Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Largėsia Hapsinore Kur Udhėtarit I Lejohet Tė Mos Agjėrojė

Shko poshtė

Largėsia Hapsinore Kur Udhėtarit I Lejohet Tė Mos Agjėrojė Empty Largėsia Hapsinore Kur Udhėtarit I Lejohet Tė Mos Agjėrojė

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Fri Aug 31, 2007 4:49 pm

LARGĖSIA HAPSINORE KUR UDHĖTARIT I LEJOHET TĖ MOS AGJĖROJĖ



PYETJA: Sa duhet tė jetė largėsia kohore dhe hapsinore qė i lejon
udhėtarit qė kur tė kalojė atė tė mos agjėrojė, nė tė vėrtetė a ėshtė
81 km? A i lejohet atij qė tė mos agjėrojė nė qoftė se gjatė atij
rrugėtimi nuk ka vėshtirėsi gjatė udhėtimit?



PĖRGJIGJJA: Sa i pėrket udhėtarit ai e ka tė lejuar tė mos agjėrojė dhe
atė duke u thirruar nė tekstin kur’anor ku thuhet: “…e kush ėshtė i
sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le
tė agjėrojė) mė vonė aq ditė”. (El Bekare, 184)



Ndėrsa pėr largėsinė hapsinore dhe kohore mes fukahave ka dilema.
Mirėpo largėsia pėr tė cilėn pyetėsi pyet, them se ajo ėshtė mė tepėr
se 80km. Kam bindjen qė tė gjithė pajtohen se largėsia hapsinore qė
shkakton shkurtimin e namazit ėshtė 84 km., e qė e njejta largėsi vlenė
edhe pėr mosagjėrimin e asaj dite, mendim ky i shprehur te shumica e
medh’hebeve, e qė njėherit kjo ėshtė largėsi kohore e pėrafėrt. Kėshtu
themi pėr arsye se as nga Pejgamberi e as nga sahabėt nuk na
transmetohet ndonjė formė e largėsisė kohore e shprehur me metra apo
kilometra, mirėpo ajo largėsi e shprehur nė atė numėr mjafton. Njė
numėr dijetarėsh as qė e parashohin largėsinė hapsinore. Kėtė qėndrim
tė tyre ata e arsyetojnė duke dhėnė shpjegim pėr fjalėn rrugėtim,
prandaj ēdo rrugėtim nėnkupton udhėtimin duke e shikuar kėtė fjalė si
nga aspekti linguistik apo sipas kuptimit tė thjeshtė, mė ē’rast
lejohet shkurtimi i namazeve dhe po ashtu udhėtarit i lejohet tė mos
agjėrojė. Kjo ēėshtjė duhet tė merret ashtu dhe siē kanė vendosur
Kur’ani dhe Sunneti i Pejgamberit s.a.v.s., pra udhėtari ka mundėsinė e
zgjedhjes. Sahabėt udhėtonin me Pejgamberin s.a.v.s. e nė mesin e tyre
kishte qė agjėronin por kishte edhe prej tyre qė nuk agjėronin. Mirėpo
ai qė nuk agjėronte nuk e ofendonte atė qė agjėronte, e ai qė mbante
Ramazan nuk e tallte atė qė nuk mbante Ramazan. Sa i pėrket udhėtarit i
cili gjatė rrugėtimit ka vėshtirėsi tė rėnda nga agjėrimi ėshtė mekruh
tė agjėrohet, porse mund tė jetė haram pėr tė agjėrimi. Kėshtu themi
duke u thirrur nė njė ngjarje ku Pejgamberi s.a.v.s. tregon se njė
njeri i cili ishte rraskapitur nga rrugėtimi i vėshtirė e ai kishte
qenė agjėrueshėm, dhe Pejgamberi s.a.v.s. pyeti pėr tė. Ata i thanė se
ai ishte agjėrueshėm. Pasi e dėgjoi kėtė, Pejgamberi tha: “Nuk ėshtė
nga punėt e mira tė Islamit tė agjėruarit nė rrugė” (Transmeton Buhariu)



Kjo ishte sa i pėrket individit tė cilit i shkakton vėshtirėsi
agjėrimi, gjatė rrugėtimit, ndėrsa individi i cili nuk goditet me
ndonjė vėshtirėsie gjersa ėshtė nė rrugėtim dhe mban Ramazan, ai ėshtė
nė mundėsi zgjedhjeje siē shpjeguam mė lart, agjėron apo e prish
agjėrimin. Nė kėtė rast parashtrohet pyetja se cili veprim ėshtė mė i
pėlqyer dhe mė i ēmuar? Rreth kėsaj problematike dijetarėt nuk janė tė
njė pajtimi, ku disa e ēmojnė agjėrimin e tė tjerėt mosagjėrimin. Rreth
kėsaj dileme Omer ibn Abdulaziz thotė: Veprimi mė i lehtė ėshtė mė i
ēmuar. Disa njerėzve u duket mė lehtė tė agjėrojnė kur edhe tė tjerėt
agjėrojnė, e tė mos vijė nė situata ta kompensojė - kaza agjėrimin kur
tė tjerėt hanė e nuk agjėrojnė. Pėr kėtė arsye tė tillėve u themi tė
agjėrojnė. Disa njerėzve tė tjerė u duket se mė lehtė pėr ta ėshtė qė
kur tė jetė nė rrugėtim tė gjatė Ramazanit tė mos agjėrojnė ashtu qė mė
lehtė t’i kryejnė punėt e tyre, obligimet qė i kanė dhe mė lehtė tė
lėvizin. Prandaj ai individ do tė kompensojė aq ditė sa ka qenė i
pamundshėm t’i agjėrojė, pikėrisht ashtu siē i ka urdhėruar edhe
All-llahu. Prandaj cili veprim tė jetė pėr tė mė i lehtė, ajo ėshtė mė
e ēmuar. Ebu Davudi transmeton njė hadithė nga Hamze ibn Amir
El-Eslemiu i cili thotė: “O I dėrguar i All-llahut, unė jam punėtorė
dore eshpine. Ngarkohem dhe filloj rrugėtimin. Mirėpo ndodh qė
pikėrisht gjatė Ramazanit tė gjendem nė rrugėtim. Megjithatė nuk ndiej
ngarkesė porse kam pėrsėri fuqi tė mjaftueshme, ngase jam i ri dhe mė
duket mė lehtė qė tė agjėroj se sa pas Ramazanit tė kompensoj e tė
mbetėm me borxh. Si thua ja resulullah, a tė agjėroj, qė tė kem mė
shumė sevap apo tė mos agjėroj?” Pejgamberi s.a.v.s. iu pėrgjigj:
“Vepro si tė duash o Hamza”, gjegjėsisht zgjedhe veprimin mė tė lehtė
pėr ty.



Nė njė transmetim tjetėr nga En-Nesaiu thuhet se ai i ka thėnė
Pejgamberit s.a.v.s.: “Kam fuqi qė tė agjėroj edhe kur gjendem nė
udhėtim, dhe a thua mė llogaritet pėr mėkat po tė agjėroj gjersa jam
duke udhėtuar?” Pejgamberi iu pėrgjigj: “Ky ėshtė njė lehtėsim nga
All-llahu pėr ty, dhe kush vepron duke e zbatuar atė ka vepruar mirė, e
kush dėshiron tė agjėrojė nuk ka kurrfar mėkati gjatė atij agjėrimi.”
Kjo nė kėtė formė ėshtė ligj i All-llahut pėr ēėshtjen e udhėtarit.
Pra, nuk ėshtė e patjetėrsueshme, e as qė pėr lehtėsim tė (mos)
agjėruarit tė kushtezohet si njė lloj vėshtirėsie e madhe apo tė
manifestohet ndonjė lodhje e tė arsyetohet ai veprim. Porse vetė
udhėtimi ėshtė shenjė se lejohet mosagjėrimi gjatė tij. Kjo pėr arsye
se All-llahu kėtė lejesė nuk e ka kushtėzuar me ndonjė nga vėshtirėsitė
e mundshme qė mund ta godasin udhėtarin, por e ka ndėrlidhur vetėm me
rrugėtimin. Themi kėshtu pėr arsye se po ta ndėrlidhnim vėshtirėsinė
gjatė rrugėtimit me dispozitėn, do tė paraqiteshin dilema tė mėdha
midis njerėzve, si e kėtij lloji pėr shembull se a thua gjatė cilave
kategori tė vėshtirėsive lejohet zbatimi i lehtėsimit nė fjalė. Pas
gjithė kėsaj themi kėshtu: “Kėtu nuk ėshtė fjala pėr ndonjė vėshtirėsi
me tė cilėn njeriu obligohet aq sa nuk mund ta bart atė obligim, e as
qė ta diskreditojė. All-llahu nuk dėshiron qė robėrit e vet t’i
ngarkojė tej mase, prandaj edhe ai qė lehtėsmi vlen pėr tė llogaritet
edhe angazhimi minimal qė jep pėr atė vėshtirėsi.







All-llahu dispozitėn e mosagjėrimit pėr udhėtarin e ka ndėrlidhur me
rrugėtimin e jo me diē tjetėr. Pavarėsisht pra nga ajo se me ēka njeriu
udhėton, me aeroplan, tren apo automjet, atij i takon tė mos agjėrojė.
Prandaj ēėshtja mbetet e varur vetėm sa i pėrket borxhit qė e ka,
gjegjesisht kompensimin e atyre ditėve qė nuk i ka agjėruar derisa ai
ka qenė nė rrugė. Kėto ditė tė paagjėruara asnjėherė nuk i bien, por
vetėm pėrkohėsisht derisa ai t’i kompensojė me ditė tė tjera pas
Ramazanit, dhe ai nė kėtė situatė mund tė zgjedhė pėrpos po qė se i
shkakton udhėtimi atij vėshtirėsi. Ai qė e ka provuar rrugėtimin e di
se gjėtė tij ka njė fije lodhjeje dhe mundi, pa varėsisht nga ajo se
njeriu ėshtė duke udhėtuar me kafshė apo me aeroplan. Nė atė moment kur
ai largohet nga vendbanimi i tij i pėrhershėm dhe nė vetė momentin e
largimit nga familja e tij, shpirtėrisht ndien se diē nuk ėshtė nė
rregull, nuk ėshtė i qetė e as stabil. Vetėm pėr kėtė gjendje psikike
nė tė cilėn ndodhet udhėtari, pa mos i marrė rrethanat nė tė cilat
kalon trupi i tij, All-llahu e ka realizuar mosagjėrimin pėr udhėtarin.
Pos kėsaj gjendjeje ka edhe tė tjera tė cilat na janė tė njohura e tė
panjohura, prandaj mjafton qė pėr bazė ta marrim tekstin kur’anor e mos
tė filozofojmė e ta nėnvlerėsojmė apo anashkalojmė e most a marrim
parasysh faktin se njė gjė e tillė ėshtė lehtėsim nga All-llahu pėr
robėrit e vet: “All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk
dėshiron vėshtirėsim pėr ju.” (El Bekare, 185)



All-llahu di tė vėrtetėn.







shkėputje nga "Fetva bashkėkohore" tė autorit Jusuf el Karadavit
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi