Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agjėrimi (savmi)

Shko poshtė

Agjėrimi (savmi) Empty Agjėrimi (savmi)

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Fri Aug 31, 2007 5:08 pm

Detyra e tretė kryesore islame ėshtė agjėrimi i muajit tė Ramazanit.



Agjėrimi ėshtė bėrė obligim nė vitin e dytė hixhrij, me kėtė ajet kur'anor:



"O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim
edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.
(jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej
jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėron), atėherė ai (le tė agjėrojė)
mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė
obliguar pėr kompensim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri e ai qė nga
vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė mė mirė pėr tė. Mirėpo, po qe se e
dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju" (El-Bekare, 183-184).



"Ditėt e caktuara" qė i pėrmend Kur'ani, janė muaji i Ramazanit, nė tė
cilin filloi shpallja e Kur'anit, si udhėrrėfyes pėr njerėzinė dhe si
dėshmi e qartė qė shpie nė rrugėn e drejtė dhe qė e ndanė tė vėrtetėn
nga e pavėrteta.









Historiku i agjėrimit



Nga ajeti i cituar mė lartė shihet se agjėrimi ka qenė i obliguar edhe
para Muhammedit alejhisselam. Disa nga ata popuj janė shfarosur, e disa
jetojnė edhe sot, siē janė, kinezėt, indianėt, persianėt, egjiptianėt
etj.



Nė ungjijt (sipas Mateut dhe Lukės) gjithashtu flitet pėr agjėrimin.
Dispozitat e agjėrimit nė Dhiatėn e Vjetėr (Bibėl) janė tė paqarta,
mirėpo dihet se Musai alejhisselam agjėronte nga dyzet ditė.



Fakti se institucioni i agjėrimit haset edhe te popujt paganė, flet se
edhe kėtyre popujve ndonjėherė u kanė ardhur pejgamberė me urdhėresa tė
njėjta ose tė ngjashme, tė cilat i ka shpallur edhe Kur'ani.



Ndėrkohė qė disa popuj agjėrimin e kuptonin si vetmundim - duke mos
ngrėnė asgjė pėr njė kohė tė gjatė (brahmanėt, budistėt), tė tjerėt
hanin, duke e lėnė vetėm mishin dhe dhjamin e kafshėve (tė krishterėt).





Pėrkufizimi i agjėrimit islam





Agjėrimi islam ėshtė detyrė e domosdoshme fetare pėr ēdo musliman dhe
muslimane tė moshės madhore dhe tė menēur - qė tė heqė dore nga
ushqimi, pija, marrėdhėniet intime, duhani dhe veprimet e ngjashme qė e
prishin agjėrimin edhe atė qė nga agimi e deri nė perėndim tė diellit,
me nijet qė kėtė ta bėjė nė emėr tė All-llahut, nėse pėr kėtė nuk ka
pengesa.



Agjėrimi mund tė jetė:



- farz (agjėrimi i muajit tė Ramazanit dhe agjėrimi i kefaretit);



- sunnet (agjėrimi i jevmi-ashures, ditės sė nėntė dhe tė dhjetė tė muajit Muharrem);



- mendub (tė agjėrosh nga tre ditė pėr ēdo muaj, tė hėnėn dhe tė enjten
pėr ēdo javė, gjashtė ditėt e muajit tė Shevvalit, "agjėrimin e
Davudit", do tė thotė, ēdo tė dytėn ditė gjatė tėrė vitit);



- mekruh (tė agjėrosh ditėt e Bajramit, vetėm tė premten ose vetėm tė shtunėn, tė agjėrosh pėr ēdo ditė);



- haram (tė agjėrojė personi i cili ėshtė nė gjendje tė hajdit apo tė nifasit).



Nijeti - qėllimi se do tė agjėrohet dita e caktuar ėshtė ēėshtje e
zemrės. Kjo nuk do tė thotė se me gojė nuk guxon tė shprehet, edhe pse
ėshtė mė mirė tė vėrtetohet me fjalė. Nijeti (me fjalė) shqiptohet:



"Nevejtu en esume gaden lil-lahi te'ala min she-hri ramadane - vendosa,
nė emėr tė All-llahut tė ma-dhėruar, qė nesėr tė agjėroj agjėrimin e
Ramazanit”.



Tė zgjohesh para agimit nė sehur - syfyr, me qėllim qė tė agjėrosh ditėn qė vijon, njėkohėsisht do tė thotė edhe nijet.



Kjo vendosje ėshtė e nevojshme pėr ēdo ditė. Kjo, zakonisht, bėhet pas
kryerjes sė syfyrit, nėse harrohet qė kjo tė bėhet menjėherė pas
sehurit, mund tė bėhet deri njė orė para dreke.



Ēka e prish agjėrimin?



Agjėrimin e prish: ushqimi, pija, duhani dhe kėnaqja e instinkteve seksuale.



Kompensimi i agjėrimit (kada dhe kefareti)



Nė rastet kur agjėrimi prishet pa qėllim duhet (pas Ramazanit)
kompensuar ditė pėr ditė, do tė thotė, tė agjėrohet numri i ditėve tė
lėshuara.



Megjithatė, agjėrimi i prishur me qėllim, tėrheq pas vete kefaretin -
kundėrpagesėn qė pėrbėhet nga agjėrimi i 60 ditėve krahas atyre qė i
kompenson (kada), ose tė ushqyerit e 60 personave tė varfėr, ose tė
ushqyerit e njė personi tė varfėr 60 ditė; ose kundėrvlera e kefaretit,
gjithashtu, mund t'u ofrohet si ndihmė institucioneve islame, tė cilat
pėrgatisin kuadėr fetar.



Me prishjen e agjėrimit me qėllim nėnkuptohet prishja me vetėdije dhe e paarsyeshme.



Pėr prishjen e agjėrimit me dhunė ose nga frika nevojitet tė agjėrohet ditė pėr ditė (kada).



Ēka nuk e prish agjėrimin?



Nėse njeriu, nga harresa, bėn diē qė e prish agjėrimin, agjėrimi nuk do
t'i prishet, me kusht qė tė mos e vazhdojė mė tej atė veprim, sapo t'i
kujtohet se agjėron.



Kush s'ėshtė i obliguar tė agjėrojė?



Agjėrimin e Ramazanit nuk ėshtė i obliguar ta agjėrojė:



- i sėmuri i cili frikėsohet se sėmundja do t'i keqėsohet - konstatim
ky tė cilin duhet miratuar nė baze tė shkathtėsisė ose tė mendimit tė
mjekut tė specializuar pėr atė sėmundje;



- udhėtari i cili niset pėr rrugė qė mė sė paku zgjat 18 orė ecje mė
kėmbė (86 km.), duke mos marrė parasysh me kėtė rast mjetin e udhėtimit
Mirėpo, Kur'ani porosit qė nėse agjėrimi nuk e dėmton, mė mirė ėshtė qė
ta agjėrojė;



- gjidhėnėsja ose shtatzėna, nėse frikėsohet se agjėrimi do ta dėmtojė;



- ushtarėt, tė burgosurit, punėtorėt fizikė dhe bujqit, nėse u janė
ekspozuar kushteve tė atilla tė punės dhe tė kohės, saqė agjėrimi mė
seriozisht do tė ndikonte nė shėndetin e tyre (minatori, pėr shembull).



Tė gjithė personat e pėrmendur janė tė detyruar t'i agjėrojnė ditėt e
lėshuara tė Ramazanit mė vonė -kur pėr kėtė do t'u lejojnė kushtet,



Pleqtė e regjur e tė pamundshėm, gjithashtu, nuk janė tė obliguar tė
agjėrojnė, por janė tė obliguar, nėse kanė mundėsi, qė pėr ēdo ditė tė
japin nga njė fidje nė vlerė tė sadekatul-fitrit



Nuk ėshtė e lejuar tė agjėrojė gruaja qė ka hajdin - menstruacionin,
ose nifasin - lehoninė. Kur tė kalojnė kėto pengesa, duhet t'i agjėrojė
ditėt e lėshuara.



Tė gjithė personat qė me arsye objektive janė tė penguar tė agjėrojnė
ditėt e Ramazanit, duhet natyrisht t'u largohen tė ushqyerit publik, nė
mėnyrė qė mos t'u japin shkas personave tė tjerė, tė cilėt pėr kėtė nuk
kanė arsye.



Kuptimi i agjėrimit



Agjėrimi, si edhe namazi, numėrohet ndėr shprehjet mė tė larta tė
devotshmėrisė - pėrkushtimit. Ai ėshtė bindje e besimit tė vėrtetė, pa
dyfytyrėsi e hipokrizi.



Muhammedi alejhisselam thotė:



"I vetmi ibadet qė nuk ka dyfytyrėsi ėshtė agjėrimi".



All-llahu xh.sh. thotė:



"Agjėrimi ėshtė pėr Mua dhe Unė do tė shpėrblej pėr tė, sepse njeriu pėr hir Timin heq dorė nga haja e pija" (Hadithkudsij).



"All-llahu xh.sh. jua ka bėrė farz agjėrimin e Ramazanit, ndėrsa unė po
ju obligoj tė falni namazin e teravisė, ndaj kush e agjėron Ramazanin
dhe e fal teravinė, duke besuar sinqerisht dhe duke patur kujdes pėr
obligimet e veta ndaj All-llahut, do ti falen disa mėkate tė caktuara,
tė cilat i ka bėrė deri atėherė"



"Gjithēka ka dyert e veta, e dyert e ibadetit janė agjėrimi. Prandaj ai qė agjėron edhe kur fle - bėn ibadet (Hadith).



Mėshira e All-llahut nė veēanti ėshtė e mjaftueshme nė Ramazan, sepse
agjėruesit jo vetėm qe heqin dorė nga ngrėnia, pija dhe nga dėshirat e
tjera, por edhe nga tė gjitha punėt e kėqija dhe irituese. Atėherė, te
njerėzit zhvillohet njė ndjenjė e posaēme e solidaritetit, e merhametit
dhe e bamirėsisė. Besimtari atėherė, mė tepėr se kurrė, ndjen nevojėn
pėr tė bėrė vepra tė mira.



Flijimin qė njeriu e bėn nė emėr tė All-llahut ėshtė masė e imanit tė
tij. Sa mė e madhe tė jetė sakrifica nė emėr tė All-llahut, aq mė i
sinqertė dhe mė i thellė ėshtė besimi. Pėr kėtė arsye agjėrimi ėshtė
edhe flijim i dėshirave dhe ėndjeve tė caktuara, qė njėkohėsisht ėshtė
ndėr dėshmitė mė tė forta tė imanit tė sinqertė tė muslimanit.



Agjėrimi duhet tė jetė shtytės pėr zhvillimin e tė gjitha vetive tė
ndershme dhe fisnike, sepse kėnaqja vetėm e dėshirave trupore, do ta
shpinte njeriun nė shkallėn e kafshės. Prandaj, Muhammedi alejhisselam
ka thėnė:



"Agjėrimin e prishin pesė gjėra:



- gėnjeshtra,



- shpifja,



- pėrgojimi - delendisja,



- betimi i rrejshėm dhe



- shikimi me pasion, afsh".



Sipas kėsaj, nė mėnyrė qė agjėrimi tė jetė ibadet, njeriu duhet tė jetė
i pėrshkuar me mendime dhe frikė e respekt ndaj All-llahut, me dhikėr,
bamirėsi, lexim dhe dėgjim tė Kur'anit, me qetėsi dhe me veti tė tjera
fisnike.



Muslimani agjėron nga bindja se agjėrimi ėshtė vullnet dhe urdhėresė e
All-llahut xh.sh., gjė qė shpie nė kėnaqėsinė e kėsaj dhe tė botės
tjetėr, ndaj kėtė flijim e bėn pa vėshtirėsi dhe lodhje. Agjėrimi ėshtė
njėri ndėr faktorėt mė efektivė nė zhvillimin dhe edukimin e vullnetit
tė njeriut. Shumė duhanxhinj, pėr shembull, qė janė tė flaktė pas kėsaj
shprehie, me ardhjen e Ramazanit pa vėshtirėsi heqin dorė nga kjo.



Mirėpo, sikur tė kėrkohej prej tyre qė kėtė ta bėnin pasi tė ketė
kaluar Ramazani, madje edhe pėr njė kohė tė shkurtėr, kjo pėr ta do tė
ishte njė mundim dhe vetėmohim i madh.



Me veprimin bamirės tė kėtij ibadeti shumėkush forcohet dhe ēlirohet
nga prangat e epsheve tė ndryshme, qė deri atėherė ka qenė rob i tyre.



Telashet e shumėnumėrta elementare: uria, etja, shtrėngatat e luftės
dhe rrethanat e tjera tė papritura, i shpijnė njerėzit nė prova dhe
mundime tė duarnduarta, tė cilat shumė mė lehtė dhe mė me pavėshtirėsi
do t'i durojnė ata qė agjėrojnė, sesa ata qė kėtė s'e kanė bėrė kurrė.



Ana sociale e agjėrimit



Qė moti ėshtė thėnė se “i ngopuri nuk i beson tė uriturit”, qė do tė
thotė se njeriu nuk mund t'i kuptojė hallet e tė varfėrve dhe tė tė
uriturve, pėrderisa nuk e ndjen vetė kėtė.



Muaji i agjėrimit tė obligueshėm ka veprim shumė tė fuqishėm nė
aspektin social e edukues. Agjėrimi ia mėson besimtarit vetėmohimin dhe
therorinė, si ndaj vetvetes, ashtu edhe ndaj njerėzve tė tjerė. Kėshtu
te besimtari zhvillohet ndjenja e dashurisė ndaj njerėzve dhe e
vetėmohimit nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės. Egoizmi zėvendėsohet me
bujarinė, sidomos ditėve tė Ramazanit. Pėr kėtė arsye pėr Ramazanin
janė tė lidhura gati tė gjitha dhėniet materiale fetare siē janė:
zekati, sadekatul-fitri dhe llojet e tjera tė ibadei-malijjes.



Ana shėndetėsore e agjėrimit



Deri vonė janė theksuar dobitė e agjėrimit ekskluzivisht nė fushėn e
adhurimit - ibadetit, ku edhe qėndron kuptimi i tij kryesor: qė nga
njeriu te formojė njė qenie tė pastėr morale dhe shpirtėrisht tė afėrt
ndaj All-llahut xh.sh. Ky qėllim pėrmendet nė ajetin kur'anor
"...le'al-lekum tettekun....- ...kėshtu qė tė jeni tė devotshėm..."



Mirėpo, agjėrimin mjekėsia moderne sapo e ka zbuluar dhe argumentuar
pjesėrisht. "Agjėroni - do tė jeni tė shėndoshė", thotė Muhammedi
alejhisselam, duke porositur maturinė nė ngrėnie dhe pije, nė mėnyrė qė
te ruhet elasticiteti dhe fortėsia e trupit, shėndeti dhe kthjelltėsia
mendore, nė frymėn e fjalėve kur'anore;



"...hani dhe pini e mos teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata qė e teprojnė (shkapėrderdhin)" (El-A'araf, 31).



Muhammedi alejhisselam ka porositur se duhet ndėrprerė ngrėnien pikėrisht atėherė kur tė paraqitet oreksi mė i madh pėr tė.



Muaji i agjėrimit paraqet njė pushim dhe rekreacion tė pėrkryer pėr
organizmin. Ngase i Gjithėdijshmi, duke e ditur ēka i nevojitet
organizmit, e urdhėroi agjėrimin.



Me qėllim qė agjėrimi tė ketė veprim bamirės pėr shėndetin tonė, duhet
ndjerė vėshtirėsitė imagjinare dhe duhet larguar nga ushqimet e
bollshme.



Pėr kėtė arsye preferohet qė pėrkohėsisht tė agjėrohet edhe pas
Ramazanit, nė mėnyrė qė organizmi tė mbahet nė kondicion dhe vitalitet
tė gjithmonshėm.



Shumė mjekė dhe mendimtarė e rekomandojnė agjėrimin si mjetin mė tė
mirė dhe mė efikas pėr ruajtjen e shėndetit, vitalitetit dhe
kondicionit jetėsor.



Medicina bashkėkohore shėrbehet me agjėrimin si metodė tė suksesshme
pėr shėrimin e shumė sėmundjeve, e nė radhė tė parė tė trashjes.



www.ehli-sunnet.com
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi