Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUR’ANI DHE HADITHI MBI RREGULLAT E AGJĖRIMIT ISLAM

Shko poshtė

KUR’ANI DHE HADITHI MBI RREGULLAT E AGJĖRIMIT ISLAM Empty KUR’ANI DHE HADITHI MBI RREGULLAT E AGJĖRIMIT ISLAM

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Tue Oct 09, 2007 12:57 pm

KUR’ANI DHE HADITHI MBI RREGULLAT E AGJĖRIMIT ISLAM










Agjėrimi islam (sijam) nė Kur’an pėrmendet nė katėrmbėdhjetė
vende: shtatė herė nė kaptinėn El-Bekare, nga dy herė nė kaptinat
El-Maide dhe El-Adhab dhe nga njė herė nė kaptinat En-Nisa, Merjem dhe
El-Muxhadele.


Duke i analizuar ajetet kuranore tė lartėcekura vėrehet se Kur’ani
pėr agjėrimin flet nė mėnyrė tė pėrgjithshme, dhe se nuk lėshohet nė
ēėshtjet e veēanta, e qė pėr njė rregull qė ka tė bėjė me agjėrimin nuk
flet nė njė vend, e as nė njė kaptinė, por nė disa sosh, e tė cilat
janė shpall nė intervale tė ndryshme kohore.


Kur’ani e cek se agjėrimi ėshtė farėz (obligim i detyrueshėm), e
qė koha e tij ėshtė muaji i ramazanit dhe se ata tė cilėt nuk janė nė
gjendje tė agjėrojnė, pėr shkak tė sėmundjes, pleqėrisė etj. mund tė
agjėrojnė gjatė ditėve tė tjera.


Kur’ani gjithashtu e cek se agjėrimi i ėshtė urdhėruar muslimanėve
sikurse qė ishte urdhėruar tė tjerėve para tyre. Agjėrimi ėshtė
shpallur vetėm pėr hir tė njeriut. Njeriut i ėshtė dhėnė rasti qė nė
ramazan, muaj i agjėrimit islam, tė rehabilitohet pėr mėkatet e kryera.



Rregullat e tjera qė kanė tė bėjnė me agjėrimin islam, si p.sh.:
ēka e prish agjėrimin, ēka ėshtė i lejuar agjėruesit, ēfarė i
preferohet dhe ēka i ndalohet, janė tė sqaruara me hadith, burimin e
dytė tė islamit.


Llojet e agjėrimit islam mund tė jenė: agjėrimi i obligueshėm
(sijamu-l-fardhi); agjėrimi i kompensueshėm (sijamu-l-kadhai); agjėrimi
i betueshėm (sijamu-n-nedhri); agjėrimi i zhdėmtuar si dhe agjėrimi i
vullnetshėm.











AGJĖRIMI I OBLIGUESHĖM






Agjėrimi i obligueshėm (sijamu-l-fardhi) ėshtė agjėrim i
ramazanit. Obligueshėmėria ėshtė vėrtetuar me Kur’an, synet dhe ixhma.



Kur’ani dhe syneti pėr kėtė lloj tė agjėrimit flasin:


-qė ky (agjėrimi) ėshtė obligim i detyrueshėm i ēdo myslimani e
myslimaneje tė rritur, mendor dhe fizikisht i aftė e tė cilėt gjatė
muajit tė ramazanit ndodhen nė shtėpia tė tyre;



-qė ky fillon para agimit e zgjat gjer tė perėndoj dielli me vendim (nijet) se do tė agjėrohet nė emėr tė Allahut;


-vendimi (nijeti) nuk duhet tė shqiptohet me gojė, ky ėshtė
ēėshtja e zemrės, disa konsiderojnė se mjafton vetėm tė ngriturit nė
syfyr (suhur) me qėllim qė tė agjėrohet e me kėtė edhe nijeti tė jetė i
zbatuar;


-agjėrimi nuk nėnkupton vetėm tė pėrmbajturit nga ushqimi dhe
kėnaqėsitė e tjera trupore, por ai nėnkupton edhe pėrmbajtje nga
sharjet, ofendimi, gėnjeshtra, mallkimi, pėrgojimi etj;


-ai i cili nuk e agjėron muajin e ramazanit nga shkaqet e
arsyeshme ėshtė i obliguar pastaj tė agjėroj ditėt e caktuara;



























-ai i cili me qėllim ushqehet, pa doni shkak tė arsyeshėm ėshtė i obliguar tė agjėroj ditėt e caktuara me shpengim (kefaret);


-ai i cili vėshtir mund t’i pėrmbahet agjėrimit (tė moshuarit e
molisur, tė sėmurit) shpengimi pėr ta ėshtė qė ta japin ushqimin
(vlerėn) e suhurit dhe tė darkės skamnorit;


-i rekomandohet agjėruesit qė tė bėj iftar (darkė) atėherė kur
dielli perėndon, ndonėse I Dėrguari ka thėnė: “Njerėzit janė nė mirėsi
deri nė atė sa shpejtojnė me iftarin,” e qė sehuri mos tė lihet pa u
ngrėnė e qė sipas mundėsisė me sehur tė pritet koha e fundit, ndonėse I
Dėrguari ka thėnė: “hani sehurin, se nė sehur ėshtė bekimi;”


-nuk preferohet qė agjėrimi tė lidhet (dita dhe nata), as qė tė
teprohet nė ushqim gjatė ramazanit, ndonėse muaji i ramazanit nuk ėshtė
muaj i “gjellėrave dhe i ėmbėlsirave,” por muaj i shpengimit pėr
mėkatet e bėra:


-agjėrimi nė esencėn e tij ėshtė ibadet dhe ai ėshtė caktuar
neve-muslimanėve, ashtu sikurse u ishte i caktuar atyre para neshe.











AGJĖRIMI I KOMPENSUESHĖM (KADHA)






Agjėrimi i kompensushėm (sijamu-l-kadhai) ėshtė agjėrim i
udhėtarit dhe i tė sėmurit, tė cilėt pėr shkaqe tė arsyeshme nuk kanė
agjėruar nė ramazan, muaj i agjėrimit islam.


Kush prej jush ėshtė i sėmurė ose ėshtė nė udhėtim (e nuk e
agjėron) atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė qa ditė.” (El-Bekare,
184).


Gruaja e cila ka fituar menstruacionin e rregullt (hajzi) ose nėse
ėshtė nė gjendje tė lehonisė (nifas); nėse me agjėrim ajo e sjellė dėm
shėndetit dhe zhvillimit tė foshnjės, shtatzėna dhe mėndesha e gėzojnė
tė drejtėn e mosagjėrimit gjatė muajit tė ramazanit me kusht qė ditėt e
mosagjėruara ta kompensoj mė vonė.


Me kėtė kompensim nuk duhet vonuar. Ai mund tė bėhet nė ēdo
periudhė tė vitit, por gjithsesi para ramazanit pasues. Kompensimi i
ditėve joagjėruara nuk ėshtė e thanė qė tė kryhet nė vazhdimėsi (ditė
pėrditė). I Dėrguari ka thėnė: “Ai i cili dėshiron qė ditėt joagjėruara
mund ta agjėroj nė vazhdimėsi (ditė pėrditė), e kush do atė mund ta
bėjė me ndėrprerje.”


Mirėpo, nėse ramazani pasues pritet pa e shpaguar borxhin e
ramazanit tė kaluar, do tė agjėrohet ramazani nė vijim e pastaj do tė
kryhet kompensimi i atyre ditėve tė paagjėruara tė ramazanit tė kaluar
duke ia bashkangjitur kėtij agjėrimi kompensues edhe tė ushquarit e njė
tė varfėri duke siguruar ushqimin prej dy racionesh nė ditė.


Nėse personi i cili ėshtė dashur tė agjėroj kadha vdes dhe nuk
arin ta shpaguaj borxhin e agjėrimit, atėherė obligimi mbartet nė
njėrin nga tė afėrmit e tij. Ngase I Dėrguari ka thėnė: “Pėr atė i cili
ka ndėrruar jetė pa e kryer obligimin e agjėrimit, mė i afėrmi nga
farefisi i tij obligohet qė tė bėjė njė gjė tė tillė.”


Kur njė nga asabėt pyeti Tė Dėrguarin lidhur me njė person i cili
kishte ndėrruar jetė pa e arritur ta mbarojė agjėrimin kadha
(sijamu-l-kadai), I Dėrguari ka thėnė: “Kush ndėrron jetė para se tė
arri ta pėrfundoj agjėrimin kadha tė ramazanit tė mė tė hershėm
(kalues), atėherė pasardhėsit nė emėr tė tij tu ndajnė tė tė varfėrve
sadakė-lėmoshė.











AGJĖRIMI BETUES






Agjėrimi betueshėm (sijamu-n-nedhri) ėshtė lloj i agjėrimit kur
dikush betohet se do tė agjėroj njė-dy ditė, javėn ose muajin dhe
obligohet ta pėrmbush kėtė, ndonėse Allahu nė Kur’an ka thėnė: “Le ti
pėrmbushin premtimet e veta.” (Haxhxh, 29).


Ndėrkaq, nėse personi i cili ėshtė betuar se do tė agjėrojė
ndėrron jetė, dhe mbetet pa e realizuar betimin, atėherė vlejnė
rregullat e njėjta si dhe tek ai i cili ka ndėrruar jetė, dhe nuk e ka
shpaguar borxhin e agjėrimit tė ramazanit.



Transmetohet nga Ibėn Abasi se tek I Dėrguari i Allahut ka ardhur njė njeri dhe ka thėnė:


-I Dėrguari i Allahut, nėna mė ka ndėrruar jetė, duke mos e
pėrmbushur agjėrimin betues. Unė, a mund tė agjėrojė nė emėr tė saj?



-Po –i tha I Dėrguari. Borxhi ndaj Allahut –duhet tė shpaguhet sa mė parė.


Pasi njeriu ėshtė pėrgjegjės pėr atė se ēka dhe si punon dhe kur
ai ndėrron jetė, sipas hadithit Tė Tė Dėrguarit, pėrfundojnė tė gjitha
veprat e tija pos sadakės sė pėrhershme; mėsimet e dobishme dhe fėmija
e edukuar mirė, atėherė ai i cili ka ndėrruar jetė, e obligimin e tij
tė pakryer tė agjėrimit ose tė haxhit, i ka kryer tjetri, do tė ketė
vetėm dobi tė vogla, se njeriut i takojnė vetėm frytet e punės sė vet.


Ndėrkaq, duhet tė dimė se islami nuk i shkėput lidhjen ndėrmjet
atyre tė gjallėve dhe tė vdekurve. Tė gjallėt duhet tė luten pėr tė
vdekurit e tyre, pėr ata tė kėrkojnė falje (magfiret) dhe mėshirė
(rahmet), se nė Kur’an thotė: ” Zoti ynė! Mė fal gabimet mua dhe
prindėrve tė mijė, fali edhe tė gjithė besimtarėt Ditėn kur jepet
llogaria.” (Ibrahim, 41).







AGJĖRIMI I ZHDĖMTUSHĖM (KEFFARET)







Agjėrimi i zhdėmtuar (sijamu-l-keffareti) rrjedhė nga shkelja e gabimeve tė caktuara:


Nėse haxhiu gjatė kohės sė haxhit rruhet ose qethet, atėherė pėr
kėtė shkelje tė rregullave duhet tė agjėroj. Ai i cili kryen umren gjer
te haxhi ėshtė i obliguar tė therė kurban. Nėse kėtė nuk e pėrmbush
atėherė obligohet qė tė agjėrojė tre ditė gjatė haxhit, si dhe shtatė
ditė pas kthimit nė shtėpi; gjithsej dhjetė ditė. Islami, agjėrimin tre
ditėsh i ka obliguar haxhiut i cili gjendet nė ihram, e nėse ai i shkel
ndalesat e gjuetisė.


Agjėrimin dy muajsh pa ndėrprerje, islami ka parapa pėr rastet e
vrasjes-mbytjes tė kryer tė paqėllimtė, pėr tė cilėn Kur’ani flet nė
kaptinėn En – Nisa.






Agjėrimi dy muajsh pandėrprerje ėshtė sanksion pėr prishjen e
martesės tė quajtur “dhiar.” Ndonėse, arabėt nė periudhėn paraislame
kanė pasur traditė qė pėr gruan e vetė tė shprehen: “Ti je sikur shpina
e nėnės sime “ (Enti alexhie ke dhahuri ummi).



Ishte kjo shenja pėr shkurorėzim e martesės tė quajtur “dhiher” pėr tė cilėn Kur’ani flet nė kaptinėn El-Muxhadele.


Lirimi i robit, tė robėreshės ose agjėrimi i dy muaj pa ndėrprerje
ėshtė shpengim pėr atė i cili pa arsye nuk e agjėron muajin e
ramazanit. Nėse kėtė nuk e pėrmbush, atėherė ėshtė i obliguar qė nga dy
racione ushqim nė ditė ti ndajė gjashtė fukarenjve.







AGJĖRIMI I VULLNETSHĖM






Agjėrimi i vullnetshėm (sijamu-l-tetavui) ėshtė agjėrim nafile.
Besimtarėt mysliman e agjėron nga dėshira qė tė ofrohen Allahut, qė ta
fitojnė mėshirėn dhe kėnaqėsinė e Tij. Ky lloj i agjėrimit ėshtė i
lejuar nė ēdo muaj. Por, nė ditėt e caktuara ėshtė i ndaluar, e nė tė
tjerat jo i preferua, ėshtė mirė tė agjėrohet nė ditėt nė tė cilat i ka
agjėruar I Dėrguari i ynė, Muhamedi, a.s.



Agjėrimi i vullnetshėm ėshtė i ndaluat tė aplikohet nė ditėt e caktuara:


-Nė ditėn e parė tė bajramit tė ramazanit dhe nė ditėn e parė tė
bajramit tė kurbanit, ndonėse agjėrimi nė kėto ditėt e caktuar ėshtė nė
kundėrshtim me festėn e cila e nėnkupton gėzimin, gazmendin, shoqėrimin
ndėrsjellė tė njerėzve. (I Dėrguari e ka ndaluar agjėrimin nė ditėn e
parė tė bajramit tė ramazanit dhe nė ditėn e parė tė bajramit tė
kurbanit); -dita e parė e bajramit tė kurbanit hanxhinjve tė cilėt
gjenden nė Arafat dhe nė ditėn e teshrikut, ditėn e dytė dhe tė tretė
tė bajramit tė kurbanit. (Alejhisselami ka thanė: Haxhinjve i ndalohet
qė tė agjėrojnė nė ditėn e par tė bajramit tė kurbanit dhe nė ditėn e
teshrikuit, se e paraqesin festat tona, dhe ato janė ditėt e ngrėnies);


-Nė ditėn e dyshimtė (javmi shekk), e kjo ėshtė dita e fundit e
muajit sha’ban, pėr tė cilėn dyshohet se a ėshtė dita e tridhjetė e
kėtij muaji ose dita e parė e muajit tė ramazanit;


-Ky lloj i agjėrimit, poashtu ėshtė i ndaluar gruas ta agjėrojė pa
pėlqimin e burrit tė saj, ndonėse I Dėrguari ka thėnė: ”Gruas nuk i
lejohet tė agjėrojė nafile pa pėlqimin e burrit.” Qėllimi i kėsaj
ndaleseje ėshtė mbrojtja e marrėdhėnieve familjare.


Agjėrimi i vullnetshėm nuk preferohet qė tė aplikohet vetėm ditėve
tė premte dhe tė shtunėn, ndonėse I Dėrguar ka ndaluar qė pėr kėtė lloj
tė agjėrimit tė caktohet vetėm premtja ose e shtuna.


Transmetohet se njė nga ashabėt me shokėt e tij, njė tė premte
kanė ardhur tek I Dėrguari, i cili i ka shėrbyer me ushqim, dhe kur ata
u thėnė se janė me agjėrim, dhe Ai e pyeti:



-A keni agjėruar dje?



-Jo, u pėrgjigjėn ata.



-A do tė agjėroni nesėr? I pyeti I Dėrguari.



-Jo, thėnė ata.



-E ju agjėrimin ndėrprejeni –iu tha Muhammedi, a.s.



Agjėrimi i vullnetshėm mirė ėshtė qė tė agjėrohet nė kėto ditė: -nė
ditėn e Arafatit, ata tė cilėt nuk ndodhen nė kryerjen e obligimit tė
haxhit, e jo edhe haxhinjėt tė cilėt ndodhen nė Arafat. Nė hadisin e
Pejgamberit qėndron: (Ai i cili agjėron “javme arefe” (dita e nėntė e
dhu-l-hixhretit, nė prag tė bajramit tė kurbanit) do t’u ia fal mėkatet
e vogla tė kryera paqėllimshėm e pavetėdije);


-nė ditėn e Ashures, dita e dhjetė e muajit tė muarremit -Ibėn
Abasi thotė: (Nuk kam vėrejtur Tė Dėrguarin qė i pėrmbahet agjėrimit tė
ēfarėdo dite tjetėr, pos tė kėsaj dite, tė dhjetit tė muharremit dhe tė
kėtij muaji, muajit tė ramazanit;


-gjashtė ditė tė muajit tė shevvalit (Ai i cili agjėron muajin e
ramazanit dhe gjashtė ditė tė muajit shevval do tė shpėrblehet sikur tė
kishte agjėruar gjatė tėrė jetės);


-tre ditė nė ēdo muaj (Ai i cili agjėron tre ditė tė ēdo muaji
(duke e llogaritur edhe agjėrimin e obligueshėm nė tėrė muajin e
ramazanit) do tė llogaritet sikur tė kishte agjėruar gjatė tėrė jetės);


-agjėrimi nė ditėt e hėnė dhe e enjte pėr ēdo javė, si dhe ditėt e
tjera nė tė cilat I dėrguari ka aplikuar tė agjėroj.


Transmetohet nga Ajsha, r.a. se ka thėnė: “I Dėrguari i Allahut ka
agjėruar aq shumė sa qė mendonim se mė as qė do tė ngrėnė, ndėrsa
ushqehej aq sa qė mendonim se mė nuk do tė agjėrojė. Mirėpo, nuk e kam
par Tė Dėrguari qė tė agjėroj ndonjė muaj tė tėrė pos muajit tė
ramazanit, e po ashtu nuk e kam vėrejtur qė tė agjėroj vullnetarisht mė
tepėr se sa nė muajin shaban.” Sikur qė ėshtė i ndaluar agjėrimi 24
orėsh (tėrėditshėm) nė muajin e ramazanit, po ashtu ėshtė i ndaluar
edhe agjėrimi i vullnetshėm gjatė tėrė jetės. Transmetohet se Abdullah
Ibn Umeri pat thėnė: -I Dėrguari ishte informuar se unė kam deklaruar:
“Pasha Allahun ditėn do tė agjėroj e natėn vazhdimisht do tė lutem
Allahut dhe kėshtu gjerė sa tė jem gjallė.” I Dėrguari i pat thanė:


-Po ti vėrtetė kėtė nuk mund ta durosh. Agjėro dhe ndėrpreje.
Allahut lutu, por edhe bėnė gjumė! Agjėro tre ditė tė secilit muaj,
sepse ēdo vepėr e mirė dhjetėfish shpėrblehet, e kjo ėshtė njėlloj
sikur tė agjėrosh tėrė jetėn.



-Unė, vėrtet mundem mė tepėr se kjo – i thashė.



-Njė ditė agjėro e njė ditė ushqehu – tha I Dėrguari.



-Unė, mundem mė tepėr se kjo - sėrish i thashė.



-Njė ditė agjėro e njė ditė ushqehu – tha Ai.



-Ky ėshtė agjėrimi i Davudit, a.s., dhe ėshtė agjėrim me vlerė.



-Unė, mundem edhe mė tepėr se kjo – i thashė.



-Mė tepėr se kjo nuk ka – tha Muhammedi, a.s.



I Dėrguari, sikurse sikur se shihet nga hadisi i cekur, i shpjegoji
Abdullah Ibėn Umerit, se mė mirė ėshtė qė njė ditė tė agjėrohet e tė
dytėn tė ushqehet, ndonėse njeriu ėshtė i obligueshėm qė tė kujdesohet
pėr nevojat e trupit tė tij, pėr obligimet ndaj familjes, shoqėrisė,
mysafirit, etj., andaj sipas versionit tjetėr tė kėtij hadithi, mė sė
miri ėshtė qė tė agjėrohet nga tre ditė nė secilin muaj (me pėrjashtim
tė muajit tė ramazanit i cili agjėrohet i tėri).



Qė agjėrimi tė jetė i vlershėm ėshtė i nevojshėm marrja e vendimit-nijjetit.


Mirėpo nė vendim i tillė nuk ėshtė i nevojshėm me rastin e
agjėrimit tė vullnetshėm – nafile. Agjėrimi i vullnetshėm do tė prishet
nėse nga harresa hahet, gjė qė nuk ėshtė rast me agjėrimin e ramazanit.
Ai i cili ka filluar t agjėrojė agjėrimin tė vullnetshėm, po qese shkon
si mysafir ose dikush i vjen mysafir, agjėrimin (agjėrimin tė
vullnetshėm) gjithsesi duhet ta prish nė mėnyrė qė ta gostisė mysafirin
ose si mysafir tė bashkėngjitet nikoqirit, gjė qė po ashtu nuk ėshtė
rast me agjėrimin e obligueshėm nė muajin e Ramazanit.



A ėshtė i nevojshėm qė tė kryhet shpagimi i agjėrimit tė vullnetshėm?
Ditarėt islam nė kėtė ēėshtje janė tė ndarė. Disa nga ata mendojnė se
njė gjė e tillė nuk ėshtė e nevojshme, ndėrsa disa tė tjerė duke u
mbėshtetur nė disa hadithe tė Muhammedit, a.s., mendojnė se edhe
agjėrimin tė vullnetshėm duhet shpaguar.



Nė fund duhet pėrmendur se eksiton edhe tė pėrmbajturit nga tė folurit,
si formė dhe lloj specifik i agjėrimit. Mirėpo, islami njė gjė tė tillė
nuk e lejon, ngase ajo do tė paraqiste ngatėrresė tė vėrtetė, vuajte dh
mundim pėr njeriun-agjėruesin.
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi