Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emrat e bukur tė Zotit - Et- Tevvab

Shko poshtė

Emrat e bukur tė Zotit - Et- Tevvab Empty Emrat e bukur tė Zotit - Et- Tevvab

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 12:47 am

Et-Tevvab (Pranues i pendimit)
Thotė Zoti nė Kuran:


“Ai qė pranon pendimin nga robėrit e Tij” (Shura 25)


“Falės i gjynahut dhe pranues i pendimit” (Gafir 3)


“A nuk e dinė qė Zoti e pranon pendimin e robėrve tė Tij” (Teube 104)


Njeriu mund tė mos e pranojė kėrkimin falje dhe pendimin tėnd. Kurse Zoti ėshtė e pamundur qė tė tė kthejė mbrapsht.


Hė o vėlla dhe o motėr, a pranon tė pendohesh tani, apo je shumė i
lidhur me gjynahet? Pėrse e ke kaq tė vėshtirė tė ndahesh nga gjynahet?



Kėrkesa pėr pendim nė ajetet e Kuranit nuk u adresohet vetėm
gjynahqarėve, atyre qė kanė shkėputur ēdo lidhje me Zotin, atyre qė
hezitojnė… ajo u drejtohet tė gjithė njerėzve, tė mirė dhe tė kėqinj,
me besim tė dobėt dhe me besim tė fortė. Thotė Zoti nė Kuran rreth
kėsaj:”dhe pendohuni tek Zoti juaj o besimtarė, me shpresė qė tė
shpėtoni” (Nur 31)


Po vėlla. Pendimi ėshtė pėr ata qė bėjnė gjynahe tė mėdha. Ėshtė pėr
ata qė kanė kryer imoralitet, fenomen i cili ėshtė pėrhapur nė mėnyrė
tė frikshme kohėt e fundit. Thotė Zoti nė Kuran, duke pėrshkruar robėt
e Tij:”…dhe ata nuk kryejnė imoralitet. Kush e vepron atė do tė gjejė
ndėshkim tė rėndė. Atij do i dyfishohet ndėshkimi Ditėn e Kijametit dhe
do tė jetojė i pėrbuzur. Pėrveē atyre qė pendohen” (Furkan 69-70)


Nėse ti o vėlla dhe o motėr keni kryer imoralitet, kthehuni tek
Pranuesi i pendimit dhe pendohuni pėr atė qė keni vepruar. Ai qė ka
tradhėtuar gruan dhe ajo qė ka tradhėtuar burrin e saj, ditėn e
Kijametit, secilit prej tyre do i ngrihet njė flamur. Nė kėtė flamur,
do jetė shkruar:”Kjo ėshtė tradhėtia e filanit”


Pendimi ėshtė dhe pėr ata qė kanė keqtrajtuar prindėrit e tyre. Njė
pikė loti e nėnės, mund tė jetė mė e rėndė sesa gjithė gjynahet e njė
viti. Njė hidhėrim dhe zemėrim i nėnės dhe babait, mund tė jetė mė e
rėndė se male me gjynahe.


Pendimi ėshtė dhe pėr ata qė japin dhe marrin ryshfete. Si dhėnėsi dhe marrėsi i ryshfeteve, janė nė zjarr.


Pendimi ėshtė pėr ata qė konsumojnė alkolin. Thotė profeti a.s:”Zoti i
ka mallkuar ata qė e pijnė alkolin, ata qė e shesin, ata qė ua servirin
tė tjerėve…”


Pendimi ėshtė dhe pėr ata qė merren me produksionin e programeve
shthurrėse pėr tė rinjtė. Thotė Zoti nė Kuran:”me tė vėrtetė qė ata qė
duan qė imoraliteti tė pėrhapet mes besimtarėve, kanė njė ndėshkim tė
rėndė nė kėtė botė dhe nė tjetrėn.” (Nur 19)


Pendimi ėshtė dhe pėr ata qė nuk falen. Nė xhehnem, ėshtė njė vend qė
quhet Sekar. Zoti e pėrshkruan atė me fjalėt:“E ku e di ti se ēfarė
ėshtė “sekar”. Ai nuk lė gjė pa e djegur” (Muddethir 27)


Ata qė do tė ndėshkohen nė kėtė vend, do u dhimbsen dhe melekėve, tė
cilėt do i pyesin:“Ēfarė ju solli juve nė “Sekar” (ēfarė keni bėrė)?
Ata thonė nuk kemi qenė prej atyre qė faleshin.” (Muddethir 42 – 43)
Pra shkaku i parė qė i bėri tė hynin nė “sekar” ėshtė se ato nuk ishin
falur.


“dhe nuk i ndihmonim tė varfėrit” A nuk ke nevojė pėr pendim, ti o pasanik qė nuk ndihmon nevojtarėt?


Namazi i mėngjesit tė cilin e humbet ēdo ditė, ka nevojė pėr pendim. Ai
qė sillet keq me gruan, e rreh dhe e poshtėron ka nevojė pėr pendim.


Ata policė qė keqtrajtojnė njerėzit, kanė nevojė pėr pendim. Njerėzit
qė do tė kenė ndėshkim mė tė madh nė Ditėn e Kijametit, janė ata qė
kanė torturuar njerėzit e tjerė nė kėtė botė.


Ata qė grabisin pasuritė e njerėzve – fenomen shumė i pėrhapur sot –
kanė nevojė tė pendohen. Ata qė grabisin pasuritė e jetimėve, kanė
nevojė pėr pendim. “Ata qė marrin pasuritė e jetimėve pa tė drejtė,
kanė futur zjarrin nė barkun e tyre dhe do shijojnė xhehnemin.” (Nisa
10)


Nėse thua se nuk vepron gjynahe tė mėdha, pėr pendim kanė nevojė dhe gjynahet e vogla. Vallė sa fjalė


haram dėgjojmė ēdo ditė? Sa herė nė ditė e pėrgojojmė njėri-tjetrin? Sa
shikime haram shohim ēdo ditė? Ata njerėz qė jetojnė larg ēdo lidhjeje
me Zotin, a nuk kanė nevojė tė pendohen pėr kėtė? Njė qė ėshtė i
shkujdesur e ka mė tė vėshtirė tė pendohet, sesa njė gjynahqar. Njė
gjynahqar do tė mėrzitet nga gjynahet dhe nė fund kėrkon faljen dhe
mėshirėn e Zotit. Kurse dikujt qė ėshtė i shkujdesur, shejtani i thotė:
Ti je shumė njeri i mirė. Ti nuk bėn gjynahe dhe ke moral dhe edukatė
tė mirė.” Me kėtė, shejtani e mban larg ēdo lidhjeje me Zotin.


Pėr pendim, kanė nevojė dhe ata njerėz qė edhe pse e shohin gjendjen e
muslimanėve tė dobėt, nuk kontribojnė me ē’tė munden pėr ta rregulluar
kėtė gjendje. ēfarė ke ofruar pėr zgjidhjen e problemeve tė muslimanėve
o vėlla?


A nuk ėshtė e nevojshme tė pendohemi dhe pėr vitet qė kemi kaluar larg
Zotit? A nuk kemi nevojė tė pendohemi pėr tė mirat qė na jep Zoti dhe
nuk e falenderojmė pėr ta?


Sufjan Theurij thotė:“U ula njė ditė duke numėruar gjynahet e mia dhe
pashė qė ishin njėzet e njė mijė gjynahe. Atėherė i thashė vetes: “O
Sufjan, si do tė dalėsh para Zotit me 21 mijė gjynahe? Ai do tė tė
pyesė gjynah pėr gjynahu. O Sufjan, kėto janė ato qė mban ti mend, po
ato qė i ke harruar dhe qė Zoti i ka shėnuar? Pendohu o Sufjan para se
tė dalėsh para Zotit!”


Kur kėtė histori ia tregova njė tė riu, mė tha:”Tė njėjtėn gjė kam bėrė
dhe unė. Vajta nė bregdet dhe pėr dy orė u ula duke numėruar gjynahet
dhe pendohesha pėr secilin prej tyre. Nė fund u ēova dhe e ndjeja veten
mė tė lirė.”


Pendimin Zoti e kėrkon dhe nga politeistėt dhe idhujtarėt. Kėtė e pėrmend nė suren Teube, ku thotė:”


“Ata nuk respektojnė asnjė besimtar as farefisninė as marrėveshjen; si tė tillė ata janė pėrdhunues.


Po, nėse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atėherė i keni vėllezė nė fe.” (Teube Cool


Mė pas flet pėr ata njerėz qė bashkė me veprat e mira, veprojnė
dhe vepra tė kėqia. “dhe prej atyre qė veprat e mira i kanė pėrzier me
tė kėqiat, Zoti mund t’ua pranojė pendimin” (Teube 152)


Nė suren teube, pendimi pėrmendet 17 herė. Edhe vetė profetin Muhamed
a.s, Zoti e pėrmend mes atyre qė ua pranon pendimin. “Zoti ia pranoi
pendimin profetit, muhaxhirve dhe ensarve” (Teube 117)


Tani le tė pėrmendim ajetet dhe hadithet e profetit a.s qė flasin rreth
pendimit. Le tė shohim shpresėn e madhe qė jep Zoti, pėr ata qė
pendohen.


Thotė Zoti nė Kuran:” “Thuaj: O robėt e Mi, qė e keni ngarkuar veten me
shumė gjynahe, mos e humbni shpresėn nga mėshira e Allahut, Ai i fal tė
gjitha gjynahet pasi ėshtė Falės dhe Mėshirues.” (Zumer 53)


Ky ajet ėshtė shumė shpresėdhėnės dhe shėrben si fashoja dhe ilaēi pėr
shėrimin e plagės. Ky ajet na thotė se sado qė tė kesh gjynahe, sado
larg Zotit tė jetosh, sado i mbytur nė gjynahe qofsh, sido qė tė kesh
humbur...nėse i drejtohesh Zotit dhe i thua: Pendohem tek Ty o Zot, Ai
tė pranon dhe tė fal.


Shpresėdhėnės pėr kėtė, janė vetė fjalėt “O robėt e Mi”, megjithėse
mund tu drejtohej me fjalėt “o kriminelė dhe gjynahqarė”.
Shpresėdhėnėse janė dhe fjalėt “qė e keni ngarkuar veten me shumė
gjynahe”. Ai nuk i pėrmend gjynahet qė kanė bėrė, nuk e pėrmend
imoralitetin, vjedhjen, ryshfetet... dhe kėtė e bėn me qėllim qė tė mos
prekė ndjenjat e askujt.


Ajeti tjetėr qė pason atė tė mėsipėrmin, ėshtė:”


“Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe pėruljuni Atij para se t’u vijė dėnimi,
se pastaj nuk do tė ketė kush t’ju ndihmojė. Dhe pėrmbajuni asaj mė tė
mirės qė u ėshtė shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijė dėnimi befas
e ju tė mos dini. (Zumer 54-55)


Mė pas, Zoti pėrmend momente nga Dita e Kijametit:”


“Dhe tė mos thotė ndokush: “O i mjeri unė qė kam lėnė mangu respektimin
ndaj All-llahut dhe qė kam qenė prej atyre qė talleshin!” Ose tė mos
thotė: “Ah, sikur tė mė kishte udhėzuar All-llahu (nė rrugė tė drejtė)
e tė kisha qenė prej atyre qė janė tė ruajtur!” Apo, kur ta shohė
dėnimin tė thotė: “Sikur tė isha kthyer edhe njė herė e tė isha bėrė
prej atyre bamirėsve!” Jo, ty tė patėn ardhur argumentet e Mia, e ti i
pėrgėnjeshtrove ato, u bėre kryeneē dhe ishe prej atyre qė nuk besuan.
E ata qė bėnė gėnjeshtėr ndaj All-llahut, do t’i shohėsh nė ditėn e
kijametit, fytyrat e tyre tė nxira. A nuk ėshtė nė xhehennem vendi i
arrogantėve?” (Zumer 56-60)


Nėse njeriu pendohet, jo qė pendimi i pranohet nga ana e Zotit, por ai
bėhet dhe i dashur i Tij. “me tė vėrtetė qė Zoti i don penduesit”
(Bekare 222) “All-llahu dėshiron t’ju pranojė pendimin, e ata qė
ndjekin dėshirat e epsheve, dėshirojnė qė ju tė shmangeni nė tėrėsi
(nga rruga e drejtė).” (Nisa 27) “Zoti dėshiron t’jua lehtėsojė, pasi
njeriu ėshtė i krijuar i dobėt” (Nisa 28) “dhe kush nuk pendohet,
padyshim qė ata janė tė padrejtė” (Huxhurat 11)


Ai qė nuk pendohet, i ka bėrė padrejtėsi vetes sė tij.


Vetė profeti Muhamed a.s pendohej dhe i kėrkonte Zotit falje. Nė njė
hadith, ai thotė:“O njerėz, i kėrkoni falje Zotit dhe pendohuni, pasi
unė i kėrkoj falje dhe pendohem 100 herė nė ditė.”


Tregojnė shokėt e profetit a.s:”Ne e dėgjonim profetin a.s tė kėrkojė
falje, mbi shtatėdhjetė herė, kur ulej tė bisedonte me ne” Teksa fliste
me shokėt e tij, profeti a.s heshtte pėr disa ēaste, ku thoshte:”Tė
kėrkoj falje o


Zot dhe pendohem tek Ti”


Po ti o vėlla dhe o motėr, sa herė pendohesh nė ditė? Kur ėshtė hera e fundit qė je penduar?


Thotė profeti Muhamed a.s:”Zoti ka krijuar njė derė nga ana e
perėndimit, qė ditėn qė krijoi qiejt dhe tokėn dhe qė vazhdon tė jetė e
hapur. Gjerėsinė e kėsaj dere, njė kalorės nuk e pėrshkon dot pėr
pesėqind vite. Ajo derė ėshtė dera e pendimit.”


“ēdo njeri qė vepron njė gjynah, shkon dhe merr abdes dhe fal dy
rekate, ulet dhe i kėrkon Zotit falje, Zoti do ia falė atė gjynah”


“Askush nuk e pėlqen kėrkimin falje, aq sa e pėlqen Zoti” E veēanta
ėshtė se sa mė shumė t’u kėrkosh falje njerėzve pėr gabimet, ata e
refuzojnė dhe tė kritikojnė. Kurse Zotit i pėlqen diēka e tillė, i
pėlqen kur dikush nga ne i ngre duart dhe i lutet Zotit ta falė pėr
gjynahet qė vepron.


“Allahu pret ditėn qė tė pendohet gjynahqari i natės dhe pren natėn qė
tė pendohet gjynahqari i ditės.” Ēdo natė dhe ēdo ditė tė pret Zoti ty
o vėlla dhe o motėr qė tė pendoheni.


Ēdo kompani dhe institucion, ka rregullat dhe normat e tij. Nėse dikush
vepron diēka nė kundėrshtim me normat dhe rregulloren, fillimisht i
tėrhiqet vėrejtja, paralajmėrohet me largim nga puna dhe nėse vazhdon,
dėbohet nga puna. Kurse Zoti nuk ka dėbim. Nuk ka gjė qė tė mban larg
mėshirės sė Zotit, pasi njė nga cilėsitė dhe emrat e Zotit ėshtė emri
Ettevvab (Pranues i pendimit).


Nė njė hadith tjetėr thotė: “ O biri i Ademit, pėrderisa mė lutesh dhe
shpreson tek Unė, do ti fal gjithēka qė ke bėrė pa problem. O biri
Ademit, nėse gjynahet e tua arrijnė deri nė kulimin e qiellit, dhe ti
mė kėrkon falje Unė do tė ti fal. O biri i Ademit, nėse gjynahet e tua
do tė jenė sa vetė toka, do tė sjell sa vetė toka mėshirė, nėse nuk mė
ke vėnė shok. Unė jam mirėnjohės pėr vepra tė pakta, fal shumė gjynahe,
mėshira Ime ia kalon zemėrimit, urtėsia Ime ia kalon ndėshkimit dhe Unė
u mėshiroj mė shumė se ē’mėshiron nėna foshnjen e saj”


“Zbret Zoti i Madhėruar nė 1/3 e fundit tė natės dhe thotė: A ka ndonjė
qė pendohet dhe Unė t’ia pranoj pendimin? A ka ndonjė qė kėrkon falje
dhe Unė ta fal? A ka ndonjė qė kėrkon diēka, dhe Unė t’ia jap? Dhe kjo
ndodh ēdo natė.”


Nė njė rrėfenjė, Zoti i tha Daudit (a.s):O Daud, sikur ta dinin ata qė
mė kanė kthyer shpinėn, mallin qė kam pėr ta dhe dashurinė, do tė
shkriheshin nga malli qė do tė ndjenin pėr Mua. O Daud, kjo ėshtė
dashuria dhe malli qė kam pėr ata qė mė kanė kthyer shpinėn, po pėr ata
qė mė duan?!


Thotė Zoti nė njė tjetėr hadith kudsij: Unė, xhindėt dhe njerėzit jemi
nė hall tė madh. I krijoj, kurse ata adhurojnė dikė tjetėr, i furnizoj,
kurse ata falenderojnė dikė tjetėr. Tė mirat e Mia zbresin tek robėt e
Mi, kurse tė kėqiat e tyre ngjiten tek Unė. Miqėsohem me ta me mėshirėn
Time, megjithėse nuk kam nevojė pėr ta, kurse ata bėhen tė urryer tek
Unė me gjynahet qė bėjnė, megjithėse janė nė kulmin e nevojės pėr Mua.
Ata qė mė kujtojnė janė njerėzit mė tė afėrt me Mua, prandaj kush
dėshiron tė jetė i afėrt me Mua, le tė me kujtojė. Atyre qė bėjnė
gjynahe, nuk ua kėpus shpresat nga mėshira Ime. Nėse pendohen Unė jam i
dashuri i tyre, nėse refuzojnė, Unė jam doktori i tyre. I sprovoj mė
fatkeqėsi, qė ti pastroj nga tė metat. Kush mė vjen i penduar, e pres
nga larg dhe kush mė kthen shpinėn i thėrras nga afėr, duke i thėnė: Ku
po shkon, a ke zot tjetėr veēMeje?! E mira tek Unė konsiderohet sa
dhjetė tė tilla dhe i shtoj mė shumė. Kurse e keqja tek Unė ėshtė vetėm
njė dhe i fal. Betohem nė krenarinė dhe madhėshtinė Time, nėse do mė
kėrkonin tua fal, do ua falja tė gjitha.”


Nėse nuk e ke kuptuar siēduhet ēėshtjen e pendimit dhe dėshirėn e Zotit qė ne tė pendohemi, le tė pėrmendim njė shembull:


Njė nėnė e zemėruar me djalin e saj, e nxjerr atė jashtė shtėpisė.
Djali e pranon diēka tė tillė me gėzim, pasi i jepte rastin tė luajė me
shokėt deri nė orėt e vona tė natės. Kur errėsira mbuloi gjithēka dhe
tė gjithė shokėt u nisėn pėr nė shtėpitė e tyre, djali i dėbuar nga
shtėpia, i frikėsuar u nis drejt shtėpisė. Kur arriti tek dera e
shtėpisė, i erdhi zor tė trokasė dhe u shtri tė flejė tek pragu i
derės. Nėse nėna do e hapė derėn dhe do shohė djalin e saj tė shtrirė
duke fjetur, padyshim qė do e marrė nė krahė dhe do e shtrėngojė fort,
do e fusė brenda, do e pėrkėdhelė dhe do i thotė:”O biri im. Unė nuk
doja tė vuash, por doja tė tė edukoja. Tani vendin e ke nė shtėpi.”
Thotė profeti a.s:”Zoti ėshtė mė i dashur dhe mė i mėshirshėm me ju, se
ē’ėshtė nėna e dashur pėr djalin e saj.”


Qėllimi ynė me kėtė temė, ėshtė qė ti o vėlla dhe o motėr tė pendohesh,
t’u thuash “mjaft” gjynaheve dhe tė fillosh njė faqe tė re. Bėje nijet
diēka tė tillė nė kėto ēaste o vėlla dhe o motėr dhe thuaj
menjėherė:”Pendohem o Zot dhe nuk do tė veproj siē kam vepruar deri
tani”


Thotė profeti a.s, duke pėrshkruar gėzimin e Zotit, kur njė nga robėt e
tij pendohet:”“Zoti gėzohet me pendimin e besimtarit mė shumė
seēgėzohet njė njeri, i cili ėshtė nė shkretėtirė me devenė e tij e
cila mban ushqimin dhe ujin. Teksa shtrihet tė flerė, deveja i largohet
dhe kur zgjohet nuk e gjen. Pasi e kėrkon dhe nuk e gjen, kthehet i
lodhur dhe i etur tek vendi ku fjeti dhe shtrihet duke pritur qė tė
vdesė. Vendos kokėn nė krahun e tij dhe e zė gjumi. Kur zgjohet shikon
devenė e tij, me ushqimin dhe ujin sipėr. Nga gėzimi thėrriti: O Zot,
ti je robi im dhe unė jam zoti yt. Zoti gėzohet me pendimin e
besimtarit, mė shumė se ē’u gėzua ky me gjetjen e devesė.”
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Emrat e bukur tė Zotit - Et- Tevvab Empty Re: Emrat e bukur tė Zotit - Et- Tevvab

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 12:48 am

A e din o vella dhe o motėr, se Zoti gėzohet mė shumė me pendimin tėnd,
seē gėzohesh ti? Kur dikush pendohet, ai ėshė me zemėr tė thyer dhe i
vjen zor nga ato qė ka vepruar. Nuk ka gjė mė tė dashur tek Zoti, sesa
kjo ndjenjė nė zemrėn e penduesit. Kjo vjen pėr shkak se njeriu nė kėto
ēaste tė tilla, ka arritur kulmin e adhurimit dhe pėrkushtimit ndaj
Zotit tė tij.





Nė ēastet kur ti o vėlla dhe o motėr pendoheni, kaloni nė njerėzit mė tė dashur dhe tė afėrt tė Zotit.





Kur shejtani u nxorr nga xheneti dhe u mallkua pėr shkak se refuzoi t’i
pėrulej Ademit a.s, i tha Zotit:”Betohem nė krenarinė dhe madhėshtinė
Tėnde se do i devijoj tė gjithė, pėrderisa janė gjallė” Kurse Zoti iu
pėrgjigj:”Betohem nė krenarinė dhe madhėshtinė Time se do i fal
pėrderisa mė kėrkojnė falje”





Pyetja qė lind ėshtė: Pėrse Zoti i ka kushtuar kaq rėndėsi pendimit?





Kur Zoti e krijoi njeriun, e krijoi pėr tė vendosur rregullin nė tokė.
E bėri atė pėrgjegjės tė tokės. Nėse nuk do tė ekzistonte pendimi dhe
pranimi i pendimit, ata qė vjedhin, vrasin... edhe nėse bėhen pishmanė,
do tė vazhdojnė nė tė njėjtėn rrugė pėrsėri. Kjo do tė ēonte nė
shkatėrrimin e jetės nė tokė. Sa mirė do tė ishte nėse presidenti,
kryeministri, ministrat, pronarėt dhe menaxherėt e kompanive... tė
mblidhnin vartėsit e tyre dhe t’u mėsonin pendimin. Sa mirė do tė ishte
qė ēdo ditė, javė apo muaj, ta shpallnin pėr tu penduar nga njė ves,
apo fenomen negativ tė pėrhapur. Ideja e pendimit ėshtė qė tė
rregullohet shoqėria ku jetojmė. Pendimi ėshtė vlerė qė tė pėrtėrin
shpresėn dhe optimizmin. Gjynahet dhe punėt e kėqia, ta shtojnė
plogėshtinė dhe pesimizmin.





Trajnuesit mbi artin e administrimit, kėshillojnė qė pėr njė
administrim tė mirė, duhet qė tė njohėsh pikat e fuqisė dhe tė
dobėsisė. Pas kėsaj, tė duhet qė tė shtosh pikat e forcės dhe tė
dobėsosh ato tė dobėsisė. Pendimi kryen tė njėjtin funksion. Gjynahet
janė pikat e tua tė dobėta dhe pendimi i dobėson kėto pika tė dobėta
dhe tė shton pikat e fuqisė. Pendimi shton dhe forcon lidhjet e tua me
Zotin. Teksa pendohesh, ti e bėn pėr shkak se je i bindur se Zoti e
pranon pendimin dhe tė shpėrblen pėr kėtė. E bėn pasi je i bindur se Ai
ėshtė falės, mėshirues...





Njė pyetje tjetėr interesante ėshtė: Nėse Zoti ėshtė dashamirės,
mėshirues dhe falės, pėrse nuk na mbron qė nė fillim nga gjynahet?
Pėrse na lejon tė bėjmė gjynahe, pastaj kėrkon tė pendohemi? Zoti qė na
krijoi, e njeh mirė natyrėn tonė. Nėse ne nuk do tė bėnim gjynahe, do
na pėlqente vetja dhe do tė tregoheshim arrogantė. Diēka e tillė i
ndodhi shejtanit dhe e ēoi nė mohim. Nėse Zoti do tė tė mbronte nga
gjynahet, e keqja do tė tė vinte nga diēka tjetėr, nga pėlqimi i vetes
dhe mendjemadhėsia, e cila u bė shkak pėr mallkimin e shejtanit.





Pasi Ademi a.s u nxorr nga xheneti, filloi tė qajė. Zoti filloi ta ngushėllojė me kėto fjalė, tė cilat i rrėfen Ibnul Kajjim:”





“O Adem. Unė tė sprovova me gjynah pėr shkak se dėshiroja qė ta shohėsh
dashurinė dhe bujarinė Time. O Adem, nėse nuk do tė bėnit gjynahe, Unė
do ju zhdukja juve, do tė sillja njė popull qė bėnin gjynahe, kėrkonin
falje dhe Unė i falja. O Adem, mė parė hyje tek ne si mbretėrit tek
mbretėrit, kurse tani do tė vish tek Unė si robi tek mbreti dhe kjo
ėshtė mė e dashur pėr Mua. O Adem, nėse do tė mbroja ty dhe pasardhėsit
e tu nga gjynahet, kujt do ia tregoj mėshirėn Time? Kujt t’ia tregoj
faljen Time? Kujt t’ia pranoj pendimin, nė njė kohė qė Unė jam Falės
dhe Mėshirues? O Adem, mos u mėrzit qė tė thashė: “dil nga xheneti”,
pasi nuk e kam krijuar xhenetin veēse pėr ty. Zbrit nė shtėpinė pranė,
(tokė) mbill farėn tėnde atje dhe kur tė tė marrė malli pėr Mua dhe
dėshiron tė kthehesh, do tė tė pranoj, do tė tė hap derėn e xhenetit
Tim, do tė tė kthej nė vendin tėnd dhe do tė jetosh pranė Meje. O Adem,
njė gjynah me tė cilin tregon nėnshtrim dhe pėrulje ndaj Meje, ėshtė mė
i dashur tek Unė se njė punė e mirė me tė cilėn mburresh para Meje. O
Adem, rėnkimi i gjynahqarve, ėshtė mė i dashur tek Ne se adhurimet e
atyre qė e bėjnė pėr syfaqėsi”





Shpesh herė emri Ettevvab, shoqėrohet me emrin Er-rahim (mėshirues).
Secili prej nesh, kėrkon qė Zoti ta gjykojė me mėshirėn dhe jo
drejtėsinė e Tij. Nėse do na gjykonte me drejtėsinė e Tij, do na linte
tė veprojmė si tė duam gjatė jetės dhe nė botėn tjetėr, do na kėrkonte
llogari pėr gjithēka dhe pėrfundimi ynė do tė ishte zjarri. Kurse nėse
na gjykon me mėshirėn e Tij, Ai na udhėzon drejt pendimit. Udhėzimi
drejt pendimit mund tė jetė nė forma tė ndryshme, herė me njė shenjė,
herė tė tjera me fatkeqėsi. Ka njerėz qė i kuptojnė shpejt mesazhet e
Zotit qė ia dėrgon pėr tu penduar dhe pendohen. Ka tė tjerė qė nuk
kuptojnė veēse me mesazhe paksa tė rėnda. Kėshtu i ēon njė fatkeqėsi, e
cila e sjell nė vete dhe pendohet. Fatkeqėsia qė i ndodhi, ėshtė kulmi
i mėshirės sė Zotit, pasi ajo ėshtė shkak i fitimit tė xhenetit dhe
shpėtimit nga zjarri i xhehnemit. Pėr kėtė, emri “Pranues i pendimit”
shoqėrohet gjithmonė me emrin “Mėshirues”.





Le tė marrim njė shembull, pėr ta konkretizuar mė mirė. Njė baba, i jep
djalit tė tij njė shumė prej pesė mijė stėrlinash angleze dhe e dėrgon
tė mėsojė nė Angli. Pasi e pėrcjell tė birin, babai nuk interesohet mė
pėr mbarėvajtjen e tij nė mėsime. I biri, pasi morri paratė dhe arriti
nė Angli, filloi tė bredhė, nuk mėsonte, argėtohej... mbeti nė mėsime
dhe u detyrua tė kthehej nė shtėpi. Me tu takuar me babanė, i thotė: E
drejta ėshtė se pas kėsaj ti nuk merriton tė arsimohesh. Dil jashtė!”
Djali ka tė drejtė t’i thotė:”O baba. Po si ka mundėsi qė nuk u
interesove aspak pėr mua?! Si ka mundėsi qė mė braktise?!”





Nėse babai do tė kishte qenė i mėshirshėm dhe i dhembshėm me tė birin,
fillimisht do tė interesohej me telefon, do e kėshillonte dhe herė tė
tjera kritikonte.





Forma tė tilla pėrdor dhe Zoti pėr tė tė bėrė ty o vėlla dhe o motėr tė
pendohesh. Ata qė janė tė ndjeshėm, i kuptojnė menjėherė mesazhet e
Zotit, sado tė vogla qofshin ato.





Ėshtė mė mirė qė tė pendohesh me dėshirėn tėnde, sesa kur tė tė vijnė mesazhet dhe fatkeqėsitė.





Njė doktor, tregon:”Unė kam njė paciente tė moshuar e cila vuan nga
sheqeri. Njė herė pasi e vizitova, meqė ishte vonė, urdhėroi djalin e
saj tė mė shoqėrojė me makinė. Gjatė rrugės me djalin e pacientes,
pashė qė ai jo vetėm qė nuk ishte fetar, por ai filloi dhe tė tallej me
fenė. Thoshte qė unė do tė jem mirė nė zjarr pasi do tė jem mė ngrohtė
etj…Doktorit nuk i erdhėn mirė kėto fjalė dhe me edukatė i tha:”Tė
lutem, unė do tė zbres kėtu” dhe zbriti. Pas njė periudhe tė gjatė
kohe, pasi ky doktor kishte udhėtuar nė disa vende pėr specializim, u
kthye nė vendin e tij pėrsėri. Me ta marrė vesh pacientia e tij e
moshuar, e kėrkoi pėrsėri qė ta vizitojė. Doktori vajti, e vizitoi dhe
kur deshi tė dalė, e moshuara i tha:”Djali im do tė tė shoqėrojė”.
Doktori me edukatė i tha qė nuk ėshtė nevoja, pasi e dinte se ēfarė do
tė dėgjonte prej tij. Por pacientja nguli kėmbė dhe i tha:”Prit se ai
po fal namazin e jacisė nė xhami dhe kthehet menjėherė”. Kur dėgjoi
kėtė doktori mbeti i shtangur. Priti derisa u kthye dhe kur e pa, pa
njė njeri komplet ndryshe. Tani dhe fytyra sikur i ndriēonte. Atėherė
pranoi qė ta shoqėrojė. Gjatė rrugės e pyeti se ēfarė kishte ndodhur,
qė shihte gjithė ato ndryshime. Djaloshi iu pėrgjigj:”Ty tė kujtohet se
si kam qenė. Nė atė kohė punoja nė njė kompani turistike. Nė fillim
kompania, merrej me shoqėrimin e turistėve vendas nė shtete tė ndryshme
tė Europės. Mė pas duke parė qė numri i njerėzve qė duan tė vizitojnė
Meken, rritej, kompania ndryshoi drejtim dhe filloi tė merrej me
dėrgimin e peligrinėve pėr nė Meke. Kėshtu dhe unė tani duhej tė
udhėtoja pėr nė Meke. Teksa fluturonim nė avion, i shihja tė gjithė
njerėzit tė veshur me ihramet e bardhė dhe habitesha me vete se ēfarė
po bėjnė kėta kėshtu dhe i shihja me pėrbuzje.





Vajtėm nė Meke dhe tė gjithė njerėzit u drejtuan drejt Qabesė pėr tė
kryer ritet. Unė as nuk e kisha ndėrmend tė bashkohem me ta dhe isha me
rrobat e zakonshme tė miat. Teksa pashė qė tė gjithė u drejtuan nga
Qabeja i thashė vetes: Pėrse tė mos shkoj dhe unė tė shoh se ēfarė
bėhet atje? Kur arrita atje, pashė qė ishte dita qė laheshin muret e
Qabes. Njerėzit ishin grumbulluar dhe nuk lejoheshin tė hynin veēse njė
numėr i pakėt. Teksa po prisja, papritur shoh dikė qė mė kapi pėr dore
dhe mė tha:”Eja tė hysh me mua brenda Qabesė”. Mė pas dėgjova se ai
ishte njė nga dijetarėt e qytetit. Hyra brenda me tė dhe e pashė veten
brenda Qabesė, ku shumica e njerėzve nuk munden tė hyjnė. Nė ato ēaste,
Zoti e bėri tė dashur pėr zemrėn time besimin dhe fillova tė qaj me tė
madhe. Brenda mureve thėrrisja:”Jam penduar o Zot, jam penduar o Zot!
Kur dola nga Qabeja, isha njeri tjetėr tashmė.





Njė tjetėr nga ata qė i kuptojnė menjėherė mesazhet e Zotit,
tregon:”Pasi kisha vepruar njė nga gjynahet qė zemėron Zotin, po
udhėtoja me makinė. Gjatė rrugės, ula xhamin e makinės, pėr tė thithur
ajėr tė freskėt. Nė atė ēast, njė zog qė fluturonte vjen dhe pėrplaset
nė fytyrėn time. Ndalova, pastrova fytyrėn dhe fillova tė qaj duke
thėnė:”E kuptova mesazhin Tėnd o Zot dhe pendohem pėr ato qė kam
vepruar.”





Njė dijetar musliman Ratib Nabulsi, tregon mbi njė nga ata qė i
kuptojnė me vėshtirėsi mesazhet e Zotit. Ai ėshtė njė nga profesorėt mė
tė mėdhenj nė Liban. Ai ishte ateist dhe e mbronte ateizmin me
fanatizėm. Me mendimet e tij, ai i bėnte studentėt e tij tė dyshonin nė
gjithēka qė besonin. Kjo gjendje vazhdoi pėr vite tė tėra. Nėse Zoti do
e kishte gjykuar me drejtėsinė e Tij, ky njeri do tė hynte nė zjarr.
Por Mėshiruesi e tėrheq robin e Tij me dėshirė ose me forcė. Ky
profesor kishte njė vajzė shumė tė bukur. Njė ditė, papritur vajza
sėmuret dhe temperatura nuk i zbriste nėn dyzet gradė. Tė gjithė
doktorėt dhe spitalet qė e vizituan, shprehnin habinė e tyre rreth
kėtij rasti me tė cilin nuk ishin pėrballur mė parė. Temperatura e
vajzės nuk zbriste nėn 40 gradė dhe nuk i bėnte dobi asnjė ilaē. Po tė
vazhdonte kjo gjendje, vajza mund dhe tė vdiste.





Nė kėtė kohė, ky baba ateist filloi tė tronditej rėndė nga sėmundja e vajzės. Ngaqė nuk ishte i





ndėrgjegjshėm mbi atė qė vepronte, ndonjėherė e merrte vajzėn nė fakultet me vete.





E shoqja e tij, tregon:”Njė ditė hyra nė dhomėn e tij dhe e pashė me
kokė nė sexhde duke thėnė:”Unė e di qė mė dėgjon, prandaj ose merrma
vajzėn pėrgjithmonė, ose ma shėro dhe ose mė vdis mua!” dhe qante me
dėnesė.” Qė nga ajo ditė filloi tė falej dhe tė lutej. Me studentėt
filloi tė korrigjojė gjithė mendimet ateiste tė mėparshme dhe pohonte
qė Zoti ekziston. Gjėja e bukur ėshtė se vajza e tij nė fund u shėrua.





Ėshtė mirė qė Zotit t’i shkosh me dėshirėn tėnde dhe pa tė detyruar.





Thotė Zoti nė Kuran:”Mė pas, Ai i fali, me qėllim qė tė pendohen”
(Teube 118) Kėtu shohim qė Zoti i fali, me qėllim qė tė pendohen. Nė
ajetin e parė, Zoti tė ndihmoi tė pendohesh. Kurse nė ajetin e dytė ta
pranon pendimin.
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Emrat e bukur tė Zotit - Et- Tevvab Empty Re: Emrat e bukur tė Zotit - Et- Tevvab

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Dec 18, 2007 12:48 am

Ademi a.s kur hėngri nga pema e ndaluar, filloi tė vrapojė nė xhenet,
ngaqė nuk dinte ēfarė tė bėjė. Ai dėshironte qė Zoti ta falė, por nuk
dinte ēfarė duhej tė bėnte pėr kėtė. Ishte vetė Zoti Ai qė ia mėsoi
pendimin dhe ia pranoi atė. “dhe Ademi pranoi nga Zoti disa fjalė dhe
Ai ia pranoi pendimin. Me tė vėrtetė qė Ai ėshtė Pranues i pendimit,
Mėshirues” (Bekare 37)





Fjalėt qė Zoti ia mėsoi Ademit a.s ishin:”O Zot, ne i bėmė padrejtėsi
vetes tonė dhe nėse nuk na fal dhe mėshiron, do tė jemi tė humbur”
(Araf 23)





Me ti thėnė Ademi a.s fjalėt e mėsipėrme, Zoti ia pranoi pendimin dhe e fali.





Pendimi ka tre kushte qė tė pranohet tek Zoti. Kėto tre kushte janė tė tilla qė nė njė ēast tė vetėm mund t’i plotėsosh:





Tė pendohesh dhe tė bėhesh pishman pėr ato qė ke bėrė. Pendimi
shoqėrohet me thyerje tė zemrės, lotim tė syrit, kėrkim falje prej
Zotit…





1- Tė largohesh nga ato gjynahe qė bėje mė parė.





2- Tė jesh i vendosur qė nuk do i veprosh mė. Nuk ke pėrse t’i kthehesh mė atij gjynahu o vėlla dhe o





motėr. Nuk ke pėrse humbet jetėn tjetėr pėr kėtė botė. Kjo botė nė
krahasim me jetėn tjetėr, ėshtė njėlloj si njė flluskė sapuni nė
krahasim me njė gur diamanti nga mė tė shtrenjtit. Kjo botė vlen sa
disa qindarka, kurse jeta tjetėr ėshtė njė ēek, mbi tė cilin ėshtė
shkruar shuma:”Ata do tė kenė ēfarė tė dėshirojnė, kurse Ne do u japim
dhe shtesė” (Kaf 35)





Si ka mundėsi qė Zoti tė pret tė pendohesh, kurse ti vazhdon tė refuzosh?!





Nė kohėn e Musait (a.s), ndodh njė thatėsirė e madhe qė nuk ishte parė
mė parė. Tė mbjellat u thanė, bagėtia filloi tė ngordhė, dhe njerėzit
filloi ti kėrcėnojė uria dhe etja.





Populli i Musait u mblodh njė ditė dhe vajtėn tek Musai dhe i thanė: “O
Musa, lute Zotin qė tė lėshojė shi nga qielli, pasi mund tė vdesim.”
Atėherė Musai i mblodhi popullin, - rreth 70 mijė ēifutė - dhe filloi
tė lutej, kurse populli thonin Amin, pas ēdo lutje. Megjithatė shiu nuk
po binte.





Atėherė Musai u drejtua nga qielli dhe tha: “O Zot, pėrse nuk po na lėshon shi, megjithėse u lutėm?”





Zoti i thotė: “O Musa, nuk do tė bie shi, pasi nė mesin tuaj ėshtė njė
burrė i cili ka dyzet vite qė bėn gjynahe pa iu skuqur fytyra njė herė
prej Meje. Nuk do tė bjerė shi deri sa ai tė dalė nga mesi juaj. Vetėm
kur tė dalė do tė bjerė shiu.” Atėherė Musai i mblodhi tė gjithė
njerėzit dhe u tha:” Nuk do tė bjerė shi deri sa tė largohet prej nesh
ai qė ka dyzet vite qė bėn gjynahe.”





Personi qė kish 40 vjet qė bėnte gjynahe, shikon njėherė majtas dhe
djathtas se mos del dikush tjetėr, por kur pa qė nuk lėvizi kush, e
kuptoi qė pėr tė flitej. Nė ato ēaste tė vėshtira pėr tė, fillon tė
thotė me vete: “O Zot, ka dyzet vite qė nuk tė bindem dhe kam vazhduar
me gjynahe dhe Ti mė ke mbuluar dhe nuk e kanė marrė vesh njerėzit. O
Zot, po tė dal tani do tė dal i poshtėruar dhe nėse nuk dal do tė
vdesim nga etja. O Zot, unė nė kėto momente pendohem pėr ato qė kam
vepruar, prandaj mė fal dhe mi mbulo tė metat.” Nė atė ēast filloi tė
bjerė shiu.





Musai i habitur e pyeti Zotin: “O Zot, si ka mundėsi qė ra shiu, megjithėse nuk doli kush?”





“O Musa – ia ktheu Zoti, - robi im qė veproi gjynahe pėr dyzet vite, u
pendua me sinqeritet nė ato ēaste dhe Unė ia pranova pendimin, prandaj
filloi tė bjerė shiu.”





Musai (a.s) iu lut: “O Zot, tė lutem ma trego, kush ėshtė ai njeri!”





Por Zoti ia ktheu: “O Musa, ka dyzet vite qė bėn gjynahe dhe Unė ia kam
mbuluar, kurse tani qė u pendua dhe i la gjynahet, unė ta zbuloj dhe ta
poshtėroj para njerėzve?!”





Tre kushteve tė mėsipėrme pėr pranimin e pendimit, u shtohet dhe njė i
katėrt, nėse gjynahu qė ke vepruar, ka tė bėjė me tė drejtat e
njerėzve. Nėse ėshtė kėshtu, duhet qė t’ua kthesh njerėzve tė drejtėn e
mohuar.





Vallė cila ėshtė dita mė e bukur nė jetėn tėnde? Mos ėshtė dita kur u martove, apo dita kur u bėrė baba?





Dita mė e bukur nė jetėn tėnde, nuk mund tė jetė veēse dita nė tė cilėn Zoti ta pranon pendimin dhe tė fal.





Nė betejėn e Tebukut, Kab ibn Malik mungoi pa arsye. Pėr kėtė profeti
a.s e ndėshkoi duke urdhėruar tė gjithė muslimanėt qė tė mos i flasin.
Kur Zoti ia pranoi pendimin, gjė tė cilėn e shpalli dhe nė Kuran, tė
gjithė njerėzit dilnin rrugės dhe e thėrrisnin:”O Kab, ta pranoi Zoti
pendimin...” Tė gjithė njerėzit e takonin rrugės dhe e uronin.





Kur hyra nė xhami, Talha ibnu Ubejdulla u ēua dhe mė pėrqafoi. Ishte i
vetmi nga muhaxhirėt qė mė pėrqafoi dhe nuk ia harroj kėtė. Kur mė pa
profeti (a.s), duke ma bėrė me shenjė mė tha:”Afrohu” dhe fytyra i
ndriste si hėna. Kur u afrova pranė tij mė tha:”Ulu!” dhe unė u ula.
Profeti (a.s) mė pas mė tha:”Gėzohu o Kab me ditėn mė te bukur qė kur
tė ka lindur nėna. Zoti ta pranoi pendimin.”





Pendohu o vėlla nga tė gjitha gjynahet qė ke bėrė. Sa herė qė tė pendohesh, Zoti tė fal dhe ta pranon pendimin.





Nė njė hadith profeti (a.s) thotė: “ Njė njeri bėri njė gjynah dhe tha:
O Zot, unė bėra njė gjynah, prandaj ma fal mua atė. Zoti i thotė: E
kuptoi robi Im qė ka njė Zot i cili i fal gjynahet dhe ndėshkon pėr ta,
ia kam falur robit Tim. Mė pas bėri njė gjynah tjetėr dhe tha: O Zot,
unė bėra njė gjynah, prandaj mė fal. Zoti i thotė pėrsėri: E kuptoi
robi Im qė ka njė Zot i cili i fal gjynahet dhe ndėshkon pėr ta, ia kam
falur robit Tim. Mė pas bėri njė gjynah tjetėr dhe tha: O Zot, unė bėra
njė gjynah, prandaj mė fal. Zoti pėrseri tha: E kuptoi robi Im qė ka
njė Zot i cili i fal gjynahet dhe ndėshkon pėr ta, ia kam falur robit
Tim, le tė veprojė ē’tė dojė robi Im pėrderisa mė kėrkon falje”





Ndodh shpesh qė kur njė njeri vepron gjynah pas gjynahu, i vjen zor tė
pendohet. Pėr kėtė, Zoti tė kėshillon qė tė veprosh punė tė mira. Nėse
tė vjen zor tė pendohesh ngaqė sa herė pendohesh u kthehesh pėrsėri
gjynaheve, atėherė vepro njė punė tė mirė, pas ēdo gjynahu. “me tė
vėrtetė qė punėt e mira, i fshijnė ato tė kėqiat” (Hud 114)





Kėto qė permendėm dhe qė i lexove, janė provė pėr ty ose kundėr teje Ditėn e Kijametit o vėlla dhe o motėr.





( TV- Ikra )
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Emrat e bukur tė Zotit - Et- Tevvab Empty Re: Emrat e bukur tė Zotit - Et- Tevvab

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi