Nata e kadrit - moment historik pėr tėrė njerėzinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Nata e kadrit - moment historik pėr tėrė njerėzinė

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Tue Oct 09, 2007 12:49 pm

Nata e kadrit - moment historik pėr tėrė njerėzinė

Muaji i Ramazanit, pėrveē qė ėshtė muaji i agjėrimit, magfiretit(faljes),

rahmetit (mėshirės), ibadetit, ėshtė edhe muaj nė tė cilin ndodhet nata

mė e vlefshme e vitit, nata e Kadrit, natė kjo qė edhe mė tepėr e

madhėron kėtė muaj tė bekuar.





Mr. Shaqir FETAHU



Kjo natė paraqet festė tė vėrtetė pėr tė gjithė muslimanėt e botės, pėr
arsye se jo vetėm qė ėshtė rast i vetėm nė historinė e njėrėzimit, por
ka njė rėndėsi tė posacme, vlerė tė madhe dhe tė pėrhershme. Pėr vlerėn
dhe rėndėsinė historike tė kėsaj nate flet edhe fakti se Kur'ani
Famėlartė kėsaj nate i kushton edhe njė sure tė plotė, tė cilėn e emron
po me kėtė emėr - kaptina e Kadrit, e qe nė gjuhėn shqipe ka kėtė
domethėnie:

"Ne e shpallėm atė (Kur'anin) nė natėn e Kadrit. Ēka po tė shpjegon ty
se ēka ėshtė nata e kadrit? Nata e kadrit ėshtė mė e mirė se njė mijė
muaj, nė tė cilėn, me lejen e Zotit tė tyre, zbresin melekėt dhe
shpirti (Xhibrili) pėr secilėn cėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė
paqe deri nė agim tė mėngjesit." (Kadr: 1-5)







Pra, kjo kaptinė kur'anore bėn fjalė pėr njė natė tė madhe, me rėndėsi
dhe peshė tė pakufishme, tė cilėn Kur'ani Famėlartė e emėron me emrin
"Lejletul Kadėr", qė do tė thotė "natė e vlefshme dhe e rėndėsishme".
Nė kaptinėn tjetėr tė Kur'anit Famėlartė, me emrin "Ed Duhan", kjo natė
quhet "Lejletun mubareketun", qė do tė thotė "natė e bekuar", "natė e
dhuratave mė tė mėdha".



Pra, sipas fjalėve tė cituara kur'anore, nata e Kadrit ėshtė nata mė e
vlefshme dhe mė e rėndėsishme, ngase nė tė ndodhi zbritja e Kur'anit,
gjegjėsisht zbrtja e dritės pėr mbarė botėn. Kėtė mė sė miri do ta
kuptojmė vetėm nėse e analizojmė kohėn e para ardhjes sė Muhammedit
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], respektivisht para zbritjes sė
Kur'anit Famėlartė, kohė kjo tė cilėn e karakterizonin xhahilijjeti
(injoranca) i paparė, respektivisht errėsira, adhurimi i idhujve nė
vend tė Zotit tė vėrtetė, eksploatimi, tirania, nėnshtrimi i njė
populli nga populli tjetėr, diskriminimi i femrės, vrasja, grabitja,
dhuna, amoraliteti etj. Shkurt thėnė, ishte kohė kur njeriu kishte
humbur dinjitetin e vet, pozitėn e caktuar nga All-lahu i Madhėrishėm
si mėkėmbės i Tij nė tokė, pastaj totalisht kishte haruar Zotin dhe
marrėdhėniet ndaj Tij, vetvetes, familjes, natyrės dhe botės nė
pėrgjithėsi. Mirėpo All-llahu i Madhėrishėm, duke patur mėshirė tė
madhe ndaj krijesės mė tė dalluar qė krijoi – njeriut, nė muajin e
Ramazanit, konkretisht nė natėn e njėzet e shtatė tė tij, respektivisht
nė qetėsinė e Natės sė Kadrit, zbriti Kur'anin Famėlartė prej Leuhi
Mahfudhit nė Es Semau Dunja (qielli i dunjasė) nė bejtul izze. Nė kėtė
natė, pra, nė tokė zbriti Kur'ani Famėlartė, respektivisht imperativi i
shenjtė i All-llahut tė Madhėrishėm pėrmes Muhammedit [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem] pėr tėrė njerėzimin, e qė ėshtė: "Ikre", qė do tė
thotė "Lexo", "Mėso". Imperativ dhe rregull ky qė paraqet principin
kryesor tė tė kuptuarit tė Krijuesit, jetės, si dhe tė jetuarit nė tė
me fatbardhėsi dhe lumturi. Ky parim, pra, ia mėsoi njeriut te Vėrtetėn
- Krijuesin, marrėdhėniet e njeriut me Krijuesin, me vetveten dhe me
gjithēka qė e rrethon atė, dhe nė kėtė mėnyrė njerėzimit ia hapi dyert
e shpėtimit dhe zhvillimit tė pėrgjithshėm nė tė gjitha sferat e jetės.
Andaj, Nata e Kadrit, si ngjarje mė e rėndėsishme dhe mė madhėshtore,
paraqet kthesė tė vėrtetė nė historinė e njerėzimit, sepse, siē u cek
mė lartė, shpallja e Kur'anit nė kėtė natė tė madhe lidhi qiellin me
tokėn, njeriun me Krijuesin e tij, dhe nė kėtė mėnyrė njeriu hyri
pėrsėri nė histori, duke mos mbetur objekt pa pėrmbajtje dhe pa kuptim,
pėrkundrazi, me kėtė ai bėhet subjekt kreativ dhe mėkėmbėsi vėrtetė i
All-llahut nė tokė, duke i dhėnė kahje tė vėrtetė dhe tė mbarė
historisė njerėzore, duke u bė fjalė e gjallė dhe zakon i jetės, sipas
tė cilit ndėrtohet aktivitet komplet i jetės dhe pėrmes tė cilit
drejtohen dhe udhėhiqen idetė, dėshirat dhe veprat konstruktive dhe
humane.



Pa dyshim, nata e Kadrit nė tė njėjtėn kohė paraqet natėn mjaft tė
dobishme pėr ēdo besimtar i cili dėshiron t'i afrohet All-llahut tė
madhėrishėm dhe spastrimit tė tij shpirtėror. All-llahu i Madhėrishėm
pėr vlerėn e kėsaj nate thotė:

"Nata e Kadrit ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj, nė tė cilėn, me lejen e
Zotit tė tyre, zbresin melekėt dhe Xhibrili pėr tė gjitha ēėshtjet.
Paqe! Ashtu derisa tė agojė mėngjesi."

Vlera dhe dobia e kėsaj nate ėshtė shumė e madhe pėr atė qė di ta
shfrytėzojė, kur dihet se vlera e kėsaj nate ėshtė mė e madhe se njė
mijė muaj dhe se nė kėtė natė zbresin melekėt nė qiellin e dunjasė, nė
tokė, rreth njerėzve, pėr tė pėrcaktuar me urdhėrin e All-llahut tė
Madhėrishėm ēdo ēėshtje tė vitit mbi jetėn, furnizimin etj. Nė tė
njėjtėn kohė, melekėt nė kėtė natė pėrshėndesin besimtarėt me selam dhe
zbatojnė vendimet e All-llahut tė Madhėrishėm. Kalimi i kėsaj nate nė
aktivitete nė emėr tė All-llahut nė ibadet, ėshtė mė i vlefshėm se njė
mijė muaj tjerė nė ibadet, tė cilėt muaj janė tė barabartė me 83 vite
jetė.

Kjo natė ėshtė e tillė, sepse nė kėtė natė All-llahut tė Madhėrishėm i
luten melekėt, njerėzit dhe gjithēka tjetėr. Kėtė mė sė miri e kuptojmė
nga hadithi i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

"Kur hynė nata e Kadrit, zbret Xhibrili me grupe melekėsh duke bėrė
lutje dhe duke sjellė salavate ēdo kujt qė nė kėmbė dhe ulur pėrmend
All-llahun e Madhėrishėm".



Pastaj hadithi tjetėr thotė kėshtu:

"Kush e kalon nė ibadet (adhurim) natėn e Kadrit, me besim tė plotė
duke llogaritur nė begatitė e saj, do t'i falen gabimet e mėparshme".

Pėr t'u arritur tė gjitha kėto begati tė kėsaj nate, besimtari duhet nė
kėtė natė tė hyjė me besim tė plotė, vendosmėri tė pastėr, qėllim tė
mirė dhe human, me bindje dhe pėrkushtim tė plotė, duke e pėrjetuar atė
thellė nė shpirt dhe zemėr, dhe nė tė njėjtėn kohė gjithēka nė
organizmin e tij tė jetė nė lėvizje dhe aktivitet tė plotė, si shpirti,
zemra, tė tė menduarit dhe gjuha e tij, ndėrsa trupi i tij tė jetė i
qetėsuar dhe i ēliruar nga ēdo shtypje materiale. Nė kėtė natė tė qetė
njeriu duhet tė inkuadrohet nė njė harmoni tė pėrsosur shpirtėrore,
sikur qė ėshtė harmonia e aktivitetit tė melekėve dhe harmonia e
trupave qiellor nė gjithėsi. Nė njė pėrgatitje tė kėtillė, njeriu duhet
maksimalisht ta shfrytėzojė kėtė natė duke iu lutur All-llahut tė
Madhėrishėm, duke lexuar Kur'an, duke falė namaz dhe duke lidhė tė
menduarit e tij dhe shpirtin me All-llahun e Madhėrishėm etj. Aishja
[radijall-llahu anha], bashkėshortja e Muhammedit [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem], tregon se njėherė e ka pyetur Muhammedin
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Ēka mendon, sikur tė dija se cila
ėshtė nata e Kadrit, ēka tė lexoj nė tė?" Muhammedi [sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem] i pėrgjigjet: "Thuaj: O Zot im, Ti je Falės, e don
faljen, mė fal mua".



Nata e Kadrit, pėrvec qė duhet tė jetė natė e adhurimit, ajo nė tė
njėjtėn kohė duhet tė jetė edhe natė e kėshillave dhe e mėsimit ofruar
vetvetes dhe tė tjerėve. Kjo del nga fakti se besimtari e ka obligim tė
domosdoshėm tė lexojė, mėsojė dhe tė tjerėve t'ua pėrcjellė atė. Nė ēdo
moment dhe situatė, e posaēėrisht nė kėtė muaj tė bekuar tė Ramazanit
dhe nė kėtė natė tė madhe tė Kadrit. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem] njėherė i tha Ebu Dherr El Gafariut: "O Ebu Dherr, tė
zgjohohesh herėt dhe t'ia mėsosh dikujt njė ajet nga libri i All-llahut
(Kur'ani) ėshtė mė e vlefshme se tė falish njėqind rekate namaz
(vullnetar-nafile), e tė zgjohesh herėt dhe ta mėsosh njė pyetje
shkencore, veprove apo jo sipas saj, ėshtė mė mirė se tė falish njė
mijė rekate namaz (vullnetar-nafile)".



Esenca dhe porosia thelbėsore e kėsaj nate ėshtė qė besimtari me
vetėdije tė lartė t'i kthehet vetvetes, me qėllim qė ta gjejė dhe
definojė e pėrcaktojė veten, ta gjejė pozicionin dhe vendin e vet, si
dhe tė vendosė si dhe kah mė tutje, tė shikojė veprimtarinė e tij nė tė
kaluarėn dhe tė tashmen, duke u munduar tė jep pėrgjigje pėr pyetjet
esenciale tė jetės sė njeriut, si pėr shembull: Si erdhi dhe nga erdhi
nė kėtė botė? Kush ėshtė ai? Kush ėshtė Krijuesi i tij dhe ēka ėshtė
qėllimi i ardhjes sė tij nė kėtė botė? Cili ėshtė pozicioni i tij nė
kėtė botė dhe ēfarė janė marrėdhėniet e tij me botėn qė e rrethon? Cili
ėshtė misioni i tij nė kėtė botė dhe si do tė jetė kalimi i tij nė
botėn tjetėr? etj, etj. Pėrmes kėtij meditimi tė thellė shpirtėror dhe
intelektual nė kėtė natė tė madhe, ai do tė vijė nė pėrfundim se askush
nė kėtė botė nuk ka ardhur rastėsisht, e as sipas dėshirės sė vet, por
ėshtė i krijuar me qėllim tė caktuar, pėr tė njohur Krijuesin -
All-llahun Fuqiplotė, pėr tė jetuar sipas parimeve tė Tij tė shenjtė,
duke qenė mėkėmbės i vėrtetė i Tij nė tokė dhe nė kėtė mėnyrė ta
ndryshojė botėn kah e mira, t'i japė asaj pėrmbajtje dhe duke e zbuluar
atė me qėllim tė shfrytėzimit tė begative tė saj tė dhuruara nga
All-lahu Fuqiplotė, nė shėrbim tė njeriut.



Pra, nata e Kadrit ėshtė njė moment i kthimit tė njeriut kah vetvetja
dhe e reformimit tė tij shpirtėror dhe intelektual, duke ripėrtrirė
personalitetin e tij drejt pėrsoshmėrisė morale, fizike dhe
shpirtėrore. Ja se si meditonte dhe si i kthehej vetvetes i Dėrguari i
All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

"All-llahu im! Mi falė gabimet e mia, padijen time dhe tė kaluarit e
kufirit. All-llahu im! Ma falė joseriozitetin tim, shpejtėsinė dhe
gabimet e mia, lėshimet e paqėllimta dhe gjithēka qė rrjedhė nga unė.
All-llahu im! Mė falė atė qė kam vepruar dhe qė do tė veproj, dhe atė
qė e kam bėrė fshehurazi dhe haptazi, dhe atė qė e din se ėshtė tek
unė. Ti je qė i paraprinė gjithēkafit. Ti je i Fundit dhe i
Plotėfuqishėm".

Parashtrohet pyetja, se cila prej netėve ėshtė Nata e Kadrit? Nuk ka
dyshim qė Nata e Kadrit bie nė muajin e Ramazanit, por dijetarėt islamė
nuk janė nė ujdi se cila natė e Ramazanit ėshtė ajo, pėr arsye se nuk
ėshtė e caktuar as nė Kur'an e as nė hadithet e Muhammedit
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Sipas disa haditheve tė Muhammedit
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], na jepet tė kuptojmė se kjo natė
duhet tė lypet nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit tė bekuar, ndėrsa
duke u bazuar nė shumė hadithe tė Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem] shumica e dijetarėve islamė janė tė mendimit se ajo natė ėshtė
nata e njėzet e shtatė e kėtij muaji tė bekuar. Urtėsia e
mospėrcaktimit tė saktė tė kėsaj nate as nė Kur'an e as nė hadithe tė
Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] qėndron nė atė qė
besimtari edhe mė tepėr dhe fuqishėm tė thellohet nė adhurim dhe vepra
tė mira nė pjesėn e fundit tė Ramazanit, e jo vetėm nė natėn e Kadrit.

Pra, Nata e Kadrit ėshtė natė e madhe, natė e kthesave historike dhe
ripėrtrirjes sė njeriut dhe mbarė njerėzisė nė tė gjitha sferat e
jetės, natė qė i dha shenjtėri besimit, dijes e shkencės, meditimit tė
pastėr, forcimit tė personalitetit dhe ngritjes sė vetėdijes sė njeriut
rreth Krijuesit, vetvetes dhe gjithēkahit qė e rrethon atė, humanizimit
tė tij tė pėrgjithshėm vetėm pėr njė qėllim: qė njeriu tė jetė mėkėmbės
i vėrtetė i All-llahut nė tokė dhe gjithėsi.



Nė fund lusim All-llahun e Madhėrishėm qė tė na jep mundėsi dhe aftėsi
qė me bindje tė plotė t'i qasemi kėsaj nate, me qėllim qė sa mė mirė ta
pėrjetojmė dhe sa mė mirė t'i shfrytėzojmė vlerat dhe begatitė e saj.



mesazhi.com

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi