Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pendimi i njė mėkatari nė duart e djalit tė tij memec

Shko poshtė

Pendimi i njė mėkatari nė duart e djalit tė tij memec Empty Pendimi i njė mėkatari nė duart e djalit tė tij memec

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Mon Jun 04, 2007 12:09 pm

Pendimi i njė mėkatari nė duart e djalit tė tij memec Pendimi
Kjo ngjarje ėshtė prej ngjarjeve me tė ēuditshme, po tė mos e kishte
shkruar vetė personi i ngjarjes s'do besoja se kjo mund tė ndodhte.
Personi i ngjarjes i cili ėshtė nga Medineja rrėfen:

Jam njė njėri nė moshėn tridhjetė e shtatė vjeēar, i martuar dhe kam
fėmijė. Kam bėrė tė gjitha gjynahet e mėdha tė cilat i ka ndaluar
Allahu. Namazin nuk e kryeja me xhemat, vetėm nė ndonjė rast dhe kėtė
vetėm sa pėr t'u paraqitur para tė tjerėve. Shkaku ishte se unė
shoqėroja njerėzit e kėqinjė dhe tė degjeneruar, shejtanin e kisha tė
pandashėm shumicėn e kohės.


Kam njė djalė shtatė vjeēar, i cili quhej
Mervan, ishte shurdhė-memec. Mirėpo, ai kishte thithur imanin nga gjiri
i nėnės sė tij besimtare.
Njė natė, unė dhe djali im Mervani
ishim nė shtėpi. Unė planifikoja se ēfarė do bėnim unė dhe shokėt e mi
dhe ku do tė shkonim?!
Ishte koha pas namazit tė akshamit
kur biri im Mervani me flet mua (sinjale tė kuptuara mes meje dhe atij)
dhe me bėn shenjė: pse baba nuk falesh?! Pastaj ngriti dorėn kah qielli
dhe me kėrcenohet se Allahu me sheh mua. Ai me kishte parė mua
nganjėherė kur unė bėja ndonjė gjunah, andaj u ēudita prej "fjalėve" tė
tij.
Djali im filloi tė qajė para meje. E afrova afėr meje
por ai iku nga unė. Pas pak shkoi tek kroi dhe mori abdes, nuk dinte
mirė tė merrte abdes, mirėpo, ai kishte mėsuar prej nėnės sė tij, e
cila aq shumė mė kėshillonte por kot, ajo dinte Kur`anin pėrmendėsh.

Pastaj djali erdhi tek unė dhe me dha shenjė qė tė prisja pak... kur
ja, ai po falte namaz para syve tė mi. Pasi pėrfundoi namazin u ngrit,
solli njė Kur`an, e vendoi para meje dhe e hapi menjėherė pa e
shfletuar dhe e vendosi gishtin e tij tek ajeti i sures Merjem: "O babai im, unė kam frikė se do tė godet ndonjė dėnim prej tė Gjithmėshirshmit e do tė jesh shok i djallit!"
(Merjem:45), e pastaj filloi tė qajė, edhe unė qajta gjatė e ai i
fshinte lotet nga sytė e mi dhe ma puthi kokėn dhe duartė dhe pėrmes
shenjave qė kuptojmė njėri-tjetrin mė "tha": Falu o Babai im, para se
tė vendosesh nėn dhe e tė jesh peng i dėnimit.
Pėr Zotin,
gjendesha nė njė trishtim dhe frikė qė s`e di askush pėrveē Allahut. U
ngrita menjėherė dhe ndeza tė gjitha dritat e shtėpisė. Djali im
Mervani mė ndiqte nga dhoma nė dhomė, mė shikonte me habi dhe me "tha":
lėri dritat e hajde tė shkojmė nė xhaminė e madhe (ka pėr qėllim xhamin
e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] ). Unė i thashė: shkojmė nė
xhaminė qė ėshtė afėr shtėpisė sonė, mirėpo ai ishte kėmbėngulės vetėm
nė xhamin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem].
E
ēova atje, unė ndihesha i frikėsuar ndėrsa shikimet e tij nuk mu ndanin
pėr asnjė ēast. U futėm nė Rrevda (pjesė e xhamisė) e cila ishte e
mbushur me njerėz. U bė ikameti i namazit tė jacisė e imami filloi tė
lexoj nga Fjalėt e Allahut tė Lartėmadhėruar: "O ju tė cilėt
besuat, mos shkoni gjurmėve tė djallit, pse kush ndjek gjurmėt e
djallit ai urdhėron pėr tė shėmtuara e tė irituara, e sikur tė mos
ishte mirėsia e All-llahut ndaj jush dhe mėshira e Tij, askush prej
jush nuk do tė pastrohej kurrė (prej mėkatesh), por All-llahu e pastron
atė qė do Ai. All-llahu dėgjon e di"
(en-Nur:21).

Nuk mundja ta pėrballoja vetėn nga tė qajturit, edhe Mervani qante afėr
meje duke me parė mua. Gjatė namazit, Mervani nxorri nga xhepi im njė
mindil dhe mi fshiu lotėt. Pas pėrfundimit tė namazit unė vazhdova tė
qajė e ai mi fshinte lotėt. Qėndrova nė xhami plotė njė orė derisa
djali im Mervani mė "tha": mjaftė o Babai im, mos u frikėso, u bė merak
pėr mua nga tė qajturit e shumtė.
U kthyem nė shtėpi. Kjo ishte nata mė e madhe tek unė ngase nė kėtė natė linda pėrsėri.

Erdhi gruaja dhe fėmijėt e mi, filluan tė qajnė duke mos ditur asgjė
ēfarė ka ndodhur. Mervani u "tha": babai im ėshtė falur nė xhamin e
Pejgmaberit [salallahu alejhi ve sel-lem]. Gruaja ime u gėzua shumė me
kėtė lajm, ngase ai ėshtė fryt i edukimit tė saj tė mirė. I tregova
asaj pėr atė qė ngjau mes meje dhe Mervanit, dhe i thashė asaj: tė
betohem nė Allahun, a ti e mėsove atė qė ta hap Kur`anin tek ai ajet?
Ajo u betua tre herė nė Allahun se nuk ka vepruar diē tė tillė.
Atėherė, ajo mė tha: falėnderoje Allahun pėr kėtė udhėzim. Kjo ishte
nata mė e mirė pėr mua.
Mua tani – duke iu falenderuar
Allahut- nuk mė humb namazi me xhemat nė xhami. Kam braktisur tė gjithė
shokėt e kėqinjė, kam provuar shijėn e imanit, sikur tė mė kishe parė
do ta kuptoje kėtė nga fytyra ime.
Tani jetoj nė lumturi,
dashuri dhe mirėkuptim me gruan dhe fėmijėt e mi e sidomos me djalin
tim Mervanin shurdhė-memecin, tė cilin e dua shumė, e si jo kurse
udhėzimi im ishte nė duartė e tij.
Vėllau juaj: Ebu Mervan – Medine
Pėrktheu:
Abedin Haxhiaj
13 janar 2007
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi