Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpėrblimi i mirėsisė

Shko poshtė

Shpėrblimi i mirėsisė Empty Shpėrblimi i mirėsisė

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 12:10 pm

Sa'di dhe Ibrahimi ishin dy shokė tregtarė. Ata e
donin njėri-tjetrin ,duke shpresuar e dėshiruar njėherit secili pėr
tjetrin atė qė dėshironte pėr vete. Sa'di posedonte njė dyqan tė vogėl,
ku nė tė bėnte shitjen e farėrave dhe fruteve. Edhe Ibrahimi posedonte
njė dyqan tė vogėl, ku bėnte shitjen e tekstilit dhe rrobave, kurse tė
dy dyqanet gjendeshin afėr njėri tjetrit.


Tė gjithė banorėt e atij vendi e donin
Sa'din dhe Ibrahimin pėr arsye se ishin besnik dhe tė sinqertė, e pėr
atė Allahu e begatoi tregtinė e tyre dhe i furnizoi me furnizim tė
bollshėm. Pas disa kohėve, ēmimet e fruteve dhe farėrave kishin zbritur
nė qytet dhe nuk shitėshin ashtu siē shiteshin mė parė.
Kjo
zbritje ndikoi negativisht tė Sa'di. Kėshtu qė ai filloi tė ndihet
ngusht nė furnizim. Mirėpo, Sa'di ishte i durueshėm, ngase ai, edhe mė
parė kishte pėrjetuar njė krizė tė tillė… e pastaj pasoi lehtėsimi nga
ana Allahut.
Kaluan shumė ditė, ndėrsa
tregėtia e farėrave ende nuk qarkullonte siē duhej dhe kriza akoma
dominonte. Nė anėn tjetėr, Sa'di posedonte sasi tė madhe farėrash dhe
frytėsh tė deponuara nė shtėpinė e tij dhe frikohej pėr prishjen e
tyre. Sillej e vėrtitej, muk dinte se ē'tė bentė.

Nė mėngjes, Sa'di shkoi tė dyqani i tij. Kur ja, po sheh shokun e tij
Ibrahimin, duke qėndruar pranė dyqanit tė tij qė e posedonte. U afrua
Sa'di tek ai, e pėrshėndeti dhe i tha: "Kam menduar mjaft pėr ēėshtjen
time o Ibrahim, ngase kriza e farėrave dhe frutėve ėshtė zgjatur bukur
shumė, ndėrsa unė kam sasi tė madhe tė deponuar nė shtėpinė time. Mu
pėr kėtė, vendosa tė marrė kėtė sasi tė madhe farėrash dhe frutesh e tė
udhėtoj nė njė qytet tjetėr afėr nesh dhe tė bėj shitjen e tij atje.
Ibrahimi i tha:
- Mendim i qėlluar o Sa'd, ndėrsa mua me mbetet ta lus Allahun qė tė hap rrugėdalje.

- Unė nuk kam dėshirė qė ta mbyll dyqanin gjatė udhėtimit tim, - thotė
Sa'di, pėr atė kėrkoj prej teje o Ibrahim qė ta hapėsh dyqanin tim,
duke qenė unė nė udhėtim, e ndoshta nė ndėrkohė ndryshon gjendja dhe
mund tė harxhosh atė qė ka ngelur prej farėrave dhe fryteve .
Ibrahimi
iu pėrgjegj: "Shko o vėllai im, bekimi i Allahut qoftė me ty…,ndėrsa
dyqani yt do tė ngelė i hapur ashtu sikur tė ishe ti prezent kėtu.

Sa'di tha: " Qyteti, nė tė cilin unė do tė udhėtoj, ėshtė vend tregtar.
E ti o Ibrahim, nėse dėshiron tė mė japėsh diēka nga mallrat e
tekstilit dhe rrobėve, bėri gati ato pėr t'i marrė me vete nė mėngjes.

Ibrahimi i tha:Mendim ėshtė i qėllur dhe Allahu tė tė shpėrblejė pėr
kėtė nder. Unė do tė pėrgatis njė sasi tė tekstilit dhe tė rrobeve qė
t' i marrėsh me vehte.
Sė kėtejmi ditėn e
nesėrme, Ibrahimi sė bashku me shokun e tij Sa'din falėn namazin e
sabahut dhe shkuan te dyqanėt e tyre. Sa'di mori rrobėt dhe tekstilin,
tė cilin e kishte pėrgaditur shoku i tij Ibrahimi, bashkė me mallrat e
tij, e pėrshėndeti shokun e tij, Ibrahimin, e porositi atė tė kujdeset
mirė pėr dyqanin dhe familjen e tij. Poashtu Ibrahimi e pėrshėndeti atė
dhe bėri lutje pėr tė.
Kaluan ditė e netė dhe gjendja
ndryshoi. Ibrahimi bėnte shitjen e mallrave tė tij, tė rrobėve e
tekstilit. Ai poashtu ndihmonte shokun e tij Sa'din,duke shitur edhe
mallin e tij prej farėrave dhe frutėve.

Gjatė kėsaj kohe mbretėronte thatėsi e madhe. Si rrjedhojė, toka nuk
bėnte frute dhe farėra tė mjaftueshme qė t'i mbulojė nevojat e
njerėzve, ndėrsa njerėzit nuk kishin rrugė tjetėr pos qė tė shkojnė nė
dyqanin e Sa'dit dhe tė blejnė aty farėra qė u nevojiteshin atyre .Nė
kėtė mėnyrė tregtia e Sa'dit lulėzojė madje edhe nė mos prezencėn e
tij. E kėshtu u shit e gjithė sasia e farėrave qė ishte nė depo. Sa
here qė harxhohej malli Ibrahimi blente mall tjetėr nga vendet dhe
kėshtu qė tregėtia e farėrave gjatė kėsaj periudhe qe e sukseshme sikur
tė ishte pėrfituar me vite tė tėra. Bile ėshtė pėr t'u habitur se nė tė
njėjtėn kohė kur tregėtia e farėrave dita-ditės lulėzonte, tregtia e
tekstilit dhe rrobėve dobėsohej, derisa u bllokua krejtėsisht, ngase
njerėzit i jepnin pėparsi ushqimit para rrobėve dhe mbulesės.

Megjithatė, kjo ēėshtje aspak nuk ndikonte tek Ibrahimi. Ai kujdesej
pėr tregtinė e shokut tė tij Sa'dit sikur tė ishte tregtia e tij dhe
thoshte :"Pa tė meta ėshtė Lartmadhėria e Tij, sa furnizues e Dhurues i
mirė ėshtė Ai, e furnizon [begaton] kė tė do pa masė.
Dhe
shpesh i thoshte vetės: "Mesiguri, kjo ėshtė sprovė nga ana e
All-llahut, por tregtinė e shokut tim Sa'dit e kam emanet dhe patjetėr
duhet tė kujdesem pėr tė, e ndoshta do tė jetė shkak qė tė kaloj kėtė
provim ,sepse All-llahu na ka urdhėruar qė emaneti tė kthehet te
pronarėt e tyre, ku thotė: "All-llahu ju urdhėron qė t'u jepni amanetin tė zotėve tė tyre" [EN NISA 58]

Kjo ishte sa i pėrket ēėshtjes sė Ibrahimit. Nga ana tjetėr, Sa'di pat
udhėtuar nė njė qytet tregtar dhe me vete kishte marrė mallin e tij dhe
mallin e shokut tė tij Ibrahimit. Kaluan shumė ditė dhe tregėtia e
Sa'dit nuk pėrmisohej fare, saqė shumica e sasisė sė farėrave dhe
frutėve qė kishte me vete u prishėn, gjė qė ishte shkak falimentimi.
Ndėrkaq nė anėn tjetėr ėshtė pėr t'u habitur se Sa'di pasi shiti gjithė
tekstilin dhe rrobet e shokut tė tij Ibrahimit qė i kishte marrė me
vete si dhe pas grumbullimit tė pasurisė sė fituar, ai filloi qė me
parat e fituara tė blejė mallra tekstili dhe rrobe tjera dhe t'i shesė
aty ku fitoi shumė mė shumė se sa herėn e parė. Tėrė kėtė Sa'di e bėnte
nga dėshira dhe nga vullneti i tij, ngase ai ia donte tė mirėn vėllaut
tė tij Ibrahimit, ashtu siē e donte pėr vete.
Shpesh Sa'di
vėshtronte tregtinė e tij tė humbur dhe tregtinė e fituar tė vėllaut tė
tij Ibrahimit dhe thoshte: "Pa tė meta ėshtė Lartmadhėria e Tij, sa
furnizues e Dhurues i mirė ėshtė Ai, e furnizon [begaton] kė tė dojė pa
masė. Ndėrkaq sa i pėrket kėsaj qė po ndodh me mua, ndoshta mund tė
jetė sprovė nga ana e All-lahut, sepse tregtinė e shokut tim,
Ibrahimit, e kam emanet nė qafėn time. Patjetėr duhet tė kujdesem pėr
tė, nė mėnyrė qė ta kaloj kėtė sprovė, dhe nuk dua qė tė bėhem
tradhtarė [munafik], ngase Pejgamberi a.s ka thėnė: "Shenjat e
munafikut [hipokritit] janė tri: kur flet gėnjen, kur premton nuk
zbaton dhe kur t'i besohet diēka tradhton.

Sa'di ndiu nė vete se ėshtė vonuar shumė dhe nuk ia arriti tė aplikojė
atė qė kishte shpresuar nga ky udhėtim, kėshtu qė vendosi tė kthehet nė
vendėlindje, pasiqė kishte humbur gjithė pasurinė qė kishte me vete .

Sa'di u kthye nė vendlindje. vajti nė mėngjes te dyqani i tij pėr tė
parė se ēka kishte ndodhur dhe pėr tė pėrshėndur shokun e tij
Ibrahimin. Ibrahimi kur e pa shokun e tij Sa'din, u gėzua shumė. Me
shpjetėsi hyri nė dyqanin e tij dhe mori me vete njė sasi tė madhe
parash.i solli pranė Sa'dit dhe i tha: "Merr pasurinė tėnde o Sa'd !
Sa'di e pyeti se si qėndronte puna, e Ibrahimi i tregoi se ē'kish
ndodhur gjatė periudhės sė mėrgimit tij, dhe se si All-llahu zgjodhi
tregtinė e farėrave dhe fryteve nė anėn e kundėrt tregtia e tekstilit
dhe rrobeve ish bllokuar krejtėsisht. U buzėqesh Sa'di dhe tha:
subhanall-llah… dhe mori ti tregojė shokut tė tij, Ibrahimit, se
ēkishte ndodhur gjat udhėtimit tė tij: Krejtėsisht ishte bllokuar
tregtia e farėrave dhe fryteve, ndėrsa tregtia e shokut tė tij
Ibrahimit kish lulėzuar dhe Sa'di nxori njė sasi tė madhe parash dhe
duke ia dhėnė Ibrahimit i tha: Ja kjo ėshtė pasuria yte e fituar o
vėllau im!
Atėherė Ibrahimi i tha: Kjo qė ndodhi me ne ėshtė
njė sprovė nga ana e All-llahut, qė tė na sheh se si e ruajm emanetin,
e All-llahu na mundėsoi tė mirėn.
A mund tė jetė shpėrblimi I veprės sė mirė me diē tjetėr pos me tė mirė ..?

U ngrit Sa'di, kapi pėr dore shokun e tij Ibrahimin dhe iu drejtuan
All-llahut duke e falemderuar pėr begatit dhe tė mirat qė ua kishte
dhėnė, e gjuha e secilit prej tyre thoshte : A mund tė jetė shpėrblimi
i veprės sė mirė me diē tjetėr pos me tė mirė..?
Pėrktheu:
Ebu uvejsi
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi