enomeni Sulejman Bugari

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim enomeni Sulejman Bugari

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Sat Dec 15, 2007 6:51 pm

Ditėt e promovimit tė librit tė ri tė hafėz Sulejman Bugarit "Ne jemi dhuratė pėr njėri tjetrin".






Eldin Haxhoviq, BH Muslim Monitor


Hafėz Sulejman Bugari ėshtė lindur me 5 tetor 1966 nė Rahovec, nė
afėrsi tė Prizrenit. Medresenė e ka kryer nė Sarajevė, ku e regjistroi
fakultetin teologjik, sot Fakulteti i Studimeve Islame. Nga viti i
tretė shkon ne Medine, nė Universitetin e Shkencave Islame, ku ka
diplomuar nė drejtimin Kur'an dhe tefsir. Menjėherė vitin pasues, ėshtė
angazhuar si imam nė Xhaminė e Bashqarshisė nė Sarajevė, ndėrsa qė nga
viti 2003 punon dhe vepron nė xhematin e Xhamisė sė Bardhė nė Vratnik,
si dhe si koordinator i tė gjitha qendrave pėr luftėn kundėr vartėsisė
nga drogat nė emrin e Riasetit tė Bashkėsisė Islame tė BeH-sė.

Sulejman Bugari ka arritur famė duke mbajtur ligjėrata islame, tė cilat
shpesh i vizitojnė edhe jomuslimanėt e kėtij vendi. Lajmi se ndokund do
tė jetė mysafir, pa marrė parasysh a ėshtė fjala pėr qendrėn e
studentėve, pėr mesxhidin e ndonjė xhamie apo nė ndonjė shoqatė pėr
luftėn kundėr narkomanisė, gjithmonė tėrheq njė numėr tė madh tė
vizitorėve. Javėn e kaluar nė sallėn e mbushur plot tė Pallatit tė
Rinisė nė Sarajevė u promovua libri i tij i dytė.

Nėse vlerėsohet sipas numrit tė vizitorėve tė njė promovimi tė
letėrsisė, atėherė paraqitja e librit tė dytė tė Sulejman Bugarit "Ne
jemi dhuratė pėr njėri tjetrin" definitivisht ėshtė ngjarje e vitit.
Numri i vizitorėve tė promovimit, natyrisht nuk ėhtė kriterium relevant
i letėrsisė, por mbushja deri nė ulėsen e fundit tė sallės koncertore
tė Pallatit tė Rinisė nė Sarajevė, mė sė miri tregon popullaritetin e
autorit, tė cilin elitat e fjalės sė shkruar nga Bosnja vetėm mund tė
imagjinojnė. Nėse kėsaj i shtojmė edhe tė dhėnėn se libri i parė i
Bugarit "T'i kthehemi Zotit" ka mbijetuar ribotimin e tij tė
njėmbėdhjetė, atėherė nė mėnyrė komode mund t'i japim tė drejtė Ervin
Jahiqit, redaktorit tė revistės zagrebase Poezia", i cili ka deklaruar
se Sulejman Bugari ėshtė autori me tirazh mė tė madh nga Bosnja e
Hercegovina.

Vjen rradha e hyrjes dhe mysafirėt – nė mesin e tė cilėve ka tė rinjė
dhe tė moshuar, dhe njerėz tė tė gjitha shtresave japin selam njėri
tjetrit dhe hyjnė nė Pallatin e Rinisė. Nė pult nė holl tė sallės ėshtė
nė shitje libri i hafėzit tė nderuar "Ne i jemi njėri tjetrit dhurata
mė e mirė". E marr dhe e shfletoj librin ku shkruan: "Nė kėrkim tė
materializmit kemi humbur shpirtin. Nė garė pėr kėtė botė kemi humbur
botėn tjetėr. E zgjedhim tė kalueshmen nė vend tė tė pėrjetshmes…" Nė
kat shiten DVD tė fjalimeve tė hafėzit, tė derseve dhe tė ligjėratave
tė tij. Njėri ndėr titujt ėshtė: "Prano, do tė pranohesh."
Nė galeri mysafirėt i presin anėtarėt e organizatės joqeveritare – mė
saktė tė klubit – "Jo-vartėsia", tė cilin e kanė themeluar ish vartėsit
nga drogat e rėnda.
"Hafėz Sulejman Bugari na ka ndihmuar mjaft. Na ka treguar se si ti
kthehemi besimit dhe se si tė shpėtojmė nga belaja. Pėrmes bisedės
shoqėrore na ka treguar se besimi ėshtė rrugė e drjetė. Unė kam provuar
tė gjitha mėnyrat tjera, por vetėm pas kthimit tek besimi kam arritur
tė largohem nga heroina. E kam lexuar librin, hafėzi i ka kushtuar
hapėsirė tė mjaftueshme problemit tė narkomanisė. Mendoj se Zoti atė e
ka shpėrblyer me mundėsinė qė tė na ndihmojė. Kur e viziton qendrėn
tonė, kam ndjenėn se ajri pulson edhe deri nė pesė ditė" na tregon
Tarik Karaqiq, projekt-menagjer i klubit.

Duke biseduar me vizitorėt, vijmė nė pėrfundim se njė pjesė e madhe e
tyre kanė ardhur nė Pallat duke menduar se do tė dėgjonin ligjėrata e
Bugarit. Por pėr fatin e tyre tė keq, Bugari mė sė paku foli. Pėr tė
folėn tė tjerėt.
Pas fjalimit tė promotorėve, fjalėn e morri hafėzi dhe ēdo gjė u bė e
qetė. Pėr dallim nga promotorėt e tij hafėzi nuk foli rreth librit. Ka
vendosur pėr njė ligjėratė tė shkurtėr qė do tė mund tė emėrtohej
"Ēfarė njerėz jemi ne?" Na pėrkujtoi me njė hadith (thėnie e Profetit
Muhammed a.s.) nė tė cilėn njėri ndėr besimtarėt i ėshtė ankuar
Profetit se e bėnte nervoz fqinji i tij, se me sy nuk donte ta shihte.
Nė atė Pejgamberi a.s. i ka thėnė nė vend qė ta fajėson fqinjin, ti
mbledhi tė gjitha plaēkat e shtėpisė sė tij dhe tė presė reagimin.
Ėshtė parė se tė gjithė fqinjėt tjerė janė gėzuar, duke menduar se
fatkeqi mė nė fund po bartej tjetėrkund. "A sheh" i ka thėnė Pejgamberi
a.s. "nuk e ke pyetur veten mos ėshtė problemi tek ti, dhe jo te
fqinji."

Libri "Ne i jemi njėri tjetrit dhurata mė e mirė", ėshtė pėrmbledhje e
intervistave tė cilat Sulejman Bugari ka dhėnė nė radio, television,
apo mediave tė shkruara. Kryesisht pėrmbajnė tregime si ato tė
mėsipėrmet, dhe efekti i tyre i godet edhe ata qė nuk janė besimtarė,
sepse Sulejman Bugari ėshtė njė figurė sugjestionuese. Shumė i ngjashėm
me ata narratorė tė rrugėve, tė komentatorėve tė Biblės dhe tė librave
tjerė tė shenjtė, tė cilėt mund ti gjesh nė sheshet e metropoleve
botėrore.
Ekspresionizmi i tij facial ėshtė njėsoj i bindshėm si edhe fjalėt e
Ervin Jahiqit kur e karakterizoi atė: "Islam i gjallė dhe pulsues."

Metaforat e hafėzit janė tė thjeshta, pėr ndryshim nga tregimet
standarde tė klerikėve, shembujt janė shumė plastik: ai ka zakon t'i
kėshillojė besimtarėt qė veten ta thirrin nga "Fiksja nė mobil", sipas
tij "rruga me makadam qon pėr nė xhennet (parajsė), ndėrsa autostrada
qon nė xhehenem (ferr). Nga besimtarėt kėrkon qė "t'i bėjnė kurthe
shejtanit (djallit), "t'i mobilizojnė melekėt (engjėjt)" dhe metafora
tė ngjashme.
Pėrparėsia mė e madhe e tij, sipas gjykimit modest tė autorit tė kėtij
teksti, ėshtė nė atė qė nė ligjėratat e Sulejman Bugarit kurrė s'mund
tė dėgjosh kėrcėnime direkte me zjarr tė xhehenemit, pėr hidhėrim tė
Zotit dhe me dėnime tė llojllojta qė karakterizojnė hutbet (ligjėratat)
e autoriteteve tjera fetare.

Pėrktheu mesazhi.com

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi