Shfrytėzojeni kėtė muaj para se tė shkojė pa e kuptuar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Shfrytėzojeni kėtė muaj para se tė shkojė pa e kuptuar

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Fri Aug 31, 2007 5:05 pm

Shfrytėzojeni kėtė muaj para se tė shkojė pa e kuptuar







Falėnderimi i takon Allahut i cili e bėri muajin e Ramazanit, muajin mė
tė mirė tė vitit dhe na begatoi qė ta arrijmė kėtė muaj kaq tė madh.
Ditėt e tė cilit janė tė mbushura me agjėrim, ndėrsa netėt tė ndriēuara
me namaz dhe paqja e bekimi i Allahut qofshin mbi vulėn e Profetėve
Muhamedin, mė tė mirin agjėrues dhe falės, si dhe mbi familjen dhe
shokėt e tij deri nė ditėn e Gjykimit.



Madhėshtia e Ramazanit dhe bukuria e tij, ka filluar tė duket qartė nė
horizont, sepse muslimanėt kanė filluar tė shfaqin dukshėm bindjen nė
ēdo drejtim. Bindje kjo e cila pėrfshin ēdo kuptim nė lartėsimin e
shpirtit, dhe e cila i frenon tekat e trupit, e kėshtu vetvetja ėshtė
mė e pėrgatitur pėr tė pranuar dhuratat e Krijuesit tė saj.



O ju muslimanė! Para disa netėsh u shfaq nė qiell hėna e re e
Ramazanit. Doli kjo hėnė, pėr tu bėrė me dije muslimanėve nė tė gjitha
anėt e globit se Krijuesi i tyre e solli kėtė muaj, i cili ka ndikime
tė veēanta nė mesin e tyre, duke ua pėrmirėsuar moralet dhe ua zgjon
ndjenjat dhe sikur ai tė ishte njė pranverė e vėrtetė.



Lindi kjo hėnė, pasi e kanė pritur me padurim pėr njėmbėdhjetė muaj,
duke ecur nėpėr rrugėt e jetės, ku marrin prej saj dhe merr prej tyre.



Lindi kjo hėne e re dhe njerėzit tė habitur do tė thonė: Sa shpejtė qė ikėn ditėt dhe kaloi koha?!



Nuk ka dyshim se koha kalon shpejt, ajo ėshtė gjithmonė nė lėvizje,
natėn dhe ditėn, saqė ata tė cilėt i kanė kaluar tė tridhjetat nga jeta
e tyre, apo mė pak a mė shumė habiten se si ato kanė kaluar e kėshtu
shohin nė ditėt e shkuara tė cilat nuk kthehen mė.



Tė gjithė njerėzit e kanė kėtė ndjesi, tė mėdhenjtė dhe tė vegjlit,
veēanėrisht kjo do tė jetė mė e madhe kur tė dalin pėrpara Zotit tė
tyre pa rroba e kėmbėzbathur. "Ai (Allahu) do tė thotė: “Sa vite
qėndruat nė tokė?” Do tė thonė: “Njė ditė ose njė pjesė tė saj. Pyeti
ata qė mbajnė llogari.” Muminun 112-113.



Me kėtė atmosferė rriten fėmijėt dhe thinjen tė rinjtė e megjithatė
ēdonjėri prej tyre nuk gjen nga jeta e tij vetėm se njė tė kaluar tė
cilės nuk ia di fillimin dhe mbarimin. Porse ai njeri i cili nuk e di
se cili ka qenė duhet tė ketė parasysh se Allahu ka regjistruar ēdo gjė
qė ai e ka vepruar. "Ky Shkrimi Ynė flet pėr ju me tė vėrtetėn. Vėrtet
qė Ne ishim qė shkruam gjithė ē’bėnit ju vazhdimisht." Xhathije, 29.



Ramazani muaj i seriozitetit dhe pėrpjekjes



O ju muslimanė! Shumė njerėz e kanė bėrė zakon qė Ramazanin ta bėjnė
muaj gjumi dhe dembelizmi dhe pakėsim tė punės e seriozitetit,
megjithėse Ramazani nė histori njihet si muaji i seriozitetit dhe
pėrpjekjes. Mė shumė se kaq ai njihet si muaj i heroizmave dhe
krenarisė, me tė gjitha ngjyrat e heroizmit e krenarisė. Heroizėm nė
fushėbetejė midis kufrit dhe Islamit, heroizėm nė edukimin e veteve dhe
frenimin e tyre. Tė gjitha kėto heroizma i ka shėnuar historia nė kėtė
muaj tė bekuar nė tė kaluarėn dhe tė tashmen, ndaj nuk ėshtė e denjė qė
muslimanėt tė dembelosen nė kėtė muaj kaq tė madh.



Ramazani muaj i Kuranit



Ramazani ėshtė muaj i begatė, nė tė vihen re shumė dukuri. Ai ėshtė
muaj i zbritjes sė Kuranit dhe studimit tė tij, muaj nė tė cilin
profeti alejhi salatu ue selam takonte Xhebrailin alejhi selam dhe e
mėsonin dhe lexonin sė bashku Kuranin.



Vėrtet, ai ėshtė muaj i Kuranit. Po ku e di ti se ē’ėshtė muaji i
Kuranit? Njeriu pa Kuranin ėshtė si jeta pa ujė dhe ajėr dhe pa tė
njeriu ėshtė i humbur dhe i mjeruar, kjo sepse ai ėshtė ilaē dhe
shėrim. "Dhe Ne kemi zbritur nga Kurani atė qė ėshtė shėrim e mėshirė
pėr ata qė besojnė (nė Islam dhe punojnė sipas tij), ndėrsa nuk u shton
gjė dhalimunėve (keqbėrėsve, mohuesve) veēse humbje" Isra 82



“Ai pėr besimtarėt ėshtė udhėzim dhe shėrim.” Dhe sa pėr ata qė nuk
besojnė, veshėt e tyre janė tė rėnduar (janė shurdhuar e nuk dėgjojnė)
dhe ai (Kur’ani) ėshtė verbėrim pėr ta." Fusilet 44



Ai ėshtė shėrim pėr zemrat dhe shėrim pėr trupat, sa herė qė njeriut i
mbyllen rrugėt e jetės e rrugicat e saj dhe humb dritėn nėpėr errėsira,
do ta gjejė Kuranin shokun mė tė mirė. Nuk velitet njeriu sė lexuari
atė, pėrsėritja e tij ia shton bukurinė dhe hijeshinė. Nuk ka dyshim se
ai do ė gjejė tek Kurani siguri dhe vendmrojtje. "Sigurisht qė ky Kuran
udhėzon drejt mė tė drejtės dhe mė tė vėrtetės dhe pėrgėzon besimtarėt
(e vėrtetė tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij Muhamed.) qė punojnė me
drejtėsi, se do tė kenė shpėrblim tė madh (Xhenetin)." Isra, 9.



Kurani i nxit dhe i drejton njerėzit pėr nga kapja pas fesė. Ai i
pėrmend ata me tė drejtat qė kanė karshi Allahut. Nuk ka dyshim se nė
kėtė do tė ndiesh aromėn e fesė nė ēdo grumbullim apo vend ulje, ndien
se njerėzit janė bėrė mė tė dashur pas librit tė Allahut, e lexojnė dhe
e dėgjojnė me meditim, nuk ka dyshim se ai shton tek ata pėrgatitjen
pėr tė ndryshuar vetvetet drejt mė sė mirės. "Sigurisht qė Allahu nuk
do tė ndryshojė (pėr mirė) gjendjen e njė populli (qė bėn gjynahe, qė
ėshtė mosmirėnjohės e i pabindur ndaj Allahut) pėrderisa ata vetė ta
ndryshojnė atė pėr mirė (duke ndryshuar shpirtin e tyre dhe punėt e
tyre). " Rrad, 11.



Kurani i bėn njerėzit tė kuptojnė rėndėsinė qė ka kjo fe pėr ta, se ajo
ėshtė pėr ta mė e domosdoshme se uji dhe ajri. Ēdo bashkėsi qė e lė pas
dore ēėshtjen e fesė sė Allahut, sigurisht qė ajo po lė pas dore fuqinė
mė tė madhe qė posedon dhe nė tė njėjtėn kohė po humb shkaqet e
suksesit nė dynja dhe ahiret.



Ramazani muaj i bamirėsisė dhe fisnikėrisė



Ramazani ėshtė vėrtet muaj i dhėnies dhe bamirėsisė. Transmetohet se
Ibnu Abasi – Allahu qoftė i kėnaqur me tė! – ka thėnė: “I Dėrguari i
Allahut ishte njeriu mė bujar, nė mėnyrė tė veēantė kur i vinte
Xhibrili alejhi selam. Xhibrili i vinte Pejgamberit alejhi selatu ue
selam nė Ramazan ēdo natė dhe me tė studionte Kuranin. Vėrtet kur
Pejgamberi takohej me Xhibrilin, ishte mė bujar nė veprat e mira se sa
era qė sjell shiun.” (Muttefekun alejhi)



Nuk ka dyshim se Profeti ynė ka qenė njeriu mė bujar dhe xhymerti mė i
madh ndėr bijtė e Ademit. Ai tregonte bamirėsi nė ēdo drejtim, ai
tregohej bamirės duke dhėnė dije dhe pasuri, e sakrifikonte veten e tij
qė ta nxirrte nė pah fenė e Allahut. I udhėzonte njerėzit dhe u bėnte
atyre bamirėsi nė ēdo drejtim, duke i ushqyer tė varfrit, duke
kėshilluar injorantėt, duke i kryer nevojat dhe duke e pėrmbajtur veten
nga sjelljet e kėqija qė ata bėnin.



Nga kėtu ne mėsojmė se ky muaj ėshtė njė shtytės i mirė qė njeriu ta
mėsojė veten me bamirėsi. Qetėsia e vetes, ngrėnia e pakėt dhe studimi
i Kuranit i cili nxit pėr bujari, tė gjitha kėto faktorė kanė ndikimin
e tyre tek njeriu, sikurse dhe shihet e qartė njė gjė e tillė nė
realitet.



Tė mbledhėsh midis agjėrimit dhe sadakasė, sigurisht qė ke mbledhur ato
qė janė shkak pėr hyrjen e njeriut nė xhenet. Profeti salallahu alejhi
ue selam ka thėnė: "Nė xhenet ka dhoma nga tė cilat shikohen ēka rreth
tyre dhe shihet nga jashtė se ēka nė to." Ata (tė pranishmit) thanė:
“Pėr kė janė ato o i dėrguar i Allahut?” Ai tha: "Pėr atė qė ėshtė
fjalė mirė, qė ushqen nevojtarėt, qė agjėron vazhdueshėm dhe qė falet
natėn, kur njerėzit janė nė gjumė." (Ahmed, Tirmidhiu dhe Hakim i cili
ka thėnė se ėshtė i saktė).



O ju tė pasur nė ēdo vend qofshi! Nėse Allahu ju ka nderuar, ju ka
furnizuar me tė mira, ju ka dhėnė pasuri dhe i ka ruajtur fytyrat tuaja
qė t’i prekė turpi i lypjes, dijeni se Allahu e ka bėrė obligim
falėnderimin dhe mirėnjohjen e Tij pėr ato qė ju ka dhuruar. “Nėse
falėnderoni (duke pranuar besimin e duke adhuruar vetėm Allahun), Unė
do t’ju jap akoma mė shumė (nga bekimet e Mia), por nė qoftė se jeni tė
pakėnaqur e mosmirėnjohės, atėherė me tė vėrtetė qė ndėshkimi Im ėshtė
i rreptė.” Ibrahijm, 7.



Frikėsojuni Allahut ndaj tė mjerėve tė cilėve i kanė rėnė fatkeqėsi dhe
ndaj tė varfėrve tė cilėt i kanė zėnė hallet dhe kanė familje tė mėdha.



Ėshtė ashpėrsi nėse nuk i ndihmoni e ti shtrėngoni duart duke treguar koprraci.



A vallė ėshtė prej mėshirės qė ju tė jeni nė bollėk dhe jetė tė
kėndshme, ndėrsa ata tė jenė tė mbėrthyer nga nevojat e jetės dhe
vėshtirėsitė e dhimbjet e pamundėsisė.



A ėshtė e njerėzishme qė ju tė kėnaqeni me veshjet luksoze, ndėrsa
vėllezėrit tuaj i djeg vapa e verės dhe i kafshon i ftohti i dimrit. Ai
pasanik i cili nuk ndien se ka tė drejta dhe detyrime karshi tė
varfėrve, zemra e tij ėshtė e ngurtė e ka humbur ndjenjėn e
dhembshurisė dhe ėshtė shumė larg mėshirės. "Sigurisht qė Mėshira e
Allahut ėshtė kurdoherė pranė mirėpunuesve." Araf, 56.



Ndėrsa Profeti alejhi selatu ue selam ka thėnė: "Ata qė tregohen tė
mėshirshėm do t’i mėshirojė Mėshiruesi (Allahu). Mėshironi ata qė janė
nė tokė t’ju mėshirojė Ai qė ėshtė nė qiell." (Ebu Daud dhe Tirmidhi
hadithi ėshtė i saktė).



Ka tė pasur tė cilėt nuk i ndjejnė rėnkimet e tė lėnduarve dhe nuk kanė
dhimbsuri pėr tė varfrit, ėshtė larguar prej tyre ndjenja e
vėllazėrisė. Pėrpara tyre ndodhin gjėra nga tė cilat lėndohen zemrat
dhe lotojnė sytė, ndėrsa atyre nuk i bėn aspak pėrshtypje njė gjė e
tillė, zemrat e tyre janė ngurtėsuar aq shumė saqė nuk kanė asnjė
ndjenjė. Por ata nuk e dinė se Sunduesi i Gjithėsisė dhe Krijuesi i ēdo
gjėje, ėshtė i mundshėm qė ta marrė prej tyre pasurinė dhe bollėkun dhe
t’ua japė atė tė varfėrve e nevojtarėve. "Thuaj! O Allah! Zotėrues i
Mbretėrimit! Ti ia jep mbretėrimin atij qė Ti do dhe Ti ia merr
mbretėrimin atij qė Ti do. Ti e vesh me nder atė qė Ti do dhe Ti e
poshtėron atė qė Ti do. Nė Dorėn Tėnde ėshtė mirėsia. Vėrtet, Ti je i
Zoti pėr tė bėrė gjithēka." Ali Imran, 26.



Frikėsojuni Allahut o ju tė pasur dhe bėni bamirėsi ndaj tė varfėrve sa
tė mundeni se ndoshta do tė jeni prej tė shpėtuarve, dhe dijeni se ato
qė humbin disa prej jush nė gjėrat e qejfit e qė i prishni brenda pak
ēasteve, tė varfėrve do t’i mjaftonin pėr ditė apo muaj tė tėrė. Fusni
gėzimin nė zemrat e tė varfėrve duke u treguar ndaj tyre bamirės, se
ndoshta Allahu do tė na mėshirojė tė gjithėve dhe largon prej tė
varfėrve gjendjen e mjerueshme nė tė cilėn ata gjenden.



Ramazani muaj i namazit



O robėr tė Allahut! Muaji i Ramazanit ashtu sikur ėshtė muaj i
bamirėsive ėshtė edhe muaj i faljes. Profeti alejhi selatu ue selam ka
thėnė: "Kush i kalon netėt e Ramazanit me falje, duke qenė i bindur nė
besimin islam dhe duke pasur qėllim tė sinqertė, do t'i falen tė gjitha
gabimet e tij tė mėparshme.” (Mutefekun alejhi)



Ndėrsa Allahu thotė: "O ti (Muhamed) i mbuluar me rroba! Ngrihu pėr
falje natėn, pėrveē njė pjese tė vogėl tė saj. Gjysmėn e saj, ose mė
pak se aq, Ose pak mė shumė dhe kėndo Kuran (me zė) me ngadalė, bukur
dhe qartė. Vėrtet qė Ne do tė tė zbresim ty mesazh tė rėndė (ligje,
detyrime etj). Vėrtet qė ngritja natėn (pėr faljen Tahaxhud) ėshtė
shumė e rėndė, e fortė dhe mjaft e mirė pėr tė pėrmbajtur (vetveten,
shpirtin) dhe mė e pėrshtatshmja (pėr tė kuptuar) Fjalė (e Allahut)."
Muzemil, 1-6.



O ju muslimanė! Ky ėshtė muaji i Ramazanit ju ka ardhur qė tė jetė pėr
t'ju edukuar. Ai e mėson njeriun se si jetė i qetė, si t’i frenojė
kėrkesat, dėshirat dhe epshet e vetvetes. Kėshtu e sheh besimtarin qė e
frenon vetveten nga ngrėnia dhe pirja edhe pse ēdo ushqim e ka rreth
vetes, edhe pse nuk mund shohė e kontrollojė me imtėsi kush pos
Allahut. Allahu ka thėnė: "Ēdo punė e birit tė Ademit ėshtė shlyeje
gjynahesh pėr tė, ndėrsa agjėrimi ėshtė pėr Mua dhe Unė do ta
shpėrblejė atė." (Buhari)



O ju muslimanė! Frikėsojuni Allahut dhe kryeni pėr tė vepra tė mira,
sepse Allahu ka vėnė pėr kėtė muaj dhurata, tė cilat kush i humb vėrtet
ka humbur mirėsi tė mėdha.



Nė mėnyrė qė tė mos humbni shpėrblimin e agjėrimit



Vėllezėr dhe motra muslimanė, sikurse gjenden nė Ramazan gjėra tė cilat
ndikojnė nė pėrmirėsimin e gjendjes sė muslimanėve, gjen nė kėtė muaj
edhe gjėra shqetėsuese tė cilat kanė filluar tė bėhen tė modės, shkaku
i sė cilave ėshtė neglizhimi i disa prej muslimanėve, tė cilėve u duket
i rėndė ky muaj i begatshėm dhe qė e ekzagjerojnė vėshtirėsinė e tij.
Ai pėr kėta njerėz ėshtė si mysafir i rėndė, mbarimin e tė cilit e
presin me padurim. Ata janė mėsuar tė hanė pafund e tė pinė pambarim e
tė flenė pa pushuar edhe nėse zgjatet dita. Ata i ka mbytur tufani i
marrėzisė sė pasurisė, duke i bėrė tė tillėt qė ta mbledhin e tė mos e
japin, tė cilėt janė tė pėrsosur nė llogari dhe qė nuk e njohin ndarjen
e saj. I sheh tė tillėt natėn si ujqėr dhe ditėn si kufoma. Ndaj tė mos
na duket habi se tė tillėt nuk shijojnė mirėsinė dhe qetėsinė e kėtij
muaji sikurse besimtarėt.



Shqetėsimi i dytė ėshtė pėr gruan muslimane; kush ėshtė roli i saj nė
muajin e Ramazanit? Mos vallė i gjithė mundi i saj duhet tė jetė nė
artin e gatimit? Ēfarė ka punuar pėr Krijuesin e saj nė kėtė muaj? Si
mendon ajo se do tė shpėrblehet kur shkon nė xhami dhe fėmijėt e saj
sillen sikur xhamia tė jetė vetėm e saj (nuk kujdeset pėr ta e as nuk i
flet). A mos vallė ajo mendon se shpėrblehet nga shkuarja nė xhami dhe
nė fytyrėn e saj duken ngjyrat e ylberit nga makijazhi i shumtė qė ka
vendosur, e aroma e parfumit tė saj ndihet qė nga larg?!



Vėllezėr dhe motra! Shfrytėzojeni kėtė muaj para se tė shkojė pa e
kuptuar, sepse nėse do tė tregoheni tė pakujdesshėm, tė jeni tė sigurtė
se nė fundin e tij keni pėr t’u penduar.







Kjo temė ėshtė pėrzgjedhur nga hytbja e imamit tė Haremit nė Meke Su'ud bin Ibrahijm esh Shurejm

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi