Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin

Shko poshtė

Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin Empty Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Fri Aug 31, 2007 4:46 pm

Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin



Nga:

Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz dhe Muhammed bin Uthejmin

( Allahu i mėshiroftė )



I gjithė falendėrimi i takon vetėm Allahut, Zotit tė botėrave. Ndėrsa
salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonė Muhammedin
sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen dhe shokėt e tij.



Me ardhjen e ēdo Ramazani, shtohen pyetjet rreth disa ēėshtjeve tė
cilat i ndodhin muslimanit nė jetėn e tij tė pėrditshme e tė cilat –
shyqyr Zotit – nuk e prishin agjėrimin. Para teje vėlla musliman janė
kėto fetva tė shejh Abdullah bin Baz dhe Muhammed bin Uthejmin ( Allahu
i mėshiroftė ).



---------------------------------------------------------



Pyetje: Nėse agjėruesi gjatė ditės sė Ramazanit duke qėnė fjetur bėhet
xhunubė, a prishet agjėrimi i tij, si dhe a obligohet qė tė pastrohet
sa mė shpejt?



Pėrgjigje: Kjo formė e xhunubllakut nuk e prishė agjėrimin ngase kjo
ėshtė jashtė vullnetit tė agjėruesit. Ai duhet tė pastrohet ashtu sikur
pastrohet prej xhunubllakut nėse e vėren daljen e spermės.



Nėse kjo i ndodhė pas namazit tė sabahut dhe nuk pastrohet deri nė
kohėn e drekės, nuk ka bėrė ndonjė shkelje fetare.E njejta gjė ėshtė
edhe nėse kryen mardhėnie me gruan e tij gjatė natės e nuk pastrohet
deri pas agimit. Ėshtė transmetuar se Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve
sel-lem e zinte mėngjesi duke qėnė xhunubė nga mardhėniet intime,
pastaj pastrohej dhe agjėronte. E njejta gjė vlen edhe pėr gruan me
menstruacione dhe lehona. Nėse atyre u kalon ajo gjėndje gjatė natės
dhe nuk pastrohen deri pas agimit, agjėrimi i tyre ėshtė nė rregullė.
Mirėpo, nuk u lejohet atyre dyjave e as xhunubit qė ta shtyjnė
pastrimin deri pas lindjes sė diellit. Janė tė obliguar qė tė pastrohen
sa mė shpejtė para lindjes sė diellit nė mėnyrė qė ta falin namazin nė
kohėn e tij.



Burri duhet tė pastrohet prej xhunubllakut para namazit tė sabahut, qė
tė mund ta falė namazin me xhematė. Allahu ėshtė dhurues i suksesit.



---------------------------------------------------------



Pyetje: Kam qėnė agjėrues dhe fjeta nė xhami, kur u zgjova pashė se
isha xhunubė. A ndikon kjo diēka nė agjėrim duke ditur se unė nuk jam
pastruar dhe e fala namazin pa u pastruar? Njėherė tjetėr njė gurė mė
goditi nė kokė dhe filloi tė rrjedhė gjakė, a duhet ta prishė agjėrimin
pėr shkak tė gjakut? Sa i pėrket vjelljės, a e prishė agjėrimin a jo?



Pėrgjigje: Xhunubllaku nuk e prishė agjėrimin pasiqė ai ėshtė pa
vullnetin e robit. Ai obligohet tė merr gusl (pastrim nga xhunubllaku)
nėse ka dalė diē prej tij. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem kur
u pyet pėr kėtė, u pėrgjigjė se xhunubi obligohet me gusl nėse sheh
spermėn. Namazin qė e ke falur pa u pastruar, kjo ėshtė njė gabim i
madh prej teje dhe njė e keqe e madhe, prandaj, namazin e falur duhet
ta falėsh pėrsėri me nje pendim tek Allahu i Lartėsuar.Guri i cili tė
ka goditė nė kokė e pastaj ka rrjedhė gjakė, nuk e prishė agjėrimin.
Vjellja qė del pa dėshirėn tende nuk e prishė agjėrimin, duke u
mbėshtetur nl fjalėn e Pejgmaberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kėnd
e kaplon vjellja ai nuk duhet tė kompenzojė, ndėrsa kush vjellė me
vetėdėshirė ai duhet ta kompenzojė” trans. Ahmedi dhe autorėt e
Suneneve me isnad sahih.

---------------------------------------------------------



Pyetje: A e prishė agjėrimin dalja e el-Medhju nga cilido shkakė qoftė?
(el-Medhju: lėng pa ngjyrė i dalur nga organi gjenital i cili i
paraprinė spermės)



Pėrgjigje: Me daljen e tij agjėrimi nuk prishet, ky mendim ėshtė njėri prej mendimeve mė tė sakta tė ulemave.



---------------------------------------------------------



Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i marrjes sė gjilpėres e cila mirret pėrmes vrimės anale nė rast nevoje pėr agjėruesin?



Pėrgjigje: Hukmi i saj ėshtė: nuk ka problem nėse i sėmuri ka nevojė
pėr tė, ky ėshtė mendimi mė i saktė i ulemave. Kėtė mendim e ka zgjedh
edhe shejhul islami Ibėn Tejmije rahimehullah dhe njė grupė i madh i
dijetarėve duke konstatuar se kjo nuk ėshtė si haja dhe pija.



---------------------------------------------------------



Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i pėrdorimit tė gjilpėres nė damarė dhe nė
muskulė dhe cili ėshtė dallimi mes tyre sa i pėrket agjėruesit?



Pėrgjigje: Bismilah vel Hamdulilah. E vėrteta ėshtė se ato nuk janė
prishėse tė agjėrimit, ajo qė e prishė agjėrimin ėshtė gjilpėra
ushqyese. Poashtu marrja e gjakut pėr analiza nuk e prishė agjėrimin
sepse marrja e gjakut nuk ėshtė sikur Hixhameja. Ai i cili i bėn dikujt
Hixhame dhe atij qė i ėshtė bėrė Hixhameja tė dytė e kanė tė prishur
agjėrimin, sipas mendimit mė ta saktė tė ulemave duke u bazuar nė
fjalėn e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “E prishi agjėrimin
ai qė ia bėri hixhamen dhe ai qė iu bė hixhameja”.

---------------------------------------------------------



Pyetje: Nėse njeriu ka dhembje tė dhėmbit dhe shkon te mjeku, e ky ia
pastron dhėmbin, apo ia mbushė ndonjėrin, apo ia nxjerrė ndonjė, a
ndikon kjo diēka nė agjėrimin e tij? Poashtu, nėse mjeku ia jep njė
gjilpėrė pėr mpirjen e dhėmbit, a ka ndikim kjo nė agjėrim?



Pėrgjigje: Ajo qė u pėrmend nė pyetje nuk ka ndonjė ndikim qė agjėrimi
tė mos jetė nė rregull, kjo i falet atij. Mirėpo duhet patur kujdesė tė
mos pėrbijė diē nga ilaēet apo gjaku. Njashtu, edhe gjilpėra e
lartėpėrmendur nuk ka ndonjė ndikim nė agjėrim pėr shkak se ajo nuk e
ka kuptimin e hajės dhe pijės. Esencialisht, agjėrimi ėshtė nė rregull.



---------------------------------------------------------



Pyetje: A i lejohet agjėruesit ta pėrdorė pastėn e dhėmbėve gjatė ditės sė Ramazanit?



Pėrgjigje: Nuk ka ndonjė tė keqe, vetėmse duhet kujdesur tė mos
pėrbihet diē nga kjo. Lejohet pėr agjėruesin poashtu, pėrdorimi i
misvakut nė fillim tė ditės dhe nė mbarim tė saj. Disa prej ulemave
mendojnė se pėrdorimi i misvakut pas zevalit ėshtė mekruh. Ky mendim
ėshtė jo i saktė, e vėrteta ėshtė se kjo nuk ėshtė mekruh duke pasė
parasyshė thėnien e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Misvaku
ėshtė pastrim pėr gojėn, i dashurė tek Allahu” trans. Nesaiu me isnad
sahih nga Aisheja radijallahu anha. Gjithėashtu hadithi tjetėr: “Sikur
tė mos e rėndojsha ummetin tim, di t’i urdhėroja me misvak pėr ēdo
namaz” trans. Buhariu dhe Muslimi. Ky hadith pėrfshinė namazin e drekės
dhe tė ikindisė e tė dyja janė pas zevalit. Allahu ėshtė dhurues i
suksesit.

---------------------------------------------------------



Pyetje: Pėrdorimi i pikave tė syrit gjatė ditės sė Ramazanit a e prishė agjėrimin a jo?



Pėrgjigje: Mendimi i saktė ėshtė se pikat e syrit nuk e prishin
agjėrimin, edhepse ka mospajtime mes dijetarėve ku disa thonė: nėse
shija e pikave arrin nė fyt, agjėrimi ėshtė i prishur. E vėrteta ėshtė
se pikat e syrit nuk e prishin agjėrimin nė asnjė mėnyrė ngase syri nuk
ėshtė vrimė hyrėse. Mirėpo, ai i cili e heton shijėn e pikave nė fyt,
dhe e kompenzon atė ditė pėr tė qėnė mė i sigurtė dhe pėr t’iu shmangur
mospajtimit tė ulemave njė gjė e tillė ėshtė e lejuar. Pėrndryshe,
pikat e pėrdorura si nė sy, ashtu edhe nė vesh, nuk e prishin
agjėrimin.



---------------------------------------------------------



Pyetje: Unė jam njė burrė qė kam sėmundjen e astmės. Mjeku mė ka
porositur ta pėrdor ilaēin i cili ėshtė nė formė tė spreit pėrmes
gojės. Ēfarė ėshtė hukmi i kėtij ilaēi gjatė agjėrimit tė Ramazanit?



Pėrgjigje: Bismilah vel Hamdulilah. Hukmi i tij: ėshtė i lejuar nėse ti
je i detyruar ta pėrdorėsh. Allahu subhanehu ve teala thotė: “E ai iu
sqaroi juve se ēka ėshtė e ndaluar pėr ju, pėrveē kur jeni tė detyruar
(atėherė edhe harami ėshtė hallall)” el-En’amė 119. Mund tė thuhet edhe
ajo se ky ilaē nuk i pėrngjanė hajės dhe pijės prandaj, konsiderohet
sikur marrja e gjakut pėr analiza, apo gjilpėra jo ushqyese.

---------------------------------------------------------



Pyetje: Nėper farmaci gjindet njė aromatizues special pėr gojėn nė
formė tė spreit. A lejohet pėrdorimi i tij gjatė ditės sė Ramazanit pėt
ta larguar erėn e keqe nga goja?



Pėrgjigje: Nuk dimė diēka tė keqe nė pėrdorimin e gjėrave qė e largojnė
erėn e keqe nga goja, kjo vlen pėr agjėruesin dhe pėr jo agjėruesin, me
kusht qe tė jetė e pastėr, e lejuar (hallall).



---------------------------------------------------------



Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i pėrdorimit tė Kuhlit (zbukurues i syve) dhe
disa paisjeve tjera zbukuruese pėr gratė gjatė ditės sė Ramazanit, dhe
a e prishė kjo agjėrimin apo jo?



Pėrgjigje: Kuhli nė asnjė mėnyrė nuk ia prishė agjėrimin as grave e as
burrave, ky ėshtė mendimi mė i saktė u ulemave. Mirėpo, pėr agjėruesin
mė mirė ėshtė qė kėtė ta bėj gjatė natės. Poashtu, gjėrat me tė cilat
bėhet zbukurimi i fytyrės, si: sapuni, dhe yndyrat tjera tė cilat janė
tė lidhura me pjesėn e jashtme tė lėkurės, e kanė tė njejtin hukm. Nė
kėtė mund tė llogaritet edhe kamfuri, mikjazhi dhe tė ngjashme, duke
pasė parasysh se nuk duhet pėrdorur mikjazhi nėse ai dėmton fytyrėn.
Allahu dhuron suksesin.



---------------------------------------------------------



Pyetje: Tė vjellurit a e prishė agjėrimin?



Pėrgjigje: Agjėruesit shpeshė i ndodhin gjėra qė nuk i bėn me qėllim,
si: plagė, gjakė nga hundėt, tė vjellur, shkuarja e ujit nė fyt pa
dėshirėn e tij. Tė gjitha kėto nuk e prishin agjėrimin, sipas fjalės sė
Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kėnd e kaplon vjellja ai
nuk duhet tė kompenzojė, ndėrsa kush vjellė me vetėdėshirė ai duhet ta
kompenzojė”.



---------------------------------------------------------



Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i pėrbirjės sė pėshtymės nga agjėruesi?



Pėrgjigje: Nuk ka ndonjė ndalesė nė pėrbirjėn e pėshtymės dhe nuk di
ndonjė mospajtim mes ulemave pėr shkak tė vėshtirėsisė dhe pamundėsisė
se ruajtjes nga kjo. Kurse jargėt dhe kėlbazi duhet nxjerr nga goja
nėse arrijnė nė gojė. Nuk i lejohet agjėruesit t’i pėrbijė ato pėr
shkak se ruajtja nga kjo ėshtė e mundshme dhe ato nuk janė sikur
pėshtyma. Allahu dhuron suksesin.

---------------------------------------------------------



Pyetje: Njė person duke qėnė agjėrues pastrohet dhe pėr shkak tė
shtypjes sė madhe tė ujit, uji kalon brenda nė trupin e tij, kuptohet,
pa dėshirėn e tij. A duhet ky person ta kompenzojė kėtė ditė?



Pėrgjigje: Nuk duhet ta kompenzojė pėr shkak se ai nuk e ka bėrė kėtė
me qėllim, andaj ai konsiderohet sikur i detyruari dhe harruesi.



---------------------------------------------------------



Pyetje: Pėrgojimi (gibeti) gjatė Ramazanit a e prishė agjėrimin?



Pėrgjigje: Pėrgojimi nuk e prishė agjėrimin. Pėrgojim apo gibet don tė
thotė: ta pėrmend njeriu vėllanė e tij me diē qė ai e urren, kjo vepėr
ėshtė gjynah. Thotė Allahu azze ve xhel-le: “Dhe mos pėrgojoni
njėri-tjetrin” (el-Huxhuratė 12). Po kėshtu, bartja e fjalėve (nemime),
fyerja, sharja, gėnjeshtra, nuk e prishin agjėrimin, vetėmse ato janė
gjynahe prej tė cilave duhet patur kujdes dhe duhet larguar prej tyre
si agjėruesi ashtu edhe tė tjerėt. Kėto vepra e cungojnė agjėrimin dhe
e zvogėlojnė shpėrblimin. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka
thėnė: “Kush nuk i braktisė fjalėt e kėqija, punėn me to dhe xhehlin,
Allahu nuk ka nevojė qė ky tė mos hajė e tė mos pijė” trans. Imam
Buhariu nė Sahihun e tij. Gjithėashtu, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve
sel-lem ka thėnė: “Agjėrimi ėshtė mburojė, kur dikush nga ju ėshtė
agjėrues, mos tė flet fjalė tė kėqija e as mos tė bėrtasė, e nėse
dikush e fyen apo e lufton, le tė thotė: unė jam agjėrues” trans.
Buhariu dhe Muslimi. Hadithet nė kėtė kontekst janė tė shumta.



---------------------------------------------------------



Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi nėse nga agjėruesi del gjakė, si p.sh: gjaku
nga hunda e tė ngjashme, si dhe a lejohet dhurimi i gjakut apo marrja e
tij pėr analiza?



Pėrgjigje: Dalja e gjakut nga agjėruesi si: gjaku nga hundėt, istihada
dhe tė ngjashme nuk e prishė agjėrimin. Gjaku i cili e prishė agjėrimin
ėshtė gjaku i menstruacioneve, i lehonisė dhe hixhameja.



Sa i pėrket gjakut pėr analiza, nėse njė gjė e tillė ėshtė e nevojshme
nuk ka ndalesė dhe agjėrimi nuk prishet. Ndėrsa dhurimi i gjakut mė sė
miri ėshtė tė shtyhet deri pas iftarit, ngase zakonishtė dhurimi i
gjakut bėhet nė sasi tė madhe kėshtuqė i pėrngjanė hixhames. Allahu
dhuron suksesin.



Mexhmuatul Fetava, shejh Bin Baz rahimehullah



---------------------------------------------------------



Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i atij qė hanė dhe pinė me harresė, dhe ēfarė ėshtė obligimi i atij qė e sheh?



Pėrgjigje: Kush hanė dhe pinė me harresė duke qėnė agjėrues, agjėrimi i
tij ėshtė i saktė. Mirėpo, kur ti bie ndėrmend se ėshtė agjėrues duhet
ta braktisė, edhe nėse kafshata apo ujė ėshtė nė gojėn e tij, ai
obligohet qė ta hedhė. Argument se agjėrimi ėshtė tamam kemi fjalėn e
Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem tė cilin e transmeton Ebu
Hurejre radijAllahu anhu: “Kush harron se ėshtė agjėrues pastaj hanė
dhe pinė le ta vazhdonė agjėrimin, ngase Allahu atij i ka jap tė hajė
dhe tė pijė”. Poashtu njeriu nuk dėnohet pėr shkak tė harreses nėse ka
vepru ndonjė vepėr tė ndaluar duke u mbėshtetur nė fjalėn e Allahut
subhanehu ve teala: “ Zoti ynė, mos na dėno nėse harrojmė ose gabojmė”
(el-Bekare 286), atėherė Allahu i Lartėsuar tha: “Iu pėrgjigja”.



Ndėrsa ai i cili e sheh, duhet ta pėrkujtoi sepse kjo konsiderohet prej
ndryshimit tė sė keqės. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka
thėnė: “Kush prej jush e sheh ndonjė tė keqe, le ta ndryshojė me dorėn
e tij, e nėse nuk mundet, atėherė me gjuhėn e tij, e nėse nuk mundet as
me kėtė, atėherė me zemrėn e tij”. Ska dyshim se haja dhe pirja e
njeriut duke qėnė agjėrues ėshtė vepėr e keqe, veēse i falet nė rast
harrese ngase harresa ėshtė arsye pėr mosdėnim. Kurse ai i cili e sheh,
nuk ka arsye qė tė mos e qortojė.

---------------------------------------------------------
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin Empty Re: Gjėrat qė nuk e prishin Agjėrimin

Mesazh nga ..:: Tuuba7.com ::.. Fri Aug 31, 2007 4:46 pm

Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i pėrdorimit tė misvakut dhe parfumit nga agjėruesi?



Pėrgjigje: Mendimi i qėlluar ėshtė se misvaku ėshtė sunet tė pėrdoret
nė fillim tė ditės dhe nė mbarim tė saj, kjo duke pasė parasysh fjalėn
e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Misvaku ėshtė pastrim pėr
gojėn, i dashur tek Allah”. Poashtu hadithi tjetėr: “Sikur tė mos i
rėndojsha ummetin tim, do t’i urdhėroja me misvak pėr ēdo namaz”.



Parfumi ėshtė i lejuar nė fillim tė ditės dhe nė mbarim tė saj, pa
marrė parasyshė se a ėshtė parfumi nė formė tė avulltė apo i lėngtė.
Vetėmse duhet patur kujdes ngase nuk lejohet qė parfumi nė formė tė
avulltė tė thithet me hundė pėr shkak se ai pėrmban disa pjesė tė
dukshme tė cilat nėse i thithė me hundė, ato kalojnė brenda hundės e
pastaj deri nė lukth. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha
Lekit bin Sabre: “Bėje futjen e ujit nė hundė sa mė shumė pos nėse je
agjėrues”.

---------------------------------------------------------



Pyetje: Dalja e gjakut nga mishi i dhėmbeve a e prishė agjėrimin?



Pėrgjigje: Gjaku i cili del nga dhėmbet nuk ndikon aspak nė agjėrim,
mirėpo duhet patur kujdes sa tė mundet tė mos e pėrbijė atė. E njejta
gjė ėshtė edhe nėse i del gjakė nga hundėt. Pėr kėtė ai nuk ka nevojė
tė bėjė kompenzim.

---------------------------------------------------------



Pyetje: Nėse gruas qė ka menstruacione i kalon ajo gjėndje para agimit
dhe pastrohet pas agimit, ēfarė ėshtė hukmi i agjėrimit tė saj?



Pėrgjigje: Agjėrimi i saj ėshtė i saktė nėse ajo ėshtė e sigurtė se i
ka kaluar menstruecioni. Pra, me rėndėsi ėshtė qė tė jetė e sigurtė se
i ka kaluar menstruacioni ngase disa gra mendojnė se menstruacionet
janė larguar e nė realitet nuk ėshtė ashtu. Pėr kėtė, gratė shkonin tek
Aisheja radijallahu anha me pambukė dhe i tregonin asaj shenjėn e
largimit tė menstruacioneve e ajo u thoshte: “Mos e bėni kėtė derisa ta
shihni tė bardhėn”. Femra duhet tė sigurohet derisa tė sigurohet se
menstruacionet janė larguar plotėsishtė, e nėse vėrtetohet kjo, ajo bėn
nijet agjėrimin edhe nėse nuk pastrohet deri pas agimit. Ajo duhet tė
kujdesėt pėr namaz kėshtuqė duhet tė nxitojė qė tė pastrohet pėr ta
falė namazin nė kohėn e tij.



Kam dėgjuar se disa gra lirohen nga menstruacionet pas agimit apo edhe
para tij mirėpo, ajo e vonon pastrimin deri pas agimit me arsyetimin se
ajo dėshiron njė pastrim mė tė plotė. Njė veprim i tillė ėshtė gabim si
nė Ramazan ashtu edhe jashtė tij. Ngase obligim (vaxhib) pėr tė ėshtė
tė shpejtojė e tė pastrohet pėr ta falė namazin nė kohėn e tij. Ajo
obligohet njėherė tė pastrohet vetėm sa pėr ta kryer namazin e nėse
dėshiron qė tė pastrohet me tepėr, kėtė mund ta bėj pas lindjes sė
diellit. Ngjashėm me gruan me menstruacione ėshtė edhe gruaja me
xhunubllakė. Nėse ajo nuk pastrohet deri pas agimit, agjėrimi i saj
ėshtė i saktė dhe nuk ka ndonjė ndalesė. Pokėshtu edhe burri i cili
ėshtė xhunubė dhe nuk pastrohet deri pas agimit, agjėrimi i tij ėshtė
nė rregullė. Ėshtė transmetuar se Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve
sel-lem e zinte agimi duke qėnė xhunubė nga mardhėnia intime, ai
agjėronte dhe pastrohej pas agimit. Allahu e di mė sė miri.



---------------------------------------------------------



Pyetje: Ēfarė ėshtė hukmi i freskimit me ujė pėr agjėruesin?



Pėrgjigje: Freskimi me ujė pėr agjėruesin ėshtė i lejuar dhe nuk ka
ndonjė ndalesė. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i hidhte ujė
kokės sė tij nga nxehtėsia apo etja duke qėnė agjėrues. Ibni Umeri e
lagte petkun e tij me ujė duke qėnė agjėrues pėr ta zvogėluar
nxehtėsinė e madhe apo etjen. Lagėshtia nuk ndikon nė agjėrim sepse ajo
nuk ėshtė ujė qė kalon nė lukth.



---------------------------------------------------------



Pyetje: A prishet agjėrimi me shijimin e ushqimit?



Pėrgjigje: Agjėrimi nuk prishet me shijimin e ushqimit nėse nuk
pėrbihet. Mirėpo, kėtė sduhet ta bėj, vetėm nė rast nevoje, nė kėtė
rast nėse kalon diē prej ushqimit nė barkun tėnd pa qėllim, agjėrimi yt
nuk prishet.



Fetava Erkanul islam, shejh Ibn Uthejmin - Allahu e mėshiroftė!
..:: Tuuba7.com ::..
..:: Tuuba7.com ::..
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.
.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.'.

Male Numri i postimeve : 683
Age : 40
Registration date : 15/05/2007

http://tuuba7.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi