėrgjigj Ebu Bekri. Atėherė profeti a.s i tha:”Ky
ėshtė komenti i “ndėshkohet pėr tė”. Dmth, qė kush vepron njė tė keqe,
do tė ndėshkohet me vuajtje dhe fatkeqėsi qė nė kėtė botė, me qėllim qė
kur tė takohesh me Zotin, tė jesh i pastėr nga gjynahet.





Edhe vetė vdekjen, ne duhet tė mėsohemi ta shohim ndryshe. Ajo ėshtė
pėrfundimi i kohės sė provimit. Tashmė ka ardhur koha tė pushosh nga
lodhja e provimit dhe tė gėzohesh me pranimin tėnd nė xhenet. Pėrse tė
mos e shohėsh jetėn e kėsaj bote, si njė provim tė gjatė dhe tė
vėshtirė dhe vdekjen si periudhėn e qetėsisė dhe ēlodhjes nga ky
provim? Pėrse tė mos e shohim vdekjen si periudhėn qė presim rezultatet
e provimeve, me shpresė qė tė kemi arritur rezultate tė larta dhe tė
fitojmė xhenetin?





Ēastet e vdekjes sė robit besimtar, tė bėjnė tė ndjesh prezencėn e
mėshirės sė Zotit tė Madhėruar. Le t’i pėrjetojmė kėto ēaste, sipas
haditheve tė profetit a.s. Ti je besimtar dhe imgjinoje veten tė
vdekur. Thotė profeti a.s: ”Me tė vėrtetė, besimtari qė ėshtė duke u
larguar nga kjo botė dhe duke iu afruar botės tjetėr, - nė momentet e
vdekjes- i vijnė melekė me rroba tė bardha e me fytyrė tė bardhė qė u
shkėlqen si tė jetė diell dhe i ulen afėr” Ti i shikon pėr herė tė parė
melekėt e dėrguar nga Zoti dhe patjetėr qė gėzohesh kur tė vijnė me
kėtė pamje tė bukur dhe tėrheqėse. Ata do tė tė pėrgėzojnė me
fjalėt:”mos kini frikė dhe mos u shqetėsoni. Ne jemi shoqėruesit tuaj
nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.” (Fussilet 31)





Mė parė, ti i lexoje kėto ajete nga Kurani ose i dėgjoje nga imami,
kurse tani i dėgjon nga vetė melekėt. Meqė do tė kalosh nė njė botė
tjetėr tė panjohur, Zoti tė dėrgon kėto melekė me qėllim qė tė tė
qetėsojnė.





Mė pas vjen meleku i vdekjes dhe tė ulet tek koka. Ajetet qė i lexoje nė Kuran:”





“O ti shpirt i bindur plotėsisht! Kthehu te Zoti yt i kėnaqur dhe i pranuar! Hyr nė mesin e robėrve tė Mi!





Dhe hyr nė xhennetin Tim!” (Fexhr 27-30) Kėto fjalė do i dėgjosh para
se tė vdesėsh. Padyshim qė do tė ketė dhimbje, pa dyshim qė frika e
kalimit nga njė botė nė njė botė tjetėr, ėshtė prezente. Por ajetet e
mėsipėrme dhe prania e melekėve pranė, tė qetėsojnė.





Imagjinoje veten, kur tė tė thonė melekėt:”Atyre qė ua marrin shpirtin melekėt e mirė, u thonė:”Paqja qoftė me ju.” (Nahl 28)





Imagjinoje veten kur meleku i vdekjes tė ulet tek koka jote dhe tė tė
thotė:” “O shpirt i mirė, shpirti i filanit birit tė filanit, dil nga
ky trup i mirė drejt kėnaqėsisė sė Zotit tėnd!”





ēastet mė tė frikshme, tė cilat i ka frikė ēdo njeri, Zoti i kthen nė ēaste mėshire pėr robin e Tij besimtar.





Me tė dalė shpirti nga trupi, melekėt e tjerė e marrin menjėherė duke
mos e lėnė nė duart e melekut tė vdekjes pėr asnjė sekondė. Duket sikur
ata konkurojnė kush ta marrė mė parė shpirtin e besimtarit. Me ta marrė
kėtė shpirt, ata fillojnė tė ngjiten nė shtatė qiejt, portat e tė
cilėve hapen menjėherė. Nė ēdo qiell qė hyn, e shoqėrojnė melekėt e
tij. E gjithė kjo pritje dhe ky nderim, bėhet pėr shkak tė shpirtit tė
besimtarit. Pėr shkak tė aromės sė mirė qė i vjen shpirtit, melekėt
pyesin me habi:”I kujt ėshtė ky shpirt” Atyre u thuhet:”Ėshtė shpirti i
filanit birit tė filanit. Duke pėrmendur emrat mė tė mirė me tė cilat e
thėrrisnin nė kėtė botė. Kėshtu do tė vazhdojnė deri sa tė ngjiten ne
qiellin e shtatė, ku do t’u thėrrasė Zoti duke u thėnė: “Shkruajini
veprat e robit Tim, tek veprat e njerėzve tė mire dhe kthejeni nė tokė,
pasi nga toka i krijova, nė tokė do i kthej, dhe nga toka do t’i
ringjall pėrsėri. Atėherė e kthejnė nė varr, ku do e pyesin dy melekė:
Kush ėshtė Zoti yt? Kush ėshtė feja jote? Kush ėshtė profeti yt?
Besimtari do tė pėrgjigjet: “Zoti im ėshtė Allahu, feja ime ėshtė
Islami dhe profeti im ėshtė Muhamedi.” Atėherė do dėgjohet njė zė nga
lart: “Robi Im tha tė vėrtetėn, prandaj ia shtroni varrin me shtresat e
xhennetit dhe i hapni njė dritare ku tė shikojė vendin e tij nė
xhennet.”





Nuk janė tė gjithė varret tė errėt dhe tė frikshėm. Mėshiruesi dhe
Mėshirėploti ashtu siētė mėshiroi nė fillim tė krijimit, gjatė jetės
dhe nė fund tė kėsaj bote, do tė tė mėshirojė dhe nė jetėn e varrit.





Mė pas i vjen njė burrė me rroba tė bardha dhe fytyrė tė bukur, tė
cilin e pyet: “Kush je ti, pasi nga fytyra tė tregon njeri tė mirė?”
“Unė jam puna jote e mirė” -do t’i pėrgjigjet. Mė pas do fillojė t’i
lutet Zotit, duke thėnė: “O Zot! Shpejtoje kiametin, qė tė takohem me
familjen dhe fėmijėt.”













v Mėshirė e veēantė gjatė muajit tė Ramazanit.





Pėr besimtarėt dhe muslimanėt, Zoti i Madhėruar ka dhe njė mėshirė
tjetėr tė madhe, agjėrimin dhe madhėshtinė e muajit Ramazan. Thotė
profeti a.s:”Zoti ia jep pasurinė atij qė e don dhe atij qė nuk e don.
Kurse fenė nuk ia jep vetėmse atij qė don” Dije o vėlla dhe o motėr, se
nėse Zoti tė jep fenė, Ai tė don. Mėshira e Zotit gjatė muajit tė
Ramazanit, janė dy rekate qė i fal me pėrkushtim. Janė lotė qė tė
rrjedhin teksa mendon rreth mėshirės sė Zotit. Ėshtė kėnaqėsia qė ndjen
teksa falesh, agjėron dhe lutesh.





Nėse tė gjithė njerėzit gėzohen me tė mirat e kėsaj bote, gėzohu ti o
vėlla me Zotin tėnd. Nėse njerėzit kėrkojnė miqėsinė e njerėzve, ti o
vėlla kėrko miqėsinė e Zotit. Nėse njerėzit kėrkojnė nga mbretėrit dhe
pushtetarėt, ti kėrkoji Zotit qė ka nė dorė gjithēka.













v Ēfarė tė bėj qė tė mė pėrfshijė mėshira e Zotit? Si ta pėrjetoj emrin Er-rahman Er-rahim?





1 - Nėse kėrkon tė tė mėshirojė Zoti, mėshiroji njerėzit dhe krijesat e Tij. Thotė profeti





a.s”Mėshirojini ata qė janė nė tokė, t’ju mėshirojė Ai qė ėshtė nė
qiell.” “Mėshiruesit i mėshiron Zoti.” “Kush nuk mėshiron, nuk
mėshirohet.”





Kėrko dikė me tė cilin tė shfaqėsh mėshirėn tėnde. Tregohu i mėshirshėm
me gruan tėnde, fėmijėt e tu, komshinjtė, jetimėt, tė varfėrit, tė
sėmurėt... Provoje mėshirėn e Zotit, duke mėshiruar ata qė kanė nevojė
pėr mėshirė.





2 – Provo tė falėsh dy rekate namaz sė bashku me gruan tėnde. Thotė
profeti a.s:”Zoti e mėshiroftė njė burrė qė zgjohet natėn, e zgjon dhe
gruan e tij dhe falin dy rekate namaz”





3 – Ruajtja e lidhjeve farefisnore dhe tė gjakut. Thotė profeti a.s:”Me
tė vėrtetė qė mėshira nuk i pėrfshin njė popull mes tė cilit ndodhen
njerėz qė kanė prerė lidhjet farefisnore.”





4 – Respekti i prindėrve. “dhe ule krahun e pėruljes dhe tė mėshirės” (Isra 24)





Mėshiroji prindėrit tė tė mėshirojė Zoti.





5 - Ēohu natėn dhe fal namaz nate me qėllim qė tė tė mėshirojė Zoti i
Madhėruar. Thotė Zoti nė Kuran:”dhe Ne shpallim nga Kurani pjesė qė
janė mėshirė dhe shėrim pėr besimtarėt.” (Isra 82) “dhe kur lexohet
Kurani, dėgjojeni me pėrkushtim me qėllim qė tė mėshiroheni” (Araf 204)






TV- Ikra

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi