U udhėzova nė duart e vajzės tri vjeēare...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim U udhėzova nė duart e vajzės tri vjeēare...

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 12:06 pm


Unė jam njė djalosh i ri, i martuar para katėr viteve, dhe mė ka
furnizuar All-llahu me njė grua tė ndershme dhe tė devotshme, e cila e
ka frike All-llahun shumė. Prej kėsaj martese, All-llahu me dhuroi edhe
njė vajzė, e cila ėshtė sikur tė jetė engjull.

Kohė tė gjatė isha nė gaflet dhe i zhytur nė mėkate, sa qė edhe pas
martese pija alkoolin dhe thellohesha nė mėkate dhe defrimet e kėsaj
bote.


Isha nga ata qė shikoja tėrė natėn filma tė
fėlliqur nė shtėpi, pasi flenin gruaja dhe vajza ime. Nuk falėsha dhe
nuk agjėroja, dhe as qė dija gjė nga Islami, perveē disa fjalėve, tė
cilat i kisha dėgjuar ndonjėherė nga muezinet e xhamive. E kaloja jetėn
nė kėtė gjėndje me vite tė tėra duke mos e shijuar ngushtėsine e
shpirtit dhe zemrės sime. Derisa erdhi njė ditė, e cila ma ndryshoi
tėrėsisht jetėn time.
U ktheva nė shtėpi, dhe si zakonisht,
me vete kisha njė film pornografik, tė cilin e ruaja ta shikoja atėherė
kur tė gjithė tė kenė fjetur. Pasi i mori gjumi ata, mora filmin dhe e
futa ne video... filloi filmi. Dhe unė normal duke shikuar... kur ja
vajza ime e vogel, tashmė tri vjeēare, e hapi deren e sallonit. Kur e
pashė atė shpejtova dhe e hoqa filmin. Ndėrsa ajo mua afrua dhe mė tha:
O babai im, haram tė qoftė, ke frike All-llahun!
Kur i
dėgjova kėto fjalė, u ēova shpejt dhe hyra nė dhomė, u mbulova dhe
fillova tė dridhem, sa qė me dukej se e gjithė bota po me ngushtohet
rreth meje. Qendrova ashtu derisa u qetėsova pak, e pastaj fillova tė
mendoj, edhepse fjalėt e vajzės me silleshin nė mendje vazhdimisht. Nė
atė kohė tė mesnatės, fillova tė ndjejė sinqerisht fjalen: "Ke frikė
All-llahun!" Fillova tė kuptoj se ato nuk ishin fjalet e saj, pasiqė
ajo ende ėshtė shume e vogėl, por ia ka mundėsuar t'i thotė ato fjalė
Ai, i cili do t'ia mundesoje tė flasė ēdo pjese tė trupit.

Duke qėnė nė kėtė gjėndje, kur ja ezani i sabahut. U ēova dhe e pashė
vetėn se mė kishte humbur fuqia dhe isha djersitur. Hyra dhe u
pastrova, pastaj dola nė xhami, pėr herė tė parė tė falėm pėr
All-llahun dhe tė kėrkoj nga Ai falje dhe mėshirė. E pse jo, kur ai
thotė: "Thuaj: "O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me
shumė gabime vetėn tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė
All-llahut, sepse All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė
falė dhe ėshtė Mėshirues!"
[Ez-Zumer, 53]
Dhe Ai ėshtė All-llahu, mėshira e tė Cilit ka kapluar ēdo gjė.

Po! U ndryshua jeta ime nė tėrėsi. U largova nga tė gjitha mėkatet dhe
haramet, nė tė cilat kisha qėnė. Fillova tė fali namazet nė xhami, tė
lexoj Kur'an, tė mėsoj edhe pėrmendesh me ndihmen e gruas sime tė
devotshme. U ktheva nė njeri, pasiqe kisha qėnė sikur kafshe, haja dhe
pija dhe jetoja pa asnjė qėllim. E tash, kam qėllimin tim kryesor,
nėnshtrimin ndaj All-llahut dhe urdhėrave tė Tij.
Pas njė viti tė jetės sime tė re, All-llahu me furnizoi edhe me njė fėmije tė bukur, sikur hėna katėrmbedhjetėshe.

Pas njė kohe tė shkurtė, duke qėne rrugės me familjen, na ndodhi njė
fatkeqėsi, u rrotullua automjeti yne disa herė. Nga ky aksident, nuk
shpetoi askush nga familja ime perveē meje. Me vdiq gruaja bashkė me tė
dy femijėt.
U ktheva nė shtepi, dhe duke qėne ende ashtu nė
merzi dhe pikėllim, kur ja po me bėn vesvese djalli i mallkuar, dhe me
thotė: Pi alkool nėse don t'i harrosh tė gjitha! Por, mu kujtua fjala e
vajzes sime: O babai im, haram tė qoftė, ke frikė All-llahun! Dhe nuk
ia lejova vetės kurr mė tė kthehem nga drita nė errėsire.

Tash vazhdoj jetėn nė adhurim ndaj All-llahut dhe nė lexim tė
vazhdueshme tė Kur'anit dhe lus All-llahun qė tė vdes me La ilahe il-la
All-llah dhe tė takohem me familjen time nė xhennetet e Tija tė
pafundme.

Pėrktheu:
Omer Bajrami
13 Mars 2007

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi