Vlera e muajit Muharrem dhe agjėrimi i ashureve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

albmuslim Vlera e muajit Muharrem dhe agjėrimi i ashureve

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. prej Fri Aug 31, 2007 5:02 pm

Vlera e muajit Muharrem dhe agjėrimi i ashureve



Falėnderimi i takon Allahut [subhanehu ve teala], Zotit tė botėrave,
ndėrsa paqa dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin tonė
Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] familjen dhe shokėt e tij.

Muaji Muharrem ėshtė muaj i madh dhe i begatshėm, ėshtė edhe muaji i
parė i vitit hėnorė (Hixhrij) dhe poashtu njėri prej muajve Hurum (tė
ndaluar pėr luftė) pėr tė cilėt Allahu [subhanehu ve teala] ka thėnė:



“Tė Allahu numri i muajve ėshtė dymbėdhjetė (sipas hėnės), ashtu si
ėshtė nė librin e Allahut prej ditės kur krijoi qiejt dhe tokėn. Prej
tyre katėr janė tė shenjtė. Kjo ėshtė fe e drejtė. Pra, mos e ngarkoni
(me mėkat) veten tuaj nė ata katėr muaj. Luftoni tė gjithė idhujtarėtpa
dallim, siē ju luftojnė ata juve pa dallim, e dine se Allahu ėshtė me
ata qė ruhen (tė kėqiave).” [Et-tevbe, 36]



Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem] ka thėnė: “Viti i ka dymėbdhjetė muaj prej tyre katėr tė
shenjtė, tre tė njėpasnjėshėm Dhul Ka’de, Dhul Hixhe, Muharrem. Kurse
muaji Rexheb mes muajit Xhumadel-uhra dhe Sha’ban.” (transmeton Buhariu
2958).

Muaji Muharrem ėshtė quajtur me kėtė emėr pėarsye tė qenies sė tij
Muharrem (i ndaluar) dhe pėrforcimit pėr ndalimin e tij. Kėtė e
argumenton fjala e Allahut xh.sh. ku thotė: “Pra, mos e ngarkoni (me
mėkat) veten tuaj (nė ata katėr muaj)!” [Et-tevbe, 36]

Qė don tė thotė se nė kėta muaj mėkati ėshtė mė i madh se sa nė mujat tjerė, por natyrisht qė edhe shpėrblimi ėshtė mė i madh.

Thotė Katade pėr fjalėn e Allahut [subhanehu ve teala]: “Pra mos e
ngarkoni (me mėkat) veten tuaj nė ata (katėr muaj)”: Mėkati nė kėta
katėr muaj ėshtė barrė mė e madhe edhe pse padrėjetėsia dhe mėkati nė
ēdo kohė janė tė mėdha. Mirėpo, Allahu [subhanehu ve teala] madhėron
prej ēėshtjeve tė Tij ēfarė tė dojė. Gjithashtu thotė: “Allahu zgjedh
nga krijesat ēfarė tė dojė”, ka zgjedhur prej melekėve dhe njerėzve tė
Dėrguar, ka zgjedhur prej fjalėve pėrmendjen e Tij, ka zgjedhur prej
tokės xhami, ka zgjedhur prej muajve muajin Ramazan dhe muajt Hurum, ka
zgjedhur prej ditėve ditėn e xhuma, ka zgjedhur prej netėve natėn e
madhe tė Kadrit. Andaj, madhėroje atė qė e ka madhėruar Allahu
[subhanehu ve teala]. Prandaj e madhėrojnė atė qė e ka madhėruar Allahu
tė zotėt e kujtesėsė dhe mendjes”. (Tefsiri i Ibėn Kethirit Allahu e
mėshiroftė. Tefsiri i sures Et-tevbe ajeti 36).



Vlera e agjėrimit nafile nė muajin Muharrem



Transmetohet nga Ebu hurejre [radijallahu anhu] se Pejgamberi
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Agjėrimi mė i vlefshėm pas
agjėrimit tė ramazanit ėshtė agjėrimi i muajit Muharrem.” (tarnsmeton
muslimi 1972).

Ėshtė vėrtetuar nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se nuk
ka agjėruar asnjė muaj tė plotė pėrveē Ramazanit mirėpo nga hadithi
kuptohet nxitja pėr shtimin e agjėrimit gjatė muajit Muharrem e jo tėrė
muajin. Poashtu ėshtė vėrtetuar nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem] se ka shtuar agjėrimin nė muajin Sha’ban e ndoshta nuk ėshtė
inspiruar Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pėr vlerėn e
muajit Muharrem pėrveē nė fund tė jetės sė tij. (Sqarimi i Imam
Neveviut Allahu e mėshiroftė nė Sahihu Muslim).

Allahu zgjedh ēfarė tė dojė prej vendit dhe kohės

Thotė El-Izz bin Abduss-selami Allahu e mėshiroftė: “Vlera e vendeve dhe kohėrave ėshtė nė dy mėnyra:

E para: vlerė e dunjasė, dhe

E Dyta: vlerė fetare qė Allahu [subhanehu ve teala] begaton robėrit e
Tij me vlerėn e shpėrblimit tė punuesėve, si vlera e agjėrimit tė
Ramazanit ėshtė mė e madhe se sa vlera e muajve tjerė. E kėshtu dita e
Ashureve, vlera e tyre ėshtė kthyese nė bėmirėsinė e Allahut xh.sh.
ndaj robėrve tė Tij. (Kavaidul Ahkam 1/38).



Ditėt e Ashurėve nė histori



Transmetohet nga Ibėn Abbasi [radijallahu anhuma] se ka thėnė: “Erdhi
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė Medine dhe i pa Jehudėt
tek agjėronin kėtė ditė (ditėn e ashureve). Tha: ē’ėshtė kjo? Thanė:
kjo ėshtė ditė e mirė. Nė kėtė ditė i ka shpėtuar Allahu xh.sh. Beni
Israilėt (popullin e Musės alejhi selam) nga armiku i tyre (Firaoni)
dhe ka agjėruar Musau. Atėherė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem] tha: “Unė kam tė drejtė te Musa mė shumė se ju, e agjėroi kėtė
ditė dhe urdhėroi pėr agjėrimin e kėsaj dite.” (transmeton Buhariu
1865).

Agjėrimi i ashureve ka qenė i njohur edhe nė kohėn e injorancės para
dėrgimit tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Ėshtė
vėrtetuar nga Aishja [radijallahu anhu] se ka thėnė: “Me tė vėrtetė
populli injorant-paraislam e kanė agjėruar kėtė ditė.”

Thotė Kurtubiu: “Ndoshta Kurejshėt kanė pasur nė agjėrimin e tyre ligjin i cili ka kaluar si Ibrahimi alejhi selam."

Poashtu ėshtė vėrtetur se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e
ka agjėruar kėtė ditė nė Mekke para emigrimin pėr nė Medine.

Kur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] emigroi nė Medine i
gjeti Jehudėt e kremtonin kėtė festė e i pyeti ata pėr shkakun e iu
pėrgjigjėn nė hadithin e lartėpėrmendur, atėherė Pejgamberi
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] urdhėroi pėr kundėrshtimin e tyre nė
marrjen e kėsaj dite festė ashtu siē ka urdhėruar nė hadithin tė cilin
e transmeton Ebu Musa [radijallahu anhu], i cili thotė: “Ka qenė dita e
ashureve, tė cilėn e konsideronin Jehudėt festė, kurse nė transmtimin e
Muslimit: “Ka qenė dita e ashureve e madhėruar ndėr Jehudėt dhe festė,
nė njė transmetim tjetėr: “Kanė qenė populli i Hajberit (Jehudėt) e
konsideronin kėtė ditė festė poashtu nė kėtė ditė i veshnin gratė bukur
dhe i zbukuronin.”

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Agjėrone kėtė ditė ju!” (transmeton Buhariu).



Vlera e agjėrimit tė ashureve



Transmetohet nga Ibėn Abbasi [radijallahu anhuma] se ka thėnė: “Nuk e
kam parė Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] qė e ka agjėruar
ndonjė ditė dhe e ka vlerėsuar ndaj tė tjerave pėrveē ditėn e ashureve
dhe kėtė muaj (ka pėr qėllim muajin e Ramazanit).” (transmeton Buhariu
1867).

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Unė konsideroj se
agjėrimi i ashureve i shlyen mėkatet e vitit tė kaluar.” (transmeton
Muslimi 1976).

Kjo ėshtė nga vlera dhe bėmirėsia e Allahut [subhanehu ve teala] ndaj
nesh, i Cili na ka dhėnė me njė ditė agjėrim shlyerjen e mėkateve tė
njė viti tė plotė.



Ēka shlyen agjėrimi i ashureve?



Thotė Imam Neveviu Allahu e mėshiroftė:”I shlyen mėkatet e vogla dhe i
falė ato pėrveē tė mėdhave. Pastaj thotė Allahu e mėshiroftė : Agjėrimi
i ditės sė Arafatit i shlyen mėkatet e dy viteve, kurse dita e ashureve
i shlyen mėkatet e njė viti e nėse pėrputhen tė thėnurit “amin” kur tė
thojnė edhe melaqet “amin", i janė falur atij mėkatet e mėparshme. Tė
gjitha kėto ditė qė i pėrmendėm janė tė mira nė shlyerjen e mėkateve.
Pra, nėse gjejnė tė vogla i shlyejnė ato e nėse nuk gjejnė as mėkat tė
vogėl e as tė madh i janė shkruar atij tė mira dhe janė ngritur shkallė
(derexhe) pėr tė.



Muhamed El-Mundexhid

www.ankebut.com

_________________
Geschwindigkeit

..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 33
Registration date : 15/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi