Mosagjėrimi Me Qėllim I Disa Ditėve Nė Ramazan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Mosagjėrimi Me Qėllim I Disa Ditėve Nė Ramazan

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Fri Aug 31, 2007 5:06 pm

MOSAGJĖRIMI ME QĖLLIM I DISA DITĖVE NĖ RAMAZAN



PYETJA: Ēfarė ėshtė dispozita e atij qė ka agjėruar disa ditė nė
Ramazan dhe nė disa ditė tė tjera me qėllim e ka prishur agjėrimin? A i
llogariten (pranohen) atij ditėt tė cilat i ka agjėruar, apo nuk i
llogariten?



PĖRGJIGJJA: Kjo pyetje ėshtė e llojit tė pyetjes sė kaluar dhe
pėrgjigjja jonė ėshtė se ēdo send ka llogarinė e vet, ndėrsa ēėshtja
nuk ėshtė nė ditėt tė cilat i ka agjėruar, a llogariten ato, apo jo?
Por (ēėshtja) ėshtė nė ditėt nė tė cilat nuk ka agjėruar, a kompensohen
apo jo? Dhe nuk mundet tė kompensohet njė ditė e Ramazanit, pėrveē se
me njė ditė tė ngjashme me tė nga Ramazani tjetėr, ndėrsa ēdo Ramazan
pa dyshim vjen i zėnė me obligueshmėrinė e agjėrimit nė tė. Pėr kėtė
arsye Ebu Hurejre r.a. ka thėnė: “Kush nuk agjėron njė ditė prej ditėve
tė Ramazanit, atė nuk e kompenson asnjė ditė prėj ditėve tė kėsaj bote”
(Transmeton Trimidhiu dhe teksti ėshtė i tij, Ebu Davudi, Nesai, Ibni
Maxhe, Ibn Hazime dhe Bejhekiu nga Ebu Hurejre r.a.)



Transmetohet nga ai se njė njeri nuk ka agjėruar (e ka prishur
agjėrimin) nė Ramazan, e Ebu Hurejre ka thėnė: ”Nuk i pranohet atij
agjėrimi njė vit”. Nga Ibn Mes’udi: “Kush nuk agjėron njė ditė tė
Ramazanit pa kurrfarė arsye, nuk ia plotėson (kompenson) atij as
agjėrimi tėrė jetėn edhe nė qoftė se e agjėron atė”. E njejta gjė
transmetohet edhe nga Ebu Bekri dhe Aliu. Pra, le t’i frikohet
All-llahut muslimani nė fenė e tij, le tė jetė i kujdesshėm nė
agjėrimin e ramazanit dhe le t’i mundė pasionet e veta. E kush dėshton
para barkut tė tij, nuk fiton nė asnjė sferė prej sferave (tė jetės).





NDIKIMI I MĖKATEVE NĖ AGJĖRIM



PYETJA: Ēfarė ėshtė dispozita e agjėruesit tė Ramazanit nėse pėrgojon
ose gėnjen, ose shikon nė ndonjė femėr tė huaj me passion. A ėshtė i
shėndoshė agjėrimi i tij, apo prishet?



PĖRGJIGJJA: Agjėrimi i dobishėm dhe i pranuar ėshtė ai qė e pastron
shpirtin, e pėrforcon vullnetin e mirėsisė dhe rezulton me
devotshmėrinė e pėrmendur nė fjalėn e Tė Lartėsuarit:



“O ju qė besuat, agjėrimi ju ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte
obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė
devotshėm”.

(El Bekare, 183)



Ėshtė obligim i agjėruesit tė largohet nga ēdo fjalė ose vepėr qė nuk
pėrputhet me agjėrimin e tij, nė mėnyrė qė mos tė jetė fati i agjėrimit
tė tij vetėm – uria, etja dhe privimi. Nė hadithin e tij, Pejgamberi
s.a.v.s. ka thėnė: “Agjėrimi ėshtė mbrojtje, e ai qė ėshtė duke
agjėruar nuk guxon tė flasė fjalė tė turpshme e as ta ngrejė zėrin,
ndėrsa nė qoftė se dikush e ofendon (shan), ose kundėrshton (fjaloset
me tė) le tė thotė: “Unė jam agjėrues” (Transmetojnė Buhariu dhe
Muslimi)



Gjithashtu, Muhammedi s.a.v.s. ka thėnė: “Ka ndonjė agjėrues, qė
ndoshta prej agjėrimit tė tij nuk ka asgjė, pėrveē urisė, dhe ka
adhurues, qė ndoshta prej adhurimit tė tij nuk ka asgjė pėrveē
mosfjetjes”. (Transmetojnė Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Hakimi i cili ka thėnė
se ėshtė i shėndoshė sipas kushtit tė Buhariut)



Po ashtu, Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Kush nuk largohet nga
gėnjeshtra dhe veprimi me tė, All-llahu nuk ka kurrfarė nevoje qė ai tė
largohet nga ushqimi dhe pija e tij”. (Transmetojnė Buhariu, Ahmedi dhe
As’habu Sunen)



Ibnul-Arebiu ka thėnė: “Kuptimi i kėtij hadithi ėshtė qė ai nuk
shpėrblehet pėr agjėrimin e tij”, - don tė thotė se shpėrblimi i
agjėrimit nuk vihet nė peshojė pėr shkak tė mėkatit tė gėnjeshtrės dhe
asaj ēka u pėrmend me tė. Ibn Hazmi mendon se kėto gjėra e prishin
agjėrimin, ashtu sikur e prishin ngrėnia dhe pija dhe ėshtė transmetuar
nga disa sahabė dhe tabi’inė ēka kuptohet prej tij kjo. Ndėrsa sa na
takon neve – edhe pse nuk kemi thėnė me mendimin e Ibn Hazmit, -
mendojmė se mėkatet e humbin (zhdukin) vlerėn e agjėrimit dhe e prishin
qėllimin e obligueshmėrisė sė tij. Pėr kėtė shkak brezat e parė tė
besimtarėve tė mirė tė ummetit i kanė kushtuar rėndėsi agjėrimit nga
fjala dhe vepra jo e mirė (e kotė) dhe nga ndakesa – harami, sikurse i
kanė kushtuar rėndėsi agjėrimit nga pijet dhe ushqimet. Omeri r.a. ka
thėnė: “Agjėrimi nuk ėshtė vetėm largim nga pijet dhe ushqimet, por ai
ėshtė edhe tė larguarit nga gėnjeshtra, e pavėrteta dhe fjala, ose
vepra e kotė”. Nga Aliu r.a. ėshtė transmetuar e njėjta porosi.
Transmetohet nga Xhabiri, i cili ka thėnė: “Nėse agjėron, le tė
agjėrojnė veshi yt, syri yt dhe gjuha jote nga gėnjeshtra dhe mėkatet.
Largoja mundimet shėrbėtorit dhe tė kesh durim dhe qetėsi ditėn e
agjėrimit tėnd dhe mos e bėn tė njejtė ditėn e mosagjėrimit tėnd me
ditėn e agjėrimit tėnd”. Ebu Dherri i ka thėnė Talik bin Kajsit: “Nėse
agjėron, ruaju sat ė mundesh”. Kėshtu qė, Taliku kur agjėronte hynte
Brenda dhe nuk dilte, pėrveē se pėr namaz. Ebu Hurejre dhe shokėt e tij
kur kanė agjėruar janė ulur nė xhami dhe kanė thėnė: “Po e pastrojmė
agjėrimin tonė”. Transmetohet nga Mejmun Ibn Mehran, i cili ka thėnė:
“Agjėrimi mė i dobėt ėshtė apstenimi nga ngrėnia dhe pija”. Sido qė tė
jetė ēėshtja, agjėrimi e ka ndikimin dhe shpėrblimin e tij, ndėrsa
pėrgojimi, gėnjeshtr etj., e kanė dėnimin dhe ndėshkimin e tyre te
All-llahu xh.sh., i cili nė Kur’an thotė: “Tek Ai ēdo send ėshtė me
masė tė caktuar”. (El Rra’d, Cool



Pra, ēdo vepėr ėshtė me llogari dhe masė (peshojė): “Zoti im nuk gabon e as nuk harron” (Ta Ha, 52)



Dhe analizoje kėtė hadith pejgamberik qė flet pėr saktėsinė e llogarisė
sė All-llahut nė botėn tjetėr. Do ta gjesh aty pėrgjigjen e duhur tė
kėsaj pyetjeje dhe dy pyetjeve tjera tė mė poshtme: Transmetojnė Imam
Ahmedi dhe Tirmidhiu nga Aisheja r.a. se njė njeri nga shokėt e Tė
dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. ėshtė ulur pranė tij dhe ka thėnė: “O
I dėrguar i Allahut unė kam disa shėrbėtorė tė cilėt mė gėnjejnė dhe mė
kundėrshtojnė. Unė i rrah ata dhe i qortoj, e si ėshtė pozita ime ndaj
tyre (d.m.th. Ditėn e Gjykimit.” I dėrguari i All-llahut s.a.v.s.i tha:
“Llogaritėt ajo ēka tė kanė tradhtuar, kundėrshtuar dhe gėnjyer, pastaj
dėnimi yt ndaj tyre. Nėse dėnimi yt ndaj tyre ka qenė (mė i vogėl) mė
pak se gabimet e tyre ėshtė mirėsi pėr ty, ndėrsa nė qoftė se dėnini yt
ndaj tyre ka qenė aq sa gabimet e tyre kjo do tė ishte e mjaftueshme jo
pėr ty dhe as mbi ty, e nėqoftė se dėnimi yt ndaj tyre ka qenė mė tepėr
(mė i madh) se gabimet e tyre, ata do ta marrin prej teje mirėsinė e
cila pat mbetur para teje”. Pas kėsaj, njeru filloi tė qajė nė praninė
e Tė dėrguarit tė All-llahut dhe tė bėrtasė, ndėrsa I dėrguari i
All-llahut s.a.v.s. tha: “Ēka ka ai qė nuk e lexon librin e All-llahut?”



“Nė Ditėn e Gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i
bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa pesha e njė kokrre
tė melit Ne do ta sjellim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės”. (El
Enbija, 47)



Pastaj, njeriu tha: “O I dėrguar i All-llahut: Nuk gjej zgjidhje mė tė
mirė se lirimi i kėtyre (shėrbėtorėve) – Unė tė dėshmoj se tė gjithė
ata janė tė lirė”.

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi