Ramazani dhe gjendja e njerėzve nė tė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Ramazani dhe gjendja e njerėzve nė tė

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Fri Aug 31, 2007 5:07 pm

Falenderimi i takon Allahut i Cili e bėri ndėrrimin e ditėve e tė
netėve pėrkujtim pėr ata qė logjikojnė. E falenderojmė Atė pėr mirėsitė
e Tij tė shumta qė na ka dhuruar. Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr me
meritė veē Tij, i Cili ėshtė Bujar dhe falės i madh. Caktoi qė kjo botė
tė jetė e pėrkohshme dhe nxiti qė tė furnizohemi pėr botėn e pafundme.
Dėshmoj se Profeti ynė Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij, bartės i
flamurit tė besnikėve. Pėr tė qoftė paqja dhe nderimet, mbi familjen
dhe shokėt e tij, tė drejtėt dhe besnikėt, bujarėt dhe tė devotshmit!



Allahu i Lartėsuar ka zgjedhur qė gjatė kohės tė ketė periudha pėr
shtimin e bindjes ndaj Tij dhe, sigurisht, qė nė tė ka zgjedhur disa
ditė e netė, duke treguar bamirėsi ndaj robėrve tė Tij besimtarė.



Nuk ka dyshim se ky ymet (muslimanėt) janė nderuar me ardhjen e njė
muaji nė tė cilin ata pastrojnė shpirėtrat nga gjynahet dhe
kundėrshtimet, trupat e tyre nga zakonet e kėqia dhe veprat e ndyra.



Tė devotshmit nė kėtė muaj e shfrytėzojnė kohėn e tyre me bindje, lexim
tė Kuranit dhe me ēdo punė tė mirė, tė cilat i afrojnė ata mė afėr me
Krijuesin e tyre.



Besoj se e kuptove se cili ėshtė ky muaj, o vėlla dhe ti o motėr.



Ky muaj ėshtė ai, hėnėn e tė cilit besimtarėt e presin me padurim nė
mėnyrė qė tė shtojnė nė tė devotshmėrinė, duke zbatuar kėshtu urdhėrin
e Zotit tė tyre.



" O ju qė keni besuar! Ju ėshtė urdhėruar juve agjėrimi siē u qe
urdhėruar edhe atyre pėrpara jush me qėllim qė tė mund tė bėheni tė
pėrkushtuar." Bekare, 183.



Ai ėshtė muaj i begatė tė cilin muslimanėt e presin duke shpresuar qė
tė jetė falje gjynahesh pėr ta, nuk ka dyshim se ai ėshtė furnizim pėr
shpirtin dhe zemrėn dhe me anėn e tė cilit muslimanėt pėrpiqen pėr
rritjen e gradave .



Ai ėshtė zotėria i tė gjithė muajve. Nė tė zbriti Kurani mbi tė
dėrguarin tonė Muhamedin (salallahu alejhi ue selam). E pra ky ėshtė
muaji i Ramazanit, pėr tė cilin Allahu thotė:



"Muaji i Ramazanit nė tė cilin u zbrit Kurani: udhėzim pėr njerėzimin,
provė e qartė pėr udhėheqje dhe kriter (dallues i qartė pėr tė drejtėn
dhe tė gabuarėn)." Bekare, 185.



Ramazani ėshtė muaj ku pakėsohen tė kėqiat dhe pastrohen shpirtrat,
nxirren nė pah besimet e sinqerta dhe nė tė hapen dyert e Xhenetit dhe
mbyllen dyert e Xhehenemit. Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka
thėnė:" Kur hyn Ramazani hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e
Xhehenemit dhe nė tė prangosen djajtė (shejtanėt)." (Mutefekun alejhi)



Nė kėtė muaj ndodhet njė natė e cila ėshtė kurorė e vendosur nė kryet e
kohės, ajo ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj, nata e Kadrit pėr tė cilėn
Allahu ka thėnė:



" Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se sa njėmijė muaj!" Kadėr, 3.



Nėse besimtari falet nė tė me besim dhe bindje i falen atij gjynahet e mėparshme.



Ramazani ėshtė muaj nė tė cilin shfaqet qartė besimi i sinqertė dhe
dashuria ndaj Allahut. Ai ėshtė sekreti midis robit dhe Zotit tė tij,
ku ai e kryen atė tė sinqertė vetėm pėr Allahun dhe duke kėrkuar me tė
kėnaqėsinė e Tij. Me tė shfaqen shenjat e njėsimit, shtohet besimi dhe
rrėnjosen nė zemrėn e besimtarit bindja dhe devotshmėria.



E si tė mos ndodh njė gjė e tillė kur agjėrimi ėshtė sikur e ka
cilėsuar Allahu nė fjalėn qė transmeton prej Tij i dėrguari ynė
Muhamedi (salallahu alejhi ue selam):



" Ēdo punė e birit tė Ademit ėshtė pėr tė, me pėrjashtim tė agjėrimit, ai ėshtė pėr Mua dhe Unė do ta shpėrblejė atė."



Ramazani ėshtė muaj i cili tregon bashkimin dhe njėsimin e muslimanėve,
nė tė janė tė barabartė tė pasurit dhe tė varfėrit, tė mėdhenjtė e tė
vegjlit, burrat e gratė. Tė gjithė ata agjėrojnė duke iu bindur kėshtu
Zotit tė tyre. Ata ndalohen prej ngrėnies nė tė njėjtėn kohė dhe e
ēelin iftarin po nė tė njėjtėn kohė, janė tė barabartė nė agjėrimin dhe
urinė e tyre. Sigurisht qė muaji i Ramazanit ėshtė hallkė e fortė qė i
bashkon muslimanėt edhe pse ata janė tė shpėrndarė nė vende tė
ndryshme. Nė kėtė muaj vėrtetohet fjala e Allahut ku thotė:



" Dhe me tė vėrtetė qė kjo feja juaj ėshtė njė fe (Islami) dhe Unė jam
Zoti juaj; kėshtu pra, m’u frikėsoni (vetėm) Mua." Muminun, 52.



O ju muslimanė! Vėrtet vlerat e muajit tė Ramazanit janė tė mėdha e tė panumėrta.



Pėrgėzohu o ti i cili e ndėrpret ngrėnien dhe pirjen pėr Allahun duke
agjėruar dhe je i bindur ndaj Tij me atė qė Allahu i ka veēuar
agjėruesit Ditėn e Gjykimit. Allahu ka caktuar qė agjėruesit tė hynė nė
Xhenet nga dera Rejan (nga dera e atyre qė nuk do t’i marrė etja kurrė).



Sehl ibni Sadi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se profeti (Paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Vėrtet, nė Xhenet
ėshtė njė derė, e cila quhet Rejan, nėpėr tė cilėn do tė hyjnė Ditėn e
Gjykimit vetėm ata qė agjėrojnė, nėpėr atė derė tė tjerėt nuk do tė
hyjnė. Do tė thirret nė atė derė ku janė agjėruesit. Do tė ēohen
agjėruesit dhe nuk do tė mundet tjetėrkush tė hyjė nga kjo derė, e pasi
tė hyjnė ata, dera do tė mbyllet e nuk do tė mundet tė hyjė askush
tjetėr.”. (Mutefekun alejhi)



Vallė a nuk mjafton si vlerė e kėtij muaji qė Allahu t’u falė gjynahet
atyre tė cilėt e agjėrojnė muajin e Ramazanit duke qenė tė bindur nė
besimin islam?



Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se Profeti (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kush e agjėron muajin e
Ramazanit, duke qenė i bindur nė besimin islam dhe duke i kryer
obligimet islame, do t'i falen gabimet e tij tė mėparshme.” (Mutefekun
alejhi)



Nga vlerat e kėtij muaji ėshtė se besimtari nė tė ka lidhje mė tė
ngushtė se nė muajt e tjerė me Kuranin. Nuk pėrkujdeset dikush nė kėtė
muaj madhėshtor pėr agjėrimin e tij dhe leximin e Kuranit, vetėm se
Allahu do tė mundėsojė qė ata tė dy tė jenė ndėrmjetėsues pėr tė Ditėn
e Gjykimit; atė ditė kur unė dhe ti do tė kemi nevojė tė thotė qoftė
edhe dikush njė dėshmi tė mirė pėr ne, para Allahut.



Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:"
Agjėrimi dhe Kurani ndėrmjetėsojnė pėr besimtarin Ditėn e Gjykimit.
Agjėrimi do tė thotė: ‘O Zot, ia ndalove robit ushqimin dhe epshet,
prandaj mė bėj ndėrmjetėsues!’ Kurani do tė thotė: ‘O Zot, e kam
ndaluar robin tėnd nga gjumi i natės, prandaj mė bėj pėr tė
ndėrmjetėsues!’ Dhe ndėrmjetėsojnė. (Ahmedi)



Agjėrimi i Ramazanit ėshtė njė nga pesė shtyllat e Islamit, tė cilat nėse dikush i kryen siē duhen do tė hyjė nė Xhenet.



Ibni Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se Profeti (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Islami ėshtė ngritur mbi
pesė (shtylla): dėshminė se nuk ka zot tjetėr me tė drejtė pėrveē
Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguar i Allahut, kryerjen e namazit,
dhėnien e zekatit, vizitėn e Kabes dhe agjėrimin e Ramazanit.”
(Mutefekun alejhi)



Ndėrsa Talha bin Ubejd (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka transmetuar
se njė arab me flokė tė pushpuritura erdhi tek i dėrguari i Allahut
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha: “Mė lajmėro pėr
atė qė mė ka obliguar Allahu prej namazit!” Profeti (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi tė!) ia ktheu: "Faljen e pesė namazeve me
pėrjashtim tė asaj qė dėshiron ta falėsh vullnetarisht." Arabi pyeti
pėrsėri duke thėnė: “Mė lajmėro pėr atė qė mė ka obliguar Allahu prej
agjėrimit!” Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia
ktheu: "Agjėrimin e muajit tė Ramazanit me pėrjashtim tė asaj qė mund
tė agjėrosh vullnetarisht." Pasi Profeti e lajmėroi atė pėr tė gjitha
obligimet e fesė islame, ai tha: “Pasha Atė i Cili tė ka nderuar! Nuk
shtoj e as nuk pakėsoj asgjė nga ato qė mė ka obliguar Allahu.” - dhe
mė pas shkoi. Pasi u largua, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi tė!) tha: "Do tė hyjė nė Xhenet, nėse vepron ashtu siē
tha." (Buhariu)



Pėr shkak se besimtari nė muajin e Ramazanit shkėputet nga ngrėnia e
pirja, kėnaqėsitė trupore (si marrėdhėniet me bashkėshorten) dhe
dėshirat e vetes, Allahu ka vendosur qė kėtė sakrificė ta shpėrblejė mė
shpėrblim tė veēantė, shpėrblim ky qė nuk mund ta caktojė vetėm se Ai.
Po ashtu, Allahu ka bėrė qė era e gojės sė agjėruesit, prej tė cilės
neveriten e shtrembėrohen shumė njerėz, tė jetė mė e mirė dhe mė e
dashur tek Allahu, se era e miskut (parfumit kundėrmues).



Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke transmetuar
nga Allahu ka thėnė: "Ēdo punė e birit tė Ademit ėshtė pėr tė, ēdo e
mirė shpėrblehet nga dhjetė deri nė shtatėqind fish, me pėrjashtim tė
agjėrimit, ai ėshtė pėr Mua. Unė do ta shpėrblej atė, sepse ka lėnė
epshet e tij, ushqimin dhe pirjen pėr Mua. Pėr agjėruesin ka dy gėzime,
gėzim nė kohėn e iftarit dhe gėzim kur ta takojė Zotin e tij. Era e
gojės sė agjėruesit tek Allahu ėshtė mė e mirė se era e miskut."
(Mutefekun alejhi)



Subhanallah! Sa shumė vlera ka agjėrimi i muajit tė Ramazanit! Pėr ēdo
ditė nė tė Allahu liron grupe njerėzish nga zjari dhe me ēdo ditė
agjėrimi pėr Allahun, besimtari largohet nga zjarri shtatėdhjetė vite.



Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kur tė
jetė nata e parė e Ramazanit burgosen shejtanėt dhe sėmuren xhindėt,
mbyllen dyert e zjarrit dhe nuk hapet asnjėra prej tyre dhe hapen dyert
e Xhenetit dhe nuk mbyllet asnjėra prej tyre dhe thėrret njė thirrės:
“O kėrkues i sė mires, pėrgatitu! O kėrkues i sė keqes, ndalohu prej
saj, sepse me tė, vėrtet, Allahu shpėton nga zjarri; e kjo nė ēdo natė
tė kėtij muaji." (Tirmidhiu dhe Ibnu Maxhe)



Ndėrsa, nė njė hadith tjetėr Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush agjėron njė ditė nė rrugė tė Allahut,
ia largon Allahu fytyrėn e tij me kėtė ditė nga zjarri shtatėdhjetė
vjet. (Muslimi)



O Allah! Ty tė lutemi tė na lirosh ne dhe tė gjithė muslimanėt nga zjarri i Xhehenemit nė muajin Ramazan!



O Allah! Largoi fytyrat tona nga zjarri pėr ēdo ditė agjėrimi qė bėjmė
pėr ty! Vėrtet, Ti je i Mėshirshėm dhe Bujar i Madh, nuk ka zot tjetėr
me meritė, veē Teje.



Allahu i Lartėsuar, siē ka vendosur qė ky muaj tė jetė i begatė dhe me
mirėsi tė pashtershme, ka bėrė qė me anėn e tij edhe besimtarėt tė jenė
tė tillė nė kėtė muaj.



Nuk ka dyshim se rrethi i bamirėsisė zgjerohet nė kėtė muaj madhėshtor,
e kėshtu zemrat e besimtarėve shpejtojnė nė nxitjen e tyre pėr bujari
dhe ēdo tė mirė. Ndaj dhe feja e pastėrt islame ka nxitur pėr njė gjė
tė tillė, nė mėnyrė qė tė zgjerohen zemrat e bamirėsve dhe tė kurohet
koprracia e tė ligėve. Allahu thotė:



" Kush ėshtė ai qė dėshiron tė lerė tek Allahu njė hua tė mirė, ashtu
qė Ai tė mund t’ia shumėfishojė atė atij disa herė?" Bekare, 245.



Pasuria nuk pakėsohet me bujarinė e sadakasė, porse ajo ėshtė hua e
sigurtė tek Allahu, i Cili e shton begatinė e saj, dhe tė cilėn kur ta
shohėsh Ditėn e Gjykimit do tė thuash: “Ah, qė nuk u tregova bujar edhe
mė shumė!”



Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Ēdo
ditė nė tė cilėn zgjohen njerėzit, zbresin dy melaike. Njėri prej tyre
thotė: “O Allah, atij qė jep pėr Ty zėvendėsoja me mė tė mirėn!” Ndėrsa
tjetri thotė: “O Allah, atij qė ėshtė koprrac jepi vetėm shkatėrrim!"
(Mutefekun alejhi)



Kėshtu qė i gjen besimtarėt nė kėtė muaj tė garojnė nė dhėnien e
sadakasė dhe zgjidhjen e problemeve qė kanė vėllezėrit e tyre. Dhe e
gjithė kjo arrihet, sepse pasanikėt kur agjėrojnė kėtė muaj kuptojnė
gjendjen e vėllezėrve tė tyre qė nuk sigurojnė dot kafshatėn e gojės,
kujtojnė jetimėt dhe vejushat, tė cilėve u mungon ai qė pėrpiqet pėr
furnizimin e tyre.



Nga ana tjetėr ata marin nė kėtė vepėr si shembull tė dėrguarin e tyre,
i cili kur vinte Ramazani ishte pėr njerėzit mė i dobishėm se era, e
cila sjell shiun.



Abdullah bin Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “Profeti
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Ramazan kur takonte
Xhibrilin tregonte njė bujari qė nuk e kishte nė muajt e tjerė. Ai
Xhibrili e takonte atė pėr ēdo natė tė Ramazanit dhe e pėrsėrisnin sė
bashku Kuranin. Kėshtu, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
tė!) kėtė muaj ka qėnė pėr njerėzit mė i dobishėm se era pas sė cilės
vjen shiu." ( Buhari dhe Muslimi)



O ju muslimanė! O ju tė cilėt Allahu ju ka nderuar me pasuri! Nė kėtė
muaj ju ka hapur njė derė, ndaj shfrytėzojeni rastin tė hyni nė tė,
para se ajo tė mbyllet. Nėse ke mundėsi qė tė mos tė ta kalojė dikush,
bėje, se vėrtet garimi mė i pėlqyer ėshtė garimi nė tė mira dhe
gjithmonė kujtoje fjalėn e profetit (salallahu alejhi ue selam) i cili
ka thėnė: "O biri i Ademit! Jepu (tė varfėrve e nevojtarėve), nė mėnyrė
qė tė tė jepet ty.”



Lum si ai i cili e shfrytėzon kėtė muaj dhe pėrfiton prej asaj qė ka vendosur Allahu nė kėtė muaj.



Bledar Haxhiu

klubikulturor.com

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi