Xhaxhi Ibrahim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Xhaxhi Ibrahim

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 12:07 pm


Nė njė vend nė France diku para 50 viteve jetonte njė plak turk
pesėdhjetė vjeēar. Emri i tij ishte Ibrahim dhe punonte nė njė dyqan
ushqimor. Dyqani ishte nė njė ndėrtesė ku nė njėren prej banesave tė
asaj ndertese jetonte njė familje jehude. Kjo famlije jehude kishte njė
djalė shtatė vjeēar, qė e quanin Xhad.


Xhadi jehudi
Fėmiu
kishte zakon qė ēdo ditė tė shkonte tek dyqani i xhaxhit Ibrahim pėr tė
blerė nevojat shtėpiake. Ēdo herė kur merrte tė dilte nga dyqani vidhte
nga njė ēokolatė, e xhaxhi Ibrahimi bėhej sikur s'di gjė.
Njė
ditė, Xhadi harroi ta vidhte ēokolatėn duke dalur e xhaxhi Ibrahimi e
thirri dhe i tregoi se kishte harruar ta merrte ēokolatėn tė cilėn e
merrte ēdo ditė!
Xhadi u tremb ngase
kishte menduar se xhaxhi Ibrahimi nuk di asgjė pėr vjedhjen e tij.
Kėrkoi nga ai qė ta falte dhe i premtoi se nuk do te vidhte mė asnjė
ēokolatė. Xhaxhi Ibrahim i tha: "Jo, premtom se nuk do vjedhėsh asnjė
gjė nė jetėn tėnde, e ēdo ditė kur tė dalėsh nga dyqani merre nga njė
ēokolatė se ėshtė e jotja. Xhadi pranoi i gėzuar.
Kaluan
vitet e xhaxhi Ibrahimi pėr Xhadin ishte si baba, si shok dhe si nėnė.
Kur Xhadit i ngushtohej ndonjė punė ose haste ndonjė problem, vinte tek
xhaxhi Ibrahimi dhe ia paraqiste problemin. Kur ai mbaronte, xhaxhi
Ibrahimi nxirrte nga njė sirtar nė dyqan njė libėr, ia jepte atė Xhadit
dhe kėrkonte prej tij ta hapte njė faqe kudo nė libėr. Pasi ai e hapte
atė, xhaxhi Ibrahim i lexonte dy faqet qė ishin hapur pastaj e mbyllte
librin dhe e zgjidhte problemin. Xhadi u largonte i qetėsuar, atij iu
kishte larguar preokupimi, i ishte rehatuar truri dhe problemi ishte
zgjidhur. Kalonin vitet kurse raportet vazhdonin mes Xhadit dhe xhaxhi
Ibrahimit, muslimanit turk i moshuar e i pashkolluar.
Xhadi u bė djalosh njėzet e katėr vjeēar kurse xhaxhi Ibrahimi gjashtėdhjetė e shtatė.
Xhaxhi
Ibrahimi vdiq. Para vdekjės, u la bijve tė tij njė kuti e nė atė futi
librin tė cilin e shihte Xhadi sa herė qė e vizitonte atė nė dyqan. I
porositi bijtė e tij qė pas vdekjės sė tij t'ia jepnin Xhadit librin si
dhuratė pėr tė, djaloshin jehud!
Xhadi
mori vesh pėr vdekjėn e xhaxhit Ibrahim. U mėrzit shumė kur djemtė e
xhaxhit ia dorėzuan kutin, ngase xhaxhi Ibrahim pėr tė kishte qenė shok
shoqėrues dhe ai e shpėtonte nga zjarri i problemeve!

Kaluan ditėt
Njė
ditė, Xhadit i ndodhi njė problem. Nė moment iu kujtua xhaxhi Ibrahimi
e bashkė me tė iu kujtua edhe kutia, tė cilėn ia la atij. Shkoi tek
kutia dhe e hapi, kur papritmas aty gjeti librin tė cilin e hapte ēdo
herė kur vizitonte xhaxhain nė dyqanin e tij!
Xhadi
e hapi njė faqe nga libri, mirėpo libri ishte nė gjuhėn arabe e ai nuk
e dinte atė. Shkoi tek njė shok i tij tunisian dhe kėrkoi prej tij qė
t'ia lexoj dy faqe nga libri e ai i lexoi ato!
Pasiqė Xhadi ia shpjegoj problemin e tij shokut tunisian, ky tunisiani gjeti zgjidhjen pėr Xhadin!
U habit Xhadi dhe e pyeti: Ē'ėshtė ky libėr?
Tunisiani i tha: Ky ėshtė Kur'ani Kerim, libri i muslimanėve!
Xhadi ia ktheu: E si tė bėhėm unė musliman?
Tunisiani tha: Ta shqiptosh shahadetin dhe ta pasosh sheriatin.
Xhadi tha: Esh-hedu en La ilahe il-lallah ve enne Muhammeden resulullah.

Xhadullahi Musliman
Xhadi
u bė musliman dhe pėr vete zgjodhi emrin Xhadullah el-Kur'ani. E
zgjodhi kėtė emėr si madhėrim pėr kėtė libėr mahnitės dhe vendosi qė
pjesėn e mbetur tė jetės sė tij t'ia kushtoi kėtij libri fisnik.
Xhadi
e mėsoi Kur'anin, e kuptoi atė dhe filloi thirrjen pėr tek Allahu nė
Evropė derisa pranuan islamin nė duart e tij shumė njerėz, diku rreth
gjashtė mijė jehudė dhe krishterė.
Njė
ditė, derisa ai po shfletonte kujtimet e tija tė vjetra, e hapi
Kur'anin tė cilin ia kishte dhėnė xhaxhi Ibrahim dhe nė fillim tė tij
gjeti hartėn e botės. Kurse mbi kontinentin e Afrikės ishte nėnshkrimi
i xhaxhit Ibrahim e nėn tė ishte shkruar ajeti: " Thirr nė rrugėn e
Zotit tėnd me urtėsi dhe me kėshillė tė mirė!"
Xhadullahi menjėherė vėrejti dhe u bind se kjo ishte porosia e xhaxhit Ibrahim andaj vendosi ta realizoi atė.
Braktisi
Evropėn dhe shkoi pėr t'i ftuar njerėzit tek Allahu nė Kenia, njė jugė
tė Sudanit, Ugandė si dhe shtetet fiqnje. Vetėm nė fiset e Zulu pranuan
Islamin nė duart e tij mė shumė se gjashtė milion njerėz!

Vdekja e tij
Xhadullah
el-Kur'ani, ky musliman i vėrtetė, thirrės i inspiruar, i harxhoi nė
islam 30 vite, tė gjitha ia nėnshtroi thirrjės tek Allahu nėpėr vendet
e panjohura tė Afrikės dhe u bė shkak qė islamin ta pranojnė miliona
njerėz.
Xhadullah el-Kur'ani vdiq nė vitin
2003 si pasojė e sėmundjeve tė cilat e goditėn nė Afrikė nė rrugėn e
thirrjės pėr tek Allahu.
Atėbotė kishte pesėdhjetė e katėr vite tė cilat i shpenzoi nė thirrjėn islame.

Ngjarja nuk ka mbaruar ende!
Nėna
e tij, jehude fanatike dhe mėsuese universitare e edukative, pranoi
islamin vitin e kaluar, nė vitin 2005, dy vite pas vdekjes sė djalit tė
saj- thirrėsit islam.
Pranoi islamin nė
moshėn shtatėdhjetė vjeēare. Ajo tregon se ka luftuar pėr tridhjetė
vite sa ishte biri i saj musliman qė ta kthej nė fenė jehude. Ajo edhe
pėrkundėr pėrvojės, mėsimit dhe aftėsisė sė saj pėr t'i bindur njerėzit
nuk arriti ta bind birin e saj qė tė kthehėt. Ndėrsa xhaxhi Ibrahim, ky
musliman i pashkolluar e i moshuar, arriti qė ta lidhė zemrėn e birit
tė saj pėr islamin! Kjo ėshtė feja e vėrtetė.
E lus Allahun qė ta ruaj atė dhe ta forcojė nė punė tė mira.

Mirėpo, pse Xhadullahu pranoi islamin?
Xhadullah
el-Kur'ani tregon se xhaxhi Ibrahim pėr gjatė shtatėmbdhjetė vite
asnjėherė nuk ka thėnė "o qafir" apo "o jehudi", bile nuk i ka thėnė as
edhe "pranoje islamin!"
Paramendo, shtatėmbdhjetė vite nuk i ka folur atij as pėr fenė, as pėr islamin e as pėr jehudizmin!
Njė plak i moshuar e i pashkolluar e diti si ta bėj zemrėn e kėtij djaloshi qė tė lidhet pėr Kur'ani!
Shejhu
kur e takoi atė njėherė e pyeti se si ndihej kur me miliona njerėz kanė
pranuar islamin nė duart e tij, ai ia ktheu se nuk ndihet edhe aq
krenar ngase -sipas tij- ai i kthen njė pjesė tė mirėsisė sė xhaxhit
Ibrahim!
Doktor Safvet Hixhazi tregon se
nė njė konferencė tė mbajtur nė Londėr, e cila trajtonte temėn e
Darfurit, si tė ndihmohen atje muslimanėt nevojtarė nga rreziku i
krishterizimit dhe luftės, ai tregon se kishte takuar njė nga prijėsit
e fisit Zulu, i cili banonte nė Darfur. Gjatė bisedės, doktor Hixhazi e
pyeti: a e njeh doktor Xhadullah el-Kur'anin?
Prijėsi i fisit u ndal dhe e pyeti doktor Hixhazin: A e njeh ti?
Doktori u pėrgjigjė: Po, e kam takuar nė Zvicėrr kur ai shėrohej atje.
Prijėsi
i fisit e kapi dorėn e doktor Hixhazit dhe e puthi pėrmallshėm. Doktor
Hixhazi i tha: Ēfarė po bėn? Nuk kam bėrė asgjė qė ta meritoj kėtė!
Prijėsi i fisit ia ktheu: unė nuk po e puthi dorėn tende, mirėpo e puthi dorėn e cila e ka prekur doktor Xhadulla el-Kur'anin!
Doktor Hixhazi e pyeti: A je bėrė ti musliman prej doktor Xhadullahit?
Prijėsi
i fisit ia ktheu: Jo, por unė jam bėrė musliman nga njė pėrson, i cili
ka pranuar Islamin nė duart e doktor Xhadullah el-Kur'anit,
rahimehullah!!
Subhanallah, a thu sa do ta pranojn Islamin nga ata qė pranuan Islamin nga Xhadullah el-Kur'ani?!
Sevapin do ta ketė ai dhe shkaktari i islamit tė tij, xhaxhi Ibrahimi i vdekur para 30 viteve dhe Xhadullah el-Kur'ani.

" Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė Allahut, e
disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre
qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurfarė ndryshimi.
"
[El-Ahzab, 23]

Pėrktheu:
Abedin Haxhiaj
06 Shkurt 2007

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi