Elhamdulilah qė All-llahu mė ka nderuar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Elhamdulilah qė All-llahu mė ka nderuar

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Mon Jun 04, 2007 11:59 am

Tregon Ebu Ibrahimi dhe thotė:

"Isha njė ditė duke udhėtuar nėpėr shkretėtirė dhe papritmas humba
rrugėn pėr ku isha nisur. U ndala tek njė tendė e vjetėr, shikova
mbrenda saj dhe pashė aty njė njeri, ishte i ulur nė tokė.
Sapo iu afrova me qetėsi pashė se ky njeri ishte i paralizuar, i kishte tė dy duart e kėputura.


Ē'ėshtė mė e ēuditėshmja se ai ishte edhe i verbėr dhe ishte i vetmuar, nuk kishte askėnd qė tė kujdesej pėr tė.

Dėgjova prej tij disa fjalė, qė shpesh i pėrseriste: Falėnderimi i
takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar me njė nderė tė madhe mbi
shumė krijesa tė Tija.
Duke e pėrseritur
kėtė disa herė, ma tėrhoqi vėmendjen dhe mė shtyri tė interesohem pėr
te. Dy duart e kėputura dhe dy sytė e tij tė verbėr dhe nuk posedonte
kurrfarė fuqie pėr kujdesjen e vetės. Shikova pėrreth tij dhe kerkoja
se mos po shoh dikė prej tė afėrmėve tė tij qė kujdeset pėr te, mirėpo,
pėr fat tė keq, nuk pashė askend. Vazhdova t'i afrohem deri sa ndjeu
levizjet i mija dhe filloi tė pyeste:
- Kush ėshtė? Kush ėshtė?

- I thashė: Esselamu alejkum! Jam njė njeri qė kam humbur rrugėn dhe u
ndala tek tenda jote. Po ti kush je? Pse jeton i vetmuar nė kėtė vend?
– Fillova unė me pytje: Ku e ke familjėn apo tė afėrmit?
- M'u pėrgjigj: Unė jam njė plak i sėmuar, qė me kanė lėnė njerėzit dhe me kanė vdekur shumica prej tė afėrmėve.

- I thashė: Dėgjova nga ju disa fjalė, qė me ēuditėn: Falėnderimi i
takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar me njė nderė tė madh mbi shumė
krijesa tjera tė Tija, me trego se ēka tė ka nderuar All-llahu ty kurse
unė tė shohe tė verbėr me dy duart e kėputura, i varfer dhe askend
perreth teje qė interesohet pėr ty?!
- Mė tha: Tė tregoj, por me njė kusht! Kam njė nevojė tė ma kryesh.
- I thashė: Me gjithė dėshirė inshallah, vetėm me trego!

- Mė tha: Po e sheh se jam sprovuar me sprova dhe fatkeqėsi tė
ndryshme, mirėpo, prap Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka
nderuar me njė nderė tė madh mbi shumė krijesa tė tjera. A nuk me ka
dhėnė All-llahu mendjen, qė tė logjikoj me te?!
I thashė: Po, si jo!
- Ma ktheu: Sa e sa njerėzve u mungon kjo begati, janė budalla, tė ēmendur, qė nuk posedojnė mendje?!
- Shumė ka. - ja ktheva.
- Pastaj tha: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka zgjedhur mbi shumė krijesa tė tjera dhe me ka nderuar.

- Vazhdoi pėrseri: A nuk me ka dhėnė All-llahu tė dėgjuarit, me tė
cilin dėgjoj ezanin pėr namaz, dėgjoj me te fjalėt dhe atė qė kam
pėrreth?!
- I thashė: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa prej njerėzėve janė tė shurdhėt dhe nuk mund tė
dėgjojnė?! Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar mbi
shumė krijesa.
A nuk mė ka dhėnė
All-llahu gjuhėn, me tė cilėn e pėrmendi Atė dhe mirrem vesh me
njerėzit?! Sa e sa njerėz memece ka sot qė nuk flasin?!
I thashė: Po, vėrtetė shumė ka.
- Tha: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar dhe me ka zgjedhur mbi shumė krijesa tė Tija.

A nuk me ka udhėzuar All-llahu nė Islam dhe adhuroj vetėm All-llahun
Njė, tė Vetmin, qė nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Tij?! Unė tek
Ai llogaris shpėrblimin duke bėrė durim nė sprovat e Tija.

Sa ka prej njerzėve, qė janė adhurues tė idhujve dhe kryqėve dhe janė
tė kėnaqur me mosbesimin e tyre?! Ata kanė humbur nė kėtė botė dhe nė
botėn tjetėr. Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė mė ka nderuar
mbi shumė krijesa tė Tija. Kėshtu vazhdoi plaku duke i numėruar
begatitė e All-llahut, kurse mua me shtohej ēudia prej imanit tė tij tė
fort dhe bindjes sė tij tė madhe, qė plaku edhe nė gjendjen e tij tė
mjerueshme ishte i kėnaqur me ato begati qė ia kishte dhėnė All-llahu.

Thashė me vete: Sa prej tė sėmurėve janė, qė ndoshta nuk janė goditur
as sa njė e katėrta e kėsaj qė ėshtė goditur ky plak, apo ndoshta janė
sprovuar vetėm me humbje tė shikimit apo tė dėgjimit, apo kanė ndonjė
sėmundje tė lehte e qė mund tė llogariten tė shendoshė nė krahasim mė
atė qė e ka goditur kėtė plak. Saqė i dėgjon duke u ankuar dhe duke
qajtur me zė tė lartė, duke renkuar nga semundja. E atyre vetėm iu
shtohet dobėsia dhe iu pakėsohet bindja nė shpėrblimin e All-llahut.
U thellova nė mendime tė thella derisa m'i ndėrpreu mendimet fjala e plakut duke mė thėnė:
- A ta them kėrkesen time qė pata? A ma kryen atė?
- I thashė: Po, inshallah! Cila ėshtė kėrkesa yte?
E uli kokėn dhe lotėt i rrodhėn nga sytė e tij tė verbėr. Pastaj ngriti koken e tha:

- Nuk me ka mbetur askush prej familjes perveē njė djalit
katėrmbedhjetėvjeēar. Ai ėshtė qė me ushqen, me veshėn, me shtrinė pėr
tė fjetur dhe me ngrite pėr ēdo nėvojė. Mirėpo, ka dalė qė dje tė me
kėrkojė ushqim dhe nuk ėshtė kthyer mė dhe nuk e di a ėshtė gjallė dhe
kthehet apo ėshtė i vdekur dhe ėshtė harruar. Unė, sikurse po e sheh,
jam plak i lodhur, i verbėr, ku ta kėrkoj unė i shkreti?!
E pyeta pėr pamjen e tij dhe cilėsitė e tija nė mėnyrė qė ta njoh nėse e takoj.

Dola qė ta kėrkoj djalin, po ku ta kėrkoj kurse rruga pėr mua ishte e
panjohur dhe nuk dija nga ta kėrkoja, unė vetė kisha humbur rrugėn.

Vazhdova rrugėn duke ecur nėpėr shkretėtirė, kėrkoja andej kėtej ndonjė
njeri tė pyes pėr djalin, por s'ka gjė. Rastėsisht e ktheva kokėn dhe
pashė andej tėndes sė plakut njė kodėr tė vogėl, ku ishin mbledhur disa
sorra, ishin mbledhur rreth diēkaje. Thashė me vete: Kėto nuk
mblidhen pėrveē se rreth ndonjė ngrodhėsire ose ushqimi. U ngrita nė
koder dhe u afrova tek kėto shpezė. Kur arrita afėr tyre filluan tė
shpėrndahen dhe nė vendin ku ishin mbledhur sorrat ēka tė shoh?! Njė
djale i ri i vdekur, trupi i tij i kėputur sikur ta kishte sulmuar
ndonjė ujk dhe ka ngrenė njė pjesė tė tij dhe ka lėnė pjesėn tjetėr pėr
shpezė.
Nuk me brengosi djali aq shumė sa
me erdhi keq dhe u pikėllova pėr plakun. Zbrita nga kodra duke ecur ne
drejtim tė tendės duke qenė nė mes pikėllimit dhe hutise. Duke menduar
se a tė shkoj dhe ta lė plakun nė vetmi apo tė kthehem tek ai dhe ta
lajmėroj pėr djalin. U drejtova kah tėnda dhe po dėgjoj plakun duke
bėrė tesbihė dhe duke pėrmendur All-llahun. Isha i hutuar ēka t'i them,
si t'ia filloj...? Me erdhi nė mendje ngjarja e tė dėrguarit tė
All-llahut, Ejubit alejhi selam.
Hyra
tek plaku dhe e gjeta ashtu si e kisha lėnė. I dhashė selam. I mjeri,
ishte mėrzitur shumė pėr djalin. Sa mė ndjeu mė pyeti: ku ėshtė djali?
I thashė: Pėrgjigju ti njėhere! Cili prej ju tė dyve ėshtė me i dashur tek All-llahu, ti apo Ejubi, alejhi selam?
Tha: Ejubi, alejhi selam ėshtė me i dashur tek All-llahu.
I thashė: Cili ėshtė sprovuar mė shumė, ti apo Ejubi, alejhi selam?
Tha: Padyshim, Ejubi, alejhi selam.
Atėherė i tashė: Llogarite djalin tėnd tek All-llahu se tė ka vdekur...!

E gjeta atė tė vdekur tek kodra, iu kishin versulur ujqėrit mbi trupin
e tij. Rėnkoi plaku i mjerė, pastaj rėnkoj pėrseri duke marrė frymė
thellė dhe duke pėrseritur fjalėn: LA ILAHE IL-LALL-LLAH...

Mora ta qetėsojė duke ia kujtuar durimin, mirėpo atij iu shtuan
vuajtjet dhe rėnkimet derisa dhe nisa t'ia pėrkujtoj shehadetin (LA
ILAHE IL-LALL-LLAH) dhe vdiq nė duart e mia.

E mbulova me jorganin qė e kishte pėrfundi dhe dola tė kerkoje ndonjė
njeri qė tė mė ndihmojė t'ia pregadis xhenazėn. Pas pak pashė tre vetė
tė hipur mbi kafshet e tyre. Dukeshin tė ishin udhetarė.
I thirra dhe m'u pėrgjigjen. Kur u afruan u thashė:

- Kėtu ėshtė njė njėri musliman i vdekur dhe nuk ka askė qė interesohet
dhe mirret me tė, a keni mundėsi qė tė mė ndihmoni pėr ta larė, ta
mbėshtjellim nė qefin dhe ta varrosim? Ata pranuan.

Hyrėn nė tendė qė ta shohin plakun e vdekur dhe ta bartnin pėr ta
varrosur. Sapo zbuluan fytyrėn e tij bertitėn: Ebu kulabe... Ebu
kulabe...! Pastaj e mora veshė se Ebu kulabe kishte qenė njė prej
dijetarėve tė njohur, qe e kishte humbė pleqėria dhe sėmundjet e shumta
pozitėn e tij dhe e kishin lenė njerėzit pas dore. Iu kishin mbledhur
shumė sprova dhe fatėkeqėsi deri sa ishte vetmuar prej njerzėve nė njė
tendė tė vjetėr nė hapėsiren e shkretėtirės.
Ia pregatitėm xhenazėn dhe e varrosėm.
Udhėtova bashkė me kėta tre veta dhe mė ndihmuan qė ta gjejė rrugėn pėr nė qytet.

Nė kėtė natė e pashė ne ėndėrr Ebu Kulaben me pamjen me tė bukur,
kishte tė veshur rroba tė bardha dhe ishte plotėsuar pamja e tij, pa tė
meta trupore. E pashė duke ecur nė njė vend tė gjelbėruar.
E pyeta: O Ebu Kulabe, ēka tė ka bėrė ty tė jesh nė kėtė vend kaq tė bukur dhe i shėndoshė fizikisht?
U pėrgjigjė: Posa mė ka futur All-llahu nė xhenet dėgjova njė zė duke me thėnė fjalėn e All-llahut:
سَلاَمٌ عَلَيْكُم بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ
"(u thonė) selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin, sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend." [Err-rrad, 24]


Marrė nga libri: Sijer Alamu En-Nubela
Imam Dhehebiu
Pėrktheu dhe pershtati:
Fatmir Zogaj
25 Maj 2007

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi